Aktualitet

Zbulohet se çfarë do të ndodhë me dosjen “Babale”

Dosja “Babale” do të ndahet në dy dosje. Mësohet se njëra dosje do të jetë për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim, ku përfshihen hetime për deputetin demokrat Ervin Salianji, Fredi Alizotin, Albert Veliun ose “Babalen”, gazetarin Jetmir Olladashin dhe të gjithë personat që janë hetuar në lidhje me këtë çështje.

Mësohet se kjo dosje do i kalojë Prokurorisë së Tiranës, pasi  Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka kompetencë për këtë çështje.

Kurse dosja e dytë, po për çështjen “Babale” do të përfshijë hetime për vëllanë e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron (Geron) Xhafaj dhe do të hetojë akuzat për trafik ndërkombëtar droge.

Pra çështja “Babale” do të ndahet në dy dosje, ku në njërën do të hetohen kallëzimet e rreme të deputetit Salianji dhe gazetarit Olldashi dhe në tjetrën do të hetohen akuzat për trafik ndërkombëtar droge ndaj Agron (Geron) Xhafajt./korrieri

Zbulohet se çfarë do të ndodhë me dosjen “Babale” Read More »

”Kush është shefi i policisë qe u kap me 1 ton hashash në Greqi, mik i Balilit dhe Tahirit”

Në një denoncim të bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha thuhet se një shef policie nga Shqipëria ka perfunduar ne pranga me një ton hashash në Greqi.

Berisha ka publikuar një mesazh të një emigranit ku thuhet se drejtuesi që është ndaluar ka qenë ish-komisari i Delvinës, Vangjel Xhavara, tashmë shef i rendit në Lezhë është arrestuar afër Levkadhës

Sipas qytetarit, Xhavara njihet i mik i ngushtë i Klement Balilit dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Reagimi i Berishës:

Arrestohet me 1 ton kanabis në Greqi narkokomisari Xhavarra!
Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. sb

prsh doktor Berisha,ka 15 dite qe ne Greqi eshte arrestuar ish shefi i rendit te Delvines dhe tashme shefi i rendit te Lezhes .Behet fjale per shefin e famshem te hashashit Vangjel Xhavara dhe mik i eskobar Balilit dhe mik per koke i Sajme Qorrit pasi i bashkonte hashashi.Eshte arrestuar me 1 ton hashash afer Lefkades .Respekt per ju doktor.Te lutem anonim/korrieri

”Kush është shefi i policisë qe u kap me 1 ton hashash në Greqi, mik i Balilit dhe Tahirit” Read More »

“Tjetër herë me djalë”, zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura, si i mori Gjin Gjoni dy vite leje lindjeje

Zbardhet debati në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që miratoi dy vjet leje prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni, për të cilën sot ministrja e Drejtësisë ka kërkuar në mënyrë ultimative të shfuqizohet si e paligjshme, ose do cështja do ti kalojë gjykatës.Në kërkesën e Gjoinit, ai parashtron faktin se është bërë me vajzë. “

Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces”- thotë Gjin Gjoni në kërkese.

DEBATI I PLOTE NE KLD

Mbi kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, zotit Gjin Gjoni, për “Leje prindërore”. Ilir Meta: Po, çfarë çështje kishit Gerdi?

Gerd Hoxha: Është edhe një kërkesë zoti Kryetar që ka ardhur me protokoll, kërkesë e njërit prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Gjoni i cili kërkon t‟i akordohet një leje për periudhë 2-vjeçare”Leje prindërore”, në bazë të ligjit 96/2016, neni 24, parashikohet “Leja prindërore”. Në kërkesën e tij zotëria parashtron faktin se është bërë me vajzë. Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme, -thotë zoti Gjoni, -nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces. Për këtë arsye, është në nderin e tij që ne t‟i japim leje.

Ilir Meta: Po! Dakord, atëherë! Japim leje për… Mirë, atëherë, faleminderit! Gerd Hoxha: Mesa lexova dhe mesa rela… mendoj se kërkesa është e bazuar në ligj dhe të pranohet sipas kërkesës.

Ilir Meta: Po! Kush është dakord? Po! Jemi dakord! Mirë, atëherë! Të të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë. E mbyllim atëherë?

Neritan Cena: Eneida, ku vajti? Ilir Meta: Bëji një telefon po qe se ashtu… (Rihyn në sallë zonja Civici.)

Gerd Hoxha: Atëherë, zoti President, kuorumi është. Ilir Meta: Atëherë, ju lutem, meqenëse u ribë kuorumi, zoti Gerdi ju lutem, çështja që kishit ju.

Gerd Hoxha: Edhe një herë parashtroj kërkesën që ka paraqitur zoti Gjoni për t’i akorduar në bazë të ligjit 96/2016, neni 24 “Leje prindërore” dyvjeçare, për shkak se në datën 16 gusht është shtuar, është bërë baba me një vajzë, e cila ka nënshtetësi gjermane. Për arsye…

(Një nga anëtarët ndërhyn duke i thënë zotit Hoxha që e ka lexuar një herë kërkesën.)

Meqenëse erdhi Eneida dhe zoti President më tha. Për këtë arsye kërkoj që ta kaloj në votim kërkesën e tij për t’i dhënë leje. Unë jam dakord. Vetëm duhet të vendosim datën e fillimit të lejes. Data 1 nëntor.

Ilir Meta: Dakord? Kush është dakord për lejen? Dakord! Miratohet! Gerd Hoxha: Ju faleminderit! Ilir Meta: Faleminderit!/korrieri

“Tjetër herë me djalë”, zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura, si i mori Gjin Gjoni dy vite leje lindjeje Read More »

Realizohet me sukses operacioni i Dajanës me skoliozë, gjyshja shpërthen në lot nga gëzimi

“Sot u realizua një opracion nga një ekip mjekësh të huaj, ishte një ndërhyrje e vështirë për të dyja ekipet shqiptarë dhe të huaj, shpresojmë së gjithçka do shkojë mirë. Po kush është gjyshja pyet mjeku? “Unë jam thotë e moshuara duke e rrokur në qafë” Emocione të jashtëzakonshme pasi mjeku tha se operacioni doli me sukses.

“Nuk e di o Zot çfarë ishte kjo ditë!” thotë gjyshja teksa shikon mbesën pas operacionit. Pasi Dajana e mori veten, në dhomën e spitalit i shkuan dy vizitorë të veçantë për ta takuar. Elvisi dhe Sidriti. I pret gjyshja dhe shkëmbejnë batuta mes tyre. Sidriti rastësisht kupton se vajza është fanse e tij. Të dy këndojnë një këngë të Sidritit.

Pasi kthehet në Vlorë, Dajana ka veç një dëshirë. Të shkojë në shkollë pasi thotë se e ka marrë malli për shokët e klasës VI-B. Madje ende pa e marrë veten mirë dhe pa u rikurperuar plotësisht nga operacioni i vështirë, ajo këmbëngulte të shkonte në shkollë.

Në klasë shokët dhe mësuesja që nuk iu nda asnjë moment kur ishte në Tiranë i kishin përgatitur një surprizë të bukur. Një festë të vogël për t’i uruar mirë se ardhjen mes tyre. Dajana me shpinën drejtë u fut në klasë si asnjëherë më parë.

Realizohet me sukses operacioni i Dajanës me skoliozë, gjyshja shpërthen në lot nga gëzimi Read More »

Laboratori në Brenot të Hasit, pse hesht ende Policia? Dyshohet se i përket një…

Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga operacioni i policisë në fshatin Brenog të Hasit, Policia e Shtetit ende nuk ka asnjë version zyrtar mbi rezultatin. Kjo pasi Specialistët e Antidrogës po vijojnë veprimet në laboratorin e drogës. Mësohet se sasia e heroinës që është gjetur i kalon 100 kilogramët.

Në mjediset e përshtatura për përpunimin e drogës janë gjetur edhe përzierës të tjerë. Sipas burimeve, në pranga deri më tani janë vënë 5 persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Laboratori i heroinës dyshohet se i përket një rrjeti të gjerë të trafikimit ndërkombëtar të drogave të forta. Në lokalizimin dhe goditjen e këtij rrjeti është bashkëpunuar edhe me agjenci të huaja. Ndërkohë që droga, që mendohet se vinte në Shqipëri nga Afganistani, pasi përpunohej dyshohet se trafikohej në vendet e Bashkimit Europian përmes rrugëve tokësore dhe detare.

Dosja për këtë rast pritet t’i kalojë Prokurorisë për Krime të Rënda, ndërkohë që sipas burimeve po bashkëpunohet edhe me policitë e disa vendeve të huaja, ku dyshohet se ndodhen disa nga personat e përfshirë në trafikun e drogës vdekjeprurëse./TCH

Laboratori në Brenot të Hasit, pse hesht ende Policia? Dyshohet se i përket një… Read More »

FBI kërcet prangat në Tiranë, ditë të zeza për kokat e korrupsionit

Sa vjen dhe ngushtohet laku i drejtësisë për kokat e korrupsionit politik në Shqipëri. Shumë shpjet prangat e agjentëve të FBI do të kërcasin pas shpinës së Sali Berishës, Edi Ramës, Ilir Metës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe lukunisë së tyre të hajdutëve, vrasësve, trafikantëve dhe sekserëve. Në Shqipëri do të ngrihet një sektor për skuadrat e përbashkëta hetimore me FBI, për të goditur korrupsionin dhe krimin në nivelet e larta. Kjo është sanksionuar në ligjin për SPAK.

Pjesë e skuadrave të përbashkëta hetimore do të bëhen edhe prokurorë dhe hetues nga vendet e Bashkimit Evropian, për të mbërthyer peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Për herë të parë pas 28 vitesh, në Shqipëria do të krijohen struktura të frikshme dhe profesioniste, të cilat do të veprojnë jashtë duarve të politikës dhe për të shkatërruar politikën e korruptuar të Tiranës.

Fronti i krimit dhe korrupsionit në pushtet dhe opozitë po bën çdo përpjekje për ta bllokuar zbatimin e këtij ligji, duke urdhëruar prokurorët që të mos aplikojnë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Fillimisht, kapot e krimit dhe korrupsionit të politikës bllokuan Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, por pas ndërhyrjes së amerikanëve, ky këshill u zhbllokua. Tani kanë bllokuar KLP. Aktualisht po zhvillohet një betejë e heshtur për të zhbllokuar KLP. Pa u ngritur këto dy këshilla nuk mund të ngrihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale si dhe as skuadrat e përbashkëta hetimore me FBI. Kokat e krimit dhe politikës nuk kanë asnjë shans që të sabotojnë këtë ligj, por ata vetëm mund ta shtyjnë për ca kohë. Ata nuk kanë asnjë shans që të shpëtojnë nga hetimet dhe prangat e FBI.

Ligji është miratuar me 84 vota dhe nuk mund të zhbëhet. Në ligj thuhet qartë se ‘Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta. Sektori drejtohet nga një prokuror i posaçëm, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së

Posaçme për një periudhë trevjeçare. Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta: bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare; cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, në Republikën e Shqipërisë, në një ose më shumë shtete të tjera”.

Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, zbatimin

e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Informon në lidhje me problemet e identifikuara apo çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente. Merr kërkesat e shteteve të tjera për të bërë hetime të posaçme për çështjen penale, ndërmerr veprimet e nevojshme para gjykatave kompetente dhe ofron ndihmë ligjore në procedime për vepra penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale./Pamfleti

FBI kërcet prangat në Tiranë, ditë të zeza për kokat e korrupsionit Read More »

Gruaja e dashnorja sherr në aeroportin e Rinasit, kjo që ka ndodhur është e paimagjinueshme!/Video

Gruaja e dashnorja sherr në aeroportin e Rinasit, kjo që ka ndodhur është e paimagjinueshme!

Një sherr mes dy femrave ka ndodhur dje në Rinas. Sipas raportimeve, ato frekuentonin të njëjtin mashkull.

Ato po prisnin të dyja të njëjtin mashkull, por siç rezulton nga biseda dhe dëshmitë nga të pranishmit në vendngjarje, njëra prej tyre ka qenë gruaje e tjetra dashnorja e udhëtarit që kthehej nga jashtë shtetit.

Gratë kanë kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kanë nisur të konfliktohen mes njëra-tjetrës, duke mos u tërhequr asnjëra prej të dyjave nga pritja e gjatë.

Bashkëshortja e “fatlumit” në këtë mes, në debat e sipër, teksa e shtyn vajzën e re në moshë, dëgjohet të thotë se ka një djalë me atë burrë dhe se askush nuk do t’i prishë familjen.

Nga ana tjetër, e reja e ofendon duke e quajtur fshatare.

Ajo dëgjohet të thotë:

“Po ti je katunare, Jo prona e shtëpi të kesh, po ti je fshatare. Kush po ta prish familjen ty? Ti bën vetëm magjira. Je magjistare. S’ke turp. Shiko si je bërë, si e çmendur”.

Se çfarë ndodhi më pas mes dy femrave dhe burrit të përbashkët nuk e dimë, ama ky udhëtar duket që i ka punët pisk sapo të shkelë në Shqipëri.

VIDEO – KLIKO KETU

Gruaja e dashnorja sherr në aeroportin e Rinasit, kjo që ka ndodhur është e paimagjinueshme!/Video Read More »

Nxirrni xhupat nga dollapët! Ja ç’ndodh me motin ditët a ardhshme

Ditëve të ngrohta u erdhi fundi.

Edhe pse jemi në Tetor temperaturat kanë qenë të larta dhe reshjet e shiut kanë qenë pothuajse shumë të rralla. Ka pasur edhe nga ata që në këto ditë Tetori nuk i kanë kursyer vetes edhe ndonjë ditë plazh. Por nga sot dhe në vazhdim temperaturat do të ndryshojnë dhe ditët me diell do ja u lenë vendin reshjeve të shiut.

Sipas Meteoalb e shtuna vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat Lindore ku priten shira të dobët dhe të izoluar.

E diela shton vranësirat në pjesën më të madhe të vendit si dhe shirat në zonat malore. Fillim-java sjell shira thuajse në gjithë vendin, me të konsiderueshme në Jug.

Temperaturat ulen mesditën e së dielës, por rënie më të ndjeshme sjell e hëna si dhe e marta duke ulur maksimumin nga 28 gradë C të shtunën në 21 – 22 gradë C në fillim të javës tjetër.

Ndërkohë, në zonat Lindore, shfaqet mundesia për reshje debore në datat 22 – 23 tetor.

Nxirrni xhupat nga dollapët! Ja ç’ndodh me motin ditët a ardhshme Read More »