Aktualitet

Numri i shqiptarëve që jetojnë nëpër botë

40% e shqiptarëve janë tashmë jashtë vendit. Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë…

Sipas informacioneve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), pjesa më e madhe e emigrantëve kalojnë kufijtë për arsye ekonomike dhe mundësi më të mira sociale. Sipas të dhënave të bëra publike nga OKB dhe me përpunimin e PewResearchCenter është hartuar harta globale e origjinës dhe destinacioneve të emigrantëve kudo në botë.

Në vitin 2015, harta tregon se 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera. Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. (shiko tabelën). Në Gjermani dhe kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e bashkuar 10 mijë.

Sipas censusit të fundit të INSTAT, rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë tashmë 40% të atyre që banojnë në vend.

Kjo përqindje ka gjasa të rritet edhe më shumë në periudhën në vijim, pasi vitin 2015 u shënua një rritje e valës së emigracionit, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Europian por dhe SHBA-ve. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar një rritje të frikshme në vitin 2015. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë.

Një tjetër rekord ishin aplikimet për lotarikë amerikane, që në vitin 2015 arritën në 200 mijë.

Sipas mediave britanike, brigjet e Anglisë po kthehen në destinacionin më të fundit të emigrantëve shqiptarë.

Emigrantët 3.3% e popullsisë botërore

Kombet e Bashkuara sugjerojnë se më shumë njerëz po lëvizin nga shteti ku janë lindur.

Në 2015 numri i emigrantëve në të gjithë botën kapi shifrën e thuajse 100 milion. Emigrimi, sipas raportit, është rritur edhe në vendet e zhvilluara dhe në ato në zhvillim. Në vitin 2015, emigrantët përbënin 3.3 % të popullsisë botërore.

Monitor/d.i.

Numri i shqiptarëve që jetojnë nëpër botë Read More »

‘’La Bottega delle carni”, marketi që s’duhet humbur në Tiranë. Mishi bio shqiptar i ndërthurur me artizanatin italian

‘’La Bottega delle carni”, është marketi më i ri i produketeve të mishit që është hapur sot në kryeqytet, me një larmishmëri zgjedhjesh për të gjithë qytetarët.

Dyqani që ndodhet pranë qendrës Kristal në zonën e Komunës së Parisit ka organizuar sot ceremoninë e hapjes, ku janë ekspozuar një sërë risish në fushën e tregtimit dhe të përpunimit të mishit.

Marketi është në pronësinë e një kompanie shqiptaro-italiane, ku mund të gjenden produkte mishi vendas të përpunuar në mënyrë artizanale nga mjeshtrat më të njohur italian.

Bëhet fjalë për ndërthurje të mishit cilësor të vendit tonë me përpunimin artizanal italian, ku mund të gjeni salçiçe e qofte italiane, dhe mishra të të gjitha llojeve: viçi, gici, qengji, etj.

Ajo që ofron ky market është padyshim cilësia dhe siguria e produkteve, një një kohë kur kjo është e vështirë të gjendet në treg.

Të gjitha produktet që ofron në market janë produkt vendas i mishit i kontrolluar nga të gjitha instancat e sigurisë ushqimore si AKU, dhe të survejuara nga veterinerë, rritje në natyrë, në zonat malore të Korçës, Ersekës dhe Pogradecit.

Kushdo që do të donte të kthehej pas në kohë për mishin bio, do të duhej të bënte një ndalesë në marketin ‘’La Bottega delle carni”.

Përveç produkteve të certifikuara në cilësi dhe siguri, brenda marketit do t’iu rezervohet një pritje e këndshme nga një staf profesionistësh, me kushtet më të larta të higjenës.

‘’La Bottega delle carni”, marketi që s’duhet humbur në Tiranë. Mishi bio shqiptar i ndërthurur me artizanatin italian Read More »

E diela me surpriza sipas horoskopit, cilat shenja duhet të kenë kujdes me shëndetin

Parashikimi i Horoskopit për ditën e sotme, 21 tetor 2018 për 12 shenjat e zodiakut.

Dashi
Shmangni konfliktet pasi mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Mund ta gjeni veten në një situatë shumë emocionuese. Natyra juaj e çiltër do të gëzojë njerëzit rreth jush. Mos u mbështesni tek të tjerët për të kryer detyrat tuaja.

Demi
Keqkuptimi mes jush dhe një mikut tuaj mund të sjellë një situatë të pakëndshme. Do të keni dëshirë të shpenzoni para dhe të argëtoheni, por bëni kujdes pasi do të pendoheni nëse dilni jashtë buxhetit tuaj. Mos ndërhyni tek çështjet që nuk iu takojnë.

Binjakët
Motivojeni veten për të qenë më optimistë. Kjo do t’ju rrisë besimin në vetvete dhe fleksibilitetin. Progresi i ngadaltë në punë do t’ju shkaktojë pak tension. Sa i përket jetës martesore, do të kaloni momente fantastike.

Gaforrja
Do të keni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar. Gjatë ditës së sotme do të keni mundësi të përfundoni edhe disa detyra, të cilat keni kohë që i keni lënë pezull. Besimi në vetvete do të jetë i lartë dhe performanca juaj në punë do të jetë më e mirë se ç’prisnit.

Luani
Në mbrëmje do të përjetoni një situatë që do t’ju mbajë paksa të tensionuar, por mos u shqetësoni pasi do të kalojë shumë shpejt. Gjendja financiare do t’ju rritet, teksa do të keni disa fitime të papritura. Ka gjasa të nisni një marrëdhënie të re romantike, e cila do të zgjasë.

Virgjëresha
Bëni më shumë kërkime në skemat që iu janë propozuar për të investuar. Një lajm i mirë i papritur nga disa të afërm të largët do t’ju lumturojë ju dhe familjen tuaj. Partneri-partnerja do të jetë entuziast për planet tuaja të reja.

Peshorja
Bëni kujdes me dietën dhe kontrolloni peshën tuaj. Ka gjasa t’ju realizohet një dëshirë, të cilën keni kohë që e prisni. Puna juaj do të vlerësohet dhe do të sjellë rezultate. Kontrolli fjalët pasi mund të lëndoni prindërit. Idetë e reja do të jenë produktive.

Akrepi
Diferencat në mendime mund të shkaktojnë irritim për ju. Ka gjasa që sot të takoheni një person, të cili e shihni rrallë. Do të jeni në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme, teksa dikush do t’ju shpreh mirënjohjen për ndihmën që i keni dhënë.

Shigjetari
Përpiquni t’i zgjidhni konfliktet, në mënyrë që të ndiheni të qetë. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë me arritjet e tyre. Mund t’ju prishen planet pasi ka gjasa t’ju vijë një mik që nuk e prisnit.

Bricjapi
Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë kujdes. Rritja e të ardhurave do t’ju çojë drejt disa blerje të rëndësishme. Mos i ndani me të tjerët çështjet tuaja personale. Sot do të ndjeni mungesën e partnerit/partneres suaj.

Ujori
Do të ndiheni shumë energjik gjatë ditës së sotme. Mund të përfshiheni nga disa mendime romantike, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft mirë. Mos i bëni kurioz të tjerët që të pyesin sesi ndiheni. Përpiquni t’i përfundoni vetë punët tuaja, pa ndihmën e të tjerëve.

Peshqit
Ka gjasa të tensionoheni për shkak të një debati në shtëpi. Megjithatë, në pjesën tjetër të ditë do të kaloni momente të këndshme duke u argëtuar me fëmijët tuaj. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat. Shmangni personat që përpiqen të prishin reputacionin tuaj.

E diela me surpriza sipas horoskopit, cilat shenja duhet të kenë kujdes me shëndetin Read More »

Qeveria mbështetje 668 bizneseve për nxitjen e punësimit

Rreth 668 biznese kanë përfituar fonde për nxitjen e punësimit gjatë vitit që lamë pas, ndërsa janë punësuar, trajnuar përmes punës dhe kanë kryer praktikat profesionale 5264 punëkërkues të papunë nga Programi i qeverisë për Nxitjes së Punësimit.

Mbështetja financiare për bizneset përfituese bëhet me këste dhe shkon për 4 paga të paguara nga shteti në masën e pagës minimale dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore për një vit për çdo individ të punësuar.

Përmes këtij programi 3141 individë janë punësuar gjatë muajit Shtator ndërsa programi po vijon me epërsi për shkak të suksesit që ka arritur dhe interesit që ka rritur midis (punëmarrësve dhe punëdhënësve

Faza e aplikimit u hap në muajin Gusht ku një sërë biznesesh që plotësonin kriteret janë përzgjedhur për tu financuar, me qëllim marrjen në punë të individëve, që vijnë kryesisht nga grupet vulnerabël./atsh

Qeveria mbështetje 668 bizneseve për nxitjen e punësimit Read More »

Fier, transformim spektakolar i “zemrës” së qytetit

Qendra e Fierit po transformohet me shpejtësi duke u kthyer në një kartvizitë të qytetit të rilindur mbi shtratin e lumit Gjanicë.  Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për prishjen e ndërtesave të paligjshme dhe pastrimin e lumit Gjanica në Fier.

“Nga videoja 3D e shfaqur këtu përpara disa muajsh, tanimë ka nisur puna në kantierin e një transformimi spektakolar të zemrës së qytetit, e cila do të jetë kartëvizita e Fierit të rilindur mbi shtratin e sëmundjes së rëndë të rrëmujës e ndotjes urbane”, thotë kryeministri Rama.

Një prej inspektorëve që punonin në këtë kantier i tha kryeministrit se tani Fieri do të marrë pamjen që i takon. Inspektori i theksoi se po punohet me tre turne për të përfunduar këtë vepër.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi tha se në këtë zonë do të ndërtohet një urë moderne dhe një parking nëntokësor me 100 vendparkime.

Kryeministri Rama theksoi se nga vatër infeksionesh dhe papastërtish, kjo zonë do të kthehet në zemrën e qytetit të “Fierit që duam”.

“Unë kam bërë projektin në 3D dhe se tashme ju ngelet në dorë juve ta vini në zbatim këtë vepër”, përfundoi kryeministri./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2221000924887506/?t=0

Fier, transformim spektakolar i “zemrës” së qytetit Read More »

Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, reagim ndaj partisë Demokratike

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit thotë se deri më sot, pranë këtij institucioni nuk është paraqitur asnjë kërkesë e shoqëruar me formularët përkatës të plotësuar nga vetë subjektet dhe Organet e Vlerësimit Kalimtar sipas ligjit (Vetingu në polici). Reagimi vjen pas deklaratës së sotme të deputetit të partisë Demokratike, Gent Strazimiri, sipas të cilit Vetingu në polici është ndërprerë pas verifikimit se 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit.

Partia Demokratike i kërkoi Autoritetit të publikojë emrat, duke marrë sqarimin e institucionit se nuk ka pasur asnjë kërkesë për subjektet e Vetingut në polici.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit sqaron se “institucionet Kushtetuese, Autoritete Publike, përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,  kanë paraqitur në vijimësi pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kërkesa ku është kërkuar vlerësimi i cilësive etiko – morale dhe profesionale të punonjësve të Policisë së Shtetit në nivel drejtues në raste të emërimit apo ngritjes së tyre në detyrë”.

Rezultatet e verifikimit për çdo rast janë komunikuar institucioneve të cilat kanë paraqitur kërkesën dhe në asnjë rast nuk ka pasur nga ana jonë ndërprerje të procesit të filluar.

“Menjëherë, me disponimin e një kërkese të tillë ligjore, Autoriteti në zbatim të ligjit, do të kryejë procesin e verifikimit të figurës së çdo punonjësi që i nënshtrohet kontrollit, konkretisht nëse ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Autoritetit.

“Në përfundim, evidentojmë rolin parësor dhe mjaft të rëndësishëm të Autoritetit në zhvillimin e procedurave të deritanishme në tërësi por dhe kryerjen në veçanti të procedurave të vlerësimit të cilësive etike morale dhe profesionale të kandidatëve për t´u zgjedhur në organet e vetingut KPK dhe KPA dhe atyre për t´u zgjedhur anëtarë të KED, KLP dhe KLGJ, jo vetëm brenda standarteve të kërkuara dhe në kohë reale, por më e rëndësishmja, brenda kornizave që ligji i ngarkon atij”, përfundon institucioni./atsh

Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, reagim ndaj partisë Demokratike Read More »

Del në skenë “Babalja i vërtetë”: Ky është Mustafai, peshkatari nga Vlora

Çudirat me “Babalen” nuk kanë të mbaruar, kjo nofkë është kthyer prej muajsh në vëmendjen e qytetarëve shqiptar, por Vlonjati Mustafa Mustafai është mjaft i indinjuar për “Babale” pasi këtë nofkë ai e mbart prej vitesh. Mustafai është një peshkatar i vjetër nga Vlora, ai njihet si “Babalja”, madje edhe varkat e tij të peshkimit dhe biznesin e regjistruar e ka me të njëjtin emër, si Babalja.

Ai thotë se me këtë emër e njohin të gjithë, që nga fëmijët 5 vjeç e deri te më të moshuarit. Por pas daljes në publikun e gjerë të Babales ku kjo nofkë ishte përdorur prej Albert Veliut, i cili prentendon se ka regjistruar biseden e të vëllait të ministrit Xhafaj, për Babalen e vërtetë, Mustafa Mustafai, ka dalë edhe problemet e para. Ai thotë se shumë njerëz e kanë telefonuar dhe e kanë pyetur se çfarë lidhje ka ai me këtë ngjarje.

“Kërkoj ndihmë edhe nga ju. Unë jam Babalja i vërtetë. Mua më përdoret emri nga mëngjesi deri në darkë. Ai që thotë jam Babalja është një kryemashtrues. Unë kam një biznes familjar në peshkim. Jam njeri me vlera të mëdha. Nofkën ma ka vënë miqësia. Unë e kam biznesin tim në sistem si Babale.

Ai e ka përballur emrin tim qëllimisht. Pse e ka përdorur? Mua që 2 vjeç më thërrasin kështu. Ai më përdor emrin mua”, thote Mustafa Mustafai, Babalja per “Report”.

http://vloralajme.net/wp-content/uploads/2018/10/Report-TV-Zbulohet-Babalja-i-v%C3%ABrtet%C3%AB-Mustafa-Mustafai_-Albert-Veliu-m%C3%AB-vodhi-emrin.mp4?_=1

Del në skenë “Babalja i vërtetë”: Ky është Mustafai, peshkatari nga Vlora Read More »

“Bëj jetë qeni”, rrëfimi i të moshuarës që jeton mes sëmundjes dhe skamjes

Bukurie Shkurta përveç emrit nuk ka asgjë të bukur në jetën e saj. Me shikim të dobët shkaktuar nga diabeti në fazë të avancuar, gruaja jeton me bashkëshortin dhe fëmijët në moshë madhore, dy prej të cilëve vuajnë nga ç’rregullime të shëndetit mendor, në një shtëpi të rrënuar në lagjen “Manalat” të Gjirokastrës.

68-vjeçarja i ngrys ditë e netët e saj në këtë divan të vjetër pranë maces, pa jastëk nën kokë, në të vetmen dhomë të shtëpisë që është mbytur nga lagështia dhe era e rëndë. Pensioni nuk i del as për mjekimin e plotë me insulinë.

Mes blerjes se insulinave dhe bukës së gojës ajo zgjedh këtë të fundit “Marr insulinë, por jo shumë. Lekët që marr s’më dalin, se duhet të ha dhe bukë. Marr ilaçe”, thotë gruaja per News 24.

Ela është vetëm 22 vjeç, vajza është invalide, me probleme të shëndetit mendor, por është e vetmja që kujdeset për prindërit e moshuar e të sëmurë dhe vëllezërit e saj. “Jam 22 vjeçe. Mbaj familjen, janë të sëmurë. Të gjithë jemi. Ju lutem të na ndihmoni, të vënë dorën në zemër. Unë s’jam e aftë për punë, por duhet të kujdesem për familjen. Po ika unë, s’ka kush të kujdeset për ta (qan)”, shprehet vajza. Në korridorin e shtëpisë që shërben edhe si kuzhinë nuk ka një dollap ushqimesh, ndërsa të vetmet produkte janë një bukë e mykur dhe një qese miell dhe disa bidonë me vaj të falur. Familja E Varfer “Këto që sheh nga i kanë falur. Kur të mbarojnë ato, do rrimë.

Do presim rrogën e mamit dhe të babit”, thotë vajza. Ndonëse kjo është vetëm një prej familjeve në kushte të vështira jetese, panorama e këtij fenomeni është më e gjerë. Në bashkinë e re Gjirokastër numërohen 100 familje aplikuese në skemën e ndihmës ekonomike, ku vetëm 50 % e tyre janë përfituese të kësaj skeme, ndërsa pjesa tjetër e tyre mbeten jashtë kësaj skeme për shkak të pamjaftueshmërisë së pikëve.

“Bëj jetë qeni”, rrëfimi i të moshuarës që jeton mes sëmundjes dhe skamjes Read More »