Aktualitet

Iku nga Shqipëria, por ku është e çfarë po bën tani Donald Lu

Ai ka lënë gjurmë të paharrueshme në Shqipëri dhe do të njihet si njeriu që kontribuoi fort për reformën në drejtësi, Donald Lu ndjeni 4 vite në Tiranë dhe u njoh më shumë si ambasadori Amerikan që fliste shqip. Por Lu u njoh edhe për faktin se për herë të parë përmendi emra të disa prej kriminelëve që kishin lidhje me qeverinë.

Donald Lu u njoh edhe për lidhjet e tij me Sorosin dhe promovimin e politikave të tij. Pas mbarimit të mandatit në Tiranë, Donald Lu u emërua ambasador i SHBA-së në Kirgistan. Por çfarë bën atje ambasadori Lu? Në postimin e parë të tij, Donald Lu shihet bashkë me presidentin e Kirgistanit Sooronbay Jeenbekov duke inauguruar një fabrikë qumështi.

Iku nga Shqipëria, por ku është e çfarë po bën tani Donald Lu Read More »

Bashkëshorti i ngeli në Vetting, gjyqtarja hakmerret ndaj qytetarit: Ti je ankuar, do marrësh aq sa dua unë

Një histori me gjyqatarë dhe qytetarë nga ato që dëgjoni shpesh vjen në emisionin Top Story, ku një nga gjyqtaret që i është shtuar listës së gjykatësve, që kanë dhënë vendime arbitrare në kurriz të njerëzve të thjeshtë është edhe bashkëshortja e gjykatësit Shkëlzen Selimi, Rilinda Selimi. 69-vjeçari, Vangjel Liço, dikur një ish-ushtarak në Forcat e Armatosura ndaj të cilit, Rilinda Selimi është hakmarrë në mënyrë të paskrupullt. Në vitin 2012, Liço padit në gjykatën e Tiranës, Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ku kërkonte pensionin e invaliditetit, pasi kishte pësuar një hemorragji cerebrale. Ai hap edhe një gjyq të dytë për diferencat e papaguara për statusin e ushtarakut. Çuditërisht të dyja çështjet bien në duart e Rilinda Selimit, dhe këtu nis kalvari nëpër dyert e gjykatave.

“Ajo duhet të më jepte një të drejtë kushtetuese për të dalë në KEMP, një të drejtë për të cilën kam 11 vjet që nuk e kam gëzuar deri më sot”. Sipas qytetarit që denoncoiy, gjyqtarja Rilinda Selimi i zvarriti çështjet gjyqësore, si shenjë hakmarrje. “Unë bëra ankesën tek avokati i Popullit, Rilinda Selimi u hakmor ndaj meje dhe njërën nga çështjet e dha në mënyrë të pjesshme dhe çështjen e pensionit të invaliditetit e zvarriti për 1 vit e ca pa dhënë asnjë lloj vendimi. E shprehu vetë në seancat gjyqësore, se ti je ankuar dhe do të marrësh aq sa dua unë”.

Me krijimin e Gjykatës Administrative, në vitin 2014 Rilinda Selimi transferohet në këtë institucion dhe çështja e Vangjel Liços bie sërish në duart e saj. “Duke ditur një gjë të tillë, unë kam kërkuar përjashtimin e Rilinda Selimit nga shqyrtimi i kësaj çështjeje, duke e ditur që hakmarrja e saj do të vazhdonte ndaj meje”. 69-vjeçarit me aftësi të kufizuara, rrëfen peripecitë në sallat e gjyqit, që për të ka vetëm një fajtor. Ajo është Rilinda Selimi.

“Rilinda Selimi më ka shkaktuar dëm edhe në Gjykatën Administrative të Apelit, nëpërmjet kolegëve të saj sepse të gjithë gjykatësit janë të lidhur me njëri-tjetrin. Dhe vendimi që dha Gentiana Muçaj, ishte një vendim si pasojë i ndikimit të Rilinda Selimit”. Vangjel Liço dërgon një numër ankesash drejt Ministrit të Drejtësisë, të asaj kohe, por asgjë nuk ndryshoi. “Kjo gjykatëse ka qenë e mbrojtur, ka pasur të shoqin në Gjykatën e Lartë. Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë e mbronin njerëz që kishin influencë ose kishin komunikim me të shoqin e saj, që është Shkëlzen Selimi”.

Bashkëshorti i ngeli në Vetting, gjyqtarja hakmerret ndaj qytetarit: Ti je ankuar, do marrësh aq sa dua unë Read More »

“Ushtria greke nuk respekton kufijtë e Shqipërisë”, Kotzias bën deklaratën e papritur

Ditën e sotme, Nikos Kotzias, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë ka befasuar me deklaratën e tij, lidhur me kufirin shqiptar.

I ftuar në një emision radiofonik, ish-kreu i diplomacisë greke është shprehur se ushtria greke refuzon që të njohë kufijtë Greqi-Shqipëri.
Ai tha:

Ushtria duhet që të bëjë disa veprime për të njohur kufijtë, por nuk i bën. Ka disa forca në Greqi që nuk i njohin protokollet e Firences, të Parisit dhe marrëveshjen e Helsinkit”.

Kotzias i referohet ligjit të luftës me Shqipërinë që Greqia e ka ende në fuqi dhe që duhet të hiqet nga Parlamenti grek apo me dekret presidencial.

Megjithatë, lidhur me ngjarjen e fundit, ai tha se vrasja e Kostandino Kaçifas nuk duhet të lejohet që të ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe.

“Ushtria greke nuk respekton kufijtë e Shqipërisë”, Kotzias bën deklaratën e papritur Read More »

Goditet rrjeti mafioz i basteve online, del emri i Tares. Ja kompania që ka në Shqipëri

Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj.

68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në ketë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende te tjera të Europës, përfshi edhe Shqipërinë.

Por si funksiononte skema?

Grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë liçencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian. Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro.

Nje tjeter fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nepërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.

Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të palujatshme.

Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshire, është jeta e luksit që ata bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhetime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.

Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori? Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronesi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting Solution”, pronë e faqes se internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze.

Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, me pas tranferoheshin ne Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe me pas kaloni në Itali, si para të pastra. Pjesë e kësaj skeme ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qera në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njejta rrugë për pastrimin e tyre, shkruan Syri.net.

Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet:

“Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh te drejtuara nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane ne të gjithë Shqipërinë, e interesuar për tu përhapur nën emrin ‘BET1128’.

Shoqeria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është ‘Top Bast’. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios”

Goditet rrjeti mafioz i basteve online, del emri i Tares. Ja kompania që ka në Shqipëri Read More »

Drejtoresha e kopshtit nuk lejon babanë të takojë fëmijën

Një histori e padëgjuar vjen nga Kuçova. Një drejtoreshë kopshti, nuk lejon një baba të takojë fëmijën e tij të mitur. Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se A. K. 38 vjeç, banues në Sarandë, kallëzon se drejtoresha e kopshtit P. K., 57 vjeçe, banuese në Kuçovë, nuk e lë të takojë fëmijën e tij të mitur që e ka në kujdestari ish-bashkëshortja e tij.

Komisariati i Policisë Kuçovë: Më 13. 11. 2018, shtetasi A. K. vjeç 38, banues në Sarandë, kallëzon se drejtoresha e kopshtit shtetasja P. K., vjeçe 57, banuese në Kuçovë, nuk e lë të takojë fëmijën e tij të mitur që e ka në kujdestari ish-bashkëshortja e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për vlerësim.

Drejtoresha e kopshtit nuk lejon babanë të takojë fëmijën Read More »

Problemet me rrjetin, ‘Vodafone’ jep dëmshpërblimin qesharak

Përdoruesit e ‘Vodafone’ u përballën ditën e sotme për disa orë rrjesht, me probleme të shumta në komunikim.

Qytetarët nuk mundën që të komunikonin, dërgonin apo merrnin mesazhet nëpërmjet këtij rrjeti telefonik. Një tjetër problem ishte dhe ai i internetit i cili nuk ishte funksional.

Këto probleme sollën dhe irritimin e klientëve, e ndërsa kompania me anë të një njoftimi në ‘Facebook’ kërkon ndjesë për problemin e ndodhur. Më tëj njofton për një llojë ‘dëmshpërblimi’, ku klientët do të përfitojnë 1GB internet falas ditën e nesërme nga kompania./Shqipëriaime

Problemet me rrjetin, ‘Vodafone’ jep dëmshpërblimin qesharak Read More »

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka marr pafajësinë

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpetim Gjika ka marr pafajësinë, në seancën gjyqësore të së hënës, me relatore kryetaren e gjykatës, Alma Liçaj. Në trup gjykuese ishin dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Gjika në këtë proces penal akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Në gjykaten e shkalles se pare,akuza e përfaqësuar nga Albert Kuliçi, kërkoi 9 vjet burg. Edhe prokuroria e apelit ka kerkuar denim me burg per ish kryetarin e bashkise se Vlores Shpetim Gjika,por apeli ka shpallur te pafajshem Gjiken,duke e liruar keshtu nga te gjitha akuzat qe rendonin mbi te.

Ndërkohë në këtë proces është shpallur e pafajshme ish-shefe e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj. I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë. I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka marr pafajësinë Read More »

“Kush e ka radhën?”, pasi vendosen ‘veton’, Ambasada e SHBA reagon fuqsishem pas gjyqit për Shullazin

Nje dite pas vendimit te Krimeve te Renda per denimi me 14 vite bu.rg per Emiljano Shullazin dhe ne total 55 vite per gjithe ba.nden e tij, vjen reagimi i forte nga Ambasada Amerikane ne Tirane.

Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, Ambasada e SHBA e pershendet kete vendim, si nje hap domethenes perpara, per gjithe shqiptaret qe kerkojne dhe meritojne drejtesi nga sistemi i tyre gjyqesor.

Reagimi i Ambasades Amerikane

Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i kr.imit dhe kri.minelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?

“Kush e ka radhën?”, pasi vendosen ‘veton’, Ambasada e SHBA reagon fuqsishem pas gjyqit për Shullazin Read More »