Aktualitet

Zbardhet dëshmia e prindërve të Elvanës: Mevjolin e kemi nip, një person me ‘Benz’ e ngacmoi vajzën kur…

Zbardhen dëshmitë që ka marrë Prokuroria e Tiranës për përplasjen me armë në ish-Bllok, që përfundoi me një të ekzekutuar dhe dy të plagosur.

Prokuroria ka pyetur nënën dhe babain e këngëtares Elvana Gjata, e cila ende nuk është marrë në pyetje nga organi i akuzës, pasi ajo ndodhet jashtë vendit.

Kështu, nëna e saj, Donika Gjata, ka deklaruar se është takuar për herë të fundit me vajzën në datën 3 tetor. Ajo ka thënë për hetuesit se Ervin Mata ka një vit që bashkëjeton me vajzën e saj, ndërsa Mevjol Bilo, komandoja në kërkim që dyshohet se ka goditur për vdekje Fabian Gaxhën dhe që ka plagosur Martinajn dhe Eljon Haton, është nip i saj.

“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetases Donika Gjata, e cila ndër të tjera ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ka njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën e saj, gjithashtu shtetasin Mevjol Bilo e ka nip të sajin”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Gjithashtu, i janë marrë deklarime edhe babait të Elvana Gjatës, i cili ka thënë të njëjtën gjë.

“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Fatmir Gjata, i cili është i ati i shtetases Elvana Gjata, ku ndër të tjera ka deklaruar se Elvanën ka rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Interesant është një dëshmi e Redi Popeskut, pronarit të dyqanit “Monopol”. Ai ka hedhur dritë mbi një ngacmim të Elvana Gjatës, në momentin që kjo e fundit po shkëmbente diçka me Ervin Matën. Një automjet ku udhëtonin disa persona është afruar në trotuar dhe ka nisur të ngacmojë dhe fyejë këngëtaren, ndërsa Mevjol Bilo që ka qenë prezent bashkë me Matën janë acaruar dhe afruar te mjeti.

“I është marrë deklarim përsëri shtetasit Redi Popesku, ku ndër të tjera ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 20:40, përpara dyqanit të tij në ish-Bllok, ka ardhur shtetasja Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim për dy, ka takuar shtetasin Ervin Mata dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie. Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën, duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani i Redit kanë dalë Joli (Mevjol Bilo) me djemtë e tjerë për t’u sqaruar. Sipas deklaruesit, ai nuk i ka fiksuar karakteristikat e makinës që kishte ngacmuar Elvana Gjatën, por edhe detajet e mësipërme i kishte dëgjuar nga Ervini, ku ky i fundit u tregonte personave që ishin të shoqëruar me të. Po ashtu, kishte dëgjuar nga Ervini se personi, i cili drejtonte automjetin me personat që kishin ngacmuar Elvanën, kishte qenë shok i ngushtë i Ervin Matës”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Zbardhet dëshmia e prindërve të Elvanës: Mevjolin e kemi nip, një person me ‘Benz’ e ngacmoi vajzën kur… Read More »

Çfarë do ndodhe? Paralajmëron Eni Çobani: Kjo histori do trondisë gjithë vendin

Juristja e njohur shqiptare Eni Çobani ka paralajmëruar të gjithë publikun që e ndjek në Instagram se historia që do të trajtohet sot në rubrikën “Shihemi në Gjyq” te “E diela Shqiptare do të trondisë Shqipërinë.

Në një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ndërmjetësja e njohur shihet teksa mban në krah një vajzë të mitur, ndërsa shkruan: “O Zot çfarë mrekullie na ke dhuruar që ke krijuar fëmijët, mrekullinë e kësaj bote. Kjo do jetë një nga historitë që do trondisë Shqipërinë pafund”.

Juristja Eni Çobani ose Zonja Eni siç e njohin të gjithë, ka vijuar edhe më tej për të na zbuluar një copëz të historisë kur thotë se ajo do t’i jap mundësinë vogëlushes të buzëqesh gjithë jetën duke ndihmuar nënën e saj në seancë televizive të ndërmjetësimit, që transmetohet pasditen e së dielën në Tv Klan.

Çfarë do ndodhe? Paralajmëron Eni Çobani: Kjo histori do trondisë gjithë vendin Read More »

Ligji i ri për emigrimin në Gjermani, AA: Rreziku që i kanoset Shqipërisë…

“Ligji i ri për emigrim, të cilin Gjermania planifikon ta nxjerrë me qëllim për të mbuluar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, mund të shkaktojë humbje serioze për popullsinë e vendeve të Ballkanit si në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolou Agency.

Ky ligj për emigrim të cilin qytetarët e Ballkanit e shohin si një shpresë, vijon artikulli, mund të shkaktojë “ikjen e trurit” dhe mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

Ligji i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2019 dhe që do të lehtësojë punësimin e njerëzve nga shtetet e Ballkanit, po pritet me padurim nga popujt e rajonit ndërkaq një pjesë e madhe nuk është ende në dijeni për rrezikun që mund të ndodhë.

Në një deklaratë nga Ambasada e Gjermanisë në Sarajevë, thuhet se ky ligj ende ndodhet në fazën e përgatitjes dhe se ende është herët për t’i vlerësuar detajet e tij.

“Bosnjë e Hercegovina do të hyjë në rrezik”

Drejtoresha e Unionit të Integrimit në Bosnjë e Hercegovinë, Mirhunisa Zukiç në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se me hyrjen në fuqi të ligjit për emigracion, BeH do të hyjë në një rrezik të madh. “Do të humbim një numër të madh të njerëzve tanë me profesione të shumta duke filluar nga inxhinieria. Në 5 vitet e fundit rreth 170 mijë persona u larguan nga BeH”, tha ajo.

Zukiç thotë se edhe ata të cilët janë kthyer në shtetet e tyre pas luftës në BeH (1992-1995), me këtë ligj të ri do të shkojnë përsëri në shtetet e BE-së, duke filluar nga Gjermania.

Sipas saj, njerëzit në BeH janë të dëshpëruar për shkak të strukturës komplekse politike dhe mos mbajtjes së premtimeve të dhëna. Zukiç tha se për parandalimin e emigracionit duhet t’i kushtohet rëndësi dhe të dëgjohen problemet, e sidomos të të rinjve.

Nga Serbia emigrojnë më së shumti punonjësit e shëndetësisë

Një nga vendet e rajonit që po ballafaqohet me probleme të emigracionit në shtete të BE-së është Serbia.

Sipas informacioneve të marra nga Instituti për Punë të Serbisë thuhet se njerëzit nga fusha e shëndetësisë përbëjnë grupin kryesor të cilët emigrojnë nga vendi ndërsa pas punonjësve të shëndetësisë vijnë shoferët e kamionëve.

Gjatë vitit 2018, 144 persona kanë emigruar dhe janë vendosur në Gjermani ndërsa në qytete të ndryshme të Serbisë, duke filluar nga Beogradi janë organizuar punëtoritë me tema “Jeta dhe Puna në Gjermani”.

Miljana Pejiç nga një shoqatë rinore tha se nga Serbia sidomos mjekët dhe infermierët janë të gatshëm që të emigrojnë në Gjermani, duke shtuar se me hyrjen në fuqi të këtij ligji këta persona do të largohen nga Serbia.

Poashtu edhe Tatjana Miliçeviç e cila po përgatitet të emigrojë në Gjermani tha se i vazhdon studimet master në fushën e teknologjisë dhe se në të njëjtën kohë mëson gjuhën gjermane.

“Kushtet në Gjermani janë shumë të mira. Atyre u duhen ekspertë të fushave të ndryshme. Në të kundërtën me Serbinë, ata respektojnë njerëzit të cilët e zhvillojnë veten”, tha ajo.

Nga Kosova dhe Mali i Zi emigrojnë të rinjtë

Edhe në Mal të Zi i cili është shteti më i vogël në Ballkan për nga numri i banorëve, emigrimi në Gjermani është çështje aktuale.

Në një deklaratë nga Ambasada e Gjermanisë në Podgoricë thuhet se në vitin 2017, 876 persona kanë emigruar nga Mali i Zi në Gjermani. Kjo ambasadë njofton se në aplikimet për punë sidomos janë fushat si ndërtimtaria, gastronomia dhe kujdesi për të moshuar.

Një nga anëtarët e shoqatës së quajtur “Euromost” (Ura e Evropës) në Mal të Zi, Almer Mekiç thotë se gjatë 3 viteve të fundit rreth 7.000 persona kanë emigruar në shtetet e Evropës, duke bërë të ditur se shumica e emigrantëve janë me diploma universitare.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë për vitin 2017, 5.000 mijë shtetas kosovarë kanë emigruar në Gjermani.

Antigona Ferrataj e cila dëshiron të punojë si infermiere në Gjermani tha se nuk ka arritur që të gjejë punë në Kosovë. “Më kanë humbur plotësisht shpresat për të patur sukses në Kosovë. Më ka mbetur edhe një vit për t’i përfunduar studimet. Do të shkoj në Gjermani për të ardhmen e fëmijëve të mi”, tha ajo.

Gjendja është kritike edhe në Kroaci

Gjithashtu edhe Kroacia, e cila është anëtare e BE-së, është një nga vendet që po ballafaqohet vazhdimisht me emigrimin. Që nga viti 2013 kur është anëtarësuar në BE, rreth 300 mijë persona kanë emigruar në vendet e BE-së.

Autori i librit “Emigrimi i kroatëve në Gjermani: A po e humbim Kroacinë”, Tado Juriç tha se kroatët nuk emigrojnë për shkak të varfërisë, por për shkak të asaj se e ndjejnë veten “të panevojshëm” në vendin e tyre. Ai shtoi se kroatët janë shumë të kënaqur me kushtet jetësore në Gjermani.

Demografi Stjepan Sterc vuri në dukje se në Gjermani jetonë 800 mijë kroatë. Ai theksoi se Gjermania çdo vit humb 90 mijë punëtorë dhe se në këtë aspekt shihet si një destinacion i rëndësishëm për emigrim nga njerëzit e rajonit.

Ligji i ri për emigrimin në Gjermani, AA: Rreziku që i kanoset Shqipërisë… Read More »

Sapo doli! Anglezja lexon letrat e fatit për të gjithë ju, mëso çfarë do të të ndodhë këtë javë

Dashi/ Dashi duhet t’i bëjë “sytë katër” këtë javë, sepse mundësi do të vijnë për të. Nëntë Kupat përfaqësojnë dëshirat e vërteta që vijnë, Dielli është shenjt mbrojtës së prosperitetit, suksesit dhe gëzimit. Letrat tarot tregojnë se e gjithë kjo do të vijë nëpërmjet lidhjes me të tjerët, ju mund të shkoni më tej së bashku më shpejt sesa të ecni vetëm.

Demi/ Merrni përsëri kontrollin e një situate të ndërlikuar. Përkundër ngurrimit tuaj, është koha që të ktheheni në punë dhe të angazhoheni me diçka që ju e gjeni të vështirë. Letrat tregojnë situata ku ne ndihemi “në mosmarrëveshje” me të tjerët dhe besojmë se papajtueshmëria jonë e bën jetën të pamundur. Megjithatë, ju duhet të punoni / luani / jetoni me këta njerëz që nuk pëlqeni!

Binjakët/ Vazhdoni të ecni përpara/ Kjo letër shfaqet kur ne kemi punuar shumë dhe meritojmë një shpërblim ose vlerësim. Normalisht, ju mund të mbështeteni në dafinat tuaj për një kohë me këtë kartë … por ajo kërkon t’ju thotë që të “vazhdoni, përdorni këtë moment për të arritur më tej!”.

Gaforrja/ Bëj diçka të këndshme.  Merrni një shans dhe bëni diçka magjike për dikë që e doni dhe admironi! Letrat tregojnë “vibrimin e mirë të karmës”, kështu që çfarëdo energjie që jepni lirisht do të transformohet nga Universi dhe do t’ju kthehet me një maskë të ndryshme.

Mbretëresha e Kupave tregon se kjo lidhje është e ndërtuar mbi dashurinë dhe respektin, ndoshta një partner, vëlla, motër, prind ose mik i ngushtë.

Luani/Tensioni ulet. Kohët e fundit ka patur disa grindje që qarkullojnë në botën tuaj, siç tregohet nga Pesë Gërmimet e mundimshme. Seriozisht, kjo është një kartë që ju bën të dëshironi të shkulni flokët tuaj. Epo, Luan, del që ky tension ka qenë për një arsye. Por kjo javë do të sjellë ujëra më të qeta.

Virgjëresha/ Lajme. Ajo që shkon rreth e rrotull kthehet sërish dhe ju mund të keni në javën e re lajme të lumtura dhe një nisje të trishtuar. Letrat tregojnë se ka forca konkurruese në jetën tuaj tani, duke u përpjekur për vëmendjen tuaj.

Peshorja/ Gjeni një ekuilibër të ri. “Kënaqësia” mund të jetë emri juaj i mesëm, Peshore. Nuk ju pëlqen asgjë më shumë se të kënaqni shqisat tuaja… çfarëdo aktivitetesh që mund të jenë ato. Letrat lënë të kuptohet se do të keni një javë plot me kënaqësi dhe argëtim.

Akrepi/ Shqyrto investimet. Kursimet, pensionet, investimet. Tani kjo lëvizje është për ju një pjesë e domosdoshme e jetës. Të dyja letrat vijnë si një kujtesë për të magazinuar të ardhura për dimrin.

Shigjetari/ Mbroni veten. Ka një mësim të vlefshëm për këtë javë, për të ndarë në disa aspekte jetën tuaj. Kjo mund të tingëllojë paksa frikësuese, por nganjëherë është e nevojshme kur ekzistojnë forca kontradiktore. Letra e Kupave tregon që ju jeni më mirë, po ju besojnë, po gëzoni duke u kënaqur me të dashurit tuaj. Por tetë shpatat janë një kujtesë se t’i bësh qejfin të gjithëve, nuk funksionon.

Bricjapi/ Një plagë e vjetër. Të gjithë kemi keqardhje dhe të gjithë kemi vuajtur vështirësi, FAKT. Pesë monedha ju kujtojnë se këtë javë ju e gjeni veten në diçka / person që dikur e keni humbur. Një ngjarje e dhimbshme që, edhe pse ka ndodhur në të kaluarën të ngjall sërish emocione si p.sh. zemërimi, hidhërimi, turpi, fajësia … Ti e di Bricjap që duhet të jesh mirënjohës sepse kjo ju ka bërë që të jeni më të fortë, më të mençur dhe më mirënjohës për mundësitë që keni tani.

Ujori/ Çlirohuni nga diçka për të bërë vend për të rejat. Ne jemi të gjithë të aftë për të hartuar jetën tonë dhe për të përcaktuar se kush jemi. Sidomos në sferën material, ku dhe si jetojmë, zotërimet dhe burimet tona. Letrat kombinojnë forcat, këtë javë, për të sugjeruar këtë një temë në mendjen tuaj. Dhe ju mund të merrni kontrollin për të bërë ndryshime nga të cilat ju përfitoni.

Peshqit/ Lironi veten nga detyrimet tuaja. dëgjoni me kujdes dhe ju lutemi mos u ofendoni: Nganjëherë mund të jeni armiku juaj më i keq dhe të veproni pak si martir. Ju bëni shumë për të tjerët dhe pastaj (fshehurazi) prisni adhurimin e tyre të pavdekshëm, besnikërinë dhe pagesën … nuk ndodh gjithmonë? Ky është një “shkak rrënjësor” i disa prej debateve në marrëdhëniet tuaja me njerëzit e tjerë.

Sapo doli! Anglezja lexon letrat e fatit për të gjithë ju, mëso çfarë do të të ndodhë këtë javë Read More »

Terminali i ri i pasagjerëve në portin e Vlorës pritet të përfundojë në muajin dhjetor të këtij viti.

Terminali i ri i pasagjerëve në portin e Vlorës pritet të përfundojë në muajin dhjetor të këtij viti.

Drejtori i Portit të Vlorës, Admir Malaj tha për ATSH-në se “punimet po ecin me ritme të shpejta dhe brenda muajit dhjetor do të jetë në dispozicion të udhëtarëve”.

“Me një sipërfaqe dhe kapacitet 6-fish më të madh se terminali aktual, ai do të sjellë në Portin e Vlorës një standard të lartë shërbimi tek udhëtarët”, tha Malaj.

Malaj bëri të ditur se në terminalin e ri do të ketë shtim të shërbimeve, që do të bëjnë të mundur edhe përballimin e fluksit gjatë sezonit të verës.

“Ky terminal po ndërtohet me një fond prej 250 milionë lekësh. Në krahasim me terminalin e vjetër që kishte një sipërfaqe prej 300 m2, terminali i ri do të ketë 1200 m2 në katin e parë dhe 1000 m2 në katin e dytë”, tha ai.

Projekti i ri për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve në Portin Detar të Vlorës konsiston në rritjen e cilësisë së shërbimit; në krijimin e një projekti bashkëkohor për shpejtësi në veprime dhe kontrolle; krijimin e një terminali me kapacitet të plotë për çdo periudhë lëvizjesh.

Objekti shtesë në portin ekzistues është parashikuar dy kate me lartësi maksimale prej 7.5 m. Në katin përdhes, në të cilin do të pozicionohet lëvizja e pasagjerëve, do të ketë kryesisht ambiente ndihmëse për udhëtarë. /atsh

Terminali i ri i pasagjerëve në portin e Vlorës pritet të përfundojë në muajin dhjetor të këtij viti. Read More »

Vodhi gomarin e bashkëfshatarit, probleme me drejtësinë për 34-vjeçarin

Një ngjarje e pazakontë raportohet nga Policia, Ngjarja ka të bëjë me vjedhjen e një gomari në një fshat të Pogradecit.

Sipas Policisë Vendore, ngjarja ka ndodhur në fshatin Qershizë dhe mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për B. M., 34 vjeç, pasi i ka vjedhur një kafshë ngarkese, bashkëfshatarit të tij, A. I., 32 vjeç, banues në Qershizë.

Komisariati i Policisë Pogradec Më datë 01. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin B. M., vjeç 34, banues në fshatin Qershizë, pasi më datë 30. 10. 2018, në këtë fshat, i ka vjedhur një kafshë ngarkese, shtetasit A. I., vjeç 32, banues në Qershizë. Po punohet për kapjen e B. M. Neni 134 i Kodit Penal.

Vodhi gomarin e bashkëfshatarit, probleme me drejtësinë për 34-vjeçarin Read More »

Edhe kjo ndodhi me shqiptarët, nusja ikën nga dasma e saj me dajën e burrit

Një dukuri jo e zakonshme ka filluar të përsëritet viteve të fundit tek shqiptarët në Maqedoni. Shumë dasma në një kohë të shkurtër, shume martesa për letra, shumë martesa me shkues gjatë stinës së verës dhe shumë ndodhi rreth këtyre.

“Burime të sigurta të portalit Shqipmedia na njoftojnë për një dasëm të dështuar në një fshat të rajonit të Gostivarit ku vajza ikën ditën kur duhet të bëhet nuse. Kjo ka ndodhur këtë verë në fshatin e njohur për redaksinë por për shkaqe etike nuk do ta tregojmë. Po dhe është e vërtetë, por kësisoj lajme janë dëgjuar edhe më parë mirëpo në këtë rast që të jetë më tragjike ngjarja, nusja ka ikur me të dashurin e saj i cili është daja i burrit që ajo duhej të martohej. Ahengu i organizuar nga dhëndri nuk është anuluar por përkundrazi babai i dhëndrit ka kërkuar nga mysafirët që luajnë dhe të kërcejnë pasi familja e tij ka shpëtuar nga bushtra e cila në të ardhmen do të shndërrohej në kancer për ate familje. I ka desht Zoti”, shkruan Shqip Media.

Edhe kjo ndodhi me shqiptarët, nusja ikën nga dasma e saj me dajën e burrit Read More »