Aktualitet

Deputeti grek bën deklaratë të fortë: Imagjinoni sikur një turk të vijë në Traki të ngrejë flamurin…

Deputeti grek Nikos Filis në një interviste televizive ka bërë një deklaratë të guximshme lidhur me rastin e Kostandinos Kaccifa. Ai tha se, imagjinoni sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov, të ngrejë flamurin turk dhe të qëllojë Policinë?! Çfarë do të thonit?!”

“Është jugu i Shqipërisë, – ka theksuar Filis. –  E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri! Janë toka shqiptare, dominon popullsia shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se është  larguar. Por kjo është histori tjetër“, nënvizoi ai.

“Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek! E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë?! Çfarë do të thonit?!”, arsyetoi deputeti i SYRIZA-s, Nikos Filis.

Minoritari grek Kostandino Kaçifas u vra më 28 tetor 2018 në Bularat të Gjirokastrës, pasi qëlloi me breshëri kallashnikovi kundër Policisë shqiptare. Trupi i tij iu nënshtrua ekzaminimeve mjeko-ligjore nga të dyja shtetet, pasi familja Kaçifa akuzoi Policinë shqiptare dhe shtetin shqiptar se e ekzekutoi pse ngriti flamurin grek dhe më pas, fshehu provat.

Deputeti grek bën deklaratë të fortë: Imagjinoni sikur një turk të vijë në Traki të ngrejë flamurin… Read More »

I zunë pritë mikut të Emiljano Shullazit, policia bën zbulimin që mund t’i çojë te autorët

Ndërsa udhëtonin nga Tirana në drejtim të Kavajës me një Audi A8, atyre iu zu pritë. Më pas autorët duket se kanë djegur makinën e tyre për të zhdukur gjurmët. Një makinë e djegur eshte gjetur ne Shenvlash dhe dyshohet se i perkret autoreve te atentatit te mbremshem.  Ne atentat gjeti vdekjen mbreme Edison Harizaj nga Vlora, per te cilin thuhet se eshte miku i Emiljano Shullazit. Bashke me te ka qene ne makine edhe Genci Caca, 33 vjeç, por ai ndodhet ne vdekje klinike dhe mbahet ende ne jete me aparatura.

Ngjarja/ Ata ndodheshin në një “Audi A8” kur janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burime policore, Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës. Harizaj është 39 vjeç me precedente te meparshem dhe sipas burimeve policore, dyshohet se ishte pjese e grupit te Emiliano Shullazit. Nga informacionet paraprake, mësohet se Policia po heton dy pista: larje hesapesh dhe hakmarrje.

“Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip ‘Audi’ është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin paraprak te Policise se Durresit.

I zunë pritë mikut të Emiljano Shullazit, policia bën zbulimin që mund t’i çojë te autorët Read More »

Nëntori i surprizave ja çfarë parashikojnë meteorologët

Edhe pse ndodhemi në hyrje të stinës së dimrit termometri dhe në ditët në vijim do te tregojë temperatura të larta, për të cilën meteorologët e parashikojnë deri në fund të muajit nëntor.

“Deri më tani nëntori ka shënuar vlera shumë të larta, disa ditë ka shënuar edhe 28-29 gradë. Pritet që edhe pjesa tjetër e nëntorit të shënojë vlera 25- 26 gradë maksimalja në rang territori, që në fakt është 2-3 gradë mbi normalen”, shprehet Lajda Porja, sinoptikane.

Deri në datën 20 nëntor moti do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, por më pas pritet të ketë një episode vranësirash dhe shirash, por jo në sasi të konsiderueshme. Kryesisht kjo do të ndodh në zonat jugore, dhe pjesërisht në zonat qendrore, tregojnë meteorologët.

“Mund të them që edhe pse do të kemi shira, do të jenë shumë të pakta dhe kryesisht shira të izoluar. Mbetemi në situatën e motit të vranët edhe gjatë ditës së enjte, ku shirat do të jenë kryesisht në zonat malore, kurse dita e premte dhe fundjava do të sjellë sërish kthime në territor”, shton Lajda Porja, sinoptikane.

Pra ky muaj i fundit vjeshte do të jetë përgjithësisht me mot të kthjellët, si dhe metereologët shprehen se edhe dhjetori pritet të jetë i tillë, ndaj nuk është ende momenti i duhur për të nxjerrë rrobat e dimrit nga garderob

Nëntori i surprizave ja çfarë parashikojnë meteorologët Read More »

Konflikt në Vlorë, i riu në shënjestër, ja çfarë ka ndodhur

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me një të ri të shtrirë në tokë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë ku pas disa të shtënave me armë zjarri është plagosur një i ri. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e krimit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Brikelo Brahimaj, rreth 18 vjeç.

I plagosuri mësohet se është transportuar në spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca policore.

Konflikt në Vlorë, i riu në shënjestër, ja çfarë ka ndodhur Read More »

Pas dekretit të Metës, Drejtori i SHISH shkon në Parlament, Xhafa dorëzon letra…

Zhvillime të vrullshme kanë pasuar njëra tjetrën ditën e sotme pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu i ri i Shërbimit Informativ, Helidon Bendo është paraqitur sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Bendo është prezantuar sot para deputetëve të maxhorancës, me funksionin e ri të Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH dhe ka prezantuar në një mbledhje me dyer të mbyllura projektbuxhetin e SHISH për vitin 2019.

Ndërsa pas votimi të dekretit ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme edhe Ministri Fatmir Xhafaj për të dorëzuar detyrën tek pasardhësi i tij, Sandër Lleshi. Ky i fundit ka mbërritur në insititucion së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Pas dekretit të Metës, Drejtori i SHISH shkon në Parlament, Xhafa dorëzon letra… Read More »

Ndriçim Xhepa nuk lejohet të hyjë në sallën e Kinemasë ku shfaqet filmi i tij: S’më fusin brenda se s’kam biletë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në parapremierën e “Delegacionit” u shndërrua në një skenë fyese për të ftuarit, ku një prej tyre është edhe aktori i madh Ndriçim Xhepa. Ky i fundit, teksa shkonte për të parë filmin ku ka një ndër rolet kryesore, është ndaluar të hyjë nga rojet. Edhe pse i prezantua, ai nuk lejohej të hynte brenda ç’ka ka ngjallur irritimin e tij. Aktori ka dalë jashtë i fyer deri sa menjëherë kanë ardhur Agron Domin organizator i festivalit dhe Ilir Butkën kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Të dy i kërkonin Xhepës të hynte në sallë, sepse interpreton në filmin që shfaqej, por ai tanimë refuzon.

“Nuk hyj brenda se nuk kam biletë. E kam parë filmin tre herë, nuk dua ta shoh më. Do rri jashtë të pi një kafe”. Ndërkaq, Ilir Butka dëgjohej të thoshte se ia kish dhënë biletën e tij kryeministrit, e Agron Domi, premton t’i japë Xhepës, biletën e tij. Xhepa refuzon, ata i luten, e tërheqin për krahu, tanimë bashkë me hostess-en e kinemasë që ka dalë nga dera që u përplas të gjithëve. Gazetarët janë përkrah, shohin çdo gjë, dëgjojnë çdo gjë, madje edhe e xhirojnë skenën. Xhepa pranon të hyjë pas lutjeve, i kërkohet ndjesë dhe i thuhet “se nuk e njohën”, shkruan gazetarja e kulturës Fatmira Nikolli e cila raporton mbi situatën e krijuar.

Ndriçim Xhepa nuk lejohet të hyjë në sallën e Kinemasë ku shfaqet filmi i tij: S’më fusin brenda se s’kam biletë Read More »

Sot është shansi i fundit për ju, nëse nuk keni aplikuar akoma për Lotarinë Amerikane…

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2020 nisi të mërkurën, më 3 tetor 2018 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT), ose ora 18:00 dhe do të mbyllet të martën, më 6 nëntor 2018, në 18:00. Sot është dita e fundit, dhe nëse nuk e keni kryer ende aplikimin të kanë mbetur dhe pak orë.

Ambasada amerikane vazhdimisht gjate kesaj periudhe ka ndare keshilla per te gjithe te interesuarit ne menyre qe te plotesojne me kujdes formularin ne menyre qe te shmangim cdo gabim qe mund t’i skualifikoje. Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Procedurat

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV-2019, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 2 maj 2018, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj.

Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar shqyrtimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.

Sot është shansi i fundit për ju, nëse nuk keni aplikuar akoma për Lotarinë Amerikane… Read More »

Fundosi Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, prokurori i ‘peshqve të mëdhenj’, del para Vetingut

I njohur si prokurori i ‘peshqve të mëdhenj’, Ramadan Troci do të dalë këtë javë para Vetingut për të mësuar nëse do të jetë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që po shqyrton dosjen e prokurorit Troci përbëhet nga Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo) dhe Suela Zhegu. Trupa gjykuese do ta njohë prokurorin me gjetjet e hetimit të trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Ramadan Troci njihet ndryshe edhe si prokurori që goditi ‘peshqit e mëdhenj’, të cilët më pas u shpëtuan nga gjykatat. Ramadan Troci ka firmosur arrestimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e bankës. Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani u prangos mbrëmjen e 5-shtatorit 2014, në zyrën e tij, në selinë qendrore të Bankës.

Sipas Prokurorisë, Fullani kishte abuzuar me detyrën e tij në 5 pika konkrete, duke lënë terren për abuzime që sollën deri në vjedhjen e shumës prej 713 milion dollarëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë. Në përfundim gjykata i rrëzoi këto akuza, ndërsa Fullani mori 56 rroga dëmshpërblim. Ndërkaq, në shkurt të 2015, Prokurori Ramadan Troci firmosi urdhër-arrestin edhe për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për shpërdorim detyre. Edhe Gjika u shpall i pafajshëm nga gjykata.

Hetimi i thelluar

Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë depozituar tre raporte për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale të prokurorit Troci. Raportet janë dorëzuar respektivisht nga Inspektoriati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Raportet janë shqyrtuar nga trupa gjykuese dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Trupa gjykuese dhe ONM kanë zhvilluar hetime të theluara për njërin ose për të tre kriteret. Rezultati i këtij verifikimi të thelluar është përcaktues për fatin e prokurorit.

Pasuria

Ligjshmëria e pasurisë mbetet kriteri kryesor për konfirmimin ose shkarkimin nga detyra të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët i nënshtrohen Vetingut. Prokurori Troci ka deklaruar një pasuri modeste pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Të ardhurat e prokurorit Troci, referuar deklaratave të pasurisë që ka siguruar Shqiptarja.com, përbëhen nga paga e tij, paga e bashkëshortes si dhe paga e vëllait pas vitit 2010. Nga viti 2003 dhe në vijim, Troci deklaron se ka kursyes nga paga e tij dhe e bashkëshortes 400 000 deri në 700 000 lekë në vit.

Në deklaratën fillestare, Troci deklaron vetëm një veturë me vlerë 300 000 lekë. Makinën e ka shitur në vitin 2007 në vlerën 400 000 lekë, ndërsa ka blerë në vitin 2008 një veturë tip Mercedes Benz, me vlerë 700 000 lekë. Sa i përket pasurive të paluajtshme, prokurori ka deklaruar blerjen e një apartamenti në Tiranë, në vitin 2011, me sipërfaqe 94.4 m2, me vlerë 5 494 080 lekë. Si burim, Troci deklaron kursime nga pagat dhe një kredi bankare, në vlerën 2 490 537 lekë, me afat shlyerje 15 vjet. Makina, apartamenti dhe paratë e kursyera mbulohen me të ardhurat.

Fundosi Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, prokurori i ‘peshqve të mëdhenj’, del para Vetingut Read More »