Aktualitet

Çfarë dite ju pret sot, do keni fat apo jo? Ja parashikimi i horoskopit

Si do jetë kjo ditë për ju, njihuni me horoskopin për të ditur çfarë ju pret.

Dashi
Do të ishte mirë të kërkonit fonde për të punuar për disa projekte të reja. Ka gjasa të merrni një lajm të mirë, i cili do t’ju lumturojë pafund. Përkushtojuni më shumë marrëdhënies suaj romantike duke bërë të pamundurën për ta çuar këtë lidhje përpara.

Demi
Mos i shpenzoni energjitë duke debatuar për gjëra të panevojshme. Disa kontrata të reja do t’ju duken fitimprurëse, por nuk do t’ju sjellin të ardhurat që ju dëshironi. Mos ndërmerrni vendim të nxituara, pasi mund t’ju shkaktohen probleme. Disa persona mund t’ju premtojnë më shumë se ç’mund të japin, ndaj përpiquni t’i shmangni ata.

Binjakët
Do të çliroheni nga tensioni që ju ka munduar për një kohë të gjatë. Është koha e duhur të ndryshoni stilin e jetesës dhe të zgjidhni prioritetet në jetën tuaj. Kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj.

Gaforrja
Joga dhe meditimi do të ndikojnë shumë mirë në shëndetin tuaj. Ka gjasa t’ju përmirësohet gjendja financiare për shkak të të ardhurave të papritura. Vizita në një vend fetar apo tek i afërmi juaj mund të jetë në planet tuaja. Sa i përket marrëdhënies romantike, do të kaloni momente të mrekullueshme.

Luani
Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë kujdes dhe të mbajnë kolesterolin nën kontroll. Të afërmit do të tregohen të gatshëm sot t’ju ndihmojnë në çdo moment. Ka gjasa të debatoni me partneren/partnerin tuaj për shkak të mendimeve të ndryshme lidhur me disa çështje.

Virgjëresha
Do të bënit mirë të ushtroheshit më shumë fizikisht. Ka gjasa që disa probleme financiare t’ju shkatërrojnë mundësinë për të menduar në mënyrë konstruktive. Partneri/partnerja juaj mund të jetë në pritje të një dhurate nga ju. Sa i përket çifteve të martuar, gjithçka duket për mrekulli sot.

Peshorja
Përpiquni të relaksoheni sa më shumë pas pune. Fëmijët mund t’ju zhgënjejnë, pasi nuk do të marrin rezultatet që ju prisnit. Ka gjasa që të takoheni me një person tepër interesant sot, çfarë do t’ju trazojë mendimet.

Akrepi
Duhet të kontrolloni ndjenjat. Sot duhet të përqendroheni në disa çështje, të cilat kanë lidhje me pasuritë e paluajtshme. Partneri/partnerja juaj do të kërkojë më shumë përkushtim ndaj lidhjes suaj. Mos bëni premtime, të cilat vështirë se mund t’i përmbushni.

Shigjetari
Për të pasur një jetë më të mirë, përpiquni të mendoni pozitivisht. Atmosfera festive në shtëpinë tuaj do t’ju lehtësojë tensionin. Mos iu nënshtroni kërkesave të panevojshme të partnerit/partneres suaj.

Bricjapi
Xhelozia mund t’ju trishtojë dhe rëndojë psikologjikisht. Motivojeni veten që të dilni nga kjo gjendje dhe të ecni përpara. Përmirësimi i të ardhurave do t’ju çojë drejt disa blerjeve të rëndësishme. Mos u sillni me përulje në marrëdhënien tuaj romantike.

Ujori
Sigurohuni që të merrni aprovimin e të gjithëve në shtëpi përpara se të bëni disa ndryshime në arredimin e saj. Mund ta përmirësoni marrëdhënien tuaj romantike duke i kushtuar më shumë kohë njëri-tjetrit. Tregohuni sa më origjinal në bisedat tuaja, përndryshe nuk do të krijoni besimin e duhur.

Peshqit
Fëmijët do t’ju ndriçojnë ditën. Njerëzit rreth jush do t’ju japin shumë shpresë, por gjithçka do varet nga përpjekjet tuaja. Partneri/partnerja juaj do t’ju kënaqë pa masë me fjalët e tij/saj dhe do t’ju tregojë rëndësinë tuaj në jetën e tij/saj.

Çfarë dite ju pret sot, do keni fat apo jo? Ja parashikimi i horoskopit Read More »

Me aeroporte / Saranda, Vlora dhe Kukësi

Qeveria do të ndërtojë dy aeroporte, në Vlorë dhe Sarandë. Këtë lajm e bëri të ditur sot ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2019.

Përpara deputetëve të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Gjiknuri, tha se nëse nuk do të gjendet investitor privat për të ndërtuar aeroportin e Vlorës, qeveria do ta ndërtojë me para nga buxheti i shtetit.

“Do të vijojmë projekte për infrastrukturën aeroportuale, jemi në negociata për aeroportin e Vlorës, por nëse ne nuk i përfundojmë me sukses këto negociata, do të tentojmë çdo lloj mënyre për ta ndërtuar këtë aeroport, përfshirë edhe financim nga buxheti i shtetit. Sepse e ardhmja e turizmit shqiptar nuk mund të mbahet peng nga një aeroport, ndryshe nuk do të kemi turizëm, pa bërë një aeroport në Vlorë”, deklaroi ministri.

“Të njëjtën gjë po shikojmë për Sarandën, ku do të ndërtohet një aeroport me partneritet publik-privat”. Nga studimet e fizibilitetit është vërejtur që ka nevojë, sepse vetëm nga porti i Sarandës, kanë hyrë në një vit rreth 600 mijë udhëtarë.

Në fund, ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës tha se është hapur gara për të ndërtuar edhe aeroportin e Kukësit.

“Gjithashtu ne kemi hapur garën edhe për aeroportin e Kukësit, i cili do të bëhet nga një investim tërësisht privat, me shpresën që ky aeroport të përdoret nga linjat low-cost, pra me kosto të ulët”./atsh

Me aeroporte / Saranda, Vlora dhe Kukësi Read More »

Një nga qytetet e përfolura, mësyjnë Forcat Speciale, kontrolle të befasishme në lokale

Ai është një nga qytetet më të përfolura dhe të përmendura edhe nga ish-ministri Xhafaj si fole gangsterësh.

Ndaj mbrëmjen e sotme forcat speciale të policisë kanë nisur një aksion për kapjen dhe goditjen e personave me precedentë të mëparshëm në Elbasan. Kontrolle të befasishme janë kryer në objekte të ndryshme të dyshuara dhe mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici.

Sipas burimeve, policia ka marrë informacione për mbledhjen e disa emrave me precendetë ndaj dhe ka nisur kontrollet.

Një nga qytetet e përfolura, mësyjnë Forcat Speciale, kontrolle të befasishme në lokale Read More »

Kacifas/ TV grek jep lajmin: 9 autobusë do nisen nga Greqia dhe do…

Me sa duket grekët kanë një qëndrim jashtë realitetit për ngjarjet e ndodhura në Bularat. Kjo pasi mediat greke raportojnë se 9 autobusët e parë nga Greqia në drejtim të Bularatit ku nesër do të zhvillohet ceremonia mortore e Konstantinos Kacifas, 35-vjeçari që u vra nga forcat e policisë pasi i sulmoi me automatik.

Ant 1 raportoi se nga qendra e Athinës, Stathmos Larisis ku janë zyrat turistike Greqi-Shqipëri nisen sot në orën 21:30 dhe 23:00 me orën lokale, 9 autobusë gjithsej, disa prej të cilëve do bëjnë ndalesa të ndryshme nëpër rrethe të Greqisë.

Gjatë natës janë planifikuar disa autobusë të tjerë me itinerare nga qytete të ndryshme të Greqisë me destinacion Bularatin. Ndërkohë, bëhet e ditur se disa autobusë por dhe mjaft automjete kanë arritur gjatë ditës së sotme në kufirin greko-shqiptar.

Kacifas/ TV grek jep lajmin: 9 autobusë do nisen nga Greqia dhe do… Read More »

Dje u dekretua nga Meta, Helidon Bendo ka një mesazh për punonjësit e SHISH

Me sa duket drejtuesit e institucioneve të reja e kanë marrë me optimizëm detyrën e tyre.

Një ditë pasi u dekretua zyrtarisht nga Presidenti Ilir Meta në detyrën e tij si drejtues i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo iu ka dërguar një mesazh zyrtar punonjësve të këtij institucioni.

Në një reagim për media, Bendo thotë se i është besuar një detyrë e rëndësishme dhe me përgjegjësi.

Kreu i SHISH, bën thirrje që punonjësit e këtij institucioni të bazohen në punën e tyre në 3 parime kryesore që janë ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti.

Reagimi i plotë:

Të nderuar punonjës të Shërbimit Informativ të Shtetit, Me dekretin nr.10937, datë 05.11.2018, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, më ka besuar drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Propozimi i Kryeministrit dhe vendimi i Presidentit të Republikës më ngarkojnë me përgjegjësinë e lartë për të udhëhequr Shërbimin Informativ të Shtetit, si një institucion kyç për garantimin e sigurisë kombëtare. SHISH-i ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar si organ informativ në çështjet e sigurisë kombëtare. Autoritetet më të larta shtetërore dhe organizatat e partnerët ndërkombëtarë e kanë çmuar rolin themelor parashikues, parandalues dhe goditës të SHISH-it. Të nderuar kolegë, Gjithçka e arritur dhe e ndërtuar nga SHISH-i është fryt i përpjekjeve tona të përbashkëta dhe i rolit të qindra punonjësve të ndershëm e profesionistëve të vërtetë të inteligjencës, me të cilët kemi bashkëpunuar e bashkëpunojmë ndër vite. Ndaj sot vlerësoj se është momenti, që bazuar te parimet bazë të punës sonë, si LIGJSHMERIA, OBJEKTIVITETI dhe SEKRETI, të angazhohemi për të çuar cilësisht përpara punën dhe produktin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Me këtë rast, më lejoni të përçoj te çdo punonjës i Shërbimit vlerësimin dhe mbështetjen e Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Duke mirëpritur kontributin tuaj, ju uroj punë të mbarë.

Një ditë pasi u dekretua zyrtarisht nga Presidenti Ilir Meta në detyrën e tij si drejtues i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo iu ka dërguar një mesazh zyrtar punonjësve të këtij institucioni.

Në një reagim për media, Bendo thotë se i është besuar një detyrë e rëndësishme dhe me përgjegjësi.

Kreu i SHISH, bën thirrje që punonjësit e këtij institucioni të bazohen në punën e tyre në 3 parime kryesore që janë ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti.

Reagimi i plotë:

Të nderuar punonjës të Shërbimit Informativ të Shtetit, Me dekretin nr.10937, datë 05.11.2018, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, më ka besuar drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Propozimi i Kryeministrit dhe vendimi i Presidentit të Republikës më ngarkojnë me përgjegjësinë e lartë për të udhëhequr Shërbimin Informativ të Shtetit, si një institucion kyç për garantimin e sigurisë kombëtare. SHISH-i ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar si organ informativ në çështjet e sigurisë kombëtare. Autoritetet më të larta shtetërore dhe organizatat e partnerët ndërkombëtarë e kanë çmuar rolin themelor parashikues, parandalues dhe goditës të SHISH-it. Të nderuar kolegë, Gjithçka e arritur dhe e ndërtuar nga SHISH-i është fryt i përpjekjeve tona të përbashkëta dhe i rolit të qindra punonjësve të ndershëm e profesionistëve të vërtetë të inteligjencës, me të cilët kemi bashkëpunuar e bashkëpunojmë ndër vite. Ndaj sot vlerësoj se është momenti, që bazuar te parimet bazë të punës sonë, si LIGJSHMERIA, OBJEKTIVITETI dhe SEKRETI, të angazhohemi për të çuar cilësisht përpara punën dhe produktin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Me këtë rast, më lejoni të përçoj te çdo punonjës i Shërbimit vlerësimin dhe mbështetjen e Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Duke mirëpritur kontributin tuaj, ju uroj punë të mbarë.

Dje u dekretua nga Meta, Helidon Bendo ka një mesazh për punonjësit e SHISH Read More »

Arrestuan dy ish-deputetët e PS-së/Merren në mbrojtje dy prokurorët dhe gjyqtari

Janë shtuar masat e sigurisë për dy prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën urdhër-arrestet për operacionin “Volvo 4”, ku mes të arrestuarve ishin dhe dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka, si dhe pjesëtarë të grupit Avdylaj në Shijak.

Dy prokurorët që firmosën urdhërarrestet janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ndërsa gjyqtari që i miratoi është Bib Ndreca.

Burime nga Krimet e Rënda thonë për Fax News: Është vlerësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë që të përfitojnë mbrojtje. Nuk ka kërcenim konkret, por vlerësim të një rreziku të mundshëm.
Kujtojmë se për aksionin Volvo 4, prokuroria kërkoi masën arrest me burg për 44 persona, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu u kërkua kontrolli i banesave për këta 44 persona, si dhe 22 dy persona të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Autoritetet thanë gjithashtu se janë arritur të provohen 13 episode të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në të gjithë territorin e vendit dhe në Itali. Policia mësohet se ka kryer kontrolle në 100 banesa, përfshirë në shtëpinë e Lulzim Berishës, pas dyshimeve se mund të fshihej drogë, por nuk ka pasur urdhër-arresti për të.

Në pranga përunduan, Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku; Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin “Kiçi”, nga Shijaku; Denis Llaftiu, nga Shijaku; Fatos Llaftiu, nga Shijaku; Hajri Seferi, nga Shijaku; Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina; Ilirjan Prifti, nga Fieri; Elton Shehaj, nga Tirana; Armand Spiro, nga Tirana; Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku; Altin Avdyli, me pseudonimin “Niçja”, nga Shijaku; Saimir Gjepali, nga Shijaku; Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin “Xhevi”, nga Lezha; Esat Mehmeti, me pseudonimin “Çakja”, nga Fieri; Saimir Sulejmani, nga Fieri; Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin”Nita”, nga Tirana; Elis Bahushi, nga Elbasani; Elis Guri, nga Shkodra dhe Artur Balla, nga Elbasani. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet M. Z., dhe P. S. Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën katër grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i tre punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale. Efektivët e arrestuar janë Ardit Gjyriqi, nga Tirana; Jasin Abduli, nga Saranda dhe Bledar Koçi, nga Lushnja. Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan 3 pistoleta; armë gjahu, çifte dhe fishekë; një shotgan;Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë; peshore elektronike; sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë; 13 mjete, njëri i blinduar; sasi e konsiderueshme parash dhe rreth 75 telefona celularë./faxnews

Arrestuan dy ish-deputetët e PS-së/Merren në mbrojtje dy prokurorët dhe gjyqtari Read More »

Bashkia Dropull vendos: Do paguajmë ceremoninë e Kaçifas

Një vendim i rëndësishëmm është marrë nga Bashkia Dropull në një mbledhje jashtë radhe ku do të paguajë të gjitha shpenzimet e varrimit për Konstandinos Kacifën. Deklarata eshte bere nga nënkryetari i Dopullit, Mihal Mano. Sipas tij, familja eshte e varfer dhe ne pamundesi per te paguar, nderkohe qe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritatëve në jug të Shqipërisë.

“Jam nënkryetari i Dropullit Mihal Mano. Në mbledhjen jashtë radhe të Bashkisë së Dropullit të gjithë këshilltarët e bashkisë, njëzëri, si minoritet grek, vendosëm të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit dhe të qëndrojmë në lartësinë e situatës. Mbajtëm një minutë heshtje për Konstandino Kacifas. Do të mbështesim edhe me mikrofonë dhe foni zhvillimin e ceremonisë. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë me një këngë vajtimi”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari i bashkisë.

Mengjesin e sotem, trupi i pajete i Kostandinos Kacifas mberriti ne Gjirokaster. Familjaret e te ndjerit u nisen dje drejt Tiranës, për të tërhequr nga morgu trupin e pajetë të 35-vjeçarit. Ndërkohë, prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi ka firmosur vendimin që familja e Kacifas të tërheqë trupin e 35-vjecarit të vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, 10 ditë më parë. Së bashku me kufomën e 35 vjecarit, avokati Efthimios Navridis theksoi se do të marre një kopje të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shqipëri për tua dorezuar atë familjareve.

Mediat greke raportojne se ceremonia do te behet diten e enjte, gjate paradites. Nderkohe qe i kushtojne renesi edhe nje mesazhi te leshuar nga Kryeposhkopi Anastas Janullatos. Ai reagoi dje kur prokuroria firmosi lejen per terheqjen e trupit të Kostandinos Kaçifas. Reagimi i Janullatos: THIRRJEU lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për tu varrosur sipas traditës fetare. Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë.

Bashkia Dropull vendos: Do paguajmë ceremoninë e Kaçifas Read More »

Aktori proteston i vetëm: Edi Rama të ardhsha për…! Pse më hoqe nga puna?!

Një protestë e pazakontë është bërë nga Aktori Alfred Zeneli, artisti i radhës i lënë në mëshirë të fatit nga “rilindja” e artit dhe kulturës. Protesta ka ardhur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ka publikuar edhe foton. Vetë aktori Zeneli, në profilin e tij tregon: “Sot protestova kundra kryeministrit hajvan që po na drejton!”.

Qeveria e punësimit hoqi nga puna një profesionist me arsim të lartë, aktor prej vitesh në Teatrin e Kukullave, me probleme të rënda sot në shëndet: qeveria e koncesioneve dhe e spitaleve falas, qeveria e traut të rrugëve.

Aktori proteston i vetëm: Edi Rama të ardhsha për…! Pse më hoqe nga puna?! Read More »