Aktualitet

“Bularati”, 52 shtetas grekë shpallen persona të padëshiruar në Shqipëri

TIRANË, 9 nëntor/ATSH-Maela Marini/ 52 shtetas grekë u shpallën sot persona të padëshiruar në vendin tonë, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Përmes një deklarate për shtyp, zv.Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vuri në dukje se Ministria e Brendshme ka marrë këtë vendim në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar, si dhe në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare.

Po ashtu, ky vendim sipas Lleshajt, merret në funksion të ruajtjes së pacënuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë.

Lleshaj nënvizon po ashtu angazhimin për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane, por e konsiderojmë të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi”, tha Lleshaj.

o ashtu zv.ministri i Brendshëm vuri në dukje se “këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj”.

“Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”, tha Lleshaj. /j.p/

ATA

“Bularati”, 52 shtetas grekë shpallen persona të padëshiruar në Shqipëri Read More »

“Mos na e merrni urtësinë për dobësi”, Gjeneral Lleshi kryen detyrën e parë ndaj grekëve

Zëvendës ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka bërë sot daljen e parë publike për mediat me një lajm bombë, ndoshta i pari që ka ardhur në këtë drejtim nga shteti shqiptar ndaj grekëve.

Lleshi njoftoi se janë shpallur të padëshiruar në vendin tonë 52 persona të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Ai tha që asnjë nuk duhet ta marrë butësinë e shqiptarëve për dobësi.

DEKLARATA E SANDËR LLESHIT
Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur:

Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj.

Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi.

“Mos na e merrni urtësinë për dobësi”, Gjeneral Lleshi kryen detyrën e parë ndaj grekëve Read More »

Mbi 3 miliardë lekë investime të huaja në bujqësi gjatë vitit 2019

Sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural në vendin tonë përfiton gjatë vitit 2019, buxhetin më të lartë financiar për investime të huaja që kapin vlerën e mbi 3 miliardë lekëve.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi u shpreh se, gjatë vitit 2019 janë 3 miliardë e 92 milionë lekë investime të huaja që do të financohen në sektorin e bujqësisë.

Sipas tij, këtu përfshihet kontributi i programit IPARD me një fond prej 94 milionë euro dhe kontributi i programit më të madh të mbështetur nga Banka Botërore në sektorin e ujitjes  me vlerë 23 milionë euro.

“Rritja e financimit të drejtëpërdrejtë për bujqësinë dhe politikat lehtësuese fiskale, synojnë ngritjen në një stad të ri zhvillimi të këtij sektori në vendin tonë”, tha Pelelshi.

Ky sektor jep rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe sipas statistikave punësimi në bujqësi zë 60-86% të totalit të të punësuarve, në qarqet ku dominon potenciali bujqësor./atsh

Mbi 3 miliardë lekë investime të huaja në bujqësi gjatë vitit 2019 Read More »

”Duam pagat tona”, protestë e punëtorëve të Baypasit në Fier

Një pjesë e punëtorëve të Baypasit të Fierit kanë dalë sot në protestë për shkak të mosdhënies së pagave. Janë më shumë se 600 punëtorë të 55 firmave nënkontraktore dhe furnitorë që punojnë për Bypass-in e Fierit ata që kërkojnë dhënien e pagave të prapambetura.

Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën korrik 2016 deri në janar 2017. Protestuesit kanë bllokuar rrugën Fier-Lushnje, në Mbrostar, me thirrjet ‘’duam pagat tona”.

Në datë 1 nëntor në takimin që kanë zhvilluar me ministrin Damian Gjiknuri punëtorëve iu është premtuar se në dakordesi me kryeministrin po përgatitet një VKM për të kryer pagesat.

“Ne kërkojmë qe ky premtim i ministrit të behet publik dhe të behet një marrëveshje ligjore ndërmjet shtetit dhe kompanive. Ne nuk lejojmë rifillimin e punimeve pa u shpërblyer duke krijuar barrikadë njerëzore. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri në janar 2017 ne jemi të papaguar”- shprehen punonjësit.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët që ankohen se nuk janë dëmshpërblyer.

Tenderimi fillestar për Bypass-in e Fierit ka qenë 39 milion euro, ndërkohë ri tenderimi në momentin që janë kryer mbi 60 % të punimeve është mbi 37 milion euro.

”Duam pagat tona”, protestë e punëtorëve të Baypasit në Fier Read More »

Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës

IRANE, 9 nëntor/ATSH/- Në përfundim të procesit të procedurave konkurruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore, që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi sot kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E. Mantovani”.

Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë bën të ditur se kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro.

Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore. /a.g/

Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës Read More »

Gazetari “felliq” Dulen: Qirje, ku ishe ti kur na sulmuan?

Gazetari Arsen Rusta, i cili ishte i pranishëm ditën e djeshme në ceremoninë mortore të Kostandin Kaçifës dhe raportoi prej aty gjithë situatën që pasoi, ka pasur nja dy fjalë për t’i thënë Vangjel Dules, i cili ishte ndër të paktët deputetë shqiptarë që shkuan për të “nderuar” grekun.

Rusta shprehet se e do Greqinë për vlerat e mëdha që ky shtet ka pasur në të shkuarën dhe ndoshta ka edhe në të tashmen, për kulturën dhe historinë, por nuk mund të rrijë indiferent ndaj reagimit të Dules e shqiptarëve të tjerë, në momentin kur shtetas grek hyjnë në territorin shqiptar dhe na ofendojnë “në shtëpinë” tonë.

Ai shkruan:

Kur pyetem qirje Dulen te na thonte dicka ne shqip per interes te publikut se cfare po ndodhte ne Bularat dhe perse kishte thirrje raciste e nacionaliste? Na u pergjigj: respektoni momentin.

Qirje, e respektuam dhe te respektuam. Nuk u la fjale pa thene dje ndaj gazetareve shqiptar te shara e deri ne kercenime. Ti ishe aty i kuptoje, rrije me ta. Vetem se prane nesh nuk erdhe asnje moment edhe pse paguhesh nga taksat tona taksat e mia.

Qirje, une e dua greqine ndoshta jo me shume se ti por e dua me shume per qytetarine, Aristotelin, mitologjine, kulturen, kurorat me dega ulliri, plazhet, buzuqet, folklorin, arvanitasit, besimin ortodoks, e shume e shume pasuri te ketij vendi te mrekullueshem. Flm gjithsesi z.Dule, z.Tavo, z.Koco Barka, z.Spiro Ksera qe ishit aty degjuat teksa shahej kushdo shqiptar perfshi edhe ju qe keni lindur ne kete atdhe dhe ishit te lumtur duke mos reaguar per ne jo e jo. Por as per veten tuaj!

Te jesh shqiptar apo grek nuk eshte e thene te dhunosh ate qe s’eshte e jotja, por fundja qytetar te botes se civilizuar dje ishim ne shqiptaret, perfshi dhe gazetaret e intimiduar. Ju? Ishit thjesht te pafuqishem te ndalnit ekstremizmin qe perdorni per vota. #qytetartebotes te pershendesin Qirje Dule.”

Gazetari “felliq” Dulen: Qirje, ku ishe ti kur na sulmuan? Read More »

Marin Mema: Të shpallen “Non grata” ek*tremistët grekë, Dule të marrë damkën e tradhëtisë

Gazetari Marin Mema ka reaguar ashpër për thirrjet raciste gjatë varrimit të minoritarit grek Kontandinos Kacifa, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA.

Mema kërkoi reagimin e shtetit shqiptar për të shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi, duke kërkuar të gjykohet Vangjel Dule dhe të marrë damkën e tradhëtisë.

Reagimi i plotë i Marin Memës:

Koret rraciste , thirrjet antikombëtare, klithjet për dhunë e vrasje të shqiptarëve duhet të dënohen nga të gjitha Organizatat Ndërkombëtare e përfaqësuesit e tyre në Tiranë… Nga krahu tjeter duhet të shkundin shtetit shqiptar për ta shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi duke cënuar haptazi kushtetutën !! Deri në këtë moment më shumë kanë bërë 14 deputetë greke me padinë e tyre ndaj tv ‘Star” dhe manipulimit që kjo media i bëri ngjarjes sesa vetë Tirana zyrtare.

Sot u lejuan të kalojnë në kufi njerëz të ”Agimit të Artë” kur ndalimi i tyre do të ishte një akt mëse normal në çdo vend europian e të civilizuar. Kjo do të shmangte që në nisje skenat e sotme që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me një marrdhënie normale mes fqinjësh, që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me Bashkimin Europian .

Karathano është ndaluar, por kështu duhet të ndodhte edhe me ”Karathanot” e tjerë që në mëngjes duke mos u dhënë asnjë mundësi për ato skena të turpshme . Ekstremisti Karathano duhet te gjykohet, e të vuajë në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar!! Të shkojë aty ku i takon e ku do ti takonte ne secilin vend të botës demokratike. E po kështu të gjykohet ekstremizmi i Vangjel Dules, e kushdo që pranon një koalicion të ri me të duhet të marrë damkën e tradhëtisë!

Rrepresioni, dhuna, ekstremizmi, hedhja e zjarrit në marrdhëniet mes dy vendeve duhet të marrë përgjigjen e merituar ! Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri, kështu ka qenë që në krye të herës, e kështu do të vazhdojë të jetë derisa toka të egzistojë !!

Marin Mema: Të shpallen “Non grata” ek*tremistët grekë, Dule të marrë damkën e tradhëtisë Read More »

Pandeli Majko degjeneron keq greket: Terroristë! S’jeni bijtë e askujt, ne jemi bijtë e Skënderbeut!

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka komentuar ngjarjen e ndodhur sot në Bularat të Gjirokastrës, ku protestuestit grekë shpërthyen me fjalë anti-shqiptare gjatë varrimit të ek.stremistit të vr.arë, Kostandinos Kaçifas.

Majko sqaron se shqiptarët respektuan vd.ekjen e një qenie humane, qoftë edhe terr.orist, por grekët përfituan nga akti mortor dhe përdhosën të vde.kurin dhe flamurin e tyre. Sipas ministrit, ekst.remistët grekë sot treguan fytyrën e tyre te.rroriste.

“O të ndëruar shqiptar të irrituar me të drejtë; Zakoni i Shqiptarit e respekton aktin e cermonisë mortore, vd.ekja nuk ka ngjyrë! Ne respektuam vd.ekjen e një qenie humane qofte ky edhe te.rrorist, ata perfituan nga akti mortor dhe perdhosen te vd.kurin dhe flamurin e tyre , asgje nuk na bën neve! U filmuan, skeduan dhe pas cermonisë së varrimit u arrestuan, tani që flasim janë në burg në Shqipëri dhe rrezikojne 2-3 vite burg!

Ata treguan fytyren e tyre te.rroriste, ne treguam respektin ndaj mortit dhe shpirtin human ndaj qenies njerëzore! Ne jemi NE, bijtë e Skenderbeut🇦🇱. Ata janë Ata, eks.tremistë e ter.rorist të lindur, bijtë e ASKUJT! Me respekt, Pandi”, shkruan Majko.

Pandeli Majko degjeneron keq greket: Terroristë! S’jeni bijtë e askujt, ne jemi bijtë e Skënderbeut! Read More »