Aktualitet

‘Aplikoni duke filluar nga 30 Nëntori’, Rama ka një ftesë për shqiptarët

Kryeministri Rama e ka nisur diten me nje ftese per gjithe shqiptaret e interesuar qe duan te perfitojne nga programet mbështetëse në bujqësi.

Me nje video informuese, postuar ne faqen e tij ne Facebook, Rama fton te interesuarit te aplikojne filluar nga 30 Nëntori me projektet tuaja për zhvillimin e fermës e të ekonomisë në fshat.

Mesazhi i Rames

MIRËMËNGJES 😃

Dhe me këtë ftesë për të përfituar nga programet mbështetëse në bujqësi dhe të aplikoni duke filluar nga 30 Nëntori me projektet tuaja për zhvillimin e fermës e të ekonomisë në fshat, ju uroj një ditë të mbarë 🌽🍅🌾

‘Aplikoni duke filluar nga 30 Nëntori’, Rama ka një ftesë për shqiptarët Read More »

Rrëfimi i shqiptares: U largua mes varfërisë nga vendlindja, por ia doli të punojë në Kryeministrinë britanike (video)

Nuk janë të paktë shqiptarët të cilët janë larguar të dëshpëruar nga vendi i tyre, por t’u integruar më pas në vendet e huaja duke u kthyer në një model suksesi.

I tillë është rasti i Sindi Selmanit, e cila ishte vetëm 7 vjeç kur iu desh të largohej nga Vlora, duke lënë lojërat e fëmijërisë.

“Ana e ekonomisë ka qenë shumë e dobët. Kështu prindërit e mi vendosën të emigronin në Londër së bashku me vëllanë tim Donaldin. Kemi emigruar në vitin 1991, unë isha 7 vjeçe dhe vëllai im i vogël ishte 3 vjeç. I kujtoj vitet e para në Londër me shumë tmerr, kisha një mall të paparë për atdheun tim. Më mungonte familja, më mungonte shoqëria, më mungonte ushqimi shqiptar, më mungonte ambienti”, rrëfen ajo.

Ndoshta nuk do ta kishte menduar kurrë se një ditë ajo do të punonte në kryeministri, në “10 Downing street”, ku do të përgatiste fjalimet e ministrave britanikë.

Selmani shërben sot si këshilltare ligjore në Home Office. Ajo po shërben si një ambasadore e vërtetë e Shqipërisë dhe thotë se një ditë dëshiron të kthehet në Vlorë, për t’i shërbyer vendit të saj të zemrës.

https://www.facebook.com/ThealbanianLondon/videos/10156389182103488/?t=0

Rrëfimi i shqiptares: U largua mes varfërisë nga vendlindja, por ia doli të punojë në Kryeministrinë britanike (video) Read More »

Hoxha: Agimi i Artë po kërkon emrat e oficerëve të RENEA-s

Gazetari Artan Hoxha, të enjten, deklaroi se Agimi i Artë dhe grupet ultranacionaliste greke po kërkojnë emrat e skuadrës së RENEA-s që ekzekutuan Kostandin Kacifas në Bularat.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’ se shteti shqiptar nuk duhet t’i zbulojë emrat e policëve që kryen detyrën, pasi mund të ndodhë ndonjë hakmarrje.

Hoxha: Po kërkojnë të identifikojnë emrat e skuadrës tonë të RENEA-s që kanë marrë pjesë në aksionin e eleminimit të Kostandin Kacifas. Do jetë një nga gabimet më të pafalshme të autoriteteve shqiptare dhe Prokurorisë nëse zbulohen emrat. Nëse ne do zbulojmë emrat e skuadrës që ishte në Bularat, ne do t’i ekspozojmë emrat e tyre përballë një hakmarrje.

Hoxha: Agimi i Artë po kërkon emrat e oficerëve të RENEA-s Read More »

“Provokatorë varresh që jetojnë si hiena e këndojnë si korba!”, Rama reagon ashpër ndaj grekëve

Pas ngjarjeve të sotme në Bularat, ku mbi 2 mijë grekë morën pjesë në varrim, por edhe thurën thirrje raciste ndaj shqiptarëve, ka reaguar më në fund edhe kryeministri Edi Rama.

Ai ka zgjedhur t’i përgjigjet njërit nga komentuesve të tij, duke i cilësuar si provokatorë varresh.

Rama u shpreh se “ata jetojnë si hiena e këndojnë si korba!”, duke thënë se nuk përfaqësojnë komunitetin në Bularat.

Fjalët e komentuesit ishin:

Nderhy zoti Rama Te lutem sepse u flliqem si shtet,vjen greku na provokon, tregoja vendin dhe tregoja vlerat tona si komb.
Rama i përgjigjet:

Vlera jone sot? Pikerisht ajo qe disave ketu u duket gabimisht si dobesi. Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende. Dhe zotrote
mos e perdor termin “greku”, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone “shqiptari”! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane “greku”, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise. E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet.

“Provokatorë varresh që jetojnë si hiena e këndojnë si korba!”, Rama reagon ashpër ndaj grekëve Read More »

Zoti Dule shqip, jemi në tokë shqiptare! – Gazetarët detyrojnë Vangjel Dulen të flasë shqip/(video)

Nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës aty ku shkoi në mbështetje të ekstremistëve grekë të arrestuar në Bularat, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka vijuar të flasë në greqisht.

Kanë qenë gazetarët shqiptarë të cilët kanë insistuar që Dule të flasë në gjuhën shqipe. Dule është detyruar të ndryshojë gjuhë duke folur në shqip. Dule ka shpjeguar se nga policia e Shtetit është informuar se janë arrestuar 12 persona të cilët janë duke u verifikuar dhe për 10 orë do të lirohen.

Gazetarët: Zoti Dule, ju lutem në gjuhën shqipe. Zoti Dule shqip!

Vangjel Dule: “Nga autoritetet policore u njoftuam se bëhet fjalë për 12 shoqërime që janë në proces verifikimi dhe afati maksimal është deri në 10 orë. Shpresojmë që së shpejti të përshpejtohet i gjithë procesi dhe të jenë të gjithë, në normalitetin e tokës së tyre.

Një nga gazetarët e pranishëm: Zoti Dule, keni koment për thirrjet anti-shqiptare që u lëshuan këtu? Jemi në tokë shqiptare?/shqiptarja

Zoti Dule shqip, jemi në tokë shqiptare! – Gazetarët detyrojnë Vangjel Dulen të flasë shqip/(video) Read More »

Vjen reagimi i Ramës për thirrjet e ekstremistëve grekë:Janë qenie të mjera, çdo popull ka derrat e vetë

Pas funeralit të Kostandino Kaçifas që u shoqërua me thirrje antishqiptare nga ekstremistët grekë që kishin shkuar në Bularat, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Në një replikë me qytetarët në rrjetin e tij social Facebook, Rama i konsideron qenie të mjera ekstremistët grekë, të cilët nuk mund të përfaqësojnë një shtet si Greqia.

“Mëso të shkruash shqip njëherë zotrote, se patriotizmi nuk është të urresh tjetrin e gjuhën e tij, po të duash vendin e gjuhën tënde dhe mos e përdor termin “greku”, se është po kaq e neveritshme sa kur të pagdhendurit si puna jote në anën tjetër, thonë “shqiptari”! Minoriteti grek, njerëzit e mirë të minoritetit e të Bularatit, nuk janë “greku”, po janë qytetarë të respektuar e të pazevendësueshëm të Shqipërisë.

E ti që as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqipëria as nuk merret, as nuk cënonet e as nuk trishtohet nga ca të pagdhendur, që jetojnë si hiena e këndojnë si korba! Janë qenie të mjera që përdhosin të vdekurin që medemek respektojnë dhe ulin dinjitetin e flamurit të kombit të tyre – një komb që i ka dhënë shumë njerëzimit; një popull që s’ka qenë e s’mund të jetë kurrë armiku ynë; një vend ku shqiptarët kanë gjetur strehë, njësoj siç kanë gjetur grekët strehë tek ne dhe që edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin të ketë derrat e gomerët e vet”, i është përgjigjur Kryeministri një qytetari në rrjetet sociale.

Vjen reagimi i Ramës për thirrjet e ekstremistëve grekë:Janë qenie të mjera, çdo popull ka derrat e vetë Read More »

Presioni çon konkurrentin në vetëflijim? Renato Mekolli zbulon të vërtetën

Sot ka qarkulluar një lajm i pazakontë rreth spektaklit që drejton shefi i kuzhinës, Renato Mekolli.

Thuhej se një prej konkurrentëve pjesëmarrës në “Hell’s Kitchen” ishte gati të priste damarët për shkak të presionit që ka përjetuar. Renato ka vendosur t’i japë fund këtyre spekulimeve duke zbuluar të vërtetën nëse spektakli do vazhdojë të transmetohet. “Në fakt, e vërteta nuk është kështu.

Me lajmin që ka qarkulluar sot është ekzagjëruar shumë. Në lidhje me programin, asgjë nuk do të ndryshojë. ‘Hell’s Kitchen’ do të vazhdojë me transmetimin e tij ashtu siç ka nisur dhe siç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë këtyre javëve”, tha ai pasi u kontakua nga ‘Revista Class’.

Presioni çon konkurrentin në vetëflijim? Renato Mekolli zbulon të vërtetën Read More »

Peshkatari nga Suhareka kap një peshk 10 kilogramësh

Peshkimi është njëra nga veprimtaritë që njerëzit e bëjnë me shumë dëshirë.
Në Kosovë ka shumë njerëz që merren me peshkim dhe gjithashtu ekzistojnë edhe klube apo grupe të peshkimit. Shpesh kemi parë edhe gara të shumta që zhvillohen nëpër qytete të ndryshme te ne.

Mirëpo, duket se një peshkatar nga Suhareka, ia ka kaluar të gjithëve me peshkun që ai e ka kapur.

I riu suharekas Albert Mamaj ka kapur një peshk të llojit krap, i cili sipas tij peshonte 10 kilogramë. Peshku është kapur në ujërat e Drinit të Bardhë, mirëpo pas fotografisë peshku është lëshuar përsëri në ujë./njekomb

Peshkatari nga Suhareka kap një peshk 10 kilogramësh Read More »