Aktualitet

Shqpitare doni te largoheni nga vendi? Ja nje mundesi e arte per te marre pasaporten zvicerane

Janë të shumtë shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe disponojnë pasaportën zvicerane, por ka dhe shumë të tjerë që presin ta bëjnë një gjë të tillë.
Lidhur me këtë ‘ëndërr’ shteti zviceran ka zbuluar procedurat se si mund të përfitosh nënshtetësinë helvete.

Bëhet me dije se shtetësia zvicerane mund të fitohet me prejardhje, adoptim ose natyralizim. Parakushtet për fitimin e shtetësisë mund të gjenden nën të Drejtat dhe Detyrat e Natyralizimit.

Ju mund të merrni nënshtetësinë zvicerane përmes natyralizimit të zakonshëm ose natyralizimit më të lehtë.

Nëse jeni të interesuar për natyralizimin, duke klikuar në këtë link mund të merrni informacion më të detajuar.

Shqpitare doni te largoheni nga vendi? Ja nje mundesi e arte per te marre pasaporten zvicerane Read More »

Pranë natyrës/ Edhe pse jemi në nëntor, plazhet vijojnë të jenë të populluar

Një pranverë e vertetë në prag të dimrit. Edhe kjo e dielë nëntori ka ofruar temperatura të larta në bregdet, duke u kthyer në një ftesë të hapur për të shfrytëzuar orët plot diell e jod buzë Detit Adriatik.

Një panoramë plot gjallëri që lë pas çdo krahasim me nëntorët e lagësht të viteve të shkuara.

Të gjitha grupmoshat i gjen në plazh. Më të kënaqur janë prindërit, pasi moti u ka dhënë mundësi fëmijëve për argëtim të shëndetshëm, larg qëndrimit para ekranëve të celularëve dhe internetit dhe pranë natyrës.

Tregtarët ambulantë që vijojnë të lëvizin përgjatë plazhit janë të vetmit e pakënaqur, nga shitjet e munguara. Por, ankesat e tyre nuk e prishin aspak panoramën e një dite të bukur buzë detit në këtë vjeshtë të vonë./Top Channel

Pranë natyrës/ Edhe pse jemi në nëntor, plazhet vijojnë të jenë të populluar Read More »

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 12 Nëntor

Ky është horoskopi për ditën e hënë:

Dashi-Dedikojani këtë ditë zgjidhjes së disa problemeve të paparashikuara, të cilat ju kanë bllokuar. Parashikohen mundësi shumë të mira profesionale. Pas pune, merrni më shumë kohë për të menduar për veten dhe për tu relaksuar më shumë në shoqërinë e partnerit/es.

Demi-Po merrni një rol të rëndësishëm i cili do ju lejojë që të jeni autoritarë dhe të vendosur në vendin e punës. Megjithatë shmangni çdo lloj sjellje tendencioze ndaj kolegëve tuaj, pasi do të keni nevojë për ta për të çuar deri në fund një projekt të ri.

Binjakët-Do të jeni shumë dembel dhe kjo gjë do të reflektohet edhe në punë. Nëse ka disa dyshime apo pyetje të cilave nuk arrini ti jepni përgjigje në raportin në çift, horoskopi i kësaj dite, sugjeron që të diskutoni drejtpërdrejtë me partnerin/en.

Gaforrja-Parashikohet një ditë e cila do të eleminojë gjithë nervozizmin, duke e bërë më të qetë javën në vijim. Megjithatë ka disa keqkuptime në familje, të cilat duhen zgjidhur sa më parë.

Luani-Ky është një moment shumë i mirë për të ndërmarrë strategji të reja pune, të cilat do ju lejojnë që të përshpejtoni ritmet e punës lidhur me një projekt të ri. Kjo do të jetë një periudhë intensive edhe nga pikëpamja sentimentale, ku parashikohet të ketë sqarime.

Virgjëresha-Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të lënë mënjanë të gjitha çështjet burokratike profesionale, të cilat gjatë ditëve të fundit ju kanë acaruar pa masë. Mbrëmja parashikohet të jetë e mbushur me emocione të forta dhe tundime.

Peshorja-Parashikohet një ditë e mbushur me sukses, e cila do të kërkojë që të bëni disa sakrifica për të marrë atë që dëshironi. Këshillohet që mbrëmjen ta lini të lirë, në mënyrë që ta kaloni në qetësi me partnerin/en, ku romanticiteti nuk do të mungojë.

Akrepi-Shmangni absolutisht përfshirjen në debate të cilat ju bëjnë agresiv. Duhet të bëni një rishikim më të mirë të gjithë raporteve tuaj ndërpersonale dhe sentimentale, si dhe mbyllni një raport i cili ju shkakton siklet.

Shigjetari-Parashikohen mundësi shumë të mira për rezervat tuaja financiare dhe kjo gjë do ju lejojë që të nisni planifikimet për strategji dhe projekte të reja për muajt e ardhshëm, shkruan noa.al. Në dashuri do të merrni përgjigje të rëndësishme.

Bricjapi-Mund të hasni në disa vështirësi në realizimin e disa prej projekteve tuaja të fundit, ndoshta për shkak të mungesës së mbështetjes së duhur. Për këtë arsye horoskopi i kësaj të hëne, ju fton që të jeni më miqësor me aleatët që ju rrethojnë.

Ujori-Marrja përsipër e përgjegjësive të reja, do ju lejojë që të mbyllni përfundimisht disa situata që vetëm zvarriten por që ju kanë vënë nën presion. Në dashuri do të jeni më të kuptueshëm dhe të gatshëm, ku do të jeni të vendosur që të forconi raportet e lindura prej pak kohësh.

Peshqit-Mos i vendosni limite krijimtarisë suaj, pasi gjatë kësaj të hëne do të keni mundësi që të shtini në dorë shumë nga projektet tuaja. Në dashuri do të jeni më të pavarur.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 12 Nëntor Read More »

Heqja e Shqiponjës nga sheshi, Rama: Më në fund

Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për heqjen simbolit të Shqiponjës tek Dogana në kryeqytet, aty ku kanë nisur punimet për mbikalimin si pjesë e projektit të Unazës së Re.

Kryeministri shprehet se kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal si në rastin e ‘Shqiponjës’.

Statusi i plotë i Ramës:

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.

Heqja e Shqiponjës nga sheshi, Rama: Më në fund Read More »

Shqiperia e shpalli “non-grata”, e shkuara e errët ekstr.emiste e eurodeputetes qipriote

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocarus, u shpall “non-grata” nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, për shkak të thirrjeve ra.ciste anti-shqiptare, gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas.

Megjithatë kjo duket se nuk i bëri aspak përshtypje deputetes, duke e quajtur nder, masën e marrë nga shteti ynë.

Kjo nuk është hera e parë që Theocarus ka probleme me drejtësinë.

Ajo është arrestuar në mars të 2011-ës nga ushtria turke, teksa po zhvillonte një vizitë në Qipro, në disa ndërtesa fetare. Së bashku me 65-vjeçaren u prangosën edhe tre kolege të saj.

Ndërsa në 2017-ën, Azerbajxhani lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Theocarus, për shkak të pjesëmarrjes në referendum, si vëzhguese.

Eurodeputetja ia hodhi paq kësaj here, pas urdhër-arresti nuk u pranua nga Interpoli. Në të dyja rastet, shkak për masat e arrestit janë bërë shfaqjet e saj ekstremiste.

Ndërkohë në lidhje me rastin e Kaçifas, ajo u shpreh se do ta çojë çështjen deri në Parlamentin Europian, ndërsa Shqipërinë e quajti vend diktatorial nën regjimin e Edi Ramës.

Eleni Theocarus ka lindur në vitin 1953 dhe është me profesion kirurge. Në 2016-ën ajo doli kandidate e pavarur duke bashkëpunuar hapur me grupet nacionaliste greko-qipriote.

Shqiperia e shpalli “non-grata”, e shkuara e errët ekstr.emiste e eurodeputetes qipriote Read More »

Vlorë /Shtëpi e re dhe punësim për familjen e Niko Ahmetit

Në shtëpinë e Niko Ahmetit,  rikthehet jo vetëm energjia elektrike, por ndizet drita për një jetë të re dhe një shpresë për familjen Ahmeti nën kujdesin e kryeministri Rama.

Pas vizitës së Kryeministrit në fillim të shtatorit në familjen Ahmeti në fshatin Vajzë të Vlorës ku tetë anëtarët e saj jetonin në kushte të vështira, pa shtëpi, pa energji elektrike dhe fëmijët të paarsimuar, sot familja ka nisur një jetë krejt tjetër.

Kryeministri Rama shprehet :

“MIRËMËNGJES dhe me dritën e ndezur të së ardhmes për familjen e Niko Ahmetit, ju uroj një të dielë të qetë.”

Në shtëpinë e Niko Ahmetit fshatin Vajzë, Vlorë, kryeministri rikthehet me 10 nëntor ku gjithçka ishte transformuar.

Një kontrast i vërtetë, nga një gjendje e mjeruar dhe pa shpresë me një shtëpi të re dhe një të ardhme për familjen Ahmeti dhe fëmijët e shtëpisë.

Kryeministri shprehte se bukur ka dalë shtëpia, ndërsa takon pjesëtarët e familjes. I zoti i shtëpisë Niko Ahmeti, shprehet se fjala jote bëri shumë efekt dhe shtëpia ka dalë bukur ku s’ka ku të vejë më. “Kanë dëshirë shumë njerëz ta shohin”, shtoi ai.

“Një jetë e kalova shumë të vështirë. Këto që kam nuk i kisha. Por nuk është vetëm kaç, djemt e shtëpisë kanë vazhduar kurset”, shprehet ai.

Njeri nga djemtë i thotë kryeministrit se kishte vazhduar kursin për elektricistit.

Ndërsa, kryeministri pyet djalin tjetër të familjes, i cili thotë se ka vazhduar kursin për hidraulik. Kurse djali i tretë tha se ka filluar kursin si berberit dhe kursi po ecën mirë.

Një shtëpi tërësisht e mobiluar me akomodim të plotë dhe me standarde të mira për të jetuar. Po ashtu shtëpisë i kthehet energjia elektrike, që kryeministri e konsideron si ndezja e dritës së të ardhmes.

Vlorë /Shtëpi e re dhe punësim për familjen e Niko Ahmetit Read More »

“Bularati”, Rama: Shkaktarët e trazirave nuk do të hyjnë më në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama zgjodhi rubrikën “Përgjigja ime”, për t’iu përgjigjur komenteve të disa prej qytetarëve, të cilët kanë shprehur rezerva rreth qëndrimit të qeverisë shqiptare, përsa i përket rastit të Bularatit.

Sipas Kryeministrit ngjarja e ndodhur së fundmi në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ishte një rast i izoluar dhe turpi i një grupi njerëzish, të cilët nuk do të hyjnë më në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Mendojeni vetëm për një sekondë, sikur shteti ynë të ishte përplasur me polici me ata jabanxhinj, që erdhën lanë namin e tyre të zi edhe në Shqipëri, edhe ikën pasi keqtrajtuan të ashtuquajturin heroin e tyre. Shumë prej tyre nuk do të hyjnë dot më në Shqipëri, të tjerët do të mendohen mirë nëse do të vijnë përsëri dhe kush thotë se për atë përçudnim të ceremonisë mortore fajin e paska varreza e ushtarëve të rënë gjatë luftës Italo-Greke, duhet të vizitohet, nuk është mirë. E paska fajin respekti për të vdekurit, se kanë ikur prej fiqiri të gjallët? Broçkulla. Shqipëria e mirë e tregoi edhe një herë veten në ditën e turpërimit të flamurit fqinj nga një grup njerëzish që nuk përfaqëson askënd. Por kush e merr për dobësi vendin tonë, e mori dje mesazhin se në këtë vend nuk hyjnë dot prapë ata që kur vijnë, kujtojnë se gjejnë këtu sheshin dhe përsheshin e konfliktit mes Shqipërisë dhe Greqisë që e kanë përshkuar rrugën e historisë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, – u shpreh Rama.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë Rama nuk kurseu edhe sugjerimet rreth të qenit një patriot shembullor.

“Sot kam një përgjigje të veçantë jo për një ndër ju, por për disa ndër ju, të cilët ja qajnë hallin kombit të cenuar nga të fandaksurit me flamurin e Greqisë në krah dhe me klithma antishqiptare në fyt i ndërsehen shtetit tonë prej letre veç për show, siç thonë, vajtojnë të turpëruar vrasjen e krenarisë kombëtare, mallkojnë politikanët që të kenë fatin e të vdekurit, shkruan Benito. Ah, sikur këtë që bëhen shqiptarë zemërzjarr kur shohin flamurin grek mbi një arkmort në TV, ta kishin flamurin shqiptar në mendje kur plehrat në shtëpi, ja hedhin ku të munden, mbi fytyrë atdheut në rrugë, park, oborr lagjeje, plazh me gurë a me rërë, çfarë vendi i pastër për zilinë e çdo greku do të ishte Shqipëria. Ah, sikur kush bëhet shqiptar me mendjen pushkë dhe gjuhën barut, kur kafeneja hap luftën me fqinjët e Shqipërisë në ‘Facebook’, të mos kishte vjedhur aq shumë drita, shpërdoruar aq shumë ujë dhe bërë aq shumë paudhësi ndaj këtij vendi, saqë asnjë pushtues nuk ja ka bërë dot. Çfarë vendi i kamur dhe i lulëzuar, për inat të serbit dhe të grekut do të ishte sot Shqipëria! Ah, sikur ky soj si vëllezërit dhe motrat tona që donin që shteti shqiptar t’i zinte rrugën me tanke varrimit në një fshat minoritar, ta donin shtetin me të një qindtin e pasionit atdhetar, kur duhet të kontribuojnë me taksat, detyrimet dhe me respektin e tyre për rregullat e shtetit”, – theksoi Kryeministri. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/320134752140234/?t=0

“Bularati”, Rama: Shkaktarët e trazirave nuk do të hyjnë më në Shqipëri Read More »