Aktualitet

Harrojeni diellin! Ulen drastikisht temperaturat, ja sa priten të shkojnë!

Pas një moti të ngrohtë, mbërrijnë së fundi edhe ditët e ftohta. Ditët në vijim do të mbeten të kthjellëta, por me temperatura që shënojnë ulje deri në -6 gradë në zonat malore. E diela do të rikthejë reshjet e shiut, si dhe dëborën në zonat malore.

Parashikimi i Meteoalb

Ditet vijuese mbeten në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin. Edhe fundjava parashikohet e kthjellët POR e ftohtë. Dita e diel sjell reshje të dobëta shiu si edhe dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke bërë që minimumi të ulet deri në -6 gradë °C në zonat malore dhe maksimalja të arrijë deri në 18 °C. Në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Ditët më të ftohta të javës: E premtja dhe E shtuna.

Harrojeni diellin! Ulen drastikisht temperaturat, ja sa priten të shkojnë! Read More »

Lajme te mira nga horoskopi! Ja cfare thote

Yjet janë vendosur në pozicionin e hënës dhe çdo gjë që ju ëndërroni do ju realizohet.

Horoskopi për ditën e martë, 13 nëntor:

Dashi-Mundohuni të ulni “shpatat”, pasi disa përgjigje të papritura do ju lejojnë që të zgjidhni çdo keqkuptim. Kjo e martë do të rikthejë një dëshirë të fortë, dhe do të rrëmbeheni nga impulse të papritura.

Demi-Duhet të merrni disa vendime tejet të komplikuara dhe të dhimbshme, të cilat do të jenë mjaft të arrira për një projekt të ri. Gjatë kësaj jave shpenzimet janë mjaft të favorshme, por duhet të jeni të kujdesshëm lidhur me marrëveshjet që synoni.

Binjakët-Në dashuri nuk duhet të jeni shumë cinik, pasi ky është një moment interesant për gjithë ata që kanë dëshirë që të zbulojnë disa emocione të lëna mënjanë prej kohësh. Në vendin e punës do të ndiheni me fat dhe të pavarur, ku rezultatet e mira janë fare pranë.

Gaforrja-Do të jeni të kënaqur me disa konfirmime që do të merrni, aq sa do të nisni të planifikoni projekte të reja. Do të rigjeni qetësinë si në sferën private edhe profesionale. Arratisje të vogla romantike, janë mjaft të favorshme.

Luani-Do të merrni komandën lidhur me një projekt të ri, i cili do të rezultojë shumë më i komplikuar nga sa mendoni. Duhet të jeni të kujdesshëm me mënyrën me të cilën shpreheni, pasi një keqkuptim i vogël, do ju kushtojë shumë.

Virgjëresha-Parashikohet një ditë paqësore, e cila do ju lejojë që të planifikoni me detaje, të gjithë projektet tuaja. Në vendin e punës duhet të jeni shuam të kujdesshëm, sidomos nëse ka projekte të cilat nuk ju bindin plotësisht.

Peshorja-Do të jeni të pavendosur dhe gjithçka për shkak se jeni vendosur përballa një dileme, e cila nga njëra anë mundëson realizimin e një ëndrre dhe nga ana tjetër një sakrificë të madhe. Mos u tregoni të nxituar dhe kërkoni këshillën e personave që ju njohin dhe ju duan.

Akrepi-Parashikohet një ditë e tensionuar, sidomos nga pikëpamja sentimentale, por nuk duhet të dekurajoheni. Të gjitha nyjat do të zgjidhen njëra pas tjetrës. Nëse do të shfaqeni të komunikueshëm dhe diplomatë, do të arrini të zgjidhni me sukses çdo pakënaqësi. Në vendin e punës parashikohen zhvillime të reja të rëndësishme.

Shigjetari-Mund të merrni një propozim të papritur i cili do ju bëjë tejet euforik. Nëse keni pasur tensione në familje, ky është momenti më i mirë për të kërkuar një ballafaqim. Pozitiviteti, karizma dhe fati do të jenë aleatët tuaj në çështjet profesionale.

Bricjapi-Parashikohen mundësi të mira për të parë përreth dhe për të kërkuar mundësi të reja, për të nxjerrë në pah kapacitetin tuaj. Një rol i ri do ju bëjë më autoritar.

Ujori-Më në fund do të arrini që të mbyllni një negociatë e cila ecën përpara prej shumë kohësh dhe që ju ka shqetësuar pa masë. Mos harroni të merrni më shumë kohë për të pushuar. Do të jeni më shumë të hapur dhe të gatshëm në dashuri, ku do të ndiheni më të qetë.

Peshqit-Merrni një periudhë pushim për të reflektuar lidhur me aktivitetet që po çoni përpara. Nëse hasni në disa të papritura mos u dekurajoni, pasi intuita juaj do të jetë e domosdoshme për të zgjidhur çdo problem. Horoskopi i kësaj të marte, ju fton që të mos jeni shumë kokëfortë në raportet familjare.

Lajme te mira nga horoskopi! Ja cfare thote Read More »

HARROJENI AZILIN!! Nga 1 Janari ju mund te punoni ne Gjermani vetem me …

Nga 1 janari 2019-të qytetarët do të punojnë në Gjermani pa pasaportë të BE-së, por vetëm më…

Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës nga 1 janari 2019 do të munden të punojnë legalisht në Gjermani vetëm me dokumente të shteteve të tyre, respektivisht pa pasur pasaportë të BE-së

“Miratimi paraprak nga Zyra e Punësimit nuk është më i nevojshëm”, sqaron për “Deutsche Welle-n”, Sascha Andreas Kienzle nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. “Tani mjafton që kandidati të paraqesë në Ambasadën e Gjermanisë të gjitha dokumentet e nevojshme, duke përfshirë edhe vërtetimin nga punëdhënësi”, përcjell albinfo.ch.

Pasi të jenë dorëzuar dokumentet në konsullatë, kontrollohen nga autoritetet përkatëse në Gjermani. “Nëse plotësohen të gjitha kushtet, atëherë jepet viza”, thotë Kienzle më tej.

HARROJENI AZILIN!! Nga 1 Janari ju mund te punoni ne Gjermani vetem me … Read More »

Grekët kërkojnë debat në Parlamentin Europian për Kaçifas, por ngelin me “gisht në gojë” nga përgjigja

Çështja Kaçifas ka mbërritur deri në Parlamentin Europian.

Me propozimin e pjesëtarit të Parlamentit Europian, Notis Marias të mbështetur edhe nga kryeministrit Edi Rama, u kërkua që kjo çështje të përfshihej në axhendë të ditës.

Por ky propozim ka rezultuar i dështuar, pasi 278 deputetë kanë votuar kundër dhe vetëm 48 pro.

Pala greke arsyetonte se ky rast kishte të bënte me rastin e shkeljes së të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, por parlamentarët europianë e kanë parë të pavend të zhvillohet një debat i tillë, duke mos lënë aspak vend për debat.

Grekët kërkojnë debat në Parlamentin Europian për Kaçifas, por ngelin me “gisht në gojë” nga përgjigja Read More »

U mesuat me te nxehtin? Ja kur nis dimri i vërtetë! Meterologu na jep datën e saktë kur do bjerë bora e parë

Edhe gjatë javës së ardhshme, moti në vendin tonë do të vijojë të jetë i ngrohtë dhe i kthjellët. Meteorologët bëjnë me dije se dhe përgjatë javës së ardhshme, temperaturat maksimale pritet të shkojnë në 25 gradë celsius.

Sipas parashikimit të meteorologëve, pothuaj i gjithë muaji do të karakterizohet nga mot me kthjellime. Parashikohet që muaji nëntor të mbyllet i thatë e pas tij, menjëherë të nisin shirat dhe bora.

Kështu, sipas Meteoalb, edhe dita e parë e javës do të karakterizohet nga mot me kthjellime. Masat ajrore të qëndrueshme atmosferike do të sjellin mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin. Vranësira më të shpeshta do të ketë në pjesën e dytë të ditës, në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore, ndërsa mbrëmja parashikohet të jetë me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e para të ditës deri në mesditë duke bërë që vlerat ekstremale të variojnë nga 5 në 25 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare me një shpëjtësi 30 km në orë në drejtimin kryesisht veriperëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerojë dallgëzimi 2 ballë.

U mesuat me te nxehtin? Ja kur nis dimri i vërtetë! Meterologu na jep datën e saktë kur do bjerë bora e parë Read More »

Kacifas/ Deputeti grek acaron situatën: Kujdes me deklaratat!

Kryetari i partisë kryesore opozitare në Greqi “Demokracia e Re”, Kyriacos Mitsotakis e ka quajtur një vrasje, vdekjen e Constantinos Katsifas duke nënvizuar se veprimet dhe deklaratat që i vendosin në rrezik marrëdhëniet mes dy vendeve duhen shmangur në të ardhmen.

Duke folur në një intervistë për mediat serbe, Mitsotakis komentoi kështu zhvillimet mes Greqisë dhe Shqipërisë. “Të shtenat dhe vrasja e një anëtari të pakicës greke në Shqipëri lë shumë boshllëqe dhe rrethana të paqarta të cilat autoritetet shqiptare duhet t’i shpjegojnë.

Disa deklarata nga ana e tyre nuk janë të dobishme dhe ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ruhen dhe të mos përkeqësohen nga deklarata dhe veprime të tilla, “tha Mitsotakis në intervistën e tij per gazeten serbe Politica./Balkanweb

Kacifas/ Deputeti grek acaron situatën: Kujdes me deklaratat! Read More »

“Shqiponja”, reagon sërish Rama: Kadriu, biri dhe shpirti katran…

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin që ka shpërthyer në rrjeett sociale në lidhje me heqjen e “Shqiponjës” në Tiranë, nga sheshi me të njëjtin emër.

Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se ai ka folur për “shfytyrimin vulgar” të asaj shqiponje,

“Kadriu ati,biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit,ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje,të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman,që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia”, shkruan ai.

Statusi i Ramës pas heqjes së “Shqiponjës” se “Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje”, nxiti reagime të shumta në rrjet por edhe nga opozita.

“Shqiponja”, reagon sërish Rama: Kadriu, biri dhe shpirti katran… Read More »

Dy tërmete të fuqishëm godasin Shqiperine!

Dy tërmete të fuqishëm kanë rënë gjatë natës dhe mëngjesit në detin Jon.

Siç bëhet e ditur nga Shërbimi Europian i Gjeodezisë, tërmetet kanë qenë të shkallës së lartë.

I pari ka qenë 4.7 ballësh i shkallës Rihter, ndërsa i dyti 4.5.

Të dy tërmetet kanë rënë thuajse në të njëjtën zonë, pranë ishullit Zakynthos.

Deri më tani nuk njoftohet për dëme, por paniku mes banorëve ka qenë i lartë.

Dy tërmete të fuqishëm godasin Shqiperine! Read More »