Aktualitet

Protestuesit e Astirit: Jemi shqiptarë, nuk jemi shpellarë

Edhe këtë mbrëmje kanë dalë në protestë banorët e Astirit në Tiranë për herë të dytë brenda ditës pasi afati që u është vënë, 2 javë, është drejt përfundimit.

Banorët janë mbledhur aty ku e filluan protestën, duke bllokuar rrugën “Teodor Keko” dhe situata ka agravauar edhe me djegie gomash në mes të rrugës.

Ajo që irrituar dyfish banorët është deklarata e kryebashkiakut Veliaj me një gjuhë gati-gati raciste, i cili sot i quajti “shpellarë” dhe “njerëz që nuk kanë rrënjë në Tiranë”.

Kjo është ajo që lënë banorët të kuptohet nga deklarata e tyre, të cilët shprehen se kanë vite që paguajnë taksa në këtë qytet dhe s’mund të dëbohen si një hiç.

Një qytetare është shprehur:

Si mund të na quajë ai shpellarë?! Unë jam lindur e rritur këtu dhe jam qytetare e këtij vendi.
Jemi shqiptarë mbi të gjitha nuk jemi shpellarë! Turp! Turp!”

Deklarata e sotme e Veliajt:

Dikush që nuk ka rrënjë në këtë qytet, kujt i sulet? Për 28 vite nuk kanë paguar asnjë taksë ata që janë pa letra. Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. 99% e njerëzve duan që qyteti të zhvillohet, të rregullohet trafiku. Një pjesë e jona ka parti politike shpellarë që shqyejnë dhe dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet. Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat. Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana.”

Protestuesit e Astirit: Jemi shqiptarë, nuk jemi shpellarë Read More »

Protesta tek ‘Unaza’, banorët djegin flamurin e …

Situata në protestën e zhvilluar në zonën e “Unazës së Re” sa vjen e tensionohet më tepër. Banorët e zonës së “Astirit”, ndodhen në këtë zonë prej më shumë se një orë, të cilët protestojnë kundër  urdhërit të shembjes së banesave të tyre, në kuandër të projektit “Unaza e madhe”.

Qytetarët kanë dalë në protestë m,e pankarta në duar, në të cilat lexohet “Kryeministër ku je fshehur?”, “Dy duar për një kokë”, “Duam pronat tona”. Të revolutuar banorët e zonës së “Astirit” kanë djegur goma makinash dhe u kanë vënë flakën edhe kazanëve të plherave. vetëm në momentet e fundit, disa nga qytetarët dogjën edhe flamurin e “Rilindjes”< që është simboli i Partisë Socialiste në periudhën e zgjedhjeve.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët demokratë Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri.

Banorët e Astirit protestojnë prej 11 ditësh ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre, shtëpitë e tyre po shemben padrejtësisht. Ata thonë se nuk janë njoftuar dhe kërkojnë dëmshpërblim./Shqiptarja

Protesta tek ‘Unaza’, banorët djegin flamurin e … Read More »

Horoskopi ditor, e mërkurë 14 nëntor 2018

Dashi

Parashikohet një ditë mjaft interesante nga pikëpamja sentimentale, ku nuk do të mungojnë takimet e reja. Përfshirja në eksperienca të reja profesionale, do të jetë mjaft e rëndësishme për të rigjetur sigurinë në vete dhe kapacitetet tuaja.

Demi

Do t’iu duhet të përshtateni me ndryshime të ndjeshme në rutinën tuaj, të cilat do të rezultojnë më të frytshme nga sa mendoni, sidomos nëse jeni duke nisur projekte të reja. Kjo e mërkurë do të sjellë rezultate të mëdha. Rikthimi i pasionit është mjaft i mundshëm.

Binjakët

Takime dhe angazhime të ndryshme janë mjaft të favorshme dhe kjo gjë do ju vjedhë shumë kohë, por mos u dekurajoni. Kjo është një fazë me luhatje emocional, ndaj shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme brenda fundit të muajit. Kjo e mërkurë parashikohet të jetë relaksuese, pasi do ju lejojë që të keni më shumë kohë për veten.

Gaforrja

Në vendin e punës nuk duhet të tregoheni negativ, pasi ka disa të reja të papritura të cilat do jenë mjaft të dobishme për arritjen e qëllimeve tuaj. Nëse keni pësuar një zhgënjim në dashuri, ky është momenti ideal për të rikuperuar.

Luani

Mos u tregoni shumë impulsiv dhe të nxituar në marrjen e vendimeve të caktuara lidhur me ndjenjat, pasi shpesh nga frika se mos zhgënjeni, rrezikoni që të shkoni kundër impulseve tuaja. Nëse keni diskutuar me një person të shtrenjtë në jetën tuaj, ky është momenti për të rikuperuar.

Virgjëresha

Duhet të jeni vetja juaj, sidomos në dashuri, ndaj mos ndryshoni vetëm për të kënaqur të tjerët. Intuita juaj e shkëlqyer do të vlerësohet pa masë në vendin e punës. Kjo është një periudhë mjaft interesante dhe e mbushur me të reja të cilat duhet ti vlerësoni, lidhur me karrierën tuaj.

Peshorja

Disa ndryshime që kanë ndodhur javëve të fundit ju kanë bërë konfuz dhe të paqëndrueshëm, por kjo gjë nuk duhet të ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift. Puna ecën mirë, por duhet të jeni të gatshëm që të merrni përsipër përgjegjësi të reja, për tu siguruar se projektet tuaja do të realizohen në kohë.

Akrepi

Këshillohet që të jeni më të vendosur dhe profesional. Shmangni humbjen e kohës me diskutime aspak produktive, pasi rrezikojnë që t’iu bllokojnë.

Shigjetari

Mund të merrni një ofertë mjaft tunduese, lidhur me vendin e punës, gjë që do ju lejojë që të zgjidhni disa probleme ekonomike dhe financiare që keni pasur në të kaluarën. Megjithatë ka disa sakrifica të cilat duhet ti merrni në konsideratë, sidomos në dashuri. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv.

Bricjapi

Jini të qetë lidhur me karrierën tuaj aktuale, pasi lodhja e akumuluar mund t’iu ngadalësojë. Në dashuri nuk duhet të jeni të ndrojtur, pasi takimet janë mjaft të favorshme.

Ujori

Ka disa mundësi premtuese për gjithë ata që kanë dëshirë të rikthehen në lojë dhe të rifitojnë siguri. Së fundmi keni qenë shumë dembelë dhe të shkëputur dhe për këtë arsye duhet të përvishni mëngët. Horoskopi i kësaj dite sjell mundësi të mira, për të mbyllur një çështje që keni nisur prej kohësh.

Peshqit

Jeni shumë kokëfortë, sidomos në dashuri, por disa keqkuptime duhen trajtuar me kujdesin maksimal. Pasi në të kundërt rrezikoni që të ushqeni tensione të rrezikshme për stabilitetin e raportit tuaj.

Horoskopi ditor, e mërkurë 14 nëntor 2018 Read More »

Më 26 nëntor ‘bashkohen’ Kosova dhe Shqipëria

Marrëveshja për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë pritet të nënshkruhet më 26 nëntor, në mbledhjen e përbashkët të këtyre dy qeverive që do të mbahet në Pejë, kurse do të fillojë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, tha për Radion Evropa e Lirë se për këtë çështje, të dy qeveritë janë në fazat e fundit të harmonizimit të dokumentacioneve të nevojshme për mallrat që qarkullojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tregon se më këtë marrëveshje planifikohet që të mos kërkohen dokumente të panevojshme, por të njihen në mënyrë reciproke dokumentet e të dyja shteteve.

“Qëllimi është që të harmonizohen të gjitha këto procedura, të eliminohet kontrolli i dyfishtë që kemi pasur dhe e kemi ende deri në hyrjen në fuqi të këtij protokolli. Paralelisht, jemi duke punuar që Zyrën Doganore në Durrës, ta avancojmë dhe të harmonizohet komplet me këtë protokoll dhe të harmonizohet me procedurat e reja që do të aplikohen në vendkalimin doganor, Morinë- Vermicë”, tha Rafuna.

Për të lehtësuar transportin e mallrave në mes dy shteteve, në muajin korrik është përuruar pika e përbashkët kufitare Morinë – Vërmicë që lidh Kosovën me Shqipërinë. Me këtë projekt që është financuar nga Bashkimi Evropian me më shumë se një milion euro, është bërë modernizimi i pajisjeve.

Edhe njohës të kësaj çështjeje, konsiderojnë se bizneset e të dyja shteteve do të përfitojnë nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

Ish-drejtori i doganave, Naim Huruglica, njëherësh ligjërues për çështjet doganore dhe transportin ndërkombëtar, tha për Radion Evropa e Lirë se çdo shkurtim i procedurave të pritjes në kufi, ulë koston e të bërit biznes.

“Në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është unifikim i procedurave në kuptimin e orareve, formave, punës në një objekt të përbashkët, për të mos pasur nevojë të ushtrohen dy kontrolle, pasi mund të bëhet një kontrollë e vetme me ekipe të përbashkëta. Kjo është një fazë më e avancuar sesa të kesh kontroll plotësisht të veçantë doganor”, thekson Huriglica.

“Kjo lehtëson sepse shkurtimi i kohës dhe procedurave ulë koston e transportit, ulë koston e të bërit biznes dhe automatikisht kjo e bën fuqinë tonë konkurruese pasi jemi në gjendje të dalim më lirë në treg me ato produkte që i kemi”, thotë tutje ai.

Për përfaqësues të komunitetit të biznesit, një vendim i tillë do të lehtësonte qarkullimin e mallrave të dy shteteve dhe do rriste mundësinë e investimeve të përbashkëta.

Më 26 nëntor ‘bashkohen’ Kosova dhe Shqipëria Read More »

NATO-ja do të investojë në bazën ajrore të Kuçovës 50 milionë euro

Kuçova në jug të Shqipërisë, do të jetë bazë ajrore që do të shërbejë si bazë mbështetëse për Aleancën Veriatlantike, për furnizimet ajrore, për logjistikën, për policimin ajror, si dhe për trajnimin dhe stërvitjet e Forcave të Aleancës.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi me ushtarakë në bazën ajrore të Kuçovës, ku prezantoi edhe buxhetin për mbrojtjen për vitin 2019, shkruan sot Koha Ditore.

“Morëm angazhimin e NATO-s për të investuar në bazën e Kuçovës mbi 50 milionë euro. Është investim që do të mundësojë transformimin e kësaj hapësire në një aeroport ushtarak standardesh të NATO-s, që do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n, për furnizimet ajrore, për logjistikën, për policimin ajror, si dhe për trajnimin dhe stërvitjet e Forcave të Aleancës. Patjetër që kjo do të jetë njëkohësisht edhe një bazë kombëtare për Forcat Ajrore të Shqipërisë, duke kërkuar mundësinë e një standardi të ri të Forcave tona të Armatosura në këtë sektor të posaçëm”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Sipas kreut të ekzekutivit shqiptar, ky investim do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe social të të gjithë kësaj zone, ku ndërtimi i një baze ajrore të teknologjisë së fundit, jo vetëm do të thotë më shumë punësim, por edhe më shumë ekonomi dhe konsum në një rreze të caktuar rreth saj./ B.Sh

NATO-ja do të investojë në bazën ajrore të Kuçovës 50 milionë euro Read More »

Tensionohet situata/ Protestuesit djegin flamurin e ‘Rilindjes’

Pas protestës së mëngjesit përpara Bashkisë, banorët e Astirit janë ngritur sërish mbëmjen e sotme, pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili i ka quajtuar ata shpellarë.

Pasi dogjën koshat e plehrave si përgjigje ndaj Veliajt, ata i kanë vënë flakën edhe flamurit të Rilindjes.

Prej 11 ditësh banorët e zonës së “Astirit” protestojnë kundër urdhërit të shembjes së banesave të tyre, në kuandër të projektit “Unaza e Madhe”. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët opozitarë Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri

Tensionohet situata/ Protestuesit djegin flamurin e ‘Rilindjes’ Read More »

Horoskopi i ditës së mërkurë/ Ja çfarë surprizash ju presin

Dita e nesërme do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Për të mësuar më shumë se çfarë surprizash ju presin, atëherë lexoni se çfarë kanë parashikuar astrologët për ju.

Horoskopi i ditës së mërkurë, 14 Nëntor:

Dashi-Parashikohet një ditë mjaft interesante nga pikëpamja sentimentale, ku nuk do të mungojnë takimet e reja. Përfshirja në eksperienca të reja profesionale, do të jetë mjaft e rëndësishme për të rigjetur sigurinë në vete dhe kapacitetet tuaja.

Demi-Do t’iu duhet të përshtateni me ndryshime të ndjeshme në rutinën tuaj, të cilat do të rezultojnë më të frytshme nga sa mendoni, sidomos nëse jeni duke nisur projekte të reja. Kjo e mërkurë do të sjellë rezultate të mëdha. Rikthimi i pasionit është mjaft i mundshëm.

Binjakët-Takime dhe angazhime të ndryshme janë mjaft të favorshme dhe kjo gjë do ju vjedhë shumë kohë, por mos u dekurajoni. Kjo është një fazë me luhatje emocional, ndaj shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme brenda fundit të muajit. Kjo e mërkurë parashikohet të jetë relaksuese, pasi do ju lejojë që të keni më shumë kohë për veten.

Gaforrja-Në vendin e punës nuk duhet të tregoheni negativ, pasi ka disa të reja të papritura të cilat do jenë mjaft të dobishme për arritjen e qëllimeve tuaj. Nëse keni pësuar një zhgënjim në dashuri, ky është momenti ideal për të rikuperuar.

Luani-Mos u tregoni shumë impulsiv dhe të nxituar në marrjen e vendimeve të caktuara lidhur me ndjenjat, pasi shpesh nga frika se mos zhgënjeni, rrezikoni që të shkoni kundër impulseve tuaja. Nëse keni diskutuar me një person të shtrenjtë në jetën tuaj, ky është momenti për të rikuperuar.

Virgjëresha-Duhet të jeni vetja juaj, sidomos në dashuri, ndaj mos ndryshoni vetëm për të kënaqur të tjerët. Intuita juaj e shkëlqyer do të vlerësohet pa masë në vendin e punës. Kjo është një periudhë mjaft interesante dhe e mbushur me të reja të cilat duhet ti vlerësoni, lidhur me karrierën tuaj.

Peshorja-Disa ndryshime që kanë ndodhur javëve të fundit ju kanë bërë konfuz dhe të paqëndrueshëm, por kjo gjë nuk duhet të ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift. Puna ecën mirë, por duhet të jeni të gatshëm që të merrni përsipër përgjegjësi të reja, për tu siguruar se projektet tuaja do të realizohen në kohë.

Akrepi-Këshillohet që të jeni më të vendosur dhe profesional. Shmangni humbjen e kohës me diskutime aspak produktive, pasi rrezikojnë që t’iu bllokojnë.

Shigjetari-Mund të merrni një ofertë mjaft tunduese, lidhur me vendin e punës, gjë që do ju lejojë që të zgjidhni disa probleme ekonomike dhe financiare që keni pasur në të kaluarën. Megjithatë ka disa sakrifica të cilat duhet ti merrni në konsideratë, sidomos në dashuri. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv.

Bricjapi-Jini të qetë lidhur me karrierën tuaj aktuale, pasi lodhja e akumuluar mund t’iu ngadalësojë. Në dashuri nuk duhet të jeni të ndrojtur, pasi takimet janë mjaft të favorshme.

Ujori-Ka disa mundësi premtuese për gjithë ata që kanë dëshirë të rikthehen në lojë dhe të rifitojnë siguri. Së fundmi keni qenë shumë dembelë dhe të shkëputur dhe për këtë arsye duhet të përvishni mëngët. Horoskopi i kësaj dite sjell mundësi të mira, për të mbyllur një çështje që keni nisur prej kohësh.

Peshqit-Jeni shumë kokëfortë, sidomos në dashuri, por disa keqkuptime duhen trajtuar me kujdesin maksimal. Pasi në të kundërt rrezikoni që të ushqeni tensione të rrezikshme për stabilitetin e raportit tuaj.

Horoskopi i ditës së mërkurë/ Ja çfarë surprizash ju presin Read More »

Kjo është pjesa e detit që po negocion Shqipëria me Greqinë (Harta)

Për herë të parë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar hartën e mundshme të marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Bushati ka nënvizuar se palët janë ende në negociata, por ka treguar pjesën e detit për të cilën po zhvillohen ato.

“Marrëveshja e Detit është një çështje që është në diskutim jemi në proces negocimi të një pakete të plotë, që do të mbyllnin njëherë e përgjithmonë këtë çështje”, tha ministri.

Bushati është ndalur dhe tek akuzat e opozitës për shitje të detit apo dhe ato të dhënies së drejtës Greqisë të shtrihet në 12 milje.

“Në marrëveshjen e vitit 2009, e cila ishte një marrëveshje fantazmë, nuk është përdorur vija e drejtë por vetëm vija e mesme, një veprim që në pozicionin gjeografik që ka Greqia dhe Shqipëria është e pamundur. Në pikën 139 tregon se arrin mundësinë e detit të brendshëm në parim me ekuidistancën. Parimi është se vija që kufizon palët duhet të jetë e baraslarguar. Teknikisht jemi në lemin e 2009, nëse 2400 km2 merren nga ne ose nga Greqia i bie të përfundojmë në shpiat e njëri tjetrit.”, u shpreh Bushati.

Duke qëndruar tek fqinji ynë jugor shefi i diplomacisë ka komentuar dhe atë qe ka ndodhur në Bularat. Bushati nuk e ka fshehur se Tirana priste një reagim edhe më të qartë nga Athina.

“Qeveria greke është treguar e matur, por ne kemi pritur një distancim më të qartë në lidhje me shfaqjet ekstremiste që ndodhen në ceremoninë e varrimit në Bularat. Nga Greqia nuk ka një zë të vetëm të distancuar nga kjo ngjarje në asnjë media greke, ndërsa media jonë ka qenë më e qartë në raportime, ka pasur raportim për qëndrimet e vendi tonë por dhe nga Greqia. Me duhet te theksoj se ende nuk është mbyllur përfundimisht lista e personave qe iu është ndaluar hyrja ne vendin tone. Ngjarjes se Bularatit nuk i duhet dhënë një sfond etnik, ne kemi pasur sinjalizime për tensione atë ditë. Ndërkohë atë ditë atje ka pasur dhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk kanë një qëndrim të distancuar në lidhje me këtë ngjarje, fjala është për 2 Vangjelët.”, tha ministri i Jashtëm

I pyetur lidhur me dekretin e Sandër Lleshaj Bushati u shpreh se ngërcç do të zgjidhet pasi janë ezauruar të gjitha hapat kushtetuese.

Kjo është pjesa e detit që po negocion Shqipëria me Greqinë (Harta) Read More »