Aktualitet

Goditet rrjeti mafioz i basteve online, del emri i Tares. Ja kompania që ka në Shqipëri

Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj.

68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në ketë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende te tjera të Europës, përfshi edhe Shqipërinë.

Por si funksiononte skema?

Grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë liçencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian. Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro.

Nje tjeter fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nepërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.

Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të palujatshme.

Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshire, është jeta e luksit që ata bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhetime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.

Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori? Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronesi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting Solution”, pronë e faqes se internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze.

Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, me pas tranferoheshin ne Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe me pas kaloni në Itali, si para të pastra. Pjesë e kësaj skeme ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qera në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njejta rrugë për pastrimin e tyre, shkruan Syri.net.

Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet:

“Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh te drejtuara nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane ne të gjithë Shqipërinë, e interesuar për tu përhapur nën emrin ‘BET1128’.

Shoqeria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është ‘Top Bast’. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios”

Goditet rrjeti mafioz i basteve online, del emri i Tares. Ja kompania që ka në Shqipëri Read More »

Drejtoresha e kopshtit nuk lejon babanë të takojë fëmijën

Një histori e padëgjuar vjen nga Kuçova. Një drejtoreshë kopshti, nuk lejon një baba të takojë fëmijën e tij të mitur. Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se A. K. 38 vjeç, banues në Sarandë, kallëzon se drejtoresha e kopshtit P. K., 57 vjeçe, banuese në Kuçovë, nuk e lë të takojë fëmijën e tij të mitur që e ka në kujdestari ish-bashkëshortja e tij.

Komisariati i Policisë Kuçovë: Më 13. 11. 2018, shtetasi A. K. vjeç 38, banues në Sarandë, kallëzon se drejtoresha e kopshtit shtetasja P. K., vjeçe 57, banuese në Kuçovë, nuk e lë të takojë fëmijën e tij të mitur që e ka në kujdestari ish-bashkëshortja e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për vlerësim.

Drejtoresha e kopshtit nuk lejon babanë të takojë fëmijën Read More »

Problemet me rrjetin, ‘Vodafone’ jep dëmshpërblimin qesharak

Përdoruesit e ‘Vodafone’ u përballën ditën e sotme për disa orë rrjesht, me probleme të shumta në komunikim.

Qytetarët nuk mundën që të komunikonin, dërgonin apo merrnin mesazhet nëpërmjet këtij rrjeti telefonik. Një tjetër problem ishte dhe ai i internetit i cili nuk ishte funksional.

Këto probleme sollën dhe irritimin e klientëve, e ndërsa kompania me anë të një njoftimi në ‘Facebook’ kërkon ndjesë për problemin e ndodhur. Më tëj njofton për një llojë ‘dëmshpërblimi’, ku klientët do të përfitojnë 1GB internet falas ditën e nesërme nga kompania./Shqipëriaime

Problemet me rrjetin, ‘Vodafone’ jep dëmshpërblimin qesharak Read More »

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka marr pafajësinë

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpetim Gjika ka marr pafajësinë, në seancën gjyqësore të së hënës, me relatore kryetaren e gjykatës, Alma Liçaj. Në trup gjykuese ishin dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Gjika në këtë proces penal akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Në gjykaten e shkalles se pare,akuza e përfaqësuar nga Albert Kuliçi, kërkoi 9 vjet burg. Edhe prokuroria e apelit ka kerkuar denim me burg per ish kryetarin e bashkise se Vlores Shpetim Gjika,por apeli ka shpallur te pafajshem Gjiken,duke e liruar keshtu nga te gjitha akuzat qe rendonin mbi te.

Ndërkohë në këtë proces është shpallur e pafajshme ish-shefe e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj. I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë. I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka marr pafajësinë Read More »

“Kush e ka radhën?”, pasi vendosen ‘veton’, Ambasada e SHBA reagon fuqsishem pas gjyqit për Shullazin

Nje dite pas vendimit te Krimeve te Renda per denimi me 14 vite bu.rg per Emiljano Shullazin dhe ne total 55 vite per gjithe ba.nden e tij, vjen reagimi i forte nga Ambasada Amerikane ne Tirane.

Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, Ambasada e SHBA e pershendet kete vendim, si nje hap domethenes perpara, per gjithe shqiptaret qe kerkojne dhe meritojne drejtesi nga sistemi i tyre gjyqesor.

Reagimi i Ambasades Amerikane

Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i kr.imit dhe kri.minelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?

“Kush e ka radhën?”, pasi vendosen ‘veton’, Ambasada e SHBA reagon fuqsishem pas gjyqit për Shullazin Read More »

Rikthehet ngjarja që tronditi Shqipërinë. Ja ku ndodhet Bleona Mata

Kanë kaluar 8 vite nga humbja e Bleona Matës vajzës 7 vjeçare. Ajo sot është 15 vjeçe dhe ende nuk dihet fati i saj. Nëna e Bleona Matës i bën apel institucioneve shqiptare. Bukurie Mata deklaron se një emigrant shqiptar në Londër i ka pohuar se e ka parë vajzën dhe i ka dërguar asaj foto.

Bukurija shprehet se në foto është pikërisht vajza e saj Bleona, edhe pse e sigurt plotësisht do të ishte vetëm nëse do ta kishte përballë. Vendndodhja e fundit e Bleonës, sipas versionit të Bukurie Mates është Londra.

Sipas informacioneve që i ka dhënë emigranti nga Londra, nëna e Bleona Matajt pohon se fillimisht vajza ka qenë në Shqipëri, për të kaluar më pas në Greqi e prej andej në Maqedoni, ku është mbajtur nga një shtetas maqedonas.

Ky i fundit, sipas Bukurie Matës është edhe personi që e mban aktualisht në Londër, Bleonën dhe i ndryshon vendndodhjen herë pas here për të mos u gjetur nga policia.

Nëna e Bleonës deklaron se nga ana e shtetasit maqedonas, ka pasur edhe një kërkesë për para në këmbim të dorëzimit të vajzës. Sipas saj, maqedonasi që mban aktualisht Bleonën në Londër ka kërkuar 20 mijë euro që t’i kthejë vajzën. Për këtë rast ajo shprehet se ka vënë në dijeni edhe Policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Bukurie Mata tha per Tv Fax News që përgjegjësine për humbjen e vajzes së saj e kanë vetëm 5 vajzat e fshatit që ishin me Bleonën. Sipas saj ata e dinë se ku ndodhet Bleona Mata, ndërkohë që jane të lira dhe policia nuk po heton me për vajzën e saj.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/255050241824374/?t=0

Rikthehet ngjarja që tronditi Shqipërinë. Ja ku ndodhet Bleona Mata Read More »

Djegia e flamurit të ‘Rilindjes’, reagon Rama: Vizioni i Kinoshqupit

Kryeministri i vendit, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin e tij social të ‘Instagram’, ka ironizuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Banorët protestues dogjën flamurin e ‘Rilindjes’, e ndërsa Rama ka postuar videon e ngjarjes. Më tej ai ironizon atë çka ndodhur.

Ai ‘akuzon’ në një farë mënyre opozitën si shkaktare të gjithë kësaj ngjarje, duke i quajtur ‘Kinoshqupi’.

Postimi i plotë:

VIZION – PROGRAM – EKIP për të qeverisur Shqipërinë në rrugën e Bashkimit Europian #PDLSI
copyright: Kinoshqup/Shqipëriaime

 

Djegia e flamurit të ‘Rilindjes’, reagon Rama: Vizioni i Kinoshqupit Read More »

Rama: Mos thuaj fjalën e fundit të parën, Meta do ta dekretojë Sandër Lleshin

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është sonte i ftuar në emisionin e drejtuar nga Denis Minga, “Repolitix”, në Report Tv, përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikoll Lesi dhe Muhamed Veliu. Kreu i qeverisë komentoi mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneralin Sandër Lleshaj ministër të Brendshëm. Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshaj në vend të Fatmir Xhafajt.

U ezaurua loja e shahut, ju morët kreun e SHISH, ai propozoi Vitore Tushën?
Së pari të sqarojmë ccfarë nënkuptoj unë me shah. Unë kuptoj që asnjëherë mos thuaj fjalën e fundit të parën. Është një process që ka një ndërveprim. Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm.

Është një pyetje e ndarë në 14 nënpyetje.

Nikoll Lesi: Janë 14 pyetje, mos i fut 14 pyetje në një…
Ky është këndvështrimi im, është një pyetje e fragmentuar në 14 pyetje. Për mua çështja është e zgjidhur. Për sa na takon ne, statusi i Sandër Lleshit është i zgjihdur, përderisa presidenti i ngre këto pyetje, ka shqetësim, ka shteg për interpretime të ndryshme. Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshit nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm.

Rama: Mos thuaj fjalën e fundit të parën, Meta do ta dekretojë Sandër Lleshin Read More »