Aktualitet

Papa Françesku: Shqipëria, një vend me histori të lavdishme

Papa Françesku ka pritur sot një grup pelegrinësh shqiptarë, të cilët ndodhen në Romë me rastin e përkujtimit të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Gjatë fjalimit të tij drejtuar pelegrinëve shqiptarë, Papa Françesku shfrytëzoi rastin për të përshëndetur të gjithë shqiptarët “në emër të lidhjes së lashtë të miqësisë dhe marrëdhënieve të përhershme”, njoftoi Vatikani.

Një histori e lashtë dhe e lavdishme

 

Papa Françesku vuri në dukje “historinë e lashtë dhe të lavdishme” të Shqipërisë, duke theksuar se ”vendi është një pjesë integrale e Europës, me kulturën e tij unike”. “Sot, ne kujtojmë dhe festojmë 550-vjetorin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, një bir heroik i një populli të fortë dhe bujar, i cili mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë”, tha ai.

“Skënderbeu, sjell identitetin kulturor shqiptar përmes veprave të tij, duke u bërë një simbol i padiskutueshëm i kohezionit dhe unitetit kombëtar”, vazhdoi ai.

Gjithashtu, Ati i Shenjtë foli për emigrimin e shumë të krishterëve pas vdekjes së Skënderbeut dhe pushtimin e mëvonshëm të Shqipërisë dhe përshëndeti praninë e italo-shqiptarëve në mesin e pelegrinëve.

Angazhim i ri ndaj zhvillimit

”Unë besoj sinqerisht se ky përvjetor nuk do të kufizohet vetëm te festimet e lavdisë së akteve heroike të së kaluarës”, tha Papa, ”por, do të jetë gjithashtu një mundësi e mirë për një angazhim të ri të të gjithëve, institucioneve dhe qytetarëve, në favor të një zhvillimi autentik dhe të balancuar, që brezi i ri të mos detyrohet të migrojë”.

Nga bashkëjetesa te bashkëpunimi dhe vëllazërimi

“Shembulli i Skënderbeut”, tha Papa Françesku “ka shprehur qartë karakterin shqiptar”. “Në veçanti, theksoi ai, klimën e respektit dhe besimit reciprok ndërmjet katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve”. “Kjo, tha ai, tregon se bashkëjetesa paqësore e qytetarëve që u përkasin besimeve të ndryshme është e vetmja rrugë e suksesshme që prodhon harmoni dhe çliron forcat më të mira dhe kreativitetin e një populli të tërë, duke transformuar bashkëjetesën e thjeshtë në një bashkëpunim dhe vëllazëri të vërtetë”.

/ /a.i/ a.jor.

Papa Françesku: Shqipëria, një vend me histori të lavdishme Read More »

Mes lotesh gruaja nga Lezha rrefen momentin dramatik te renies se shkembinjeve

Pesë anëtarët e familjes, Përlleshi, në Torovice të Lezhës shpëtuan për mrekulli, pasi dy shkembinj të cilët u shkëputën nga mali ranë vetëm 1 metër larg banesës së tyre.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, 20 nëntor. Fatmirësisht nuk pati përsona të lënduar. Por frika dhe paniku ka qenë i madh.

Pjesëtaret e familjes Përlleshi tregojnë momentin e ngjarjes, teksa thonë se ndihen mjaft të rrezikuar nga rënia e gureve.

Gruaja e shtëpisë, Lina Perlleshi, tregon për Oranews: “Kisha hallin e vajzës. Mendova se ma zuri brenda. Kur i pashë që më dolën në oborr, thashë s’ka gjë, vetëm shyqyr që më shpëtoi vajza.

Nuk e kisha problem për veten as për burrin, vetëm kisha hallin e vajzës së vogël.

Ngjarja i riktheu në kujtesë tr*gjedinë e një viti më parë kur shkëmbi që u shkëput nga mali zuri poshtë makinën duke shkaktuar tre të v*ekur. Njëra prej vi*tima ishte vajza e dajës e saj.

Lina Perlleshi: “Ne që atëherë jetojmë me frikë dhe tani e përjetojmë në shtëpinë tonë

Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor u bënë reshjet e shiut të rëna gjata natës, ndërsa gurët ranë pak metra para se të përplasen me murin e banesës, që mund të shkaktonin një t*agjedi.

Prend Perlleshi: Unë shpëtova por mbase nuk shpëtoj më vonë. Si do të më bëni këtë filmim? Pas tre ditësh ndoshta bien shkëmbinj e më gjeni petull.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe përfaqësues të Bashkisë Lezhë, të cilët panë nga afër situatën.

Administratori i Balldrenit Soviljan Kosova thotë se Bashkia i ka kërkuar prej kohësh qeverisë që të ndërhyjë në këtë zonë, pasi gurët që bien nga mali janë një kë*cënim serioz për jeten e banoreve.

Soviljan Kosova, administrator i Balldrenit: Me çdo situatë reshjesh dhe thatësire ne kemi shkëputje gurësh. Është shumë shumë e nevojshme ndërhyrja. Vetëm institucionet e specializuara mund të ndihmojnë për të ndaluar tr*gjeditë”

Nga rrëshqitja e një masivi shkëmbor një vit më parë u ak*identuan per v*ekje 3 pjesëtarë të një familje.

Shkëmbi që ra nga mali zuri poshtë makinën me të cilin po udhëtonin, ndërsa t*agjedi të tilla mund të përsëriten nëse nuk do ketë ndërhyrje.

Mes lotesh gruaja nga Lezha rrefen momentin dramatik te renies se shkembinjeve Read More »

Thyen vendimin e gjykates…për të vënë skedinë

Një i ri nga Elbasani ka vënë në lëvizje policinë e qytetit pasi theu masën e sigurisë ‘a*rest shtëpie’.

32-vjeçari Thanas Beko është ar*estuar më pas në flagrancë në një pikë bastesh.

Policia bën me dije se Thanas Beko me vendim të 08 nëntorit të Gjykatës së rrethit të Elbasan, ka qenë me masë sigurimi “a*rest shtëpie”. Ai u ar*estua në kuadër të verifikimit të masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor e Elbasanit.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit konfirmuan se materialet kanë kaluar te organi i akuzës për veprën penale “Largim i të bu*gosurit nga vendi i qëndrimit”.

Beko u ar*estua disa ditë më parë për v*edhje në bashkëpunim, pl*gosje me dashje dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. /Express

Thyen vendimin e gjykates…për të vënë skedinë Read More »

Rreshjet e dëborës në Korçë, Spirollari: Të gjitha akset janë të kalueshme

Në qarkun e Korçës vijojnë reshjet e dëborës.

Kreu i Prefekturës së Qarkut Korçë, Dhori Spirollari, i kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare ka bërë të ditur se “në Qarkun e Korçës, ka patur reshje të dobëta  shiu por po punohet për mirëmbajtje me pastrimet e të gjitha akset rrugore nacionale. Në të gjitha akset rrugore qarkullimi kryhet normal”.

Sipas tij, “si rezultat i reshjeve të dendura të dëborës dhe erës së fortë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona si, Pustec, Miras, Lekas, Dardhas. Për eliminimin e defekteve janë ngritur grupet e punës nga Drejtoria e OSHEE dhe po punohet me intensitet të lartë për riparimin e tyre”.

“Në ndihmë të brigadave të rajonit të Korçës po punojnë dhe grupe të tjera si Drejtoria Elbasan, Pogradec dhe priten te vijnë dy grupe nga Drejtoria e Durrësit. Në të gjitha shkollat e Qarkut Korçë mësimi ka vijuar normalisht”, tha Spirollari për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. /atsh

Rreshjet e dëborës në Korçë, Spirollari: Të gjitha akset janë të kalueshme Read More »

106-vjetori i Pavarësisë, mbrëmje festive në Bukuresht

106 vjet më pas, në të njëjtën lagje ku u ngjiz ideja e Shqipërisë së Pavarur, në Bukuresht, Atashe Kulturor në Ambasadën e Shqipërisë, Soprano e mirënjohur Arlinda Morava, organizoi një mbrëmje magjike plot sharm e kulturë të denjë për festën më të bukur të Shqiptarëve, Ditën e Flamurit.

Në këtë mbrëmjes festive nuk munguan zonjat e fisshme të “Bucharest Ladies Quintet”, të drejtuar me plot virtuozitet nga violinistja Andreea Stefanescu.

Një vlerë e shtuar e mbrëmjes ishte Dorotheea Petrea, aktorja e shquar rumune, e cila interpretoi me mjeshtëri pjesë nga poezi të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare./atsh

106-vjetori i Pavarësisë, mbrëmje festive në Bukuresht Read More »

Reshje intensive shiu e dëbore, 2 qarqet që mund të përmbyten

Insituti i Gjeoshkencave, IGJEUM ka bërë me dije se janë dy qarqe ne rrezik per permbytje per shkak te prurjeve qe pritet te sjellin perrenjte dhe lumenjtë që priten të vijnë ditën e sotme. Sipas këtij insititucioni ditë e martë dot ketë reshje intensive shiu në shumicën e qarqeve ne vend.  “Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër”- paralajmeron IGJEUM.

RESHJET /Sot, (e martë, dt.20) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve. Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

TEMPERATURAT/ E martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 16 °C. në vendet e ulëta: 11 / 18 °C. në vendet malore: 4 / 10 °C.

ERA/ E martë, dt.20, era pritet të fryjë e lehtë.

Reshje intensive shiu e dëbore, 2 qarqet që mund të përmbyten Read More »

Sekuestrohen prona me vlerë 400 mijë euro në Vlorë, dyshohet se burojnë nga trafiqet

Policia e Vlores njoftoi se në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sekuestrimin e disa pasurive që rrjedhin nga burime jo të ligjshme. Reth 400 mije euro eshte vlera e pasurive te sekuestruara.

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ka bërë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit penal, datë 17.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme
2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪1 automjet tip BMW.

Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit po vijon punen per gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve qe rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Sekuestrohen prona me vlerë 400 mijë euro në Vlorë, dyshohet se burojnë nga trafiqet Read More »