Aktualitet

“S’të vjen turp moj debilja Tropojës. Pse më quajte prostitutë rrugësh?!”, e dashura e Izet Haxhisë akuza të forta ndaj motrës së…

E dashura e Izet Haxhisë, me anë të profilit në Facebook të këtij të fundit ka hedhur akuza të forta kundër të ashtuquajturës motrës së tij.

Erjona Parruca, në një postim shkruan se, Izetit i kanë prishur nervat dhe ja kanë nxirë jetën.

“O monster, para se te te njoh une ty, sic me the, do me njohesh ti mua… Se s ka lindur akoma ndonje cope mishi nga barku i njeriut, te me thote mua “prostitute”!!! Degjove??? Dhe heren tjeter, do takohesh balle per balle me mua! E t a shohesh mire se a jam a s jam me ” te meta mendore”, budallice kokboshe!”, shkruan ndër të tjera e dashura e Haxhisë.

POSTIMI I PLOTË

A s te vjen pak turp moj debilja e Tropojes,e ashtuquajtura moter e Izetit, qe paraqitesh ne salle te gjyqit si familjare??? Po ti ke hak nderi per te lare me Izetin, sepse me quajte mua “prostitute rrugesh”… dhe t a kishe menduar mire se me ke po flisje, oj copa e mishit!!! A e di ti qe j a ke prishur komplet nervat tet vellai, qe mjaft j a nxite jeten, po as ne sallen e gjyqit, nuk e late rehat?? O monster, para se te te njoh une ty, sic me the, do me njohesh ti mua… Se s ka lindur akoma ndonje cope mishi nga barku i njeriut, te me thote mua “prostitute”!!!

Degjove??? Dhe heren tjeter, do takohesh balle per balle me mua! E t a shohesh mire se a jam a s jam me ” te meta mendore”, budallice kokboshe!

Zhdukuni nga jeta e Izetit, po me thote Izeti, ashtu suc sapo j a tha edhe motres se Tiranes ne tel tani! Megjithese ate nuk e njoh, e s kam patur kurre kontakt! Por ti??? Ti te tranferohesh ne tjeter planet, gjak i prishur prej gjarpri te ndyre!!!!

Pthuuuu, peshtirosje femer!!!

“S’të vjen turp moj debilja Tropojës. Pse më quajte prostitutë rrugësh?!”, e dashura e Izet Haxhisë akuza të forta ndaj motrës së… Read More »

Pesë ditë pushim do të ketë administrata shtetërore për festat e 28 dhe 29 nëntorit

Pesë ditë pushim do të ketë administrata shtetërore për festat e 28 dhe 29 nëntorit. Ky vendim ka ardhur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe si rrjedhojë e festave të 28-29 nëntorit, administrata publike do të jetë pushim nga e mërkura deri të dielën e javës së ardhshme.

Kështu, Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar vendimin për të caktuar, si ditë pushimi për administratën publike, të premten e 30 nëntorit. Bëhet me dije se vendimi përcakton se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

Pesë ditë pushim do të ketë administrata shtetërore për festat e 28 dhe 29 nëntorit Read More »

Shtyhet gjyqi, Izet Haxhia akuza Fatmira Hajdarit: Shiti burrin për tu bërë…

Është shtyrë përsëri seancë për çështjen Hajdari, pasi Izet Haxhia kërkon ndërrimin e turpës gjyqësore me gjyqtarë të cilët kanë kaluar më parë vetingun. Trupa gjykuese e Apelit e përbërë nga Valdete Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhia ka kërkuar që të tërhiqet nga gjykimi për çështjes së Izet Haxhisë, ndërsa kërkesa nuk është pranuar nga ana e kryesuesit të gjykatës së Apelit. Avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolli tha se i gjithë procesi është përballë ngjyrimeve dhe ndikimeve të forta politike.

Vetë Haxhia ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjykatës së apelit, duke thënë se është nën kontrollin e plotë të dyshes Rama Meta. Haxhia ka akuzuar dhe gjyqtaren Fatmira Hajdari, bashkëshorten e deputetit të ndjerë se është bërë palë me vrasësin e burrit të saj, Berishën, duke bërë që kolegët e saj të mos marrin përsipër këtë çështje. “Gjykata e Apelit është në duart e dyshes Rama-Meta. Fatmira Hajdari është bërë palë me Sali Berishën, vrasësin e burrit të saj, nuk dua që të gjykohem nga kolegët e saj”, është shprehur Haxhia në Gjykatë.

Shtyhet gjyqi, Izet Haxhia akuza Fatmira Hajdarit: Shiti burrin për tu bërë… Read More »

Agjencia franceze e lajmeve AFP: Si po grabitet pasuria shqiptare (thesaret e detit)

Në vendin tonë ka një sektor që është kthyer në fushën më tërheqëse për piratët e kohëve moderne. Bëhet fjalë për ujërat e paeksploruara të Shqipërisë janë bërë një atraksion për gjuetarët e thesareve që kërkojnë objekte të lashta, pjesë anijesh të mbytura dhe relike të tjera, që janë varrosur në fund të detit prej shekujsh.

Agjencia franceze e lajmeve “AFP” është ndalur këtu, duke sjellë një histori interesante. Bregdeti 450 kilometra i gjatë, që laget nga deti Adriatik dhe deti Jon, – thekson AFP, – ka qenë i paarritshëm gjatë regjimit komunist, por sot ujërat janë të hapura, duke joshur arkeologë, por edhe grabitës thesaresh, të etur për të eksploruar territore të reja dhe për të shitur ato çfarë gjejnë në tregjet e zeza.

“Pjesa më e madhe e kësaj pasurie gjendet në thellësinë 20-30 metra dhe është lehtësisht e arritshme, pa ndihmën e pajisjeve të posaçme, e ajo pothuajse është zhdukur pa asnjë gjurmë. Nevojiten masa urgjente për të mbrojtur pasurinë e nënujshme”, tha Neritan Ceka, arkeolog.

Ekspedita të kryera që nga viti 2006 kanë zbuluar rreth 40 anije të mbytura në brigjet shqiptare, përfshirë mjete që i përkasin shekullit të VII dhe ato të Luftës së Parë dhe së Dytë Botërore. Qindra amfora të epokës romake janë zbuluar po ashtu në fund të detit, të mbuluara nga bimë marine.

“E sigurtë është që një gjueti thesaresh nën det sjell fitime të mëdha”, tha Moikom Zeqo, arkeolog.

Vazot mund të shiten për rreth 100 euro në Shqipëri dhe shihen në disa restorante luksoze, apo dalin në ankande për shuma më të mëdha në Londër dhe kryeqytete të tjera të artit.

Ka nga ato që kanë përfunduar në muze private në vende të ndryshme të botës, si kambana e anijes fatkeqe austro-hungareze “SS Linz”, që u mbyt në brigjet e Shqipërisë me 1.000 pasagjerë në bord, pasi u ndesh me një minë në mars të vitit 1918.

Ka edhe nga ata zhytës që kërkojnë të zhveshin anijet e shekullit të XX për shkak të çelikut të tyre të cilësisë së lartë. Çeliku i prodhuar para shpërthimeve bërthamore në botë është veçanërisht joshës, pasi nuk ka gjurmë radioaktiviteti dhe mund të përdoret për mjete delikate mjekësore dhe pajisje të tjera shkencore.

Në qershor, autoritetet miratuan një ligj që i klasifikon anijet e mbytura si “monumente kulture” dhe që kërkon licenca strikte për zhytësit. Një ëndërr e ndarë nga ekspertët shqiptarë dhe të huaj është ajo e një Muzeu nënujor, si ajo që ekziston në qytetin turk Bodrum, që mund të mbrojë artefaktet dhe të tërheqë turistë, por kjo duket e vështirë. “Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë luksin apo ndërgjegjësimin të kuptojë rëndësinë e madhe që kjo pasuri përfaqëson për historinë e vendit dhe civilizimin mesdhetar”, tha Auron Tare./TCH

Agjencia franceze e lajmeve AFP: Si po grabitet pasuria shqiptare (thesaret e detit) Read More »

Moti i keq: Mos kryeni manovra në rrugë me akull

Moti i keq në disa zona të Shqipërisë ka krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, Policia e Shteti ka dhënë këshilla që drejtuesit e mjeteve duhet t’i ndjekin kur drejtojnë mjetet në zonat problematike. Nëpërmjet kësaj videoje Policia e Shtetit i bën apel drejtuesve të mjeteve që të mos bëjnë manovra në rrugë me ngrica dhe dëborë. “Këshilla për drejtuesit e mjeteve në kushtet e dëborës dhe të akullit”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2047088332005310/?t=0

Moti i keq: Mos kryeni manovra në rrugë me akull Read More »

Rama, asnjë lëshim për ‘Astirin’, thirrje banorëve: Lironi rrugën!

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sot, banorëve të zonës së Astirit të lirojnë rrugën dhe të lejojnë zhvillimin e projektit. Rama  foli për herë të parë nga kryeministria, gjatë një takimi me koordinatorët. Ai tha se nuk do të pranojë të paguajë për “rrumpallën” e viteve të kaluara.

“Të thonë që ‘kemi futur letrat për legalizim”, nuk do të thotë që ata janë në rregull dhe do t’i marrin, – tha kryeministri. –  Ata që kanë ndërtuar pa leje, kërkojnë dëmshpërblim 100% për çfarë?!

Mbi cilin ligj?! Me ç’të drejtë morale?! Nga ku?!  Nga buxheti i shtetit?! Që është kontributi i të gjithëve për shkolla, kopshte etj?! Me këto para ne të dëmshpërblejmë zaptuesit që kanë ndërtuar shtëpi në zonë?!

Ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t’i hapin rrugë zhvillimit dhe të mos turpërojnë veten dhe familjen, të mos bëhen gazi i botës dhe mish për top i opozitës”, theksoi Rama. Kësisoj, kryeministri nuk ka bërë asnjë lëshim për qindra familjet që u shemben shtëpitë dhe bizneset dhe po protestojnë për më shumë se dy javë rregullisht në dyert e bashkisë së Tiranës dhe në rrugën ku do bëhen shembjet.

Po sot ka folur edhe ministri Damian Gjiknuri në komisionin e Ekonomisë;Gjiknuri tha se nuk ka ende një vendim qeverie për subjektet që shpronësohen në Unazën e Re ndaj gjithë çdo po ndodh është e parakohshme. ‘nuk kryhen shembje pa dalë vendimi i shpronësimeve. Do të dalë një VKM për 180 objekte. Ndaj banorët t’i drejtohen me dokumenta ARRSH-së për problemin e tyre për t’u sqaruar, jo atje në rrugë, se shteti ka zyra ka institucione.”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/345740406184822/?t=0

Rama, asnjë lëshim për ‘Astirin’, thirrje banorëve: Lironi rrugën! Read More »

Vlorë- Mbi 6000 banorë të 3 fshatrave, furnizim 24 orë me ujë të pijshëm

Mbi 6000 banorë të fshatrave Dukat, Tragjas dhe Radhimë në qytetin bregdetar të Vlorës do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

Projekti përfundimtar për ujësjellësin që do të furnizojë këto fshatra u diskutua këto ditë në një takim të hapur në Vlorë me përfaqësues të qeverisjes vendore, Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizimeve dhe përfaqësues të komuniteteve përfituese.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se “punimet do të fillojnë në 2019-ën dhe planifikohen të zgjasin 12 muaj”.

Banorët e Dukatit, Tragjasit dhe Radhimës do të kenë furnizim 24 orë me ujë higjiniekisht të pastër në shtëpitë e tyre.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë prezantoi ditët e fundit një projekt, i cili parashikon investimin e 130 milionë eurove për ndërtimin ujësjellësve dhe kanalizimeve në të gjithë vendin. /atsh

Vlorë- Mbi 6000 banorë të 3 fshatrave, furnizim 24 orë me ujë të pijshëm Read More »

“Proces i pisët politik”, Gjiknuri sqaron banorët e Astirit: Nuk ka dëmshpërblim pa dalë VKM-ja

Ministri i Infrastrukturës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ka folur për projektin e Unazës së Madhe, e cila përfshin shembjen e shumë objekteve në zonën e Astirit.

Gjiknuri tha se për të bërë vlerësimin real të objekteve, shteti do të vlerësojë të gjitha dokumentat që banorët disponojnë dhe se shumë shpejt do të publikohet një listë shpronësimesh nga institucioni që ai drejton. Ministri gjatë fjalës së tij, theksoi se zyrat e ARRSH janë të hapura për të gjithë qytetarët që kanë pretendime.

“Unaza e Tiranës është “Aorta” e gjithë Shqipërisë. Qeveria e ka thënë që personat që janë pa dokumentacion do trajtohen me 3 vjet qera. Do dali VKM për 180 objekte. Ka pasur nje spekulim politik, njerezit kanë vajtur dhe piketuar. Nuk ka një proces prishjeje pa dal një VKM-ja për shpronësimet. Nuk ka fillu asnjë procedure prishje, s’do ketë prishje pa dalë vendimi i qeverise për shpronësimet.

Me vërtetim pronësie, do bëhet pastrimi nga objektet pa leje. Të palegalizurit do trajtohen me bonus qiraja tre vjet. Kantieri po nis me vende ku nuk ka prishje dhe janë pronë shtetërore. Për çdo objekt do ketë vleresim. Ka stisje politike për një kauze. As VKM s’ka dalë. Te gjithë banorët që kanë pretendime kanë zyrat hapura.

Tendenca për të penguar punimet është një proces i pisët politik. Të bashkëpunojnë me ARRSH dhr Bashkinë. Çdo objekt do të ketë një vlerësimin sipas ligjit, do të ketë një dëmshpërblim real financiar. Nuk mund të bëjë shteti qoftë një transaksion pa vlera reale. Procesi nuk ka filluar dhe banorët një pjesë e tyre që kanë dokumentacion kanë shkuar pranë institucioneve. Pyetja që bëjnë dhe m’u dha rasti që ta jap këtë sqarim pa dalë lista e ministrisë e shpronësimeve nuk do të ketë akoma një dëmshpërblim real“, u shpreh Gjiknuri.

“Proces i pisët politik”, Gjiknuri sqaron banorët e Astirit: Nuk ka dëmshpërblim pa dalë VKM-ja Read More »