Aktualitet

‘Taksa 100%’, Ministri Shala tregon qëndrimin e Edi Ramës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, ka postuar një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai e ka shoqëruar foton me mbishkrimin ‘100%’. Kjo nënkupton qëndrimin e Kryeministrit Rama në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

Ndërkohë që dje Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj u shpre kundër kësaj takse të vendosur./Shqipëriaime.

‘Taksa 100%’, Ministri Shala tregon qëndrimin e Edi Ramës Read More »

“Dhuro një Xhup, ngroh një shpirt”, quhet nisma që do të ndihmojë dhjetëra qytetarë

Të rinjtë e Tiranës në Shqipëri kanë ndërmarrë një nismë për të ndihmuar të pastrehët dhe njerëzit në nevojë. Në trungjet e pemëve do të vendosen xhupa e pallto në mënyrë që ta marrë dikush që ka ftohtë pa paguar asnje qindarkë.

Kjo nismë e nisur fillimisht në Turqi e Bullgari, më pas edhe në Kosovë, është huazuar edhe nga të rinjtë tanë. Më datën 6 dhjetor nga ora 13:00 deri ne 15:00 ju jepet mundësia që edhe ju të bëheni pjesë e kësaj nisme duke dhuruar një xhup që nuk iu duhet apo që nuk iu bën në parkun Europa te sheshi Skënderbej. “Dhuro një Xhup, ngroh një shpirt”, quhet nisma që do të ndihmojë dhjetëra qytetarë.

“Dhuro një Xhup, ngroh një shpirt”, quhet nisma që do të ndihmojë dhjetëra qytetarë Read More »

Mbyllet votimi në Gjirokastër , a kush e merr drejtimin e PD

Ish-kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko do të jetë kreu i ri i degës së Patisë Demokratike në Gjirokastër, pas tërheqjes nga kandidimi të Roland Bejkos, i cili e ka drejtuar këtë degë për katër vite. Pas procesit të votimit që zgjati dy orë, në fund janë numëruar fletët e votimit ku Dasho Aliko ka dalë fitues me 166 vota kundrejt 76 vota të Gjergji Dudit, ndërkohë që janë konstatuar 13 vota të pavlefshme.

Procesin zgjedhor të PD, e ka monitoruar dhe ndjekur nga afër deputeti i demokrat për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu. Dy ditë më parë CNA.al mëssoi se tërheqja e Roland Bejkos është bërë me qëllim, që në krye të kësaj dege të zgjidhet ish-kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko, që është familjar, bashkëfshatar, dhe krahu i djathtë i Bejkos.

Mbyllet votimi në Gjirokastër , a kush e merr drejtimin e PD Read More »

Sadetja, ushtarakja shqiptare që bëhet gati për misionin e 5-të në Afganistan

Sadete Popshini është një nga 1 mijë e 400 femrat që janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare. Në fund të këtij viti ajo do të niset me kontigjentin e 5-të shtesë, me mision në Afganistan. Ky mision kërkon përgatitje të lartë.

Ndaj ajo stërvitet me togën e mbështetjes së batalionit të dytë të këmbësorisë që njihet ndryshe si ‘Kompania e dragonjve”, më i miri i garnizonit të Zallherit.

Pjesë e stërvitjes janë edhe aksionet stimuluese në rast sulmesh terroriste. Vajtjen në Afganistan, edhe pse është një mision i panjohur, por Sadetja e sheh si sfidë.

Për një femër angazhimi në ushtri ka vështirësi të shumta. Por jo pak femra operojnë edhe në forcat detare. 27 vjeçarja Kristina Perroj është një prej 45 vajzave ushtarake të forcave detare. Vitet e fundit Shqipëria mban përqindjen më të lartë të femrave ushtarake në rajon, me 17.7 %./Tv Klan

Sadetja, ushtarakja shqiptare që bëhet gati për misionin e 5-të në Afganistan Read More »

Dëborë dhe ftohtë për festa

Për ata që festat do t’i kalojnë në Shqipëri, mund të shijojnë bukurinë e dëborës në zonat malore, të hënën dhe të martën.
Këto ditë të fundit të muajit nëntor duket se po na përgatisin për të hyrë zyrtarisht në stinën e ftohtë të dimrit. Gjatë së dielës, temperaturat kanë zbritur nën zero dhe në zonat malore pritet të fillojnë reshjet e dëborës.

Ndërsa për të gjithë ata që kanë vendosur të kalojnë festat e nëntorit në Tiranë apo zonat bregdetare, ka një lajm të mirë, pasi pritet një mot me kthjellime, por i ftohtë.

Ata që ditët e pushimit të festave, e që për administratën janë jo pak, por plot 5 ditë, nëse duan t’i drejtohen zonës juglindore, kryesisht Korçës, duhet të përgatiten për temperatura të ftohta, por jo për dëborë.

Dëborë dhe ftohtë për festa Read More »

Humbi familjen, Manjola takohet me xhaxhain pas 13 vitesh

Historia e parë në “Ka një mesazh për ty” te “E diela Shqiptare”, i takon një kohe të largët, por që dhimbja ende nuk është fashitur. Merita ka thirrur babain për ti bërë një surprizë që të takohet me mbesën e tij të cilën ka më shumë se një dekadë që nuk e takonte dhe shikonte. Bëhet fjalë për Manjolën e cila ka humbur prindërit në moshë shumë të vogël dhe më pas motrën. E rritur me dashurinë e gjyshërve nga ana e mamit dhe dajon e saj, ajo për shumë vite i ka humbur kontaktet me xhaxhain dhe hallën.

I pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë thirrur, zoti Bajram, tha se nga fëmijët e tij nuk e pret edhe pse ka 7 fëmijë. Ndërkohë që zoti Bajram ka gabuar, pasi ishte vajza e tij Merita ajo që e kishte ftuar në studion e “Ka një mesazh për ty”.

Merita: Unë kam ardhur nga Saranda për të sjellë babain tim. Ne jemi 7 fëmijë dhe jemi të gjithë të martuar me fëmijë dhe jetojmë në Sarandë. Falë dy prindërve ne kemi lidhje shumë të mira me njerë- tjetrin. Por pavarësisht kësaj babai im e ka një peng. Ai ka pasur një vëllai i cili i ka vdekur, si dhe ka dhe një motër. Xhaxhai është martuar dhe ka bërë dy vajza. Në moshë të re i vdes nusja dhe i le dy vajzat, njëra 6 vjeç dhe tjetra 1 vjeç e gjysmë. Ato mbetën jetime dhe xhaxhai detyrohet të martohet përsëri dhe merr një grua tjetër me dy vajza më të rritura. Nuk zgjat shumë martesa dhe xhaxhai im vdes, nga një sëmundje e papritur. Vajzat ngelen jetime dhe babai im donte ti merrte, por ne ishim shumë fëmijë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin gocat kur vdiq xhaxhai?
Merita: Ishin shumë të vogla, nuk e mbaj mend. Klodiana mund të ishte 10-11 vjeçe, kurse Manjola ishte më e vogël. Më pas i morën gjyshërit nga ana e mamasë. Vazhduan vitet, babai shkonte gjithmonë tek mbesat e tija, i ndihmonte me aq sa kishte mundësi. Në vitet 90 ne jemi larguar në Sarandë, babai im merrej me ndërtim, bleu vendin dhe ndërtoi shtëpi. Babi gjatë gjithë kohës kujdesej për vajzat. Kaluan vitet edhe ato u rriten u martuan. Klodiana është martuar në Korçë, me pas u martua dhe Manjola një Pogradec. Klodianës në moshë të re ju shfaq një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetën në moshën 29 vjeçare. La 3 fëmijë të vegjël. Babai shkonte shpesh tek Manjola. Unë herën e fundit që e kam takuar Manjolën nuk e njoh, pasi kam 13 vite që nuk e kam parë dhe nëse e shoh në rrugë nuk e njoh. Manjola është amaneti i babait tim.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e keni kërkuar?
Merita: Po babai im e ka kërkuar dhe pret që ajo të vije ta takojë.
Ardit Gjebrea: Pse na ke shkruar neve?
Merita: Babai im para pak ditësh bëri 70 vjeç dhe doja ti bëja një surprizë Manjolës. Që të takohemi dhe ajo ta dijë që ka shumë kushërinj që e duan dhe presin ta njohim.

Më pas Arditi i thotë Meritës se babai i saj e ka dëgjuar të gjithë historinë dhe është i pranishëm në studion.

Ardit Gjebrea i drejtohet Bajramit duke i thënë se sa shumë fatkeqësi paska kalaur në jetë.
Bajrami: Nusja e vëllait mori dhe nënën time. Ishtë një ngjarje shumë e rëndë brenda tre ditësh humba kunatën dhe më pas nënën, e cila ishte e sëmurë.

Më pas Mertia përqafohet me babain. Arditi i thotë zotit Bajram dhe zonjës Merita, se e ka gjetur Manjolën dhe i kanë dërguar një mesazh.Manjola e cila ishte ne studio që në fillim të programit vjen nga studio, pa e ditur zoti Bajram dhe zonja Mertia. Ajo therret xhaxhi dhe përqafohet me të si dhe me vajzën e xhaxhait, Meritën.

E pyetur nga Arditi nëse është e lumtur, Manjola tha, pak.Manjola: Pak. Gjithë këto vite ne prisnim dashurinë e tyre. Njerëzit që më kanë rritur, daja nuk ka thënë kurrë që të mos vinte xhaxhai. Daja dhe nusja e tij më kanë rritur, më kanë martuar. Xhaxhai ka ardhur vetëm njëherë dhe halla. Ata nuk më kanë dhënë aq dashuri. Unë isha e vogël dhe nuk i njihja. Kam qenë në Sarandë vetëm një herë dhe halla vetëm një herë ka ardhur.

Edhe pse Manjola kishte hatërmbjetje me xhaxhai e saj, “Ka një mesazh për ty” bëri të mundur takimin e tyre, pas shumë vitesh.

Humbi familjen, Manjola takohet me xhaxhain pas 13 vitesh Read More »

Festat e Nentorit – Shqiptarët e vendosin flamuri kuq e zi mbi “Atomium” në Bruksel

Në Bruksel festohet dita e pavarësisë së Shqipërisë. Qytetarë të shumtë pjesë e komunitetit shqiptar që jeton në Belgjikë, ishin pjesëmarrës në një koncert festiv dhe veprimtari të tjera organizuar me rastin e festave të nëntorit.

Mbi “Atomium”, monumentin simbol të kryeqytetit belg u vendos një flamur kuq e zi e ndërsa të pranishmit shijonin aktivitetin me ngjyrime kombëtare shqiptare. Nën petkun e Skëndërbeut, një aktor performoi në rolin e heroit tonë kombëtar më 28 nëntor të vitit 1443, hipur mbi një kalë.

Organizator i kësaj veprimtarie patriotike ishte Ahmet Gjana, deputeti i parë shqiptar në parlamentin e Belgjikës. Nuk munguan në këtë eveniment edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel Suela Janina dhe ai i Kosovës Bernard Nikaj. Me rastin e festave të nëntorit në Bruksel janë organizuar disa evente në përkujtim të dative të shënuara që kanë bërë historinë e shtetit shqiptar.

Festat e Nentorit – Shqiptarët e vendosin flamuri kuq e zi mbi “Atomium” në Bruksel Read More »