Aktualitet

106-vjetori i FA, MB ekspozitë fotografike në kryeqytet

Me rastin e 106-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes ka çelur edhe një ekspozitë fotografike në kryeqytet.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se kjo ekspozitë është krijuar për ministrin e parë të Mbrojtjes së Shqipërisë, Mehmet pashë Dëralla, i cili ka edhe 175-vjetorin e lindjes.

Në këtë ekspozitë, arkivi i Forcave të Armatosura dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ekspozuan disa fotografi dhe dokumente të papublikuara më parë, të viteve të para të krijimit të Forcave të Armatosura. /atsh

106-vjetori i FA, MB ekspozitë fotografike në kryeqytet Read More »

Vlora është e njerëzve që punojnë që Karaburuni dhe Sazani të vizitohen përgjatë sezonit nga 45 mije të huaj dhe vendas. Vlora është qyteti ku kulinaria është art dhe që e përmbylli sezonin pa asnjë ngjarje të rëndë kriminale, e cila mund të cënonte sigurinë e qytetarëve apo pushuesve të saj.

Vlora e “pazhdukur” e vlonjatëve dhe 1.5 mln turistëve . Qyteti I Vlorës, ka qënë prej disa ditësh në vorbullën e diskursit publik. Është përmenduar dhe marr si pikë referimi sa herë u duhen statistika për krimin . Sa herë një gazetari apo një redaksie I duhen disa klikime më shumë(kronika shet). Vlora zotërinj nuk është e kriminelëve, është e njërëzve të thjeshtë të saj, që punojnë çdo ditë që qyteti ta përmbylli sezonin turistik me 1.5 mln vizitorë nga 52 vende të botës, turist vendas e të huaj. Me 400 mijë persona që kanë hyre gjatë periudhës qeshor-gusht nga pika e saj portuale.

Vlora është e njerëzve që punojnë që Karaburuni dhe Sazani të vizitohen përgjatë sezonit nga 45 mije të huaj dhe vendas. Vlora është qyteti ku kulinaria është art dhe që e përmbylli sezonin pa asnjë ngjarje të rëndë kriminale, e cila mund të cënonte sigurinë e qytetarëve apo pushuesve të saj. Është qyteti ky investitorët e huaj e kryesisht ata italianë prej vitesh investojnë në biznese (restorante, bare e hotele, fasone e call center). Vlora është qyteti ku Nordikët e Gjermanët kanë shumëfishuar kërkesat për blerje banesash. Ku agjensia më e madhe turistike Europiane, (Apollo) kërkon 2200 shtretër për akodim turistësh për muajt shtator-mars.

Mos t’ju digjet xhani për Vlorës, duajeni pak më pak, e ja qani hallet pak më pak. Kështu nuk shkatërroni gjithçka ne ndërtojmë përditë me mund. Rendi dhe siguria publike është një nga pikat tona të forta , mjafton ti hidhni një sy (recesione-ve) të turistëve që rezervojnë nëpërmjet booking, tripadvisor etj… Ata që mbollën kriminalitet e morrën atë pas, vlora nuk sot nuk është ajo e 2016-tës. Nuk ndikon krimi në jeten apo bizneset tona, ata e kanë me veten dhe strukturat e korruptuara mjafton pak vemendje e MB dhe Qyteti gëzon normalitet të plot. Klima e të bërit biznes në Vlorë është optimale, ndaj ftojmë gjithë opinionin publik të mos bjerë pre e lajmeve dashakeqe që vetëm dëmtojnë imazhin e qytetit. Respekte dhe ju mirpresim ne Vlore. Nga Vasil Bedini.

Vlora është e njerëzve që punojnë që Karaburuni dhe Sazani të vizitohen përgjatë sezonit nga 45 mije të huaj dhe vendas. Vlora është qyteti ku kulinaria është art dhe që e përmbylli sezonin pa asnjë ngjarje të rëndë kriminale, e cila mund të cënonte sigurinë e qytetarëve apo pushuesve të saj. Read More »

Kompanitë e basteve në përpjekje për të nxjerrë fitimet e fundit: Shesin kompjutera e televizorë

Pas vendosjes me ligj për mbylljen e subjekteve që përfshijnë veprimtari të lojërave të fatit, një pjesë e tyre kanë nisur t’i mbyllin vetë bizneset përkatëse.

Llotot sportive, janë të parat që po mbyllin qepenët, në shenjë lamtumire, ndërsa kazinotë janë ato që po shfrytëzojnë edhe ditët e fundit për të nxjerrë ndonjë përfitim.

Nga 4300 pika llotosh në total, 4000 prej tyre janë mbyllur. Sipas Shoqatës së Basteve Sportive, pjesa më e madhe e atyre që e vazhdojnë ende aktivitetin, ndodhen në kryeqytet.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaron se deri më tani nuk ka patur asnjë aksion detyrues. Subjektet e mbyllura, i kanë dhënë fund aktivitetit të tyre vullntarisht, duke hequr edhe NIPT-et e biznesit.

Sa i takon kompanive të basteve, të dorëzuara ato po mundohen të nxjerrin edhe fitimet e fundit përmes shitjes së kompjuterave, televizorëve, apo duke dhënë dhe ambientet me qira.

Kompanitë e basteve në përpjekje për të nxjerrë fitimet e fundit: Shesin kompjutera e televizorë Read More »

Veç Arta Markut edhe 4 emra të tjerë për postin e kryeprokurorit

Vendimi i parë që pritet të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit do të jetë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar.

Në ligjin e ndryshuar të prokurorisë, kandidati për Prokuror i Përgjithshem krahas kalimit të vettingut ka vendosur si kriter që pretendentët të kenë mbaruar Shkollën e Magjistraturës ose të kenë një gradë shkencore.

Ligji kërkon që kandidatët të kenë 15 vite eksperiencë dhe të mos kenë mbajtur funskione politike në administratë.

Nga lista prioritare e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun, duket se këto kritere i plotësojnë prokurorët Arta Marku, e cila kryen këtë detyrë përkohësisht, Arben Dollapi, Adnand Xholi, Besnik Muçi e Sokol Stojani.

Përveç Arta Markut, e cila e ka shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar, ende nuk ka emra të tjerë të cilët të kenë shprehur të paktën publikisht këtë qëllim.

Pas zgjedhjes se KLP-së, është kjo e fundit që i liston kandidatët.

Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.

Veç Arta Markut edhe 4 emra të tjerë për postin e kryeprokurorit Read More »

Shifra alarmante të trafikimit të fëmijëve

Fëmijët shqiptarë, kryesisht ata të moshës 12-15 vjeç, janë ndër grupet kryesore të viktimave të trafikimit të fëmijëve në Europë. Të dhënat e Europol tregojnë se kjo grupmoshë po përdoret kryesisht për shpërndarje droge dhe punë të rëndomta. Vetëm Britania raporton për 900 fëmijë shqiptarë në vit që trafikohen ose kontrabandohen.

“Raporti i Europolit është shqetësues pasi për herë të parë flet për krimin shqipfolës që lidhet me trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve, ata shfrytëzohen për shpërndarje droge, punë të zezë dhe lavazhe. Nga ana tjetër po të shikojmë vende si Britania e Madhe, ata raportojnë 600-900 fëmijë shqiptarë në vit, që shkojnë ose si fëmijë të kontabandimit ose trafikimit. Edhe raporti i Europolit dhe ato të tjera konfirmojnë që fëmijët shqiptarë dhe ato adoleshentë janë një ndër grupet kryesorë të viktimave të trafikimit të fëmijëve në Europë”.

Por çfarë bëhet me këta fëmijë të trafikuar? Shqipëria nuk ka ende shërbime për t’i asistuar dhe riintegruar.

“Ne nuk kemi një plan kombëtar të mirëfilltë për eliminimin e të gjitha formave të shfrytëzimit të fëmijëve, sidomos trafikimit. Shërbimet tona nuk janë të përgatitura, as për të financuar nevojat specifike për riintegrimin e tyre, por edhe shërbimet janë shumë të munguara në pjesën më të madhe të Shqipërisë”.

Në raportin e Europol thuhet se një grup shqiptar që merret me trafikim e fëmijëve, e ka të programuar rrëmbimin e të vegjëlve dhe më pas dhënien e tyre për birësim të paligjshëm.

Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se në 2017 janë proceduar 17 çifte shqiptare që kishin lënë fëmijët e tyre në Itali me qëllimin për t’i shfrytëzuar në punë të ndryshme. Ka të dhëna se mjaft familje të tjera i braktisin fëmijët në vende të ndryshme të Unionit për të përfituar azil.

Sipas Europol, në vitin 2017 rezulton se janë trafikuar 5 mijë fëmijë në mbarë Europën, pjesa më e madhe e të cilëve, shqiptarë.

Shifra alarmante të trafikimit të fëmijëve Read More »

Vlorë – Gazetarja bën deklaratën e fortë: Familjarët donin të flisnin, por…

Në emisionin Open në Top Channel po diskutohet për të zhdukurit e Vlorës. Gazetarja e Top Story, Lindita Çela tregoi eksperiencën e saj dhe atë që pa e bisedoi në Vlorë me familjarë të të zhdukurve. Ajo tregoi se nuk qe aq e lehtë për t’u marrë intervista të afërmve pasi presioni ndaj tyre nuk ishte i pakët.

“Unë kam qëndruar më shumë se një javë në Vlorë. Ne jemi gazetarë dhe e dimë shumë mirë që mes dëshmive dhe të dhënit nëpërmjet pamjeve ka ndryshim. Dalja në televizion është sensitive, është e sikletshme për këdo që nuk është person publik, jo më për persona që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, gjë që s’është e re në Vlorë.

Situata është ndryshe në këtë rast. Gjëja e parë që më ka bërë përshtypje është që njerëzit nuk dilnin darkave pas orës 20:00. Vlora ishte bosh, të imagjinosh që ne ishim aty dy javët e para të nëntorit, ku nuk bënte as shumë ftohtë.

Dëshmitë ka qenë shumë e vështirë, pasi i kam gjetur dhe kanë ndërruar mendjen pasi i marrin në telefon dhe u thonë mos flisni. Kanë qenë dy raste të tilla që nuk kanë folur nga presioni. Këta persona janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike”, u shpreh gazetarja.

Vlorë – Gazetarja bën deklaratën e fortë: Familjarët donin të flisnin, por… Read More »

Horoskopi paralajmeron këto shenja të kenë kujdes

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje, do të përfshihen në një periudhë tejet pozitive në të gjitha aspektet e jetës, si në atë profesionale, por kryesisht sentimentale. Më në fund do të arrijnë të rigjejnë ekuilibrin, i cili është vënë në provë vazhdimisht.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të përfshirë nga stresi, si pasojë e ditëve të ngarkuara. Nuk do të ketë zhvillime aspak pozitive sa i takon raporteve ndërpersonale, ndërkohë që ekuilibrat do të jenë të lëkundur.

Binjakët

Do të rimerrni veten gradualisht nga sforcimet e ditëve të fundit, të cilat kanë qenë të mbushura me stres dhe nervozizëm. Nga pikëpamja profesionale dhe sentimentale, duhet vepruar me kujdesin maksimal.

Gaforrja

Do të arrini që të dilni nga një gjendje tensioni dhe nervozizmi, i cili ka karakterizuar ditët paraardhëse. Do të ketë rikuperim në sferën e ndjenjave, përfshirë edhe një përmirësim në fushën profesionale.

Luani

Do të vijoni të shijoni një moment të rëndësishëm lidhur me njohjet e reja, sa i takon sferës sentimentale. Edhe nga pikëpamja profesionale, parashikohen mundësi shumë të mira.

Virgjëresha

Duhet të mundoheni të rigjeni sigurinë në punë, duke arritur objektivat e humbura gjatë javëve të fundit. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohen momente romantike, bashkë me partnerin/en.

Peshorja

Do të përjetoni një intensitet të madh në çift në nivelin sentimental. Por nga pikëpamja profesionale nuk do të jeni shumë të vendosur, duke qenë të dyjëzuar para një sërë projektesh të rëndësishme.

Akrepi

Yjet do të jenë mjaft të favorshëm në të gjitha këndvështrimet, si në sferën sentimentale edhe profesionale. Duhet të jeni më të hapur për të mirëpritur mundësi interesante.

Shigjetari

Do të ketë një rikuperim të ndjeshëm nga pikëpamja sentimentale, ndërsa nga ajo profesionale, kjo periudhë do të jetë e karakterizuar nga një numër i madh angazhimesh dhe përgjegjësish.

Bricjapi

Duhet të merrni një vendim konkret lidhur me çështje të së kaluarës, të cilat vijojnë të jenë të pazgjidhura, shkruan noa.al. Nga pikëpamja profesionale, duhet të shmangni polemikat dhe ngarkesat me stres.

Ujori

Kjo e martë do të sjellë një periudhë rikuperimi nga stresi prej lodhjeve të javëve të kaluara. Po ashtu parashikohet një rikuperim i ndjeshëm edhe në fushën e ndjenjave.

Peshqit

Yjet do të ofrojnë mbështetje maksimale, sidomos sa i takon sferës profesionale, ku mundësitë do të jenë të shkëlqyera. Ndërsa sa i takon fushës së ndjenjave, situata vijon të jetë kritike.

Horoskopi paralajmeron këto shenja të kenë kujdes Read More »

Festat e fundvitit, Ahmetaj zbulon sa do jetë shpërblimi për pensionistët

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka bërë me dije se shpërblimi për pensionistët këtë fundvit do të jetë në masën 50 mijë lekë të vjetra.

Kreu i Financave bëri me dije se, pas dy ditësh, do të kalojë në qeveri, vendimi për shpërndarjen e bonusit për pensionistët në vlerën e 5 mijë lekëve.

Tashmë e kthyer në traditë, paketa e solidaritetit do të vazhdojë edhe në vitet e ardhme, nënvizoi kreu i Financave.

“5 mijë lekë te reja për pensionistë që s’ka pasur precedentë më parë, ne e kemi kthyer në traditë dhe do ta kthejmë në një politikë të konsoliduar buxhetore”.

Festat e fundvitit, Ahmetaj zbulon sa do jetë shpërblimi për pensionistët Read More »