Aktualitet

“Ditët e Kulturës Shqiptare”, Inva Mula koncert në Koper

Në katedralen e qytetit të Koperit u organizua koncerti i sopranos së madhe Inva Mula, shoqëruar nga pianistja Lule Elezi.

Koncerti ishte pjesë e veprimtarive të shumta në kuadrin e Ditëve të Kulturës Shqiptare, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Iliria”.

Para koncerit të pranishmit i përshëndetën kryetari i Shoqatës “Iliria” Heset Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe Profesor Shyqyri Nimani.

I pranishëm, përveç publikut artdashës ishte edhe kleriku, drejtues i katedrales së Koperit.

Koncerti i të mirënjohurës Inva Mula, përfqaqëson një ngjarje, që vështirë se përsëritet dhe që do të mbetet gjatë në memorien e të pranishmëve dhe të jetës artistike të qytetit.

Koncerti u zhvillua pikërisht në atë katedrale, ku rreth tre shekuj më parë drejtonte meshat shqiptari Agustin Bruti./atsh

“Ditët e Kulturës Shqiptare”, Inva Mula koncert në Koper Read More »

Korrigjimi i kufijve, Rama: Askush të mos e quajë Thaçin tradhtar

“Hashim Thaçi është Presidenti i Kosovës dhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit, duke e quajtur tradhtar është një gomar”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar, Ramush Haradinaj, në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Kryeministri Rama iu referua çështjes së korrigjimit të kufijve.

“Këtë di të them unë. Të tjerat pastaj janë çështje që i takojnë debatit të brendshëm dhe ndërtimit të një vizioni strategjik për të ardhmen e Kosovës. Këtu nuk është çështja se çfarë mendon njëri dhe çfarë mendon tjetri. Këtu është çështja që ne të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, jo bashkë me fjalime, por bashkë në realitet. Që shqiptarët të bashkohen që ajo shqiponja dykrenare të jetë një dhe Shqipëria dhe Kosova të jenë një në çdo drejtim dhe në çdo aspekt”, – tha Rama. /atsh

Korrigjimi i kufijve, Rama: Askush të mos e quajë Thaçin tradhtar Read More »

Mbrojtja e mjedisit, specialistët leksione në shkollat e Novoselës

Specialistët e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në kuadër të projektit ACAP (Aksioni Komunitar për Ruajtjen e Zonave të Mbrojtura), po vazhdojnë orët e hapura informative në shkollën “Pilo Prifti”, Novoselë. Gjatë kësaj ore dedikuar mjedisit, me fokus Zonat e Mbrojtura, me praninë e përfaqësuesve të Administratës Rajonale të Zonave të mbrojtura Vlorë dhe mësuesve të shkollës, nxënësit u informuan me punën që administrata realizon për mbrojtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, veçanërisht zonës që ata kanë më afër.
Po ashtu, nxënësve i u ofrua edhe mundësia e pjesēmarrjes në programim “Junior Ranger”, ku ata të marrin pjesë edhe në terren duke vepruar si të ishin ranger të zonave të mbrojtura. /atsh

Mbrojtja e mjedisit, specialistët leksione në shkollat e Novoselës Read More »

Shqipëria, një atraksion për turistët kinezë(foto)

Shqipëria turistike dhe si destinacion europian po tërheq përherë e më shumë vëmendjen e operatorëve të huaj turistik të cilët po shfaqin interes mbi potencialet që ofron vend ynë.

Sot në Agjencinë Kombëtare të Turizmit u mbajt një takim me përfaqësues të Komitetit të Zhvillimit të Turizmit të qytetit të Ningbo-s (Kinë) si dhe përfaqësues të ndryshëm të Shoqatave dhe Tur Operatorëve Kinezë.

Në këtë takim u prezantua Shqipëria dhe potenciali i saj turistik si dhe u diskutua për krijim e një ure bashkëpunimi për zhvillim e mëtejshëm të marrëdhënieve tona duke u nisur nga fakti shumë domethënës se këtë vit ka patur një rritje prej 33 % të turistëve kinez në Shqipëri.

Turistët kinez janë gjithmonë besnik në vendin tonë pasi e shohin Shqipërinë si një vend atraktiv dhe me potencial turistik mjaft të larmishëm pasi vendi ynë ofron një turizëm gjithëvjetor ku në çdo stinë ka gjithmonë vende për tu eksploruar. /atsh

Shqipëria, një atraksion për turistët kinezë(foto) Read More »

Po na pret acari, ky është parashikimi i motit në ditët në vijim

Pavarësisht se dimri erdhi me vonesë këtë vit, reshjet e shiut, dëborës e temperaturat e ulëta, nuk kanë ndërmend të ndalen.

Ashtu si sot, edhe përgjatë ditës së nesërme në të gjithë territorin do të ketë vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës.
Meteorologët parashikojnë që gjatë ditës së mërkurë të kemi kthjellim të motit dhe reshje lokale shiu në zona të caktuara, ndërsa e enjtja do të rikthejë diellin por na presin temperatura shumë të ulëta. /Lajmifundit.al

Po na pret acari, ky është parashikimi i motit në ditët në vijim Read More »

Nis protesta e madhe e banorëve të Unazës së Re

Ka nisur prap protesta e banorëve të Unazës së Re për të mos lejuar prishjen e banesave dhe të pronës së tyre.

Në mbështetje të protestuesve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.
Edhe sot banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100 për qind për pronën e tyre.

Ditën e sotme gjykata vendosi burg pa afat për të riun Daniel Dobra që i hodhi kapsollen në dorë polices Ina Nuka.

“Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak”, dëgjohen në kor të gjithë banorët, ndërsa lëshojnë edhe thirrje në mbështetje të 18-vjeçarit Daniel Daniel Drobaj, i cili u la sot në burg për plagosjen e polices Ina Nuka. /Lajmifundit.al

Nis protesta e madhe e banorëve të Unazës së Re Read More »

Rinia shkollore sfidon me iso-polifoni – Nga Sejmen Gjokoli

RINI & POLIFONI…

– Rinia shkollore sfidon me iso-polifoni-

Rreth 200 nxënës nga shkollat e mesme të Vlorës u bënë pjesë e aktivitetit të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Vlorë në nderim të 25 Nëntorit, ditës kur trembëdhjetë vite më parë Iso-Polifonia shqiptare është shpallur nga UNESCO ” Kryevepër e Trashëgimisë Orale të Njerëzimit.
I konceptuar si një takim midis grupeve të këngës dhe valles polifonike të shkollave, ky aktivitet i zhvilluar sot në Teatrin ” P. Marko, shënoi jo vetëm në pjesëmarrje por edhe në vlerësimin përmbajtësor të aktivitetit ku të rinjtë u ngjitën në skenë duke interpretuar këngë e valle autentike polifonike.
Të ngjan vërtet me një ndërmarrje apo inisiative të fortë fakti që, krahas mësimit e edukimit apo zhanreve muzikore të kohës, nxënës të shkollave të ndryshme të Vlorës, vajza dhe djem fare të rinj përfshihen në një aktivitet mirëfilli folklorik.
Kështu nxënësit e shkollës “Ali Demi”, “Jani Minga”, ” Halim Xhelo”, ” Pavarësia”, ” Qemal Ataturk”, ” Muço Delo”, ” Internacional”, ” Mynyr Xhindi” Vlahinë, ” Hasan Mëhilli” Dukat e deri në Himarë treguan, veç të tjerash, se vlerat e trashëgimisë tonë shpirtërore janë e mbeten të pa tjetërsueshme dhe të trashëguara në breza.
Detyrë e institucioneve mbetet nxitja dhe përkrahja e nismave dhe veprimtarive që vënë në lëvizje mbartjen dhe transmentimin e këtyre vlerave, siç Drkk Vlore ideoi dhe realizoi këtë takim polifonik.
Aktiviteti i realizuar në bashkëpunim me DAR dhe Qendrën e Artit dhe Kulturës të Bashkisë Vlorë shënoi pa diskutim një zhvillim të ri por edhe një sfidë në drejtim të vlerësimit dhe promovimit të vlerave të qenësishme të Trashëgimisë tonë Shpirtërore.

Aktiviteti

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Rinia shkollore sfidon me iso-polifoni – Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Meri nuk pret dot, nxjerr horoskopin e 2019: Kjo shenjë do ketë vitin më të vështirë

Astrologia e njohur Meri Shehu ishte e ftuar së fundmi në emisionin “N’drrimi i natës” ku foli për vitin e ri që po vjen duke zbuluar se çfarë do ndodhë në jetën e secilës prej shenjave të horoskopit.

PARASHIKIMI:

Dashi kanë një vit të përkryer, çlirohen nga qëllimet e kota, nga lodhja, nga problemet ekonomike. Do durojnë pak deri nga pranvera e vitit 2019 sepse u rikthehen prapë disa probleme ekonomike të paqarta. Do bëjnë udhëtime të largëta, do njihen me njerëz të rinj.

Demi do kenë një vit që do merren shumë më trashëgimitë. Do pasurohen, do marrin lekë dhe mezi presin. Do bëhen shumë të etur për të marrë lekë nga të tjerët, presin lekë nga partnerët, nga bashkëpunimet, punët e ndryshme.

Binjakët do kenë vitin më të vështirë, do futen në krizë, do kenë kërkesa shumë të forta. Ata që nuk kanë bërë gjëra të ligjshme dhe korrekte do vihen përballë ligjit. Mund të kenë probleme shëndetësore, ndarje në çift, duhet të ruajë ekuilibra, të marrin masa dhe të dalin sa më shpejt nga rrugët jo të qarta.

Gaforret do kenë një vit të stresuar sepse do kenë shumë punë, angazhime dhe shumë ankth në jetën e përditshme. Do i dalë një punë e mbledhur ndër vite që nuk e kanë rregulluar siç duhet ndër vite. Do kenë një punë kolosale. Të marrin pak parasysh shëndetin.

Luani ka vitin më të bukur erotik, do dalin, do bien në sy. Por do kenë edhe vitin më të mirë artistik, do nxjerrin në pah talentet, dëshirat, krijimtaritë. Por edhe një fëmijë. Gjërat më të bukura që mund t’i ndodhin në jetë një njeriu mund t’i planifikojnë Luanët për vitin 2019.

Virgjëresha do kenë shanse për një shtëpi të re, për një zgjerim marrëdhëniesh familjare, për një ndryshim vendi, për të ikur nga një shtet në një tjetër, ose blejnë një pronë, ose një martesë ose shtim familje. Nuk do jetë një vit i keq 2019.

Peshoret do udhëtojnë shumë, do japin mesazhe të forta, do merren shumë me arsimimin, kualifikimin. Peshoret nuk do rrinë një vend, do kërkojnë më shumë. Megjithatë deri në fund të dhjetorit do vendosin ekuilibra të rinj dhe disa marrëdhënie do jenë në krizë.

Akrepi do jetë në një moment të ngritjes së tij ekonomike dhe ë vlerave të tij. Do mbjellin frytet e punëve të tyre sepse 2019 është viti që do përcaktojë çështjet ekonomike. Mund të kenë edhe probleme por e rëndësishme që çështjet ekonomike do rregullohen me mbarësi.

Shigjetarët deri në pranverën e vitit 2019 duhet të marrin energjinë, dhuratat që i jep universi por duke nuk duhet të bëhen shumë optimist sepse i neglizhon pengesat ose detajet dhe pëson ndonjë gjë të keqe. I pret një ngritje më lart, pritet një kthesë e rëndësishme në jetën e tyre.

Bricjapi do jetë në një periudhë shumë skeptike, shumë plane, organizim, pak mbyllje, pak shplodhje, do mbledhin energji brenda vetes. Në fund të vitit 2019 do marrin stafetën për të bërë realitet atë çfarë po mendon dhe po planifikon. Këtë vit vuri qëllime të mira, nuk e kishte vit të keq por ato qëllime që vuri për më lart do fillojë t’i finalizojë vetëm pas vitit 2019.

Ujori janë në një moment deciziv shumë të mirë. Është viti i qëllimeve më të mëdha të tyre, i mbështetjeve më të mëdha. Ujorët do bëjnë miqësi të vërteta dhe do përfitojnë nga këto miqësi. Do përfitojnë edhe vlera monetare të mira. 2019 do jetë një vit shumë i leverdisshëm për qëllimet e tyre.

Peshqit e kanë 2019 vitin e karrierës. Ata që nuk janë martuar, do martohen. 2019 ja u mbledh sepse kemi fejesa, martesa, por edhe ngritje në karrierë. Peshk i vogël apo i madh, çfarëdo që të jenë do bëjnë karrierë, shkruan xing.

Meri nuk pret dot, nxjerr horoskopin e 2019: Kjo shenjë do ketë vitin më të vështirë Read More »