Aktualitet

Njihuni me dy shenjat më me fat për ditën e sotme, 27 nëntor 2018

Këtyre dy shenjave do u buzëqeshë më shumë fati gjatë ditës së sotme.

Demi

Do jeni shumë intuitivë gjatë kësaj dite dhe do e kaloni më lehtë çdo pengesë që do ju dalë. Nëse keni një lidhje do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë që ju kishin ndarë nga partneri dhe do jeni shumë më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni asnjë lloj kompleksi dhe do joshni ashtu si do e mendoni më të arsyeshme. Çdo gjë do ju ecë edhe më mirë nga sa e kishit menduar. Sipas Dritare.net, në punë do jeni më dinamikë dhe keni për të pasur sukses të garantuar në çdo fushë që të lëvroni. Për buxhetin mos u shqetësoni aspak sepse ai do jetë goxha i mirë.

Luani

Hëna do sjellë vezullim në jetën tuaj sot. Më në fund do keni mirëqenie, begati dhe harmoni pafund. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë pozitive. Herë pas here do iu pushtojë edhe pasioni i zjarrtë. Ju beqarët do keni takimin më të veçantë të jetës tuaj. Me personat e rinj shumë shpejt do fillojnë edhe lidhje serioze, romantike dhe afatgjata. Në punë duhet të jeni realistë dhe të programoni çdo gjë para se te veproni. Në këtë mënyrë do shmangni edhe të papriturat. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.

Njihuni me dy shenjat më me fat për ditën e sotme, 27 nëntor 2018 Read More »

Del nga shtrati lumi i Vjosës, përmbytet Bypass-i i Tepelenës

Reshjet e fundit të shiut që kanë përfshirë vendin kanë sjellë shtimin e sasisë së prurjeve të lumit Vjosë ku për pasojë ka pasur dhe përmbytje.

Gazetarja e ‘Fax Neës’ Ervina Shehaj raporton se lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur Bypass-in e Tepelenës.

Vazhdimi i reshjeve të shiut me një intensitet të lartë mund të shkaktojë përkeqësimin e situatës. Kujtojmë që vitin e kaluar Shqipëria pati probleme të mëdha pothuajse në të gjithë vendin pas daljes së lumenjve nga shtrati që sollën pëmbytje të mëdha dhe evakuim të shumë banorëve.

Del nga shtrati lumi i Vjosës, përmbytet Bypass-i i Tepelenës Read More »

Rasti “Xhisiela”, pranohet gjykimi i shkurtuar për Rrexhep Rrajën

Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit Rrahman Rraja, për gjykim të shkurtuar. Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 4 Dhjetor.

Në rast dënimi, Rraja do përftojë ulje dënimi me 1/3. E pranishme në seancë ishte edhe Xhisiela Maloku. 25-vjeçarja para gjyqtares Engjëllushe Tahiri ka deklaruar se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj. Xhisiela në këtë proces ka statusin e të dëmtuarës.

Në datë 24 Tetor Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e prokurorisë, e cila për djalin e deputetit socialist ka ngritur akuzën e kanosjes ndaj Xhisiela Malokut. Rexhep Rraja ndodhet në burg me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij.

Rasti “Xhisiela”, pranohet gjykimi i shkurtuar për Rrexhep Rrajën Read More »

“Çmenden” serbet për bashkimin e ‘Shqiponjave’ në Pejë: Shqiptarët në 2025 bëhen një shtet

Takimi i djeshëm mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Pejë është komentuar shumë në mediat serbe.

Rama mbështeti vendimin e homologut të tij kosovar, ndërsa përdori termin “What the f*ck” për gjestin që i bënë ministrit të Punës të Kosovës në Serbi, ku i kishin kërkuar të mos e përdorte fjalën “Republika e Kosovës”.

Kryeministri shqiptar u shpreh i zhgënjyer me sjelljen e Europës, ndërsa e quajti me dy fytyra për sjelljen e saj ndaj shqiptarëve.

Lidhur me këtë fjalim dhe gjithë takimin që u zhvillua dje, kanë shkruar sot thuajse gjithë gazetat në Beograd.

Gazeta “Alo” ka shkruar rreth bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo media ka shkruar:

Shqiptarët në 2025 bëhen një shtet. Gjatë fjalës së tij në takimin e dy qeverive në Pejë, Rama i bëri thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj për të filluar punën nga ana e dy ministrive të Punëve të Jashtme për të zhvilluar një strategji të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në 2025.”
Ndërsa gazeta “Novosti” shkruan:

Nuk ka asnjë bazë për Shqipërinë e Madhe

“Çmenden” serbet për bashkimin e ‘Shqiponjave’ në Pejë: Shqiptarët në 2025 bëhen një shtet Read More »

Shqipëri-Kosovë, kufiri me një ndalesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se është absurditet që Kosovës të mos i hiqet regjimi i vizave, sikurse moshapja e kapitujve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

I ftuar në emisionin “Zona B” në Klan Kosova, Rama u shpreh se të dyja këto çështje lidhen me situatën e brendshme të disa shteteve të BE-së.

“Është një çështje e një psikoze të krijuar në BE. Në këtë aspekt duhet të jemi të afërt me veten dhe njëri-tjetrin. Duhet të intensifikojmë të gjitha proceset për të bashkuar forcat, ekonomitë, idetë, energjitë dhe për ta kthyer kufirin në një kufi fluid, dhe nga ana tjetër duhet të kemi një qasje shumë më të strukturuar në raport me Serbinë”, tha Rama në Zona B.

“Kjo është gjëja që duhet të bëjmë ne. Të strukturuar, flas për Kosovën në këtë kuptim dhe ne jemi në mbështetje të Kosovës në këtë rast”.

Rama ka deklaruar se nuk e thotë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të hiqet tërësisht.

“Do të kemi një kufi më fluid, do të ketë vetëm një ndalesë. Kjo që po bëjmë ne është ta kuptojnë edhe serbët, se nuk e bëjmë veç me njëri-tjetrin dhe s’bëjmë dyfytyrësi. U kemi kërkuar të gjithëve heqjen e barrierave. Me Kosovën do t’i heqim të gjitha. Porti i Durrësit do të jetë edhe i Kosovës. Pastaj do të bëjmë hapat drejt bashkimit doganor”, deklaroi shefi i qeverisë shqiptare. /atsh

Shqipëri-Kosovë, kufiri me një ndalesë Read More »

Rinia dhe Iso-Polifonia bëhen bashkë në Vlorë

Rreth 200 nxënës nga shkollat e mesme të Vlorës u bënë pjesë e aktivitetit të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë në nderim të ditës kur trembëdhjetë vite më parë Iso-Polifonia shqiptare është shpallur nga UNESCO ” Kryevepër e Trashëgimisë Orale të Njerëzimit.

I konceptuar si një takim midis grupeve të këngës dhe valles polifonike të shkollave, ky aktivitet i zhvilluar në teatrin ”Petro Marko” shënoi jo vetëm në pjesëmarrje por edhe në vlerësimin përmbajtësor të aktivitetit ku të rinjtë u ngjitën në skenë duke interpretuar këngë e valle autentike polifonike.

Krahas mësimit dhe edukimit apo zhanreve muzikore të kohës, nxënës të shkollave të ndryshme të Vlorës, vajza dhe djem fare të rinj përfshihen në një aktivitet mirëfilltë folklorik.

Kështu nxënësit e shkollës “Ali Demi”, “Jani Minga”, ” Halim Xhelo”, ” Pavarësia”, ” Qemal Ataturk”, ” Muço Delo”, ” Internacional”, ” Mynyr Xhindi” Vlahinë, ” Hasan Mëhilli” Dukat e deri në Himarë treguan, veç të tjerash, se vlerat e trashëgimisë tonë shpirtërore janë e mbeten të pa tjetërsueshme dhe të trashëguara në breza.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me DAR dhe Qendrën e Artit dhe Kulturës të Bashkisë Vlorë, i cili shënoi pa diskutim një zhvillim të ri por edhe një sfidë në drejtim të vlerësimit dhe promovimit të vlerave të qenësishme të trashëgimisë tonë shpirtërore./a.a//a.g/ atsh

Rinia dhe Iso-Polifonia bëhen bashkë në Vlorë Read More »

Mediat greke në alarm: Shqipëri e Madhe deri në 2025

Lajmi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, është pasqyruar edhe në mediat greke.

Edhe fqinjët jugorë, ashtu si mediat në serbi, e kanë trajtuar lajmin me nota nacionaliste duke shprehur shqetësimin se dy shtetet e shqiptarëve kanë në plan të bashkohen në një Shqipëri të Madhe deri në vitin 2025.

“Greek reporter” citon deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e shqiptarëve nën çatinë europiane.

“Shqipëria dhe Kosova do të ecin dorë për dore krah për krah si shqiponja dy krenare siç u ka hije”, tha kryeministri Rama në fjalimin ku nuk kurseu as kritikat ndaj ndërkombëtarëve.

“Të mos na tregojnë shumë përralla dhe miqtë tanë europianë, ndërsa Serbinë vazhdojnë e përkëdhelin”.

Mediat në Greqi shkruajnë të shqetësuar se politikanët shqiptarë kanë bërë edhe simbolin e shqiponjës, që konsiderohet si një “simbol i nacionalizmit shqiptar”

Mediat greke në alarm: Shqipëri e Madhe deri në 2025 Read More »

Kosovë, hapet panairi tradicional “Blej Shqip”

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizon për nder të ditës së flamurit, panairin tradicional “Blej Shqip” 2018.

Ky panair tashmë tradicional mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare.

Panairi do të mbahet më 27, 28 dhe 29 nëntor, në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe Sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 10:00 deri në ora 24:00. /KosovaPress

Kosovë, hapet panairi tradicional “Blej Shqip” Read More »