Aktualitet

106 vjetori i Pavarësisë- Ngrihet në Vlorë flamuri kombëtar

Në qytetin e Vlorës u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar me rastin e 106-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, etj.

Drejtuesit më të lartë të shtetit zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në monumentin funerar të Atit të Pavarësisë, Ismail Qemal bej Vlorës.

Të pranishëm kanë qenë edhe qytetarët shumtë, të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë në këtë ditë të rëndësishme për Shqipërinë.

Shqipëria feston sot 106-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

106 vjetori i Pavarësisë- Ngrihet në Vlorë flamuri kombëtar Read More »

Ngricë dhe erëra, moti parashikohet i acartë për festat e Nëntorit

Erë, ftohtë dhe shira lokalë, ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, 28 dhe 29 nëntorin, që përkojnë dhe me festat e pavarësisë dhe të çlirimit.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të shënojnë rënie gjatë ditëve të fundit të nëntorit dhe do të shkojë deri në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta e bregdet në 5 gradë, temperaturat minimale.

Gjatë natës do të ketë ngrica.

Ngricë dhe erëra, moti parashikohet i acartë për festat e Nëntorit Read More »

Gruaja: Burri s’flinte me mua, i gjeta foto e letrën e tjetrës. Ai donte të më fuste …

Divorci dhe pasojat e tij shpesh herë nuk kanë të sosur. Historia e 36-vjeçares nga Korça e rrëfyer në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ të Evis Ahmetit në News24 ngjan me një odise gjyqesh që ende s’ka marrë fund.

Ajo u martua e re në moshën 17 vjeçare. Bashkimi në martesë u bë nëpërmjet mblesërisë. Nga kjo lidhje lindën dy fëmijë, por edhe ardhja e tyre në jetë nuk e mbajti dot të lidhur çiftin. Pas 14 vitesh martesë, në 2017 ndodhi divorci.

Fillimisht gjykata vendosi që fëmijët të ishin në ngarkim të nënës, por ish bashkëshorti nuk e pranoi këtë vendim, ai mori djalin dhe hapi sërish gjyq. Në shkelje totale me ligjin nëna nuk kujdesej dot për të birin edhe pse gjykata fillimisht i dha asaj kujdestarinë. Pas shumë peripecish po kjo gjykatë ja hoqi të drejtën e kujdestarisë nënës dhe ja dha ish bashkëshortit. Fëmijët u ndanë vajza 14-vjece me të ëmën dhe djali 11 vjeç më babain. Aktualisht sërish nëna kërkon të drejtën e saj pasi ish bashkëshorti refuzon takimet që ajo ka me të birin, raporton BalkanWeb.

Gruaja tregon se ish bashkëshorti jetonte në Greqi dhe ishte i ftohtë, ndërsa ish bashkëshorti në një lidhje telefonike shprehet se nuk është e vërtetë që ai nuk e lejon të takojë djalin dhe ata janë divorcuar pasi ish bashkëshortja e tij donte të jetonte në qytet dhe jo në fshat.

Gruaja:

Ai jetonte në Greqi dhe unë me vjehrrën dhe vjehrrin në fshat. Nuk flisnin mirë për mua. Kemi qëndruar 14 vite të martuar. Ai ka jetuar në Greqi dhe vinte rrallë. Punonim punë fshati në Korçë. Ai sillte para, por ato i merrte nëna e tij. Lumturia ime më e madhe në këto 14 vite kanë pasur vetëm lindjen e dy fëmijëve. Na ndau largësia. Edhe kur vinte këtu rrinte shumë larg. Nuk më merrte njëherë për kafe. Kur unë kisha kërkesa ndaj burrit tim, ai thoshte është mamaja dhe merru vesh me të.
Ka qenë një marrëdhënie e ftohtë. Për 6 vite ishim të ndarë në dhoma. I pari drejt gjykatës për divorc shkoi ish bashkëshorti. Ai më thoshte ik nga shtëpia. Justifikimi i tij ishte se unë isha xheloze dhe nuk i respektoja prindërit, por kjo nuk është e vërtetë. I kam gjetur një letër dashurie dhe një fotografi të një vajze kur erdhi nga Greqia dhe këtë nuk durova më dhe u ndamë. Ai nuk më lejon të takoj djalin tim.

Ish bashkëshorti:

Zonja donte të ikte në qytet dhe nuk donte të jetonte në fshat. Zonja ka fjetur me mua dhe nuk ka qenë në dhoma të veçanta siç pretendon. Unë kam kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve. Unë nuk e pengoj të takojë djalin se është 11 vjeç sot. Zonja është munduar me çdo gjë të më fusë në burg./BW

Gruaja: Burri s’flinte me mua, i gjeta foto e letrën e tjetrës. Ai donte të më fuste … Read More »

Banorët e Unazes se Re: Ja dita kur do heqim dorë nga protesta

Banorët tek Unaza e re janë mbledhur sërish paraditen e sotme për të protestuar për mbrojtjen e shtëpive dhe pronave të tyre.

Banorët kanë theksuar se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga protesta pa ju dhënë e drejta e tyre më parë.

‘Ne nuk do të tërhiqemi. Kur nuk u tërhoqëm dje që po binte shi, kur na kanë b*rgosur fëmijët, mund të tërhiqemi neve. Kur të tërhiqen oligarkët atëherë do të tërhiqemi neve. Le të vijë këtu dhe të ulen me neve që të flasin’, deklaroi një nga banorët.

Banorët e Unazes se Re: Ja dita kur do heqim dorë nga protesta Read More »

Kryebashkiaku i Pukës e thërret doktorin me urgjencë në spital, por ajo qe ka bere ai i shtangi te gjithe(video)

Një surprizë e këndshme i është bërë sot kirurgut të spitait të Pukës, Dodë Boci. Ka qenë kryebashkiaku i këtij qyteti, Gjon Gjonaj i cili i ka ngritur një “rreng” duke e thirrur me urgjencë në spital, pasi një i afërm i tij kishte një problem.

Mjeku Boci ka ardhur menjëherë, por kur ka hapur derën është përballur me kolegët dhe kryebashkiakun, të cilët i kanë uruar jetë të gjatë me rastin e 65-vjetorit të lindjes. Aty ishte një ish-pacient i doktorit, që e falenderoi publikisht si një prej qindra personave që i ka shpëtuar jetën.

Vetë doktor Boci është përlotur nga surpriza, duke thënë se do të vijojë punën e tij për aq kohë sa të kishte shëndet. Për më shumë shihni videon:

https://www.facebook.com/236776123325015/videos/347781879135102/?t=31

Kryebashkiaku i Pukës e thërret doktorin me urgjencë në spital, por ajo qe ka bere ai i shtangi te gjithe(video) Read More »

Zbuloni karakteristikat e personalitetit ne baze te muajit te lindjes

Arsyeja mbetet e panjohur, por ka një mundësi që personat e lindur në të njëjtin muaj kanë karakteristika të përbashkëta personaliteti.
Ja disa gjëra të rëndësishme për secilin muaj, shkruan InTv.

Janari- Femrat e lindura në janar kanë ambicie të mëdha, edhe pse janë të kujdesshme dhe serioze. Janë kritike ndaj të tjerëve, shpesh nuk pëlqejnë të flasin për ndjenjat e veta. Ato pëlqejnë të ndërveprojnë me persona që janë po aq inteligjentë sa ato. Komunikojnë vetëm me persona që u përkasin të njëjtit nivel intelektual dhe kanë opinione të njëjta për jetën. Shkurti- Vajzat e shkurtit janë mjaft romantike dhe duhen trajtuar me durim për shkak të ndryshimeve të tyre të humorit. Jo të gjithë i kuptojnë këto ndryshime humori. Janë në gjendje të mendojnë në mënyrë abstrakte dhe të veprojnë si një shpirt i lirë. Nëse i tradhtoni, ato nuk kthehen tek ju. Marsi- Femrat e lindura në mars janë karizmatike dhe tërheqëse. Ato kanë vështirësi t’ia japin zemrën dikujt tjetër. Nëse nxehen këto vajza mund të bëhen shumë të këqija.

Prilli- Këto femra të prillit janë komunikuese dhe arrijnë të marrin gjithçka duan. Tentojnë të jenë shumë xheloze dhe janë vajza shumë të ndjeshme. Ato janë në gjendje të bëjnë të lumtur të tjerët, hapen me ata që u besojnë dhe ndajnë sekretet më të fshehta. Maji- Vajzat e majit janë shumë këmbëngulëse dhe nuk i braktisin kurrë parimet e tyre. Janë shumë tërheqëse fizikisht, por të vështira në marrëdhënie me meshkujt e dashuruar pas tyre. Ato janë të paharrueshme sepse janë të forta, të dëshirueshme dhe të bukura. Qershori- Ato që kanë lindur në qershor janë komunikuese kurioze, kreative dhe të forta. Difekti i tyre është se flasin para se të mendojnë. Këto vajza janë të ashpra dhe thonë gjithmonë atë që mendojnë. Kjo i bën ato të pushtetshme mbi meshkujt.

Korriku- Vajzat e korrikut janë të bukura, inteligjente, të ndershme dhe shumë misterioze. Evitojnë konfliktet duke u përpjekur të jenë të ndershme që nga fillimi. Të njëjtën ndershmëri presin edhe nga të tjerët.
Gushti- Jeta e vajzave të lindura në gusht rrotullohet rreth vetes së tyre. Kanë një zemër të madhe. Këto femra shpesh i fitojnë argumentet, ndërkohë që nuk tolerojnë ekzistencën e tyre. Ato evitojnë negativen ose personat që nuk bien dakord me to. Ruajnë një sens humori, u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes dhe shpesh marrin shumë vëmendje nga meshkujt. Shtatori- Femrat e lindura në shtator janë shumë të disiplinuara, miqësore, të bukura brenda dhe jashtë. I qëndrojnë besnike vetes dhe nuk janë në gjendje të falin ata që i tradhëtojnë. Janë hakmarrëse dhe hakmarrja e tyre ka përfundim gjithmonë të mirë. Këto femra zgjedhin të qëndrojnë me persona që duan një raport afatgjatë. Tetori- Vajzat e tetorit nuk i manifestojnë emocionet e tyre, kanë një nivel të lartë inteligjence dhe një karakter të fortë. I tremb tradhtia. Femrat që nuk lindin në tetor i kanë zili ato që kanë lindur në këtë muaj.

Nëntori- Këto femra janë inteligjente saqë mund të shohin pandershmërinë qysh prej së largu. Të molepsesh me një femër të nëntorit nuk është gjë e mirë. Dhjetori- Këto femra janë të paduruara, por në fund dinë si t’i rregullojnë gjithmonë gjërat. Nuk hyjnë kurrë në konflikte. U pëlqen gjendja shpirtërore pozitive e të tjerëve dhe hapin zemrën.

Zbuloni karakteristikat e personalitetit ne baze te muajit te lindjes Read More »

Haradinaj uron 28 Nëntorin: Sot jemi një në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi

Kryeministri Ramush Haradinaj  uroi festën e flamurit, 28 Nëntorin duke thënë se kjo ditë shënon rimëkëmbje, na kujton se kush jemi dhe e mban kombin të bashkuar.

“Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nëpër shekuj se kush jemi dhe na mban bashkë si komb. Në këtë ditë të veçantë, që koicidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj tha se “28 Nëntori” i bekuar, është historia e lavdishme dhe synimi për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike.

“Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë”,  përfundoi i pari i ekzekutivit. /KosovaPress

Haradinaj uron 28 Nëntorin: Sot jemi një në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi Read More »

Basha: Jemi gati për të luftuar kundër krimit në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar sot pasdite për zgjedhjet e brendshme në PD tek zyrat e partisë të degës nr 8. tek gjimnazi “Partizani”, duke shtuar se opozita do të jetë gati për të luftuar kundër krimit në politikë.

“Siç e shikoni, shiu nuk i ka ndaluar qindra demokratë të degës nr. 8 në zemër të kryeqytetit të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege. Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parimin një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grup seksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD. Kjo do t’i hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë, që nesër do t’ua ofrojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë për t’i çliruar nga zgjedha e krimit dhe korrupsionit”, – tha Basha. /atsh

Basha: Jemi gati për të luftuar kundër krimit në politikë Read More »