Aktualitet

Vlorë/ Studentët e Universitetit “Ismail Qemali” vijojnë protestën

Studentët e universitetit Ismail Qemali Vlorë kanë vijuar protestën ,tashmë në mbështetje të protestës së studentëve në kryeqytet. Në protestë një pjesë e studentëve,ndërsa pjesa tjetër kanë vijuar të zgjedhin mësimin.

Një ditë më parë senati i universitetit i cilësoi të drejta pesë kërkesat që studentët i kishin parashtruar.

Kërkesat e studentëve:

Të mos penalizohen studentët që kanë protestuar me mungesa
Krijimi i senatit studentor me përfaqësues nga çdo klasë
Të ndalohet diskrimimi i pedagogëve ndaj studentëve që marrin pjesë në protestë
Të bëhet e mundur nga universiteti i Vlorës që pranimi në universitet të jetë për nxënësit mbi mesataren 7
Krijimi i ambienteve laboratorike për çdo degë të nevojshme.
Por pavarësisht plotësimit të pesë pikave të parashtruara,studentët e universitetit të Vlorës kanë vijuar protestat , tashmë në mbështetje të kauzës studentore,ndërsa kanë qëndruar para rektoratit. Studentët kanë vijuar me thirrjet për plotësimin e kërkesave që studentët e Tiranës i kanë parashtruar prej ditësh,ndërsa do të vijojnë të qëndrojnë në protestë deri në plotësimin e kërkesave.

Vlorë/ Studentët e Universitetit “Ismail Qemali” vijojnë protestën Read More »

19 vjecares Vlonjate nuk i mungon dëshira për të studiuar edhe pse është në karrocë

Stelina Brakaj,19 vjecarja studion informatikë në shkollën industriale Vlorë. Prej lindjes vuan nga një sëmundje e cila nuk e lejon të lëvizë,nuk e lejon të ecë me hapat e saj, por në asnjë mënyrë nuk është dhe nuk mundet të bëhet pengesë për 19 vjecaren. Me ndihmën e një karroce,e sheh përditë në shkollën industriale, aty ku është një nga nxënëset më të mira të shkollës, por vec informatikës,ka edhe pasione të tjera,mbi të gjitha muzikën. Mbështetja e saj më e madhe është familja,nëna që e shoqëron për cdo ditë, por edhe shokët dhe shoqet e saj.

Jeton në konviktin e shkollës industriale, bashkë me mamanë e saj,në pamundësi edhe të faktit se nuk mund të shkojë përditë në llakatund,aty ku jeton pjesa tjetër e familjes.

Shtatë operacione të kryera mes Greqisë dhe Shqipërisë,nuk e kanë ndihmuar të ngrihet në këmbë,madje për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale ka humbur edhe një veshkë. Pak vite më parë pati mundësitë të shkonte drejt SHBA,për një tjetër operacion,që mund ta ngrinte në këmbë, por dicka e tillë nuk u realizua për shkak të veshtirësisë ekonomike dhe ndihmës së premtuar,por të paralizuar.
I kanë dhënë disa herë premtime,deputetë,pushtetarë e deri dhe ministra, por në realitet vec premtimit asgjë tjetër.

Ndihma thuajse pak ose shumë pak. Stelina sot lëviz me ndihmën e një karroce mekanike, por fakti që duhet të ndjekë shkollën e bën të pamundur, teksa një karrocë elektrike do të ishte zgjidhja për 19 vjecaren. Është e apasionuar pas muzikës, por mbi të gjitha mbi shkollën. Kërkon vetëm ndihmë,por jo lëmoshë, Stelina është kryelartë,për atë cfarë ka realizuar,pavarsisht vështirësive dhe aftësive të kufizuar.Stelina Brakaj sot është 19 vjec,vitin tjetër do të shkojë në universitet,duket se asgjë nuk e ndal. Dhe qëllimi i saj është të vijojë informatikën,pa harruar edhe muzikën,pasionin e saj të dytë. Sot ka nevojë për ndihmë,ka nevojë për një karrocë elektrike ,për të vijuar dhe ndjekur ëndrat dhe pasionet e saj.

19 vjecares Vlonjate nuk i mungon dëshira për të studiuar edhe pse është në karrocë Read More »

Orkestra “Terra del Sole”, mbrëmje gala në Vlorë

“Meraviglioso”, ashtu si edhe titulli ishte koncerti simfonik për violinë dhe orkestër, mbrëmjen e së shtunës në teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës.

Koncerti u mbështet nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë mbështetur nga bizneset italiane që operojnë në qytetin bregdetar në bashkëpunim me bashkinë Vlorë.

Orkestra e ftuar “Terra del Sole” së bashku me “Virtuozët e Vlorës” nën drejtimin e Maestro Enrico Tricarico dhe solistët vokalistë, së bashku dhuruan një mbrëmje “Gala” në pragë të festave të fundvitit.

Salla si përherë mbushur plot me dashamirës shoqëroi me duartrokitje dhe me koreografi kryeveprat e muzikës italiane dhe botërore duke krijuar një atmosferë festash plot emocion. Caruso, Azzurro, Perdere L’amore, Con te partiro, La vita è bella, etj u shoqëruan me ritëm nga publiku vlonjat.

Në këtë mbrëmje u dorëzuan dy çmimet “ Vela Latina” 2018 dhënë nga Bashkia e Galipolit ( Itali ) për Kryetarin e Bashkisë Dritan Leli dhe kompozitorin Aulon Naci.

Çmimet u dhanë në eventin e Javës së Kulturës së Detit mbajtur në Galipoli nga bashkia e Galipolit dhe Regione Puglia, Itali.

Orkestra “Terra del Sole”, mbrëmje gala në Vlorë Read More »

Përmirësimi i shërbimit rrugor, reduktohen efektivët pranë semaforëve

olicia Rrugore e Tiranës dhe Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në kuadër të masave të marra për përmirësimin e shërbimit të Policisë Rrugore, kanë reduktuar ndjeshëm efektivët e vendosur me shërbim fiks, për menaxhimin dhe rregullimin e trafikut, nëpër kryqëzime që janë të pajisur me semafor.

“Me reduktimin e prezencës fizike të dukshme, janë shtuar patrullat e policisë rrugore, me mjete të uniformuara dhe jo vetëm, të cilat gjatë kontrollit të territorit, evidentojnë, dokumentojnë dhe më pas procedojnë sipas shkeljeve të verifikuara, mjetet e konstatuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke adresuar me pas masat administrative në adresat përkatëse sipas afateve ligjore të parashikuara në nenin 199 te Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, njofton policia.

“Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit me mjete të pa-uniformuara në zonat e kryqëzimeve, dhe në rrugët urbane të Kryeqytetit janë evidentuar dhe konstatuar 125 mjete të ndryshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor për të cilat janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve dhe do behet njoftimi zyrtar i tyre, sipas normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, vijon njoftimin Policia.

“Shkeljet e konstatuara janë kryesisht për parkime të gabuara, mos-pozicionim siç duhet në koristë dhe zonën e kryqëzimit, mosdhënie përparësisë ndaj këmbësorëve, mosrespektim të sinjalizimit rrugor horizontal dhe të ndritshëm, si dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor që ndikojnë jo pak, në krijimin e kushteve për trafik të rënduar, konfuzion në qarkullimin e mjeteve dhe burim për aksidente rrugore”, theksohet në njoftimin e Policisë. /j.p/ TIRANË, 16 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/-

Përmirësimi i shërbimit rrugor, reduktohen efektivët pranë semaforëve Read More »

Basha fton qytetarët në protestën e studentëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sërish pasditen e së dielës në mbështetje të banorëve të zonës ku bie gjurma e projektit të “Unazë së Re”, në afërsi të rrethrrotullimit “Shqiponja”.

Basha u tha banorëve se po mos të kishin qenë ata në protesta, gjurmët e vjedhjes, sipas tij, të 40 milionë eurove për 2.2 kilometra rrugë do të ishin fshehur.

“Kosto e jetesës së shqiptarëve e papërballueshme. Te “Unaza e Re” janë realizuar dy krime, korrupsioni i zyrtarëve të lartë, nga i pari i qeverisë deri te i fundit i ARRSH-së. Të gjithë kanë kontribuar t’u vjedhin shqiptarëve 40 milionë euro”, tha Basha

Kreu i Partisë Demokratike tha se shqiptarët duhet të mbështesin edhe studentët. “Sot e gjithë Shqipëria po proteston. Ne mbështesim protestat e studentëve. Ne mbështesim kërkesat e tyre dhe Rama duhet t’i realizojë kërkesat e  studentëve. PD i bën thirrje të gjithë qytetarëve, prindërve të studentëve të dalin në protestë dhe të mbështesin studentët në nismën e tyre pasi kanë të drejtë në kërkesat e tyre”, shtoi Basha. /j.p/TIRANË, 16 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/

Basha fton qytetarët në protestën e studentëve Read More »

Studentët vazhdojnë protestën!

Studentët e universiteteve publike në kryeqytet vazhdojnë protestën e tyre në ditën e 11. Sot ata janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë, duke kërkuar përmbushjen e 8 kërkesave dhe refuzojnë dialogun me Kryeministrin Edi Rama.

Studentët vijojnë të qëndrojnë në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa një ditë më parë bënë thirrje për protestë mbarëkombëtare duke kërkuar sensibilizimin edhe të qytetarëve të tjerë.

Kreu i qeverisë vazhdimisht përsërit thirrjen e tij në rrjetet sociale kundrejt studentëve, duke u thënë se është i gatshëm për plotësimin e 8 pikave, por fillimisht kërkon dialog me ta. Nga ana tjetër, studentët vazhdojnë të refuzojnë duke thënë se nuk ka arsye për të dialoguar, por të plotësohet pa kushte lista me kërkesat e tyre.

Studentët vazhdojnë protestën! Read More »

Studentët Edi Ramës: Plotëso kërkesat tona që të hapim negociatat!

Në ditën e 11 të protestës së tyre, studentët janë shfaqur në protestën e radhës përpara Kryeministrisë, njësoj të vendosur si ditën e parë. Ata vazhdojnë që t’i qëndrojnë fort kauzës së tyre dhe kërkojnë me këmbëngulje, që 8 kërkesat e tyre bazike të plotësohen nga qeveria, pa asnjë kusht.

Një nga studentët ka deklaruar pasi ka marrë fjalën me megafon, se 8 kërkesat janë të panegociueshme dhe se ata kanë të njëjtin standard si BE me qeverinë shqiptare; Plotëso kërkesat dhe pastaj hapen negociatat.

“Zoti kryeministër, ata 8 kërkesa janë si oksigjeni për ne. Në qoftë se nuk plotësohen atëherë nuk ka jetë. Po si nuk të vjen turp që thua eja dialogojmë, mos na di për idiotë, kujton se mund të na mashtrosh. Nuk ka dialog pa u plotësuar ato 8 kërkesa. Bashkimi Europian ju ka vendosur disa kushte, dhe ju ka thënë se plotësoni kushtet që të hapen negociatat. Edhe ne ju themi të njëjtën gjë, plotësoni 8 kërkesat dhe pastaj dialogojmë”, ka deklaruar studenti.

Studentët Edi Ramës: Plotëso kërkesat tona që të hapim negociatat! Read More »

Atmosferë festash në Tiranë!

Tirana po përgatitet për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve dhe atmosfera festive ndjehet kudo në kryeqytetin shqiptar.

Shtëpizat e “Fshatit të Festave” të vendosura në sheshin “Skënderbej” janë kthyer një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen jo vetëm gjatë ditës, por veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes. Këtë vit, zbukurimi i Tiranës ka nisur herët, që në ditët e para të muajit nëntor, traditë e ndjekur në shumë kryeqytete të botës.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” e ka cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re. Tirana është renditur si destinacioni më i mirë për turistët italianë për festat e fundvitit. Ja disa nga fotot nga Tirana të realizuara nga qytetarë dhe fotografi Gent Onuzi.

Atmosferë festash në Tiranë! Read More »