Aktualitet

Llogoraja me qendër të re për vizitorët

Një investim i jashtëzakonshëm i punës së palodhur të stafit të zonave të mbrojtura në Vlorë, falë zbatimit të projektit të financuar nga Bashkimi Europian, do ta shndërrojnë Parkun Kombëtar të Llogorasë në një atraksion turistik që shfrytëzohet në të 365 ditët e vitit.

“E bëmë jo pa qëllim inaugurimin e kësaj qendre, në dimër, pasi do donim të falënderonim punën e palodhur të ambientalistëve të kësaj zone, që nuk janë vetëm të inkuadruar në zonat zonat e mbrojtura, por janë pjesë edhe të universitetit të Vlorës, për të dhënë një ide të qartë se çfarë është potenciali i Llogorasë edhe në periudhën e dimrit. Ne po punojmë shumë që në kuadër të plotësimit të masave për 365 ditë turizëm në Shqipëri të promovojmë bukuri të tilla si kjo e Llogorasë”, tha ministri Klosi, gjatë inaugurimit të qendrës së re të vizitorëve në Llogora.

I pranishëm ne ceremoninë e inaugurimit të kësaj qendre të re ishte edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili theksoi rëndësinë e promovimit të turizmit, duke mbrojtur mjedisin dhe promovuar biodiversitetin.

“Mbrojtja e parqeve dhe e këtij parku në veçanti është shumë e rëndësishme dhe këtu dua të falënderoj edhe ata që ruajnë parkun sepse ai duhet mbrojtur nga të gjitha rreziqet e mundshme. Siç e di edhe ministri, viti 2019 është shumë i rëndësishëm për turizëm. Së bashku ne do të lançojmë së shpejti një projekt shumë të rëndësishëm për turizmin, me rreth 40 milion euro, që do të vihet në zbatim nga banka europiane për rindërtim dhe zhvillim dhe synimi i tij është promovimi i turizmit, por i turizmit të qëndrueshëm”, u shpreh ambasadori Soreca.

Ministri foli edhe për rëndësinë e fushatës që ka nisur në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të skanuar të gjitha lejet e dhëna për HEC-et, që dëmtojnë zonat e mbrojtura.

“Shpreh bindjen që së bashku me ambasadorin ne do të jemi në një përpjekje të përbashkët nëpërmjet institucioneve shqiptare, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që natyra të jetë e para që ne të shikojmë në Shqipëri një turizëm të zhvilluar ku baza të jenë pasuritë natyrore”, u shpreh ministri Klosi.

Parku Kombëtar i Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Ai ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët. Për tifozët sportivë ky park ofron mundësi akomodimi në hotele luksi.

Mjedisi pyjor në Llogora, shtrihet në një sipërfaqe prej 1500 hektarësh, por vetëm 1080 prej tye janë përfshirë në territorin e Parkut Kombëtar, që mbrohet me ligj të veçantë. Mes pemëve, dominojnë pisha e zezë dhe bredhi./atsh

Llogoraja me qendër të re për vizitorët Read More »

Bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët, arrestohet 34 vjeçari i shpallur në kërkim

Një tjetër person i shpallur në kërkim, bie në pranga nëpërmjet bashkëpunimit të suksesshëm të Interpol Tirana me homologët.

Policia e Shtetit bën të ditur se Kapet dhe arrestohet personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasi finlandez M. S., 34 vjeç.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga Drejtoria Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një bashkëpunimi të suksesshëm në shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mes ZQK Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 – prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

Shtetasit finlandez M. S., kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët.

Kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. S., u bë me qëllim ekstradimi drejt Finlandës. atsh

Bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët, arrestohet 34 vjeçari i shpallur në kërkim Read More »

Rritja e çmimeve nga stomatologët, Konkurrenca nis vlerësimin e aktit normativ

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur procedurat për vlerësimin e bërë nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar.

Në një njoftim për shtyp, Komisioni i Konkurrencës bën të ditur se, do të shprehet me vendimmarrje në mbledhjen e javës së ardhshme nëse ky akt bie në kundërshtim me ligjin nr. 9121/2003.

Sipas listës së publikuar, Urdhri i Stomatologut ka vendosur çmime dysheme për një kategori të caktuar shërbimesh dentare për: Terapinë, Ortopedinë, Kirurgjinë dhe Ortodoncinë.

Autoriteti i Konkurrencës, ka mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i cili vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës të çdo projekt-akti normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: a) kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; b) vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; c) imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes. atsh

Rritja e çmimeve nga stomatologët, Konkurrenca nis vlerësimin e aktit normativ Read More »

Reshje dëbore në Llogora, asnjë problem me qarkullimin

Reshjet e dendura të dëborës që ranë gjatë natës duke u gdhirë e enjtja, nuk krijuan asnjë shqetësim në qarkullimin e automjeteve në segmentin rrugor që përshkon Qafën e Llogorasë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë.

Mjetet borëpastruse të subjektit koncensionar, që mirëmban këtë rrugë, punuan paralelisht me rënien e reshjeve, duke parandaluar bllokimin e kësaj rruge. Ky proces është shoqëruar edhe me hedhjen e kripës në shtratin e rrugës, çka krijon parametrat e duhur për lëvizjen e mjeteve dhe shmangien e rrezikut të rrëshqitjes.

Gjatë gjithë këtyre orëve, qarkullimi i automjeteve në të dy kahet ka vijuar normalisht, ndërkohë që mjete dhe punonjës të subjektit që mirëmban këtë aks, janë vazhdimisht në terren. Kjo, për të ndërhyrë në situata të mundshme të përkeqësimit të kushteve të motit.

Prej mëngjesit, në këtë zonë janë ndërprerë reshjet e dëborës, por nuk përjashtohet mundësia që ato të rishfaqen gjatë orëve në vazhdim, veçanërisht në mbrëmje dhe gjatë natës.

Reshjet e sotme të dëborës në këtë zonë, pasojnë ato të disa ditëve më parë. Ky sezon dimëror vlerësohet ndër më të ashprit në raport me intensitetin dhe sasinë e reshjeve të dëborës, në të paktën 20 vitet e fundit.

Por edhe pse në kushtet e reshjeve intensive të dëborës, janë optimalizuar dhe përmirësuar ndjeshëm parametrat e ndërhyrjes në kohë dhe me cilësi për të garantuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

Ndërkohë, prania e shtresave të borës në mjediset e Parkut Kombëtar të Llogorasë, e ka bërë më tërheqës këtë mjedis pyjor malor dhe ka shtuar ndjeshëm numrin e qytetarëve dhe turistëve të huaj që po e frekuentojnë gjatë këtyre ditëve./atsh

Reshje dëbore në Llogora, asnjë problem me qarkullimin Read More »

Vlorë – Aktivitet ndërgjegjësues për parandalimi e kancerit të qafës së mitrës

Çdo grua mund të jetë në rrezik për kancerin e qafës së mitrës, por ka raste kur disa prej tyre janë më të rrezikuara se të tjerat.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë ka shpjeguar se kush janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje. Kështu, ndër to renditen ato që kanë filluar herët marrëdhënien e parë seksuale, ato që kanë partnerë seksual të shumtë, ato që kanë partnerë të cilët kanë apo kanë pasur shumë partnere seksuale, ato që kanë patur infeksione seksualisht të transmetueshme, ato që kanë imunitet të ulët, si dhe ato që përdorin në mënyrë abuzive duhanin.
Përfaqësues të Drejtorisë Rajonale e Shëndetësisë ishin sot pranë konviktit të vajzave të Qytezës Studenti për ndërgjegjësimin e çdo studenteje për rëndësinë e depistimit të kancerit të qafës së mitrës në fazë të hershme.

Bërja rregullisht e PAP-Test-it dhe e HPV testit janë mënyrat e parandalimit. /atsh

Vlorë – Aktivitet ndërgjegjësues për parandalimi e kancerit të qafës së mitrës Read More »

Forca e Ligjit/ Sekuestrohen 5.2 milionë euro të përfituara nga veprimtari kriminale

Policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sekuestroi rreth 5.2 milionë euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit, sekuestrimi është rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës, e cila ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

“Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019″, theksohet në njoftim.

Sipas Policisë së Shtetit sekuestrimi i llogarive bankare kap vlerën totale rreth 5.2 milionë euro dhe 7 apartamente. //atsh

Forca e Ligjit/ Sekuestrohen 5.2 milionë euro të përfituara nga veprimtari kriminale Read More »

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nderoi sot veprën dhe kujtimin e atdhetarit Ismail Qemali

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nderoi sot veprën dhe kujtimin e atdhetarit Ismail Qemali, me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Pasi u përul me respekt para shtatores së burrit të madh të kombit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë në 1912 në Vlorë duke themeluar shtetit modern shqiptar, Presidenti Meta vendosi një buqetë me lule duke nderuar veprën e tij të ndritur.
Në prani të përfaqësuesve të mediave, Presidenti i Republikës u shpreh: “Ju falënderoj që keni gjetur kohën për të shoqëruar këtë moment, të përuljes përpara shtatores të themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit në këtë 100-vjetor të kalimit të tij në përjetësi, për shkak të veprës së tij të ndritur që ai me shumë patriotë të tjerë realizuan më 28 Nëntor të vitit 1912″

“Sot është momenti jo vetëm të përulemi përpara veprës së tij, por edhe të angazhohemi për forcimin e shtetit shqiptar për ruajtjen dhe lartësimin e simboleve tona kombëtare, por njëkohësisht edhe për përmbushjen e ëndrrës së tyre për një Shqipëri plotësisht europiane”, u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nderoi sot veprën dhe kujtimin e atdhetarit Ismail Qemali Read More »

Nuk lejojmë shpime naftëkërkuese në Parkun Kombëtar të Zagorisë

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se nuk bën vaki të lejojmë të ketë shpime naftëkërkuese në Parkun Kombëtar të Zagorisë.

Kreu i qeverisë u shpreh se ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës.

“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga HEC-e, gurore, etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki”, theksoi Rama.

Banorë të komunës Zagories u konfliktuan mëngjesin e sotëm me përfaqësues të kompanisë Shell. Në fshatin Sheper pritej të mbahej dëgjesa publike e radhës në lidhje me projektin e studimit të nëntokës në bllokun 4, ku Shell-i do të kërkojë për rezerva nafte.atsh

Nuk lejojmë shpime naftëkërkuese në Parkun Kombëtar të Zagorisë Read More »