Aktualitet

Vlorë – Tritol në një lokal,policia në vendin e ngjarjes

200 gr tritol i janë vënë një lokali në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, por që për fat të mirë, nuk ka shpërthyer.

Nuk dihet nëse janë vendosur thjesht për paralajmërim apo nuk është arritur të shpërthehet.

Hetuesit kanë marrë në pyetje, pronarin e lokalit dhe punonjësit për armiqësitë dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë.

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur 200 gr tritol.

Vlorë – Tritol në një lokal,policia në vendin e ngjarjes Read More »

Në nisje të seancës parlamentare, PD kërkon 30 minuta shtyrje

Grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar sot shtyrjen me 30 minute, të nisjes së seancës parlamentare, nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Seanca duhej të niste në orën 10:00. Kërkesa u bë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili ia paraqiti Ruçit.
Alibeaj: Kemi nevojë të bëjmë një mbledhje grupi në fillim të rendit të ditës.

Ruçi: Pse, për ç’arsye?

Alibeaj: S’mund ta themi ne objektin e mbledhjes së Grupit!

Ruçi: ju lutem, seanca sa ka filluar, rendi i ditës është i njohur.

Alibeaj: Unë po bëj një kërkesë. Sigurisht është i njohur, nuk ka lidhje me rendin e ditës. Ne kemi nevojë të bëjmë gjysëm orë pushim, për mbledhje grupi, për të përcaktuar edhe çështje që kanë lidhje me rendin e ditës, për mbarëvajtjen e saj.

Në nisje të seancës parlamentare, PD kërkon 30 minuta shtyrje Read More »

Task Forca Antikorrupsion, në 8 muaj 108 largime nga puna dhe 36 kallëzime penale

Në 8 muaj, Task Forca Antikorrupsion në bashkëpunim me të gjitha organet ligjzbatuese ka rekomanduar 327 masa administrative dhe 468 masa disiplinore, prej të cilave 108 janë largime nga shërbimi civil apo largime nga puna për punonjës të administratës publike që kanë shkelur ligjin.

Statistikat u bënë sot të ditura nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila iu referua rezultateve konkrete të punës së kësaj Task Force.

Sipas saj, përgjatë 8 muajve janë 36 punonjës të kallëzuar penalisht pranë organeve të Prokurorisë, për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Konkretisht, pas denoncimit të kryer në platformën e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” Task Forca Antikorrupsion ka kryer një kontroll të detajuar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorë, lidhur me verifikimin e procedurave për faturat tatimore të deklaruara me vonesë, të administruara në periudhën janar-tetor 2018 si dhe procedurat e rimbursimit.

Bazuar në shkeljet e konstatuara, Gjonaj tha se “Task Forca Antikorrupsion rekomandoi 10 masa disiplinore, prej të cilave: largimin nga shërbimi civil të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Vlorë, të 3 inspektorëve kontrolli të po kësaj drejtorie, si dhe marrjen e masave disiplinore për 6 punonjës, Drejtorin e Kontrollit, përgjegjësin e kontrollit dhe 4 inspektorë kontrolli”.

Po ashtu, gjetjet e këtij raporti, Task Forca Antikorrupsion do t’i referojë në prokurorinë e rrethit gjyqësor Vlorë, si material shtesë në vijim të kallëzimit të bërë në muajin korrik të vitit 2018 nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në rekomandimet e TFA.

Nga ana tjetër, edhe Policia e Shtetit ka vijuar angazhimin e saj institucional në identifikimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe abuzimit me detyrën.

Gjatë javës së kaluar, sipas ministres, nga Policia e Shtetit janë evidentuar dhe referuar në Prokurori materialet për 18 raste të veprave penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, duke proceduar penalisht 27 autorë. /atsh

Task Forca Antikorrupsion, në 8 muaj 108 largime nga puna dhe 36 kallëzime penale Read More »

Bursa në akademitë ushtarake, shpenzimet e shkollimit falas

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi sot se Forcat e Armatosura të Shqipërisë ofrojnë falas dhe për më tepër në akademitë ushtarake më prestigjioze të NATO-s, jo vetëm tarifat, por gjithë shpenzimet që lidhen me shkollimin.

Bëhet fjalë për 3 bursa në akademitë ushtarake në Modena, Livorno dhe Pozzuoli dhe afati i aplikimit përfundon më 7 shkurt.

“Qendra e Personel Rekrutimit do të rekrutojë kandidatë për studime në akademitë ushtarake të Italisë për vitin akademik 2019-2020, 3 (tre) të drejta studimi si më poshtë vijon: në Akademinë Ushtarake Modena, 1 (një) kuotë në degën “Karabinieri”; në Akademinë Ushtarake Detare, Livorno, 1 (një) kuotë në degën “Xhenio detare”; në Akademinë Ushtarake të Forcës Ajrore, Pozzuoli, 1 (një) kuotë në degën “Pilot”. Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit është deri në 07 shkurt 2019”, tha Xhaçka. /atsh

Bursa në akademitë ushtarake, shpenzimet e shkollimit falas Read More »

IPARD II/ Mbyllen aplikimet për fazën e parë, nis shqyrtimi i dosjeve

Janë mbyllur sot aplikimet për të përfituar nga thirrja e parë e programit IPARD II, me vlerë 50.3 milionë euro, mbështetje për bujqësinë shqiptare.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, fermerë dhe agropërpunues aplikuan nga 30 nëntori deri më 30 janar, për të përfituar mbështetje financiare në tri masa kryesore të IPARD-it: për investime në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, interesi i aplikantëve ka qenë i madh, përtej pritshmërive dhe AZHBR nis me përpunimin e dosjeve menjëherë pas mbylljes së fazës së parë të aplikimit.

Ndërsa brenda këtij viti pritet të disbursohet fondi për aplikantët përfitues.

Në total, programi IPARD II adreson për mbështetjen e bujqësisë shqiptare një fond prej 94 milionë euro, 75% e të cilit financohet nga BE dhe 25% nga qeveria shqiptare.atsh

IPARD II/ Mbyllen aplikimet për fazën e parë, nis shqyrtimi i dosjeve Read More »

Parqet natyrore, pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik

“Parqet natyrore janë pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe ekonomik, ndaj dhe nevojitet përfshirja e banorëve që jetojnë afër këtyre zonave për zhvillimin e tyre”.

Kështu deklaroi sot prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, gjatë takimit të parë të Komitetit Rajonal të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore.

“Bashkëpunimi dhe përfshirja e banorëve që jetojnë afër këtyre zonave të mbrojtura është shumë i rëndësishëm, sepse asnjë zonë nuk mund të mbrohet e zhvillohet pa kontributin e banorëve, që kanë jetuar e menaxhuar në kohë këto zona”, tha ai.

Një pikë e fortë e përmbushjes së këtyre detyrave, sipas Prefektit, “është edhe edukimi dhe sensibilizimi i brezit të ri dhe të gjithë banorëve, për rëndësinë e veçantë që mbartin këto zona”.

“Çdo institucion kompetent, por edhe mediet lokale duhet të punojnë fort në drejtim të promovimit të vlerave të Zonave të Mbrojtura, si një pasuri e përbashkët që na ka falur natyra”, tha Prefekti Aliaj.

Komiteti Rajonal i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore e shtrin veprimtarinë e tij në territorin e qarkut Gjirokastër dhe në pjesën e Zonës së Mbrojtur që shtrihet edhe në qarkun e Korçës, sipas rrjetit të zonave të mbrojtura mjedisore të miratuara, përfshirë këtu edhe parqet natyrore bashkiake.

Aktualisht në territorin e qarkut Gjirokastër ka rreth 62492 ha Zona të Mbrojtura, ose rreth 22% e territorit, ku përkatësisht janë të ndara në katër zona të mbrojtura të kategorive të ndryshme sipas Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës:

– Rezerva Strikte Natyrore “Bredhi i Kardhiqit” (kategoria I), bashkia Gjirokastër;
– Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” (kategoria II), bashkia Përmet;
– Monumenti i Natyrës “Bredhi i Sotirës” (kategoria III), bashkia Dropull;
– Parku Natyror “Zagori” (kategoria IV), bashkia Libohovë./atsh

Parqet natyrore, pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik Read More »

Moti sot,30 janar, 2019

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Në orët e pasdites, në Ultësirën Perëndimore reshjet do të bien me një intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash, ku si pasojë e tyre pritet të ketë edhe mjegullinë. Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë në detet Adriatik e Jon.

Temperaturat parashikohen në vlerat e mëposhtme:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/13 re shi
Kukës 4/11 re shi
Lezhë 7/12 re shi
Dibër 2/9 re shi
Durrës 7/14 re shi
Tiranë 6/13 re shi
Elbasan 4/13 re shi
Berat 5/12 re shi
Vlorë 6/11 re shi
Korçë 0/6 re shi
Gjirokastër 4/11 re shi
Sarandë 6/14 re shi/atsh

Moti sot,30 janar, 2019 Read More »

Fillon monitorimi 24 orë për 270 të dënuar me kamera në burgje

Sistemi “41 bis” hyn në fuqi nesër dhe fillon të zbatohet me asistencën e Prokurorisë Antimafie dhe me partnerët italianë, që na kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme për dizenjimin dhe aplikimin e këtij regjimi të posaçëm.

Kështu deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pas përurimit të sallës së re operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së bashku me Prokurorin e Antimafias Italiane Federico Cafiero De Raho.

Në këtë sallë është instaluar sistemi i kamerave që do të monitorojë 24 orë në ditë burgjet në vend.

“Mbështetja jo vetëm e palës italiane, por edhe e partnerëve të tjerë si Ambasada britanike dhe Këshillit të Europës, për Ministrinë e Drejtësisë dhe qeverinë shqiptare për masat e sigurisë në sistemin penitenciar është një kundërpërgjigje dhe reagim për luftën kundër kriminalitetit dhe krimit të organizuar në veçanti. Me një përllogaritje të përafërt janë rreth 270 subjekte që pritet t’i nënshtrohen regjimit 41 BIS. Është menduar të ketë ambiente të posaçme në institucione që kanë seksione të sigurisë së lartë”, tha Gjonaj.

Ministrja Gjonaj u shpreh se “me ngritjen e kësaj salle operacionale për monitorimin 24 orë në të gjitha sistemet penitenciare do të rritet siguria në burgje, lufta kundër korrupsionit si dhe përgjegjësia e punonjësve të policive në burgje dhe stafit që i administron ato. Por, nga ana tjetër, edhe për të eliminuar rastet kur subjektet e krimit të organizuar kanë kontakte me botën jashtë dhe që mund të vazhdojnë aktivitetin kriminal”.

“Me dy sistemet, aplikimin e sistemit “41 bis” dhe me sallën operacionale 24-orëshe, e cila do të jetë e lidhur edhe me operacionin ‘Forca e Ligjit’ dhe me shërbimin e kontrollit të brendshëm të burgjeve, do të arrijmë të minimizojmë të gjitha rastet kur krimi i organizuar vazhdon aktivitetin e tij edhe në sistemin penitenciar”, nënvizoi Gjonaj.

Prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero De Raho theksoi se “kohët e fundit ka pasur shumëfishim të hetimeve nga ana shqiptare dhe italiane. Skuadrat hetimore të përbashkëta po punojnë për të luftuar sa më mirë organizatat kriminale shqiptare, që kryejnë veprimtarinë në Shqipëri dhe Itali”.

Sipas tij, rezultatet shihen, sepse edhe arrestimet kanë qenë të shumta gjatë vitit të fundit.
De Raho shtoi se të shumta janë edhe projektet e fundit mes autoriteteve gjyqësore italiane dhe shqiptare, gjë që më parë nuk ekzistonte.

“Ka zhvillim të madh nga ana shqiptare të mjeteve të ndryshme për të luftuar sa më mirë krimin e organizuar”, tha De Raho./atsh

Fillon monitorimi 24 orë për 270 të dënuar me kamera në burgje Read More »