Aktualitet

“Infermierë për Shqipërinë”, shpallen datat e testimit me shkrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot listat e kandidatëve që janë kualifikuar për të marrë pjesë në testimin që do zhvillohet për profesione të shkencave mjekësore, sipas profileve dhe qarqeve.

Po ashtu, Ministria shpalli edhe datat dhe vendin e konkurrimit për infermierët dhe profesionistët e shkencave mjekësore.

Testimi do të bëhet në Godinën e Lëndëve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët, për të gjitha qarqet.

Ndërkohë datat dhe orari sipas qarqeve dhe profileve do të jenë si më poshtë:

– Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profili Infermieri datë 9 shkurt 2019, ora 12.00.
– Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profili Infermieri datë 10 shkurt 2019, ora 12.00.
– Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 16 shkurt, ora 12.00.
– Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 17 shkurt, ora 12.00./atsh

“Infermierë për Shqipërinë”, shpallen datat e testimit me shkrim Read More »

Haradinaj: Nuk e heqim taksën pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ritheksoi sot se taksa ndaj Serbisë nuk do të largohet deri në njohjen e Kosovës.

Kreu i qeverisë, foli dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, ku tha se ata qe po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës, e kanë gabim.

Haradinaj tha se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë.

Kreu i qeverisë shtoi se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Haradinaj foli dhe për mundësitë e ndarjes së Kosovës, ku u shpreh se një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë.

Ai është shprehur i vendosur se nuk të ketë shkëmbim territoresh dhe se Kosova nuk do të japë asnjë pjesë të territorit të saj.

“Po thuhet së duhet me dhanë diçka për njohje, ose territore, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore”, tha ai. Këto komente Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës në Klinë. /kosovapress/

Haradinaj: Nuk e heqim taksën pa njohjen e Kosovës nga Serbia Read More »

Spiropali: Shfaqje vulgu e opozitës që kërkon të qeverisë vendin

Zëdhënësja e Qeverisë, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku nuk u kursyen ofendimet edhe në aspektin familjar nga ana e opozitës.

Duke ju kërkuar ndjesë qytetarëve për fjalorin e përdorur nga foltorja e Kuvendit nga ana e opozitës, Spiropali i ka cilësuar këto të fundit si fyerje krahinore dhe shfaqje vulgariteti nga një forcë politike e cila kërkon që të qeverisë vendin.

“Shëmti, fyerje krahinore, familjare dhe seksiste, shfaqje vulgu e opozitës politike që kërkon të qeverisë Shqipërinë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe i sigurojmë se nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit. E gjithë vëmendja tek njerëzit”, theksoi Spiropali./atsh

Spiropali: Shfaqje vulgu e opozitës që kërkon të qeverisë vendin Read More »

Braçe: Thirrja për protestë nuk ka lidhje me qytetarët e këtij vendi

Sot mbi 90 % e sipërmarrjes në këtë vend, e vogël dhe e mesme, do të paguajë nga 0- 5% të tatim fitimit.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili theksoi se “nuk ka numër më të madh sesa ky që kemi rimbledhur ne me politikën fiskale për biznesin e vogël dhe atë të mesëm”.

“Që nga janari këtij viti ne i kemi rimbledhur shqiptarët. Nuk i kemi rimbledhur për qëllime të pastra politike, por i kemi rimbledhur në mënyrë të qartë për interesat e tyre ekonomike dhe ato familjare”, – nënvizoi Braçe.

Sipas tij, çdo thirrje që vjen sot për t’u mbledhur në 16 shkurt apo mars, prill, maj, qershor nuk ka lidhje me qytetarët e këtij vendi, por me interesat personale të një grushti njerëzish që e kanë qeverisur këtë vend dy herë dhe dy herë kanë bërë gjithçka për veten e tyre, por kurrë për qytetarët e këtij vendi.

“Sot, që nga 1 janari e në vijim të gjithë njerëzit që merren me bujqësinë në fshat i kemi mbledhur edhe njëherë për t’i nënshtruar një tatim të ri për inputet e tyre bujqësore për punën e tyre me tokën në bujqësi e blegtori duke e çliruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar duke e bërë atë zero”, theksoi Braçe duke shtuar për të gjitha inputet në import, por edhe në transkasionet e brendshme.

Zv/kryeministri Braçe u shpreh se “na duhet një punë akoma më e madhe në javët në vijim në mënyrë që e gjithë masa fiskale që kemi ndërmarrë të kthehet në produkt të prekshme të matshëm për çdo bujk të vendit”.

“Është gjysma e popullsisë që po jeton sot në fshat merret me bujqësi dhe blegtori që është rimbledhur nga kjo politikë fiskale që kjo qeveri, ky parlament, ky grup parlamentar bëri realitet pas 23 vitesh”, theksoi Braçe.

Ai bëri të ditur gjithashtu se për të gjithë ata që merren me agroturizëm e kemi bërë tatimin mbi fitimin 5% për një periudhë 10-vjeçare në mënyrë që t’u japim atyre një mundësi të re.

“Të gjithë ata që shkojnë në Greqi për të mbledhur ullinjtë të rikthehen me qëllim që të bëjnë një punë më të mirë në tokat e tyre, në familjet e tyre, të ngrenë njësi agroturistike dhe të paguajnë më pak taksa, seç paguajnë në Greqinë fqinje”.

Braçe tha se “gjithashtu kemi bërë 6% tatimin mbi vlerën e shtuar për të gjithë ata që do të merren me agroturizëm që është më ulët në gjithë rajonin”.

“Janë 15-16 masa që i adresohen drejtpërdrejt qytetarëve në fshat dhe qytet, sipërmarrës të vogël dhe të mesme, madje punëtorë, nëpunës, menaxherë, të cilët që nga 1 janari paguajnë më pak tatim mbi të ardhurat nga paga veçanërisht nga fasha 130-150 mijë lekë, pra 100-200 mijë më pak nga të ardhurat e tyre që shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e tyre”, tha Braçe. /atsh

Braçe: Thirrja për protestë nuk ka lidhje me qytetarët e këtij vendi Read More »

Rama-Berishës: Shkatërrove Valbonën dhe leje për 15 HEC-e

Në kohën e qeverisë së Sali Berishës janë dhënë 15 leje për ndërtime HEC-esh në Valbonë, prej të cilave kjo qeveri ka anuluar 13 leje.

Nga salla e seancave plenare në Kuvend, Kryeministri Edi Rama i kërkoi deputetit Sali Berishës të përgjigjet nëse mund të kapërcejë dot oqeanin dhe të udhëtojë drejt SHBA-së, ndërsa i kujtoi atij se “oqeani nuk është Valbona, ku dha 15 leje për ndërtime HEC-esh dhe sot fshihet si skuth”.

Rama akuzoi Berishën se “është ai që e shkatërroi Valbonën duke dhënë leje për hidrocentralet dhe tani nuk ka fytyrë t’u dalë përpara tropojanëve dhe t’u thotë se është ai autori i këtyre lejeve”.

“Ti dhe 15 leje për ndërtim HEC-esh nga të cilat ne mundëm të anullojmë 13 leje, për të mos kaluar në arbitrazh për shkakun tënd, Sali. Oqeani nuk është Valbona”, tha Rama/atsh

Rama-Berishës: Shkatërrove Valbonën dhe leje për 15 HEC-e Read More »

Procedimi penal 339, Krimet e Rënda nisin hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor për procedimin penal nr. 339 të vitit 2016.

Në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të rënda thuhet se, “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 regjistruar për veprat penale parashikuara nga nenet 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin”.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim”, thekson Prokuroria e Krimeve të Rënda.atsh

Procedimi penal 339, Krimet e Rënda nisin hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor Read More »

Rama-opozitës: Kontribuoni për reformën zgjedhore

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje sot opozitës që të kontribuojë për reformën zgjedhore.

“Lërini historitë me protesta dhe hajdeni të kontribuoni për reformën zgjedhore dhe mblidhni rripat për humbjen e qershorit. Jua kam premtuar se në qershor, jo që nuk do të merrni asnjë nga bashkitë që keni, por do të dorëzoni minimalisht bashkinë e Kukësit, sepse atë do ta drejtojmë ne”, tha Rama nga salla e Kuvendit.

Kryeministri garantoi se “do ta bëjmë Kukësin me aeroport, me stadium dhe me shumëçka tjetër që ju nuk bëtë në Kukës”. “E gjetët Kukësin me flamur dhe e latë me shkop dhe këtu sollët Flamurin”, tha Rama. /atsh

Rama-opozitës: Kontribuoni për reformën zgjedhore Read More »

Ambasada Amerikane njofton ndryshime të mëdha

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar fituesit e Llotarisë amerikane DV2019 për ndryshimet e mëdha që janë bërë në procesin e aplikimit për vizë.

Ambasada shkruan në Fb: “Jeni i përzgjedhur i programit të Lotarisë DV2019?

KCC do t’ju kërkojë t’i dërgoni me email një listë të dokumenteve tuaja. Për më tepër informacion, lutemi vizitoni https://dvselectee.state.gov #pyetanen.

Ambasada Amerikane njofton ndryshime të mëdha Read More »