Aktualitet

Virusi në qarkullim sezonal, Bino: Qytetarët të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë ka hedhur në treg 100 mijë doza të vaksinës anti grip dhe ka nën kontroll situatën e gripit që është një virus sezonal.

Silva Bino, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, u shpreh sot për mediet se gripi sezonal që po qarkullon në vend është AH1N1 dhe nuk është grip derri.

“Nuk është grip derri, dua të qetësoj njerëzit, nuk ka asgjë të pazakontë, është virusi sezonal që po qarkullon, i përfshirë në vaksinën e gripit, vaksinë që në bazë të studimeve që kanë ardhur nga jashtë rajonit, ka efektivitet. Ndërkohë që personat që kanë ndërruar jetë nuk kanë qenë të vaksinuar, janë të moshave 40 deri 60 vjeç dhe kanë qenë me sëmundje shoqëruese”, theksoi Bino.

Deri tani, u shpreh ajo, kemi një përdorim gati 80% të vaksinës duke inkurajuar qytetarët që të vaksinohen kundër gripit.

“Vaksinimi kryhet në çdo kohë gjatë sezonit të gripit. Vaksinimi ka filluar që në fund të nëntorit. Ndërkohë që janë 50 doza të prokuruara nga ministria e Shëndetësisë dhe 50 mijë doza të tjera që kanë ardhur si ndihmë nga task-forca botërore e shëndetit”, tha Bino.

Ekspertja e shëndetit publik, Silva Bino shpjegoi se si gripi dhe fruthi janë dy sëmundje që transmetohen nga rrugët respiratore, prandaj duhet pasur kujdes. Apeli i saj shkon për qytetarët që dyshojnë se kanë siptoma të fruthit të mos shkojnë në QSUT, por në qendrat shëndetësore për të minimizuar rrezikun e përhapjes së virusit.

Sipas saj, analizat e ISHP-së kanë konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë nga komplikacione të gripit, ndërsa pritet përgjigja zyrtare për rastin e tretë.

“Personi i tretë ndërroi jetë paraditen e sotme në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur nga të gjithë si “Sanatoriumi” pasi kishte probleme në rrugët e frymëmarrjes”- tha Bino.

Bino theksoi se format e rënda të gripit prevalojnë tek personat që kanë edhe sëmundje të tjera kardiake, respiratore tej./atsh

Virusi në qarkullim sezonal, Bino: Qytetarët të vaksinohen Read More »

Basha në Laç: Qeveri teknike kalimtare, zgjedhje të parakohshme

“Koha e fjalëve ka mbaruar. Ka ardhur koha që populli të vendosë fatin e vet.Duhet qeveri teknike kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme për të zgjidhur situatën në vend”, deklaroi sot në Laç, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“E di, që kjo trevë është goditur nga qeveria për t’ju detyruar për t’u larguar nga vendi juaj. E di, që prej një viti 3500 familje me ndihmë ekonomike janë larguar nga ndihma ekonomike. E di, që ka tre fshatra pa energji sepse qeveria u ka prerë dritat në vend që t’i subvencionojë dhe t’u japë para. E di, se spitali i qytetit tuaj është në gjendje më të keqe se sa spitalet fushore të luftës së parë botërore. E di, se buxheti i shteti dhe taksat tuaja janë shndërruar në pasuri për pushtetarët”, tha Basha.

“Koha e fjalëve ka mbaruar. Ka ardhur koha që populli të marrë në dorë fatin e tij. Kanë kaluar gjashtë vite dhe e keqja është ngulur thellë e më thellë. Nuk ka zhvillim, mirëqenie dhe Europë me Edi Ramën”, tha Basha.

Në fund, Basha tha se duhet qeveri teknike kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme për të dalë nga kjo gjendje.

“Ne i kemi planet, do ju marrim pasuritë oligarkëve dhe do ua japim ju dhe çdo i korruptuar do jetë para drejtësisë. Por që të ndodh kjo duhet rikthejmë institucionet, ligjin dhe mbi të gjitha duhet të kthejmë dhe demokracinë. Kjo mund të ndodh vetëm përmes një qeverisje kalimtare dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, theksoi Basha, ndërsa ripërsëriti thirrjen për t’u bashkuar në protestën e 16 shkurtit në Tiranë. /atsh

Basha në Laç: Qeveri teknike kalimtare, zgjedhje të parakohshme Read More »

Dyfishohen eksportet në sektorin e peshkimit

Investimet dhe mbështetja e qeverisë, dyfishoi eksportet dhe prodhimin në sektorin e peshkimit, i cili konsiderohet një nga sektorët më të formalizuar të ekonomisë së vendit dhe po zhvillohet sipas standardeve më të mira të Bashkimit Europian.

Kështu deklaroi në një intervistë në studion e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo.

“Porti i ri i Peshkimit në Durrës, është transferuar te Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, si forma më e mirë e funksionimit në ofrimin e shërbimeve dhe që lehtëson procesin e punës së peshkatarëve”, -tha Kristo

Ai shpjegoi se, investimi në port kishte përfunduar që në fillim të vitit 2017 dhe deri fund të muajit tetor, ky port që nuk ishte marrë në dorëzim nga ministria e Bujqësisë, ishte i zënë nga jahtet private dhe anijet e peshkimit rrinin tek porti i vjetër, megjithëse ishte një investim i mbaruar.

“Në fillim të muajit tetor, ministria e Bujqësisë e mori në dorëzim Portin e Peshkimit Durrës dhe filloi të përdorej për qëllim e plotë që ishte ndërtuar si port peshkimi. Por kishte dy rrugë për formën e menaxhimit të tij, por mbi bazën e diskutimeve të gjera, përllogaritjeve ekonomike dhe ofrimit të shërbimeve, ne i’a kaluam për menaxhim Portin e Peshkimit Durrës, Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit. Si modeli dhe mënyra më e mire që do të lehtësoj dhe plotësojë procesin e mënyrës së funksionimit të peshkimit”, theksoi Kristo.

Duke u ndalur në mbështetjen që ka adresuar qeveria për peshkimin, zv.ministri i Bujqësisë u shpreh se, pas reformës së karburantit ka filluar dhe pjesa e dytë e reformave për ndërtimin e markatave të peshkut.

“Eshtë në përfundim markata e peshkut në Shëngjin dhe do të nisë brenda vitit ndërtimi i markatës së peshkut në Vlorë dhe pas një viti nis markata në qytetin e Sarandës. Ky investim është hap në formalizimin e operatorëve dhe vendosjes së sektorit në rregulla të konkurrencës së ndershme”, deklaroi ai.

Kristo tha se, “Reforma më e madhe që është bërë deri më sot në sektorin e peshkimit shqiptar është furnizimi i anijeve të peshkimit me karburant me taksë 0. Kjo ka bërë që anijet e peshkimit shqiptar të barazohet me anijet e peshkimit në botë. Ky hap ka formalizuar tregun, ka reduktuar mos deklarimin e të ardhurave dhe kontrabandën që bëhej me karburantin. Sot karburanti blihet me TVSH pa taksa dhe TVSH-ja lidhet me sasinë e peshkut të shitur me TVSH. Ndërkohë që të gjitha anijet e peshkimit mbi bazën e formës së peshkimit dhe madhësisë kanë një numër të caktuar peshkatarësh që duhen deklaruar. Sot sektori i peshkimi detar është një nga sektorët me nivelin më të lartë të formalizuar. Kemi rregulla të barabarta konkurrence dhe kjo ka bërë që ky sektor të eci me ritme të shpejta zhvillimi”, theksoi Kristo.

Duke u ndalur në treguesit e eksportit të peshkut, ai bëri të ditur se, eksporti i peshkut në vitit 2017 u rrit me 38% dhe në vitin 2018 me 24.5% në volum, duke sjellë rritje të punësimit dhe të të ardhurave.

Duke u ndalur në përfitimet e sektorit nga skemat e subvencionit, Kristo u shpreh se, një nga masat që u morën për sektorin e peshkimi në skemat e financimit ishte mbështetja për pelagjikët e vegjël, në masën 20 lekë për/kg e cila solli një rritje rekord të zënieve të açuges nga anijet shqiptare. Kjo masë do të vazhdojë edhe këtë vit madje do të jetë afatgjatë pasi zgjeron punësimin dhe rrit prodhimin”.

Ambicia e projektit të BE me vlerë 1.4 milionë euro është të zgjerojë investimin në anijet e peshkimit dhe të realizojë një masterplan zhvillimi për akuakulturën shqiptare

Ndërkohë që hapja e eksporteve për molusqet bivalore, është në prioritet të punës sonë, tha ai. “Ndonëse tregu vendas nuk është shumë i zhvilluar në përdorimin e molusqeve, shihet eksporti si mundësia e përfitimeve të mëdha. Kemi kërkuar ekspertë europianë për të kontrolluar cilësinë e molusqeve dhe jemi duke kërkuar hapjen e eksportit të molusqeve të përpunuara”, deklaroi ai.

Gjithashtu u shpreh Kristo, do të aplikojmë zbatimin e sistemit blu-box i cili monitoron sektorin e peshkimit. “Është vullnet i qeverisë shqiptare që aparatura e këtij sistemi t’u jepet falas peshkatarëve dhe kostot e lidhjes se anijeve me satelitin ta paguhet nga peshkatarët.

Ministria e Bujqësisë ka çuar në Kuvend disa ndryshime ligjore për formalizimin e peshkimit artizanal. “Ky sektor është i përhapur në vendin tone dhe ligji synon të ndajë bregdetin në zona të cilat do t’i jepen në bashkëmenaxhim subjekteve që zhvillojnë aktivitet peshkimi, si modeli që zbatohet në të gjitha vendet e BE dhe qoftë private apo shteti mbrojnë zhvillimin e peshkimt në Shqipëri, sipas standardeve më të mira”, theksoi Kristo./atsh

Dyfishohen eksportet në sektorin e peshkimit Read More »

Lleshaj: Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përshëndeti finalizimin nga ana e Policisë së Shtetit të operacionit “Rruga e Gabuar”, me anë të të cilit u arrestuan 32 shtetas dhe u godit një rrjet falsifikatorësh të dokumenteve.

“Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane.

Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, theksoi ministri i Brendshëm në reagimin e tij.

Policia e Shtetit bashkëpunoi në këtë operacion me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS)./atsh

Lleshaj: Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar Read More »

Gjendet 9 vjeçarja e zhdukur sot në qytetin e Vlorës

9 vjeçarja nga Vlora e zhdukur gjatë ditës së sotme në zonen e Skeles, është gjetur dhe eshte rikthyer pranë gjirit të familjes.

Vogelushja u ka thënë familjarëve të shoqes se e ëma kishte dijeni për vendodhjen e saj por ndërkohë vetë e ëma thotë se ajo nuk kishte asnjë dijeni për të bijën.

Falenderojme të gjithë qytetarët, të cilët kanë pasur një sensibilizim të jashtëzakonshëm për shpërndarjen e lajmit në kohë rekord.

Gjendet 9 vjeçarja e zhdukur sot në qytetin e Vlorës Read More »

Cakaj në Bukuresht: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon

Në vizitën e parë pas delegimit të kompetencave për ushtrimin e detyrës së ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate, i cili u zhvillua në Bukuresht më 31 janar – 1 shkurt, në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së.
Diskutimet u përqendruan në çështjet kryesore të axhendës europiane dhe ndërkombëtare, sfidat e përbashkëta dhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Ministri në detyrë Cakaj, pasi vlerësoi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, vuri në dukje përpjekjet dhe arritjet e deritanishme në këtë proces, duke shprehur angazhimin e vendosur për forcimin e tyre, si edhe pritshmëritë tona që bisedimet e anëtarësimit të jenë njohje e arritjeve dhe mekanizëm për orientimin e tyre të ardhshëm.

Ai evidentoi gjithashtu rolin proaktiv e konstruktiv të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, duke shtuar se në aspektin global, vendi ynë dëshmon me vendosmëri orientimin e tij strategjik euroatlantik dhe linjëzim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. ​/atsh

Cakaj në Bukuresht: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon Read More »

Në 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK gati në qershor

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka deklaruar sot se në datën 19 mars do të hapet gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës, në dhjetor të vitit 2017 parlamenti, vetëm me votat e shumicës votoi Arta Markun si Prokurore të Përkohshme të Përgjithshme.
Ndërsa sot, Gent Ibrahimi theksoi se, në 19 mars do të hapet gara, ndërsa në qershor Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

“Ligji na jep tre muaj kohë pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përgatitjen e rregullores. Në datë 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm” deklaroi ai. Gjatë prononcimit për mediat, Ibrahimi u bëri thirrje prokurorëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, pasi edhe 7 ditë kanë afat. Ai tha se deri tani kanë aplikuar 11 prokurorë.

“Në muajin qershor do të kemi Prokurorin e ri të Përgjithshëm, ndërsa do të jetë ngritur edhe SPAK-u”, tha Ibrahimi. /atsh

Në 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK gati në qershor Read More »

Vlorë – Moti i keq, nuk niset trageti drejt Brindizit

Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe dallgët deri në 6 ballë ne det kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindizi të anulojë udhëtimin drejt Brindizit, dhe nuk do të niset drejt Italisë, pa patur përmirësim të motit.

Njoftimi vjen nga Porti Detar i Vlorës, i cili njofton për situatën aktuale të motit.

“Porti Detar” Vlorë sh.a., njoftoi sot të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë – Brindizi – Vlorë se trageti “RED STAR” pasi të kryej zbarkimin do të dal në RAD (në det të hapur) për shkak të motit të keq që pritet të ketë ditën e sotme dhe nesër.

Me përmirësimin e kushteve atmosferike trageti do të do të vazhdoj udhëtimin drejt Portit të Brindizit, ndërsa qytetarët do të njoftohen në vijimësi për informacione të reja./atsh

Vlorë – Moti i keq, nuk niset trageti drejt Brindizit Read More »