Aktualitet

Pezullohen lundrimet në Vlorë, erërat e forta krijojnë dallgë deri në 7 ballë

Moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që të pezullohet me një afat të papërcaktuar lundrimi detar në Vlorë.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka pezulluar lundrimin drejt Italisë për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë vendin.

Nga kapiteneria e portit Vlorë bëhet me dije se për shkak të erërave në det të hapur gjeneron e dallgë deri në 7 ballë të shkallës boufort.

Është pezulluar gjithashtu edhe dalja në det e peshkarexhave dhe varkave të peshkimit.

Pezullohen lundrimet në Vlorë, erërat e forta krijojnë dallgë deri në 7 ballë Read More »

Shafrani indian, bima e mrekullive rritet në Llogora

Lule shafrani, bima e mrekullive që vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta indiane, rritet natyralisht në një sipërfaqe të konsiderueshme në Parkun Kombëtar të Llogorasë, Vlorë.

Nexhip Hysolakoj, nga Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, tha për ATSH-në, se “në Parkun Kombëtar të Llogorasë, Vlorë, rriten 52 lloje bimësh aromatizuese medicinale, me vlera të rralla, ndër të cilat edhe bima e shafranit, të cilën e shërbejnë si çaj për vizitorët e turistët e ndryshëm, një pjesë e mirë e lokaleve që janë në Parkun Kombëtar të Llogarasë” .

Hysolakoj shprehet se, në kuadër të projektit përmirësimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtuara detare dhe bregdetare, që zbatohet nga PNUD dhe financohet nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS) ne synojmë të sigurojmë një mbrojtje afat gjatë të biodiversitetit unikal shqiptar për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, në kompleksin natyror zonë të mbrojtur Karaburun, Llogara, Sazan.

Sipas tij, në Parkun Kombëtar të Llogorasë, gjenden specie të veçanta e të radha, sidomos ato endemike dhe subendemike. Gjithashtu, po bëhet një studim i plotë për bimësinë barishtore (lulet).

Hysolakoj u shpreh se, bimësia e radhë në këtë zonë është një vlerë e shtuar në informimin e turistëve dhe vizitorëve të shumtë që vijnë në qendën e re për turistët dhe vizitorët që është ndërtuar në Parkun Kombëtar të Llogorasë, me mbështetjen e BE-së.

“Shqipëria promovon bukuri të tilla dhe mbrojtja e parqeve natyrore siç është edhe ekosistemi Karaburun, Llogora, Sazan, është shumë e rëndësishme për edhe për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe rritjen e numrit të turistëve gjatë gjithë muajve të vitit”, – tha ai./atsh

Shafrani indian, bima e mrekullive rritet në Llogora Read More »

Ja si do të jetë moti në Shqipëri

Në Shqipëri moti sot vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pasdite kur vranësirat shtohen duke sjellë shira fillimisht në jug dhe gradualisht nga mbrëmja deri në mesnatë, shirat përfshijnë thuajse të gjithë vendin.

Temperaturat janë rritur lehtë në mëngjes dhe rritja vijon edhe në mesditë, duke u luhatur në vlerat nga 6 deri në 26°C.
Edhe në vendet e tjera të Europës moti vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta në veri, qendër dhe zonat lindore, por vranësira të fuqishme dhe shira mesatarë deri intensivë, do të ketë jugu i kontinentit, kryesisht pellgu mesdhetar, me shirat që do të vijnë drejt brigjeve të Ballkanit.

Temperaturat sot rriten lehtë në gjithë Europën, por më e ndjeshme kjo rritje do të jetë në Mesdhe, me Sardenjën dhe Sicilinë në krye, ku temperaturat do të shkojnë deri në 28°C

Ja si do të jetë moti në Shqipëri Read More »

“Ja dedikoj vetes sime” – poezia e trishtë e banorit nga Orikumi

Nje banor i Orikumit ka krijuar nje poezi te cilen ja dedikon vetes se tij. Ne kete poezi ai pershkruan historine e jetes se tij.

Ja dedikoj vetes time

U bene se di as vet
Sa vjet vajta ne kurbet
Punova me dite dhe nete
Me duken si njeqind vjet

Iken jeta pa kuptuar
Vitet ikin fluturuar
Familje s’krijova o zot
Me fatin nuk merresh dot

S’eshte gjithcka pasuria
Guri i rend ne vend te tija
Thinjat mu shtuan ne koke
U treta per miq e shoke

Nje dhurat ne toke te huaj
Me ben akoma te vuaj
I mjeri more milet
Mbeta si zogu ne flet

Medet o kurbet medet
C’me beri mendja e shkret
Jeta si qiri u tret
Ilac per sherim su gjet

Lorenc Dervishaliaj

-orikuminews

“Ja dedikoj vetes sime” – poezia e trishtë e banorit nga Orikumi Read More »

Rritje e transparencës, INSTAT me 25 publikime të reja këtë vit

INSTAT parashikon publikimin e 25 botimeve të reja këtë vit, për sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe jetës sociale në vend, ndër to indeksi i çmimeve të banesave dhe anketa e emigracionit.

Sipas INSTAT, për vitin 2019, janë ndërmarrë iniciativa të reja në të gjitha fushat e prodhimit statistikor dhe modernizimin e infrastrukturës së prodhimit, ku në fushën ekonomike ndër të tjera mund të veçohet: Vlerësimi eksperimental i indeksit të Çmimeve të Banesave, implementimi i gjuhës R për kontrollin dhe llogaritjen e treguesve statistikorë, prodhimi i statistikave mbi bazën e Produkteve të industrisë Përpunuese.

Në kuadër të rritjes së transparencës me publikun INSTAT do të shtojë informacionet edhe në fushën sociale dhe atë të bujqësisë e mjedisit.

Në mënyrë specifike do të japë të dhëna për prodhimin bimor, blegtoral dhe treguesve të llogarive ekonomike në bujqësi, kryerja e vrojtimit mbi sipërfaqen e mbjellë, për blegtorinë si dhe kryerja e vrojtimit mbi përpunimin e lëndës drusore pranë ndërmarrjeve të përpunimit të drurit. e.xh/

Rritje e transparencës, INSTAT me 25 publikime të reja këtë vit Read More »

Gjiri i Gramës në Orikum – Një nga destinacionet për pushime detare

Një nga destinacionet për pushime detare është dhe Gjiri i Gramës në Orikum.

Saktësisht gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.

Gjiri detar futet deri disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor. Duhet të ketë edhe shpella nënujore.

Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gjir është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det.

Gjithashtu ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë kanë gdhendur aty emrat e shumë të dhëna të tjera.
Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty emërtohet si shpella e shkrimeve. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.

Gjiri i Gramës në Orikum – Një nga destinacionet për pushime detare Read More »

Braçe-Bashës: Tirana plot me turistë, nuk ka vend për ty

Zv.kryeministri Erion Braçe tha sot se është e pavend sjellja e opozitës që sulmon dhe dëmton njerëzit, ndërkohë që Tirana është plot me turistë. Ai solli si shembull një ditë të zakonshme në kryeqytet ku në Bulevard, mes selisë së qeverisë dhe Kuvendit, ndodheshin tre grupe të mëdha turistësh.

“Do dhunosh sërish ti or qyq?!Nuk ka vend! Tirana është plot, nuk ka vend për ty”, tha Braçe.

Ai apeloi kryetarin e Partisë Demokratike duke theksuar “lëre Tiranën të jetojë”.

“Boll e sulmove! Boll i dëmtove njerëzit! Boll e sulmove ekonominë e tyre! Ti i ke bërë paratë e tua, hëm si hollandez e hëm si pushtetar! Abuzove sa deshe, u pasurove, u hetove, bëre çmos dhe gjykimin ndalove! Këtë sistem kemi!”, tha zv.kryeministri Braçe.

“Tani boll kundër njerëzve të zakonshëm, ekonomisë së tyre, thjesht, sepse ke tmerr nga rënia e sistemit! Mos iu prek ekonominë or qyq! Tutori yt e bëri dhe u përvëlua! Zini mend një herë të vetme!”, tha Braçe./j.p/

Braçe-Bashës: Tirana plot me turistë, nuk ka vend për ty Read More »

Basha: “Votimi i Parlamentit holandez për vizat, akt i paprecedent”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh gjatë një interviste televizive se “vendimi i Parlamentit holandez është një akt që tregon mosbesim ndaj qeverisë”.

Sipas Bashës, “Nuk ka lidhje Parlamenti shqiptar me atë që ndodhi sot në Parlamentin e Mbretërisë së Holandës”.

“Është hera e parë në botë, është e paprecedentë që një vend që ka votuar për heqjen e vizave, tani voton për rikthimin e vizave.

Është e paprecedentë. Nuk ka ndodhur diçka e tillë në botë”, – tha Basha.

“Ajo që ka ndodhur në Parlamentin e Holandës për rivendosjen e vizave për shqiptarët, ka 3 domethënie. E para, ky nuk është një akt racizmi ndaj popullit shqiptar. Ky është një akt i pastër mosbesimi ndaj qeverisë aktuale. Sepse, sipas Bashës, prej më shumë se 3 vitesh, policia holandeze dhe autoritetet e drejtësisë dhe ligjit në Holandë kanë konstatuar jo thjesht një rritje të numrit të krimeve të kryera nga rrjetet kriminale me bazë në Shqipëri, por rritje të influencës së tyre financiare dhe organizative”, – vijoi ai.

“Disa prej këtyre raporteve që janë publikuar edhe në median shqiptare tregojnë se këto rrjete kriminale duke operuar me bazë Shqipërinë, kanë futur në dorë edhe trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt portit të Roterdamit, apo Anversës në Belgjikë, sikundër kanë bërë edhe në qytete të tjera të rëndësishme të Europës, nga Londra në Hamburg e gjetkë”, – shtoi Basha.

“Me paratë e drogës, edhe nga Amerika Latine, këto banda janë bërë kaq të fuqishme saqë po të lexosh raportet e autoriteteve holandeze, kupton se tani kanë filluar të paraqesin një rrezik të madh edhe për pastrimin e parave”, – tha Basha.

“Një shtet i cili kërkon rikthimin e vizave do të votojë për hapjen e negociatave? Absolutisht që jo! As Holanda dhe as shtetet e tjera. Kjo është parathënie e keqe. Nëse nuk ka ndryshim të thellë, Shqipërisë prapë nuk do t’i hapen negociatat”, – tha Basha.atsh

Basha: “Votimi i Parlamentit holandez për vizat, akt i paprecedent” Read More »