Aktualitet

10 vjet burg për abuzuesit e standardeve të sigurisë ushqimore

Personat që shkelin sigurinë ushqimore dhe që ndryshojnë skadencat e ushqimeve do të dënohen me 10 vjet burg.

Kështu theksoi sot Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë duke iu referuar ndryshimit të disa neneve në Kodin Penal për sigurinë ushqimore u shpreh se ” siguria ushqimore është një sfidë e madhe për ne, për shoqërinë tonë, shumicën tonë qeverisëse dhe qeverinë tonë”.

“Importimi , prodhimi, ruajtja ofrimi për shitje, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë apo tjetër e ushqimeve pijeve, lëndëve të tjera ushqimore, barnave si dhe futja në prodhim e kimikateve e materialeve dhe lëndë shtesë në përpunimin dhe prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimore dhe pijeve do të dënohet me burg. Pastaj sasinë e dënimit unë personalisht nuk jam dakord se më duket shumë e vogël ta diskutojnë këtë komisionet dhe grupet e interesit”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh, se kur kjo vepër është kryer në bashkëpunim më shumë se një herë ose kur nga kjo vepër rezulton të jetë kërcënuar apo dëmtuar shëndeti i personit burgimi do të jetë deri në 10 vjet.

“E njëjta gjë për të gjitha prodhimet ushqimore jashtë afatit të përdorimi të tyre është një problem i madh e dimë shumë mirë që një lojë që vazhdon prej 30 vitesh që afatet e përdorimit të produkteve ushqimore shkelen, nuk ia ka borxh asnjë familje , asnjë fëmijë kësaj qeverie ,kësaj shumice kësaj politike që të rrijë të bëjë sehir dhe nga ana tjetër nuk ka sjellë asnjë zgjidhje sistemi i punës që është ndërtuar gjithë këto vite duke gjëmuar nga mbrapa tek per tek duke vendosur gjoba e negociuar gjoba me individë apo subjekte të tilla. Edhe kjo është një vepër që parashikohet të dënohet deri në 10 vjet burg”,- theksoi Rama.

Sipas tij, mashtrimi me produktet ushqimore hyn po ashtu në veprat penale.

“Zëvendësimi i shenjave të sigurisë të organeve shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore që është një tjetër lojë e zhvilluar gjerësisht hyn në verat penale dhe besoj që duke adresuar këtë problem kaq të madh, jetik e në të njëjtën kohë kaq kërcënues për psikologjinë e përgjithshme të popullsisë me vetëdijen që jo vetëm që nuk bëhet fjalë për të gjitha produktet ushqimore në Shqipëri, por për një pjesë të vogël të tyre, por që sidoqoftë është mjaftueshmërisht për të krijuar dëme e pasoja ne thjesht e vetëm përmbushim një angazhim si rezultat i një reflektimi të një eksperience 30 vjeçare të dështuar, për ta kthyer të gjithë aktivitetin tregtar në një zonë të paprekshme sigurie për shëndetin e njerëzve”,- tha Rama./atsh

10 vjet burg për abuzuesit e standardeve të sigurisë ushqimore Read More »

Dënime me burg për dhunën ndaj mjekëve dhe në stadiume

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, goditja e sportistëve, trajnerëve, arbitrave, ndërmjetësve sportivë, mjekëve do të dënohet me burg.

Kështu theksoi sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Dhuna është një fenomen që ka vijuar të jetë shqetësim për njerëzit në krye të detyrës, politika fatkeqësisht në vend që ta luftojë dhunën me forcën e shembullit të saj e ka stimuluar atë, duke krijuar një klimë infektive. Domosdoshmëria për një përgjigje të prerë ligjore mbi dhunën ndaj të zgjedhurve e funksionarëve publikë që nga salla e parlamentit deri në çdo metër katror të Shqipërisë”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “dhunën ndaj punonjësve të policisë, që nga kundërshtimi me forcë i forcave të policisë deri tek prekja me gishtin e vogël të uniformës blu, dhuna ndaj bluzave të bardha, dhuna në aktivitete sportive në fushat e futbollit ku në vend të jepen shfaqjet e përbotshme të edukimit dhe argëtimit shoqëror jepen në vijimësi shembujt më të shëmtuar të dhunimit që shkon përtej fushës dhe futet në çdo shtëpi, do të adresohet pa asnjë ekuivok në paketën e re të ndryshmeve në Kodin Penal”.

Sipas tij, parashikimet aktuale në Kodin Penal siç tregojnë qartë gjithë këto fenomene edhe krahasimet me vende të BE nuk e garantojnë mjaftueshëm reagimin e domosdoshëm ndaj akteve të dhunës.

“Dispozita përkatëse për dënimin e këtyre fenomeneve ose ka mangësi ose janë fare të lehta ose nuk ekzistojnë. Ka nevojë të thuhet qartë e të përsëritet me këtë ndërhyrje sporti i goditjes së sportistëve të trajnerëve, arbitrave, ndërmjetësve sportive dhe gjithë opinionit publik përmes këtyre goditjeve do të dënohet me burgim”, – theksoi Rama.

Kryeministri tha se “prekja e vijave të bardha të fushave të aktivitetit sportiv do të konsiderohet prekje e kapërcimit te vijës së kuqe të ligjit.

Për të gjitha ata që kanë nevojë për argumente, Rama tha se “ndëshkimet në Kodin tonë Penal në këtë paketë janë shumë më të buta sesa ndëshkimet e një vendi kampion të të drejtave të njeriut siç është Britania e Madhe. Në Britani këto shtrëngime i kthyen arenat e dhunës në arena futbolli”.

Kryeministri Rama foli edhe për neglizhencën në trajtimin mjekësor.

“Neglizhenca në trajtimin mjekësor, e cila kur rrezikon jetën e personit mund të kalojë sikur s’ka ndodhur asgjë, ndërsa kur shkakton vdekjen e personit nuk mund të mos i përgjigjet domosdoshmërisht për të penalizuar autorët. Nga ana tjetër paketa adreson edhe kërkesën e hershme të komunitetit për dekriminalizim të mjekimit të pakujdesshëm në raport me pasojat”, – tha Rama./atsh

Dënime me burg për dhunën ndaj mjekëve dhe në stadiume Read More »

Kuvendi, më 8 maj miratohet projektligji i fundit i Reformës në Drejtësi

Projektligji i fundit i Reformës në Drejtësi, ai i “Shërbimit përmbarimor gjyqësor privat” pritet të miratohet në Kuvend seancën e ardhshme plenare.

Kështu deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fillim të mbledhjes së grupit parlamentar.

Duke informuar mbi kalendarin e projektligjeve në Kuvend, Balla tha se “këtë javë është punë në komisione, por javën pasardhëse, në 8 maj do të zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit”.

“Çështja më e rëndësishme është projektligji i fundit i reformës në drejtësi, ai i ‘Shërbimit përmbarimor gjyqësor privat’.

E kemi gati dhe në 9 maj, në Ditën e Europës, ne përmbyllim të gjitha aktet, ligjet dhe vendimet që kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi”, tha Balla. /atsh

Kuvendi, më 8 maj miratohet projektligji i fundit i Reformës në Drejtësi Read More »

Parashikimi i motit për sot

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në të gjithë territorin.

Në mesditë përgjatë zonave malore reshje e shiut do të jenë lokalisht në formën e shtrëngatave me rrufe të izoluara. Parashikohen mjegullinë lokale në lugina.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndimor 1-8 m/sek, në bregdet deri 10 m/sek në mesditë, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 1-2 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/20 shi diell
Kukës 10/18 shi diell
Lezhë 12/19 shi diell
Dibër 7/17 shi diell
Durrës 12/21 shi diell
Tiranë 10/21 shi diell
Elbasan 12/19 shi diell
Berat 8/23 shi diell
Vlorë 12/22 shi diell
Korcë 6/17 shi diell
Gjirokastër 11/21 shi diell
Sarandë 11/19 shi diell/atsh

Parashikimi i motit për sot Read More »

Shehaj: Në Shqipëri janë mbyllur vende pune

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj deklaroi sot se në Shqipëri janë mbyllur vende pune dhe nuk janë krijuar vende të reja pune.

Ai shprehet se shifrat për vende të reja pune të publikuara nga kryeministri nuk mund të faktohen pasi nuk janë reale duke shtuar se shifrat bazohen në studime të huaja dhe në të dhëna që janë përgatitur nga qeveria e tij.

“Në gjashtë vite të qeverisë Rama në Shqipëri ku nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj, ndërsa qindra investitorë të huaj janë larguar nga vendi; nuk ka patur asnjë investim të brendshëm prodhues; nuk ka patur asnjë përmirësim teknologjik; nuk ka patur rritje të pagave reale”, deklaron Shehaj.

Ai shton se një ekonomi e tillë nuk prodhon as punë, as zhvillim. “Ndaj nga Shqipëria po largohen në masë të rinj e të vjetër në kërkim të punës, po largohen madje edhe mjekët, inxhinierët dhe specialistët duke i dhënë të ardhmes së vendit një goditje të rëndë”, shprehet ish-deputeti i PD-së./atsh

Shehaj: Në Shqipëri janë mbyllur vende pune Read More »

Patozi: Gara jonë në 30 qershor përballë kandidatëve të PS-së

“Partia Bindja Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, duke u përballur me të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste, pa dallim”, – deklaroi sot kryetari i kësaj force politike, Astrit Patozi.

Përmes një deklarate për shtyp, Patozi shpalli objektivin e Partisë Bindja Demokratike për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Ne kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari që mendon se Shqipëria po qeveriset keq. Bindja Demokratike ka si orientimin e vetë kryesor që në këto zgjedhje të prezantohet me kandidatët e saj. Do të pranohen të gjithë kandidatët e djathtë, kandidatët e pavarur dhe ish-kryetarët e bashkive të djathta”, – tha Patozi.

Patozi tha se “nëse vendimi i kandidatëve të pavarur për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit përputhet me vizionin tonë, ne do t’i mbështesim ata pa dallim, duke mos kandiduar në bashkitë që ka kandidatë të pavarur”.

Arsyeja e vetme, tha Patozi, është qëllimi i fitores sonë ndaj çdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste.

“Ne do të mbështesim pa mëdyshje edhe kandidatë nga ish-kryetarë bashkish të djathta. Gara jonë është me kandidatët e Rilindjes së Edi Ramës”, – tha Patozi. /atsh

Patozi: Gara jonë në 30 qershor përballë kandidatëve të PS-së Read More »

BB: Shqipëria me rritjen më të lartë të punësimit në rajon

Shqipëria është vendi më nivelin më të lartë të punësimit në rajon, evidenton Banka Botërore në raportin më të fundit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

BB thekson se Shqipëria shënoi nivelin më të lartë të punësimit me 52,1% duke regjistruar rritjen më të madhe me 1,8% në vitin 2018.

Në raportin e BB, evidentohet gjithashtu se në Shqipëri, punësimi në industri u rrit me 3,9% në vitin 2018 dhe punësimi në shërbime me 2,5%. Nga ana tjetër, punësimi në sektorin publik u rrit me 4,3%.

Punësimi i fuqisë punëtore arriti 59,4% në Shqipëri, theksoi BB duke e cilësuar një rekord për rajonin. Pjesëmarrja në punësim u përmirësua sepse gjithnjë e më shumë gra hyjnë në tregun e punës.

Megjithatë rritja e pjesëmarrjes së grave në punësim ishte më e ulët se sa ajo e burrave gjatë zgjerimit ekonomik në vitin 2018.

Por pjesëmarrja e grave ka një nivel prej 51% në Shqipëri që është më e larta në rajon.

Gjithashtu, BB thekson se në Shqipëri u rritën pagat në sektorin privat që përkon me një rritje të fuqishme prej 13% nga viti në vit. /atsh

BB: Shqipëria me rritjen më të lartë të punësimit në rajon Read More »