Aktualitet

Të mblidhemi të Martën dhe ti japim lamtumirën e fundit, artistit,idhullit të parodisë dhe humorit vlonjat Muhamet Liko!

Njoftim

Neser, e marte dt. 4 qershor, ora 12:00, ne hollin e Teatrit “Petro Marko” Vlore, do te zhvillohen homazhe per percjelljen per ne banesen e fundit te aktorit Muhamet Liko.

Familjare, te aferm, kolege artiste, miq, shoke dhe qytetare te Vlores dhe nga mbare Shqiperia, do te kene mundesine te nderojne figuren dhe vepren qe ai ndertoi me punen dhe talentin e tij!

Te mblidhemi dhe ti japim lamtumiren e fundit, artistit te mrekullueshem, idhullit te parodise dhe humorit vlonjat!

Të mblidhemi të Martën dhe ti japim lamtumirën e fundit, artistit,idhullit të parodisë dhe humorit vlonjat Muhamet Liko! Read More »

13 të lënduar në protestë

Dhjetë punonjës të policisë, me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike, si dhe 2 qytetarë u paraqitën mbrëmjen e sotme në Spitalin Universitar të Traumës, në kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se “po prej lëndëve piroteknike, kanë mbërritur në urgjencë dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore edhe 2 qytetarë në spitalin e Traumës, pjesëmarrës në protestë”.

“Ndërsa 1 protestues po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza””, – thekson MSHMS.
Ministria e Shëndetësisë shprehet se “ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe spitaleve universitare kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë të gjithë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme”./atsh

13 të lënduar në protestë Read More »

Parashikimi i motit, 3 qershor 2019

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar. Reshjet hera herës marrin formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike. Në veriperëndim e perëndim të reshjet parashikohen në formën e rrebesheve me intensitet të lartë. Breshër i izoluar.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jugperëndim 1-10m/sek, përkohësisht në momentet me shtrëngata, erë e vrullshme deri 15m/sek.

Valëzimi i forcës 2-3 me lartësi vale 0.5-0.8 metër.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/21 re shi
Kukës 11/18 re shi
Lezhë 14/21 re shi rrufe
Dibër 9/16 re shi
Durrës 16/21 re shi rrufe
Tiranë 15/20 re shi rrufe
Elbasan 13/19 re shi rrufe
Berat 12/20 re shi
Vlorë 16/20 re shi
Korcë 9/16 re shi
Gjirokastër 10/18 re shi
Sarandë 15/22 re shi/atsh

Parashikimi i motit, 3 qershor 2019 Read More »

Vlora nderon të madhin Muhamet Liko

Ndarja e papritur nga jeta e aktorit të humorit Muhamet Liko, preku thellë të gjithë kolegët e tij edhe publikun, të cilëve i ka dhuruar të qeshura pafund.

Dhjetëra qytetarë të Vlorës, si dhe familjarë të aktorit, janë mbledhur mbrëmjen e sotme në teatrin “Petro Marko”, ndërsa kanë ndezur qirinj në nderim të humoristit.

Trupi i pajetë i aktorit pritet të mbërrijë në Vlorë nga Italia ku ishte i shtruar në spital, në ditët e para të javës së ardhshme.

Muhamet Lika, pjesë e grupit 4 Parodistët e Vlorës, u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 64-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër.

Vlora nderon të madhin Muhamet Liko Read More »

Remontet e planifikuara, OSHEE kufizon energjinë elektrike në Vlorë dhe Fier

Për shkak të një remonti të planifikuar, OSHEE do të kufizojë energjinë elektrike për abonentët e Fierit dhe Vlorës.

Remonti i cili do të kryet në nënstacionin e Mifolit do të bëj që në datën 3 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona: në Fier, Adë, Frakull e Vogël, Kashisht, Sheq.

Gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në qytetin e Vlorës, kryesisht në zonat Mifol, Skrofotinë, Panaja, Trevllazër dhe Akërni.

Për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike për abonentët si dhe për të reduktuar humbjet në rrjet OSHEE është duke kryer një sërë investimesh./atsh

Remontet e planifikuara, OSHEE kufizon energjinë elektrike në Vlorë dhe Fier Read More »

Vlorë, shtegu i “Tre Parqeve” me tabela informuese për turistët vendas e të huaj

Shtegu i “Tre Parqeve” që bashkon tre zona të mbrojtura Parkun Kombëtar të Llogorasë, Karaburun dhe Sazan, tashmë është i vizitueshëm për vizitorët dhe turistët e huaj që zgjedhin të shijojnë magjinë që ofron natyra në këtë zonë.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Vlorë bën të ditur se “ka përfunduar instalimi i tabelave informuese të shtegut mjedisor. Këto tabela, të vendosura në brendësi të tre Zonave te Mbrojtura, janë të aksesueshme për të gjithë vizitorët e shtegut”.

Në këto tabela ndodhen informacione të gjera mbi bukuritë dhe veçoritë natyrore të këtij shtegu, si edhe të dhënat kryesore të tij, mënyrën si përshkohet dhe shkallën e vështirësisë.

Gjithashtu, në ndihmë të vizitorëve është edhe guida e botuar në versionin Shqip dhe Anglisht, e cila gjendet në Qendrën e Vizitorëve Llogora, si dhe në aplikacionin WIKILOC.
Ky shteg do ti shtohet ofertës turistike të kësaj vere në PK Llogora, duke promovuar turizmin mjedisor për tre Zona te Mbrojtura,(PK Llogara, RNM Karaburun, PKD Karaburun-Sazan).

Kjo iniciativë financohet nga Projekti ACAP, me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zbatuar nga shoqata Flag Pine, në kuadër të projektit me temë ” Rrugëtimi Turistik në Shtegun e Tre Parqeve”./atsh

Vlorë, shtegu i “Tre Parqeve” me tabela informuese për turistët vendas e të huaj Read More »

Nga impiantet e mbetjeve te rrugët me standarde, investimet që transformuan vendin

Ata kanë vjedhur për çdo punë që kanë bërë, ndërsa ne kemi vijuar para me reformat dhe kemi transformuar çdo bashki ku kemi drejtuar”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Në çelje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, Kryeministri Rama u ndal te transformimi që ka kryer Rilindja Urbane në çdo bashki.

“Opozita që sot është në rrugë vetëm akuzon për vjedhje sepse të punosh për ata do të thotë të vjedhësh. Ata nuk e kanë nisur kurrë një punë pa menduar se çfarë ka për të vjedhur dhe kanë vjedhur në çdo punë që kanë bërë. Nuk kemi ça t’u bëjmë, janë të mbrapshtë”, tha Rama.

Kryeministri tha se bashkitë e qeverisura nga PS-ja në këto 4 vite janë si nata me ditën me bashkitë e qeverisura nga PD.

“Kujtoni Tiranën, Korçën, Dibrën në kohën e tyre dhe shikojini këto bashki në qeverisjen tonë. Kujtoni Fierin, Elbasanin, Pukën, Roskovecin, Divjakën kur ishin në dorën e tyre dhe shikoni sot. Kujtoni çfarë bënë ata me Shkodrën për 30 vjet me radhë dhe shikoni se çfarë bëmë ne me Vlorën për vetëm 4 vjet”, tha Rama.

Kryeministri u ndal në investimet kryesore që kanë transformuar jetën e banorëve, siç është impianti i përpunimit të mbetjeve në Sharrë.

“Shikojeni sot Sharrën e plehrave që në kohën e tyre digjeshin në buzë të lumit dhe prodhonin re të zeza në gjithë Kombinatin. Na shajnë dhe akuzojnë se si e kemi kthyer atë kancer në një park ekologjik të kohës të fundit, duke zeruar ndotjen në Tiranë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “kudo ku kemi investuar për të zeruar ndotjen e tmerrshme nga djegia e plehrave rrugëve, ata kanë dalë dhe kanë thënë se është vjedhje”.

“Edhe për zhdukjen e kancerit të Porto Romanos që do ta transformojmë në një park të madh për të gjitha moshat, jam i sigurt se do të thonë të njëjtën gjë”, tha Rama.

Duke u ndalur te investimet në Vlorë, Rama tha se edhe për Lungomaren dhe Bulevardin e Ri ku po përfundon puna transformuese që do t’i japë kuptim qytetit turistik, ata kanë të njëjtat akuza për vjedhje”.

“Në Lezhë jemi aktualisht duke ‘vjedhur’ në rrugën Milot-Balldren që ata e kthyen në autostradën e vdekjes, ndërsa ne do ta transformojmë në një autostradë europiane me standard A. Bashkë me Pjerin Ndreun ne do të vazhdojmë me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë”, tha Rama.

Në Shkodër, Kryeministri tha se “kemi bërë një punë të madhe duke anashkaluar kryebashkiaken më të paaftë, ndërsa bashkë me Valdrin Pjetrin do t’i japim Shkodrës uanzën turistike të liqenit, që do të jetë njësoj e bukur si Lungomare e Vlorës”. /atsh

Nga impiantet e mbetjeve te rrugët me standarde, investimet që transformuan vendin Read More »

30 qershori do të lërë pas fantazmat dhe hijenat e së shkuarës

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në çelje të fushatës zyrtare të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, e vuri theksin edhe tek ajo çka përfaqëson Partia Socialiste, duke e cilësuar atë të vetmen parti politike të shqiptarëve që kurrë nuk ka tradhtuar interesin kombëtar.

“Le të thonë çfarë të duan. Kjo është e vetmja parti politike e shqiptarëve që kurrë nuk e ka tradhtuar interesin kombëtar, që me të gjitha të metat e dështimet që mund t’i numërohen, mbetet forca politike më e madhe, me e fortë, më e aftë dhe padiskutim më atdhetarja ndaj edhe më e besueshme për shqiptarët”, theksoi Rama.

Nga kjo foltore theksoi ai, apeli është se 30 qershori vërtet do të nxjerrë se kush do i drejtojë bashkitë e vendit, por po ashtu do të vendosë ikjen përfundimtare të politikës shqiptare përpara dhe lënien pas të fantazmave dhe hijenave të së shkuarës.

“Të gjithë do ta shohin vetë sesi pas 30 qershorit, gjërat nuk do jenë më njësoj si më parë. Kush kujton se meqë nuk hynë në zgjedhje disa parti të falimentuara, shkatërrohen zgjedhjet, e ka gabim. Disfata e tyre do të jetë ripërtëritje demokratike për Shqipërinë dhe për ata vetë, nëse më në fund do dinë ta lexojnë të vërtetën se pse vetëm humbasin, kur të marrë fund aventura e çmendur e imponimit mbi shumicën, mbi shtetin, mbi ligjin. Nuk do ndodhë, nuk kemi për ta lënë të ndodhë. E kanë zgjedhur vetë të nisen me sy mbyllur drejt murit ku do përplasin kokën”, tha Rama.

“Zgjedhjet vendore janë shumë të rëndësishme për ata që do votojnë ose nuk do votojnë. Ndaj do mobilizohemi të jemi në lartësinë e kësaj sfide historike dhe të vazhdojmë rrugën jashtëzakonisht të vështirë, por të sigurt në çdo aspekt. Në 30 qershor nuk do fitojmë vetëm ne, por vetë Shqipëria Europiane e fëmijëve tanë”, përfundoi kryeministri Edi Rama. /atsh

30 qershori do të lërë pas fantazmat dhe hijenat e së shkuarës Read More »