Orikuminews

Partia Socialiste i ka hapur rrugë kandidimit, nën siglën e kësaj partie, të disa prej deputetëve aktualë të opozitës parlamentare (emrat)

Partia Socialiste i ka hapur rrugë kandidimit, nën siglën e kësaj partie, të disa prej deputetëve aktualë të opozitës parlamentare.

Deri me tani, prej ‘blerjeve’ të fundit të PS-së në garën e 25 prillit janë konfirmuar tre kandidatë, të cilët vijnë dy nga LSI dhe një nga PDIU.

Ndërkohë mësohet se negociatat aktualisht vijojnë edhe me 2 deputetë te tjerë nga grupi parlamentar demokrat.

Lajmin e bëri të ditur TCH, teksa i referohet burimeve nga PS-ja.

Deputetja e Dibrës nga radhët e PDIU-s Reme Lala do të jetë në listën e PS në Tiranë.

Ajo disa ditë më parë ka marrë pjesë në mbledhjen e kandidatëve për deputet të qarkut Tiranë në selinë rozë. Edhe Edmond Rrushi, që hyri në parlament nga listat e LSI ka qenë pjesë në këtë mbledhje duke konfirmuar kështu një vend në listën e PS Tiranë.

Ylli Shehu është një tjetër deputet i LSI, i cili do t’i bashkohet PS por konfirmimin e tij duhet ta bëjnë drejtuesit e PS-së.

Ediola Brahaj, deputete nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte ndër të parat që po bën fushatë elektorale aktive në krah të Bledi Çuçit, drejtues politik i PS-së në Gjirokastër.

Sa i përket “merkatos” para zgjedhjeve, siç është raportuar nga TCH, PS është në negociata edhe me dy deputetë nga Grupi Parlamentar Demokrat të cilët janë Alban Zeneli dhe Halit Valteri. Edhe këta të fundit në zgjedhjet e vitit 2017 ishin kandidatë në listat e Partisë Demokratike.

Deputetë të shumtë të asaj që konsiderohej deri më sot si opozita e re, të cilët uk iu bindën urdhërit të PD-së dhe LSI, duke u futur në Kuvend, duket se po shohin si mundësinë më të mirë për të vazhduar karrierën politike, bashkimin me PS-në.
/NOA.al

Partia Socialiste i ka hapur rrugë kandidimit, nën siglën e kësaj partie, të disa prej deputetëve aktualë të opozitës parlamentare (emrat) Read More »

Poliklinika e Vlorës dje dhe sot/ S’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë

Poliklinika e Vlorës e transformuar ofron kushte dinjitoze për qytetarët dhe personelin shëndetësor. Duke publikuar pamje të kësaj poliklinike, dje dhe sot, kryeministri Edi Rama theksoi se puna nuk ka mbaruar ende për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë.

“Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit”, u shpreh Rama.

“Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë? Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur…”,- përfundoi Rama. /ATSH

Poliklinika e Vlorës dje dhe sot/ S’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë Read More »

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit” Lefter Çipa

Pas më shumë se një viti duke lu ftuar me sëmu.ndjen, barti i fundit i isop.olifonisë mbylli sytë ditën e sotme. Vetëm pak muaj më parë mori titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës ndërsa vetëm tre ditë më parë u botua vepra e fundit e tij sa ishte gjallë “Njerëz me dritë”.

NJERIU që lartesoi këngën e bregut, që do të kujtohet gjithmonë për “Bejkë e Bardhë” apo “Këngët e atdheut tim, jam ilaç e janë sherim”, la pas nje trashëgimni të madhe me poezi e këngë për dashurinë , atdheun, shqipërinë, vajzën, detin, apo edhe tokën. Lefter Çipa ditët e fundit të jetës ishte duke punuar për një studim për isop.olifoninë.

Lefter Çipa, la pas një trashëgimi të pasur që do ti përcillet brezave.
Përcjellja që i bën vetes me poezi:

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit” Lefter Çipa Read More »

Spiropali: ‘Ne dimë të punojmë dhe nuk e themi më kot që jemi punëmbaruar. Punët tona i shikojnë vetë shqiptarët’

Ministrja Elisa Spiropali thotë se Shqipëria do të shndërrohet në një shtet modern, nëse Partia Socialiste merr një mandat të tretë qeverisës.

Spiropali tha gjatë një interviste në “ABC News”, se në mandatin e tretë të PS-së, Shqipëria do ketë aeroporte dhe hekurudha të reja.

“Në mandatin e tretë Shqipëria do të bëhet një vend modern me aeroporte të reja, me hekurudhë…që ata i lanë, me turizëm dhe bujqësi të zhvilluar. Rindërtimi po vazhdon punën pa pushim”, u shpreh Spiropali.
Ministrja Spiropali tha se në mandatin e ardhshëm qeveria do të fokusohet te rritja e pagave dhe taksimi progresiv.

“Mandati i ardhshëm do të fokusohet te rritja e rrogave. Te taksimi progresiv, te rritja e të ardhurave. Do kemi një rritje të konsiderueshme edhe të rrogës mesatare dhe minimale”, tha ajo.

“Ne dimë të punojmë dhe nuk e themi më kot që jemi punëmbaruar. Punët tona i shikojnë vetë shqiptarët”, tha më tej Spiropali.

Spiropali: ‘Ne dimë të punojmë dhe nuk e themi më kot që jemi punëmbaruar. Punët tona i shikojnë vetë shqiptarët’ Read More »

Kosovë/ Vetëvendosje konfirmon fitoren historike/ Numërohen më shumë se 97% e votave

KQZ ka numëruar mbi 700 mijë vota deri më tani në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.17% të votave.

Ndërkohë, e dyta është PDK me 17.32% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.18% të votave.
Aktualisht AAK ka 7.40% të votave, Nisma aktualisht ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun dhe për të qenë pjesë e Kuvendit.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%. Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

VV për herë të parë garës zgjedhore si subjekt politik i ka hyrë në vitin 2010 ku pati marrë 12,69 për qind të votave preliminare. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26,27 për qind të votave. Ndërsa votat e diasporës akoma nuk kanë filluar të numërohen nga KQZ-ja.
Ajo që vlen për t’u theksuar në Kosovë është fakti se numërimi i votave po shkon drejt përfundimit në një kohë shumë të shpejtë, ndërkohë që të gjitha palët e kanë pranuar rezultatin dhe vullnetin e shprehur nga ana e qytetarëve.

Të gjithë drejtuesit e partive janë shprehur se njohin rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që Vjosa Osmani dhe Albin Kurti shpallën mbrëmë pas mesnate fitoren e tyre. Kurti tha se ai nuk do të jetë hakmarrës ndaj askujt, ndërsa shtoi se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioriteti më i madh i qeverisjes së tij.

Kosovë/ Vetëvendosje konfirmon fitoren historike/ Numërohen më shumë se 97% e votave Read More »

Kosova zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët i janë drejtuar që në mëngjes kutive të votimit

Kosova zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët i janë drejtuar që në mëngjes kutive të votimit.

Raportohet se janë ardhur edhe shumë emigrantë një ditë para zgjedhjeve, për të vendosur edhe ata fatet e qeverisjes së vendit.

Edhe qytetarët e Mitrovicës së Jugut i janë nisur drejt kutive të votimit.

Të gjitha qendrat e vendvotimit janë hapur tashmë në këtë komunë.

Në qendrën më të madhe në këtë komunë, gjithçka deri më tani raportohet se po vijon normalisht.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, duke respektuar masat anti-Covid.

“Unë posa e kreva obligimin tim. Si kryetare mund të konfirmoj se KQZ-ja ka përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë ditë. Sot KQZ-ja do të bëjë monitorimin e mbarëvajtjeve të zgjedhjeve. Ftoj qytetarët të respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë dhe ta ushtrojnë të drejtën kushtetuese. I ftoj të gjitha subjektet politike që gjatë ditës të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ-së”, tha Daka.

Kosova zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët i janë drejtuar që në mëngjes kutive të votimit Read More »

Kryebashkiaku Leli mesazh pr ekës për gazetaren Luka: Ike nga kjo jetë pa u ankuar fare

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, shpreh ngu shëllime për ndarjen nga jeta të gazetares dhe shkrimtares së njohur, Zenepe Luka. Kryebashkiaku shkruan se nuk mund ta besojë që një grua e fortë dhe energjike si Zenepe Luka iku nga kjo jetë. Sipas tij, Covid-i nuk e kurse as atë, në shumë pak ditë.

“Ende nuk po e besoj që një grua e fortë dhe energjike si Zenepe Luka iku nga kjo jetë, fare pa u ankuar.
Covidi nuk e kurseu as atë, në shumë pak ditë!

Me Zenepen kishim bashkëpuniar kaq e kaq herë, dhe sa projekte të tjera kishim ende për të bërë, por virusi është më i fortë se planet e dëshirat tona!

Nuk do të harrohesh Zenepe, as ti dhe as pasioni yt për të bërë gjëra të bukura në qytet! Prehu në paqe mikesh e shtrenjtë!”, shkruan Leli.

Kryebashkiaku Leli mesazh pr ekës për gazetaren Luka: Ike nga kjo jetë pa u ankuar fare Read More »

Akuza të rë.nda nga Dukati i Vlorës:”V.diq nga tro.mboza por u deklarua se vd.iq nga co.vid. Zhduket portofoli me lekë…” – Nga Demir Jazo

Nga Demir Jazo

Nje ngjarje e pa zakont me beri qe te shkruaj pak minuta per te ndierin Xheladin Kalaj sot vajta per ngushellim te e shoqja e Xheladinit njekohesisht dhe kusherira ime e dyte Vefa nje nene e kater femijeve (djem) te cilet emigrojen ne Itali !!!
Me priti me l.ot ne sy dhe me tregoi disa gjera qe une po i them publikisht se me ngeli mendja atje !!nuk dua te bej historikun e te ndierit Xheladin se ai ka qene nje burre i mire dhe mekanizatore i mire ne Dukat por fakti me beri te shkruaj se Xheladini u semur nga zemra dhe kerkoi ndimen e Mjekeve te zones qe te cilet u ndodhen ne (vend)fal ndimes humanitare dhe shtetrore qe bejen !!

Momenti qe Xheladini eshte futur ne ambulance Vefa e shoqja i ka vene portofolim me vete qe te mos ishte pa leke se ambulanca nuk mirrte dy persona per efektin e kovi dit !!Xheladini beri ne spit ale 11 dite dhe ne krye te 11diteve vd iq dhe kur e prune te shtepia nuk i lane te fusnin as ne oborrin e shtepise !!!Dhe djemt e tije nuk i lane te futeshin te takoheshin as me nene e tyre per arsye se gjasme Xheladini kishte vdekur nga kov idi !!jo kejo seshte aspak e vertet xheladini ka vdekur nga trom poza !!!dhe mua mu mbushen syte me lot per kete babaxhan Burre Dukatas se vefa motra ime me tregonte ngarjen si ka qene e verteta !!!!

Ky eshte shteti yne !!!por nje fakt tjeter per portofolin dhe dokumentat qe dispononte Xheladini ku vane valle ne (ark ivol bashke me kov idin) dhe disa sende si celulari apo unaza e dores. ky eshte nje turp i madh per njerèzit dhe bluzat e bardha qe gjasme na( sherbejen)turp turp turp por kisha deshire dhe un si pjese e komunitetit dua te di te verteten qe Xheladini vd iq nga ko vidi apo tro mpoza😪😪tè prehsh ne paqe Burri me i mire ne Dukat Xheladin Kalaj respekte dhe ti rrojen femija!!!!!Me respekt Demir Jazo!!!

Akuza të rë.nda nga Dukati i Vlorës:”V.diq nga tro.mboza por u deklarua se vd.iq nga co.vid. Zhduket portofoli me lekë…” – Nga Demir Jazo Read More »