Orikuminews

Nuk mungon vota e Fatos Nanos sot, në krah të bashkëshortes. Ja çfarë deklaroi ai

Nuk ka munguar pjesëmarrja e ish- kryeministrit të vendit, Fatos Nano në zgjedhjet e 25 prillit. Nano është parë në krah të bashkëshortes së tij, Xhoana Nano. Pas votimit, ai foli për mediat.
“Unë besoj se duhet të jetë një ditë si të gjithë të tjerat, shpresoj që të mos jetë më e gjatë dhe të mos jetë më e gjatë ajo pritja se në fund një pjesë do gëzohet një do të mërzitet. Por jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë dhe uroj që ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten. Pjesëmarrja ishte pak e ulët ndaj erdha vetë, që ta nxis”, tha Nano

Nuk mungon vota e Fatos Nanos sot, në krah të bashkëshortes. Ja çfarë deklaroi ai Read More »

Ilirjan Celibashi apel qytetarëve: Do të ketë sanksione të rënda për shitblerjen e votës

Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga çelja e votimit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se do të ketë sanksione të rënda për shitblerjen e votës.

Në një komunikim për median, Celibashi tha se këto fenomene janë raste sporadike dhe nuk do të cënojnë integritetin e procesit të votimit.

“Ka pasur thirrje të herëpashershme nga KQZ dhe faktori ndërkombëtar, por edhe faktorë të tjerë politikë për t’i thënë ndal fenomenit të shit-blerjes së votës. Ne nuk kemi mundësi të themi që kjo problematikë qëndron, por si ai që e shet dhe ai që e blen votën është në pozitën që nesër, pasnesër, do të provohet që do të ketë sanksione të rënda. Shpresoj që kjo të dëgjohet sepse më shumë se kaq KQZ s’ka ç’të bëjë mbi këtë problematikë. Megjithatë këto fenomene edhe pse ekzistojnë nuk janë në masën që të vendosin në dyshim integritetin e procesit zgjedhor”, tha Celibashi.

Sakaq, Celibashi i bëri thirrje qytetarëve të mos paraqiten në qendrat e votimit me telefonë celularë, pasi kjo sipas tij është e patolerueshme. Ai tha se qytetarët nuk do të kontrollohen, por nëse evidentohen me telefona në duar, do të jetë e barabartë me kryerjen e aktit të fotografimit të fletës së votimit.

“Në ditën e votimit, asnjë votues, nuk duhet të paraqitet me telefon celular në qendrën e votimit. Kjo nuk lejohet. Është një masë parandaluese në kuadër të lu ftës dhe përpjekjeve që të gjithë po bëjnë ndaj shitbl erjes së votës”, tha Celibashi.

“Pajisja e identifikimin elektronik është shpërndarë thuajse në të gjitha qendrat e votimit. Në 100 zonat rurale që ende nuk janë impelemtuar, nuk janë operatorët e nevojshëm. Nga verifikimet e fundit janë të mesnatës së djeshme dhe ditës së sotme. Nuk ka qendra të votimi që mungon energjia elektrike nga informacionet që kemi. Kemi pasur komunikim edhe me qeverinë, për të administruar këtë shqetësim të KQZ.

Nuk është se Komisioni i Qendrës së votimit do të kontrollojë votuesit. Ajo që duhet të qartësoj është që një votues të futet në qendrën e votimit me telefon. Askush s’do e kontrollojë atë, kjo është e ndaluar. Nëse ne nuk të shohim me telefon celular në dorë, supozohet që s’e ke celularin. Çdo gjest që tregon se je në posedim të një telefoni celular, kjo do të përbëjë një tentativë për të fotografuar votën. Cdo gjë tjetër është në koston e votuesit”, përfundoi Celibashi./NOA.al

Ilirjan Celibashi apel qytetarëve: Do të ketë sanksione të rënda për shitblerjen e votës Read More »

Kryeministri Edi Rama e mbylli mitingun e Partisë Socialiste në Vlorë, duke ngjitur në podium familjen e tij/ Zaho: Unë dua Vlorën!

Kryeministri Edi Rama e mbylli mitingun e Partisë Socialiste në Vlorë, duke ngjitur në podium familjen e tij.

Rama prezantoi Zahon, i cili mori fjalën.

Rama: Hajde. Ju prezantoj me dikë që sa herë i thua ore bëj msimet, po i bëre mësimet do të çoj në Vlorë. Ja ku është Vlora.

Zaho: Mirëmbrëma. Unë dua Vlorën.

Rama: Zaho e do Vlorën. Vlorën e do gjithë Shqipëria. Vlora në 25 prill do të vendosë ngjitjen e Shqipërisë në Majë. Rrofshi, rrofshi, rrofshi!

Kryeministri Edi Rama e mbylli mitingun e Partisë Socialiste në Vlorë, duke ngjitur në podium familjen e tij/ Zaho: Unë dua Vlorën! Read More »

Lamtumirë Dukatasi i mirë dhe kushëri i tim eti, Hasan Halili!

Lamtumirë Dukatasi i mirë dhe kushëri i tim eti, Hasan Halili!
“Jeta në një libër ” e zotit Hasan Halili
Nga Laureta Petoshati
Para pak vitesh u bë promovimi i librit “Jeta në një libër ” e intelektualit dukatas dhe Mjeshtrit të Madh të Punës, zotit Hasan Halili. Meqë libri fliste për gjithë rrjedhën e jetës së tij edhe në promovim merrnin pjesë njerëz, që e kanë shoqëruar atë në këtë bashkë-udhëtim jetësor, që nga shkolla shtatëvjeçare ne Dukat e në vijim në shkollën e mesme bujqësore në Golem te Kavajës, në Shkollën e Lartë Bujqësore Kamëz, në aktivitetin shumëvjeçar të punës së tij në shumë sektorë të ekonomisë bujqësore, atë politike e deri në daljen në pension. I gjithë ky libër, që në faqet e para të kujton shprehjen e historianit, politikanit dhe shkrimtarit anglez Lord Acton se ” Historia nuk është një aftësi bartëse në kujtesë, por një ndriçim i shpirtit “. E them këtë se kështu nis dhe ky libër me paraqitjen e jetës së dy njerëzve, babait dhe nënës së tij, që e nisën jetën atje në Dukëxham të Dukatit, më 1933, ashtu si lindja e diellit në mëngjes, që mezi duket si një pikë në horizont dhe pastaj shpërndan rrezet e tij në pafundësi. Tani nga ky diell i vogël janë plot 66 frymë që jetojnë dhe punojnë me dinjitet në Shqipëri dhe shumë vende të botës. Libri fillon me vendin e lindjes si vend i zanafillës, Dukatit, ku i bëhet një përmbledhje pozitës gjeografike, origjinës së emrit dhe të popullsisë së tij, besimeve fetare të tij, duke shfrytëzuar shkrime të mëparshme të historianëve të ndryshëm, por dhe burime arkivore. Më tej, ai shkruan për fiset që lidhen me paraardhësit dhe sot, për familjen, babanë, nënën, vëllezërit, nipërit, mbesat e duke ndaluar tek vetvetja. Të duket sikur ke përpara një roman jetësor, një letërsi memorialistike, ku çdo fjali është shkruar si ka ndodhur dhe si është përjetuar. Nuk ka zbukurime, por vërtetësi deri në dhimbje. Kemi një kujtesë mbi një fëmijë të vogël, i cili ka lindur në vitin më kyç, jo vetëm të historisë së Shqipërisë, por dhe atë botërore, pikërisht atëherë kur ndaheshin akset e Luftës së Dytë Botërore edhe në Shqipëri e pikërisht në fshatin e tij do të shkelnin aleatët. Një jetë e filluar në kohë të vështirë, në një shtëpi që digjet nga nazistët, të cilët i kishin vënë dhe ko buren në kokë qysh në djep. Është një rrugë jete tepër e vështirë, me shumë mundime, por dhe me shumë dëshira dhe shpresa. Gjejmë në faqet e këtij libri djalin e vogël, që zbret për herë të parë në qytet ku i bëjnë përshtypje dritat elektrike, pastaj që shkon rastësisht për shkak të një sëmundjeje në kryeqytet e më vonë shkon në shkollë të mesme dhe provon mishin e derrit. Është po ky djalë, Hasan Halili, që provon egërsinë e luftës së klasave, ku nëna ishte me triskë fronti, ndërsa babai jo, dhimbjen e humbjes së vëllait në një ditë të shenjtë, lotët, zhgënjimet, por asnjëherë shpresën. Përkushtimi në mësime e çon në Universitetin Bujqësor Kamëz, madje dhe atje në degën më të vështirë të tij, atë të ekonomisë për të ecur më tej me punën e papërtuar të agronomit dhe kryeagronomit, deri në shkrime e konferenca shkencore të nivelit botëror. Në këtë libër tregohet se si dikur ia vunë koburen te koka fëmijë nazistët, por dhe sesi e kërcënuan me jetë kur Shqipëria ishte në ditët e saj të lindjes së demokracisë. Është rruga e jetës së një njeriu, por dhe të një vendi që me anë të punës kërkon më të mirën për bijtë e tij dhe për brezat. Ka një pjesë në përshkrim ku autori Hasan Halili flet me nderim për punën dhe njerëzit e punës: “Kudo ku kam punuar kam qenë në një ambient shoqëror, që nuk e përbuznin punën e ndershme, por e mbivlerësonin atë. Këto cilësi unë i manifestova në atë kohë, si edhe pas vitit 1990, në çdo vend pune. Kjo më bënte që të më dhimbsej çdo gjë e bërë në atë periudhë me dijen dhe djersën e njerëzve të thjeshtë, kooperativistë apo punëtorë të NB-ve, të cilët jo pak kanë sakrifikuar për të shtuar pronën e përbashkët megjithëse nuk morën asnjëherë djersën që u takonte. “
Rruga e tij është rruga e një atdheu të tërë, që përpiqet për tu ngritur dhe për tu integruar me ballafaqimet evropiane. Nga deputet i PD në Ministër i Bujqësisë, pastaj prefekt i Qarkut Vlorë deri sa doli në pension. Ai tregon dhe rrugën e vështirë të ngritjes dhe ringritjes së PD, problemet e pronës, jep mendime se si mund të zgjidhet kjo plagë e shoqërisë shqiptare që është bërë nyja gordiane e zhvillimeve demokratike dhe përparimit të mëtejshëm dhe afatgjatë të vendit tonë. Duhet theksuar fakti, që ai është i pari ministër me origjinë nga Dukati në kohën e demokracisë, sepse në monizëm nuk bëhej fjalë për një post të tillë nga bijtë e këtij fshati. Një nga meritat e veçanta të këtij libri është se pothuajse çdo ngjarje e rëndësishme e jetës dhe e familjes së tij pasqyrohet nëpërmjet fotografive, te cilat flasin më shumë se autori. Është rast i rrallë që ai ka fotografi qysh foshnje, pasi në kohën dhe vendin që ka lindur autori këto mjete komunikuese e pasqyruese kane munguar pothuajse tërësisht. Me anët të fotografive të tij tregohet mënyra e jetesës, veshjes, kulturës dhe ngritjes kulturore në vite, qoftë si individ, qoftë dhe si komunitet. Kjo përvojë e ngjeshur e jetës së tij si njeri, si intelektual dhe si politikan, brenda një libri është e vlefshme për cilindo lexues, nuk ka rëndësi e njeh apo nuk e njeh zotin Hasan Halili. Aty ke se çfarë të mësosh dhe se çfarë e shtyn njeriun drejt të mirës, drejt atdheut, drejt dritësimit shpirtëror. Jo më kot në promovimin e këtij libri morën pjesë që nga redaktori, zoti Jani Gusho, agronom, shok që në shkollë të mesme e deri tani i zotit Hasan Halili, inxhinieri i Pyjeve-dukatasi Mustafa Dedenika, ish deputeti i PD Ing.Esat Hasani, ish Sekretari i Prefekturës së Qarkut Vlorë Fiqiri Aliaj, një nga bashkë-themeluesit e PD në zonën e Levan-Fierit Aleks Dulaj, Ing. Atdhe Deromemaj e shumë të tjerë sidomos bashkëfshatarë e familjarë të tij, të cilët folën dhe vlerësuan punën dhe kontributin e zotit Hasan Halili ndër vite.

Lamtumirë Dukatasi i mirë dhe kushëri i tim eti, Hasan Halili! Read More »

Dukati humb birin e tij të mençur… – Nga Ardian Kollozi

Nga Ardian Kollozi

Është ndarë nga jeta Hasan Halili, ish Prefekt i Qarkut të Vlorës. Respekt për të dhe mirënjohje per bashkëpunimin e gjatë që kemi pasur në shërbim të Vlorës.

Vlora humb njeriun me vlera, familja një njeri të shtrenjtë. Dukati humb birin e tij të mençur.
Ngushellime familjes, të afërmve e miqve.

Të qoftë dheu i lehtë Hasan Halili.
RiP

Dukati humb birin e tij të mençur… – Nga Ardian Kollozi Read More »

Rama reagon për pla gosjen e sekretarit të PD: ‘Autori s’ka lidhje me PS.Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman’

Kryeministri Edi Rama reagon për pla gosjen e sekretarit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Rama shkruan në “Twitter” se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), nuk ka asnjë lidhje me Partinsë Socialiste, ndërsa shton se edhe pl agosja e Okshtunit brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin ska ndaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama./NOA.al

Rama reagon për pla gosjen e sekretarit të PD: ‘Autori s’ka lidhje me PS.Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman’ Read More »

Lulzim Basha i befason të gjithë: Kam punuar si DJ

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela këtë të dielë kanë vendosur që të tregojnë për qytetarët një anë tjetër të tyren.

Larg politikës dhe fushatës Basha të paktën ditën e sotme është përpjekur të “harrojë” fjalimet elektorale dhe të kthehet pas në kohë, në kohën kur ai dhe Aurela u nisën drejt Hollandës aty ku dhe lindën shkëndijat e tyre të dashurisë.

Teksa u pyetën nga Ardit Gjebrea se si lindi dashuria e tyre ishte Aurela ajo e cila zbuloi se gjithçka ka ndodhur krejt natyrshëm.

“Erdhi natyrshëm. Nuk është një momend cdo gjë erdhi natyrshëm. Prej pesë vitesh ishim shokë, nga viti I dytë I universitetit ishim të dashur “boyfriend”- tha Aurela, teksa Basha shtoi se duke qenë se jetonin larg familjes kërkonin mbështetje dhe atë mbështetje e gjetën te njëri tjetri.

Gjatë bisedës dashur pa dashur u zbuluan dhe pasione të fshehura të çifit, Aurela dashurinë për kafshët, hipizmin, ndërsa kryedemokrati “çmendurinë” e tij rinore për muzikën pop.

Krej ndryshe nga sa e shohim tani Basha rrëfeu se si një i ri pak “çapkën” pasi asoj kohe muzika pop nuk lejohej frenkuentonte diskot aty ku dhe mësoi të lunate si DJ.

“Dj është fjalë e madhe. Unë kam patur një pasion të madh për muzikën. “Hiperheit” (grup muzikor) që jepej të shtunë dhe të dielë nga radio italiane. Unë kam filluar ta dëgjoj ‘hipërheit’ shumë i vogël te radio iliria e ndiqja si I çmendur. Kohën e parë që fillovba ta ndjek mbaj mend dhe hitet, kam qenë I marrosur pas muzikës perëndimore, por. Mirëpo, kjo ishte atëhere e ndaluar.

Papritur ndodhem te një vend i icli ishte me disko ku skishte nevojë të merrje një kasetë të Michael Jackson, parpitur muzika mu hap si mundësi dhe unë kisha shumë qejf diskot. Kam një shok Riçardin dhe ai ishte Dj i vërtetë. Afër kampusit të Universitetit kishte një disko të famshme dhe Riçardi ishte mbreti I DJ.

Ne shkonim kërcenim në orët e vona dhe mendoj që ajo dashuria për muzikën mu kthye në një kuriozitet të madh si funksionon kjo gjëra prandaj mësova nga ai. Atëhere ishte me pllaka ndërsa tani është dixhitalizuar dhe atehere kërkonte një fare mjeshtërie”, tha Basha në rubrikën “Gjysma ime”.

Lulzim Basha i befason të gjithë: Kam punuar si DJ Read More »

Ersonelda & Stiljano – Si vazhdoi historia e dy të rinjve nga fshati i Vlores ! Arbana Osmani zbulon ç’ka ndodhur pas emisionit.

Historia e Ersoneldës dhe Stiljanos e transmetuar ditën e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” preku gjithë shqiptarët. Dy të rinjtë dashuroheshin me njëri-tjetrin, por të afërmit e Ersoneldës nuk i lejonin që ata të bashkoheshin, me pretekstin se kishin lidhje gjaku.

“Unë dhe Ersonelda nuk jemi kushërinj të afërt. Jemi kushërinj shumë të largët. Madje familja ime më ka thënë që mund të jemi kushërinj, por shumë po shumë të largët. Nëse do ishim të afërt atëherë dhe prindërit e mi nuk do më lejonin që të vazhdoja këtë histori dashurie. Ersonelda të kam sjellë këtu për të të thënë që nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët, unë të dua ty. Prandaj dua që dhe ti të vendosësh se çfarë do bëjmë!”,- shpjegoi Stiljano në studio.

Nga ana tjetër, Ersonelda tha se gjyshërit e saj, duke qenë se prindërit nuk i jetojnë, kërkonin që ajo të merrte dikë tjetër, që jetonte jashtë shtetit apo kishte një nivel të lartë ekonomik. E gjendur nën presion të madh dhe duke dëgjuar të bërtiturat e afërmve të saj në prapaseknë, Ersonelda pranoi propozimin e Stiljanos për martesë dhe që të largoheshin me njëri-tjetrin.
Mirëpo çfarë ndodhi me dy të rinjtë pas daljes nga emisioni?

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana Osmani ka treguar se Ersonelda dhe Stiljano jetojnë bashkë që prej xhirimit të programit dhe se janë shumë të lumtur.

https://www.instagram.com/p/CNzoRaZnYP3/

Ersonelda & Stiljano – Si vazhdoi historia e dy të rinjve nga fshati i Vlores ! Arbana Osmani zbulon ç’ka ndodhur pas emisionit. Read More »