Në qarkun e Vlorës vijon numërimi i fletëve të votimit.
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi në KZAZ 91 në Finiq. Janë numëruar 3975 vota në total, nga këto PS kryeson me 2208 vota, PD 1422 vota dhe LSI 183 vota.
Po ashtu, është mbyllur procesi edhe në KZAZ nr. 38 në shkollën “Ismail Qemali”, në Vlorë, ku numërohen 13191 votues dhe 66 qendra votimi.
Partia Socialiste ka siguruar 8334 vota, Partia Demokratike 4101, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 613 vota.
Gjithashtu, është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në KZAZ nr. 90 në bashkinë e Sarandës. PS numëron 4886 vota, PD 3163 vota dhe LSI 937 vota.
Ndërkohë që, 433 vota numërohen të pavlefshme. Deri më tani janë numëruar 32 kuti nga 53 kuti në total.
Gjatë zgjedhjeve të 25 prillit në ZAZ 40 në njësinë nr. 10 në Tiranë u votua dhe numërua elektronikisht dhe rezultati doli mëngjesin e sotëm në orën 08:00.
Në këto zgjedhje u votua përpos partisë edhe për kandidatët, ku rezultati që doli në këtë njësi të kishte shumë surpriza.
Ndërkohë në listën e PD-së, nuk është Lulzim Basha më i votuari, por Agron Shehaj me 525 vota, që lë pas liderin e PD-së me 492.
Surprizë është edhe Orjela Nebijaj që ka marrë 469 vota duke lënë pas liderin historik Sali Berisha që mori vetëm 238 vota.
Në listën e PS-së, padyshim që surpriza e madhe ishte Fatmir Xhafaj 2795 vota. Pandeli Majko dhe Kodheli, dy emra të njohur që ishin poshtë në listë kanë marrë shumë pak, ndërsa larg pritshmërive janë edhe dy risitë në krye të listës, Luljeta Bozo me vetëm 195 vota dhe Najada Çomo me 67 vota. megjithatë kjo është vetëm një njësi në Tiranë.
Por përsa i përket partive, PS mori 6007 vota, PD 4550, LSI 628, PSD 208 dhe Boiken Abazi 179.
Kolonja është bashkia e radhës që i ka dhënë fitoren Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në këtë bashki ka përfunduar procesi i numrit të votave. Partia Socialiste ka siguruar 3666 vota, Partia Demokratike 2299 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 763 vota dhe PSD-ja 68 vota.
Deri më tani procesi i numrit të votave ka përfunduar në 8 bashki: Pustec, Himarë, Poliçan, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet ku fituese është shpallur PS-ja.
Në Tropojë dhe ne Has fituese e zgjedhjeve është shpallur PD dhe Aleanca për Ndryshim
PD siç pritej ka fituar, madje bindshëm, me 6443 vota ose 66.37% në Tropojë.
Partia Socialiste ka mundur të sigurojë vetëm 3094 vota ose 31.87.
Tropoja është pjesë e qarkut të Kukësit, një ndër qarqet e pakta deri tani ku opozita është në epërsi ndaj PS-së.
Më herët ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Hasit, e cila i përket Qarkut të Kukësit.
Në këtë bashki, fituese ka dalë Partia Demokratike me 4.576 vota.
Nga krahu tjetër Partia Socialiste ka marrë 2.735 vota. Fletë të pavlefshme janë konsideruar 455, ndërsa 28 vota janë shpërndarë për subjektet e tjera konkurruese në këto zgjedhje.
/NOA.al
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha nga njësia 10 se rezultati doli ashtu siç ishte parashikuar në orën 8. Ai tha se kjo mund të dilte edhe më herët por që u vonua që të gjitha partitë të ishin të sigurta pasi numërimi dhe votimi elektronik u bë për herë të parë. Ai gjithashtu bëri thirrje që partitë të marrin masat që të zëvendësojnë komisionerët e lodhur në mënyrë që të mos ndalet procesi i numërimit. Celibashi tha se historitë e komisionerëve të lodhur duhet të marrin fund pasi janë diskredituese për vetë partinë.
“Ky rezultat mund të ishte shpallur edhe më herët, por meqë ishte hera e parë që e implementonin dhe gjithsecili prej palëve kishte meraqet e veta, u dakordësuam ta shpallnim sot në orën 8:00. Sistemi i votimit elektronik është 100 % i sigurt në ruajtjen e integritetit dhe fshehtësisë së votimit. Nga raportimet që ka KQZ në pikëpamja e administrimit ka pasur disa përmirësime, kemi patur jo një përmbushje të mirë të përgjegjësive të tyre për raportimin e pjesëmarrjes, pasi pajisja që përdorëm e mundësonte këtë që të dhënat të ishin më të shpejta. Ka disa probleme në disa KZAZ mbi mënyrën se si grupet e numërimit po bëjnë procesin e numërimit, janë sporadike si raste, si raste kur komisionari u lodh dhe do pushim. Kjo është papërgjegjshmëri e tyre. Ata që lodhen le të zëvendësohen me anëtarë të tjerë të grupeve të numërimit. Historitë e komisionerëve të lodhur apo të sëmurë duhet të marrin fund, janë diskredituese për vetë partinë”, tha Celibashi.
Video që te rrorizoi sot kryeqytetin shqiptar ka bërë xhiron e rrjetit.
Në ditën e zgjedhjeve, një i ri shkaktoi një in cident duke u futur me makinë në sheshin “Skënderbej”.
Teksa xhironte me shpejtësi, ai rr ezikoi jetën e qytetarëve.
Por një shpëtimtar i cili fluturoi dhe iu hodh makinës nga dritarja e hapur, duke e neutralizuar atë, është kthyer në hero, thuhet në një nga videot e publikuara në rrjetet sociale, të medieve të huaja.
Disa e kanë konsideruar veprimin e shpejtë të shpëtimtarit të ngjashëm me atë të “Spiderman”.
“Bravo Klodian Elqeni!”, është një nga mesazhet në rrjetet sociale të të huajve për heroin, që ka shoqëruar videon e tme rrit në Tiranë.
On election day in Albania, a man tries to cause an incident by pummeling his car through Tirana's Skenderbeu Square.
A bystander saves the day with an outstanding flying kick and grabs the man through the open door of a moving car. Bravo Klodian Elqeni!pic.twitter.com/0LLyZn20CG
Zgjedhjet politike mbahen sot në Shqipëri dhe do të kenë një domethënie të rëndësishme edhe për Italinë. Dy kampet kryesore përfaqësohen nga Partia Socialiste (qendra e majtë), e udhëhequr nga Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë dhe nga një koalicion i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga Lulzim Basha, i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Unë kam qenë në Shqipëri dy herë, në 2014 dhe 2017, dy gjëra më befasuan më shumë nga të gjitha: dinamizmi i shoqërisë shqiptare dhe lidhja e saj unike me Italinë.
Ndërsa isha atje, Shqipëria më dha përshtypjen e të qenit një shoqëri shumë dinamike, me një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar dhe për t’u angazhuar me punë.
Tre vjet më vonë, unë gjeta kryeqytetin Tiranën të ndryshuar thellësisht, në një kohë të shkurtër ishte shndërruar për mirë me pjesë të mëdha të qendrës, më parë shumë të zëna, me këmbësorë dhe mijëra të rinj.
Duke folur me shqiptarët, lidhja e tyre e fortë dhe shekullore me Italinë është e dukshme. Shumë më thanë (me një italishte të shkëlqyeshme) se si gjatë viteve të diktaturës, e cila zgjati gati pesëdhjetë vjet, një nga kontaktet e pakta me botën e jashtme që ata kishin ishte pikërisht me Italinë, falë frekuencave të Rai. Kjo bëri që një brez i tërë i shqiptarëve që të rriten me programet tona dhe të mësojnë italisht.
Shumë shqiptarë në ato vite e panë vendin tonë si një vend të lirisë, mirëqenies dhe shpresës, për të cilin aspirojnë dhe sot lidhja kulturore, shoqërore dhe ekonomike me vendin tonë mbetet shumë e fortë.
Një studim i vitit 2010 përcaktoi sasinë midis 60 dhe 70 përqind të përqindjes së popullsisë shqiptare të aftë të flasë italisht. Deri më tani, gati gjysmë milioni shtetas shqiptarë janë rezidentë në Itali. Italia është qartësisht partneri i parë tregtar i vendit. Shqipëria çon më shumë se gjysmën e eksporteve të saj në Itali dhe merr mbi një të katërtën e importeve të saj nga vendi ynë.
Gjatë mandatit të Ramës, i cili ka qeverisur që nga viti 2013, përpara se papunësia nga Covid të binte nga 15,83% në 12,33% dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto të rritet nga 12,78 në 15,28 miliardë dollarë, Rama ishte një mbështetës i fortë i procesit të integrimit evropian.
Shqipëria paraqiti një kërkesë zyrtare për hyrjen në Bashkimin Evropian në 2009 dhe është përfshirë në procedurat komplekse për anëtarësim që nga ajo kohë, pasi ka marrë zyrtarisht statusin e vendit kandidat, në 2014. Gjatë mandatit të Ramës, vendi ka bërë përparim të mëtejshëm dhe më në fund në vitin 2020 Këshilli i Bashkimit Evropian ndezi unanimisht dritën jeshile për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë.
Në sondazhet e pakta të kryera para zgjedhjeve, të dy palët ishin në ekuilibër, duke përshkruar një situatë ende shumë të hapur. Për ekuilibrin mund të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim, një parti më e vogël Social Demokrate, e cila fillimisht bashkëpunoi me Edi Ramën, duke e mbështetur atë gjatë mandatit të tij të parë dhe duke zgjedhur së bashku me Partinë Socialiste Presidentin Ilir Meta.
Sot, megjithatë, Meta është shumë kritik ndaj Ramës, duke arritur deri aty sa të thotë se nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet, ai do të japë dorëheqjen nga Presidenca. Meta ka udhëhequr LSI, megjithëse nominalisht e qendrës së majtë, për të rënë dakord me qendrën e së djathtës së Bashës, për të ndërtuar një koalicion kundër qeverisë Rama.
Sidoqoftë kur zgjedhjet të mbarojnë, Italia duhet të bëjë më shumë për një vend që na shikon me shumë interes dhe admirim dhe të shoqërojë dhe mbështesë procesin shqiptar drejt integrimit evropian.
Është e qartë për ata që ndjekin se ngjarjet shqiptare dhe kultivimi i marrëdhënieve me një vend që ka një lidhje unike me ne është gjithashtu në interesin tonë, dhe investimi për zhvillimin e Shqipërisë mund të na sigurojë një partner të besueshëm dhe të fortë. /NOA.al
Një 97-vjeçare ka shkuar të votojë ditën e sotme në një nga qendrat e votimit në Shkodër.
E moshuara, pasi bëri zgjedhjen e saj, është ndaluar nga mediat.
Në një deklaratë ajo ka bërë me dije se ka votuar gjithmonë. “Jam 97 vjeçe. Kam votuar gjithmonë. I uroj shqiptarët që Zoti ia plotësoftë të gjitha dëshirat”, u shpreh ajo.