Oriela Nebijaj, ndonëse nuk u zgjodh deputete, dhe pavarësisht se forca e sa politike nuk fitoi zgjedhjet, është shprehur e lumtur me garën.
“E lumtur për mbështetjen dhe votat e zemrës! Krenare për besimin që ju më dhatë me votën tuaj”, ka qenë mesazhi i moderatores, që kandidoi nën siglën e PD-së.
Oriela Nebijaj ka qenë zëdhënëse e PD-së më herët, ndërsa u bë e njohur në ekran.
Ajo kandidoi në qarkun e Tiranës, por nuk u përfshi në listat fituese.
Ndonëse mori mjaftueshëm vota, nuk ia doli dot të thyejë as herësin për t’u bërë deputete e Kuvendit të Shqipërisë./NOA.al
Kur votat e partive janë numëruar dhe Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka marrë mandatin e saj të tretë ë, gara e 25 prillit nuk ka përfunduar.
Tashmë fillon lu fta mes kandidatëve, por që disa analistë e quajnë “Lu fta brenda llojit”.
Më poshtë keni të renditura 74 mandatet e PS, 59 të PD-së, LSI me 4 dhe 3 të PSD. Por ajo mund të ndryshojë.
Ja lista e deputetëve paraprakë:
Qarku Berat
PS 5 mandate
Hatixhe Konomi
Bardhyl Kollçaku
Fadil Nasufi
Nasip Naço
Blendi Klosi
PD 2 mandate
Tomor Alizoti
Kasëm Mahmutaj
Qarku Dibër
PD 3 mandate
Xhelal Mziu
Kreshnik çollaku
Dhurata Tyli(çupi)
PS 2 mandate
Lavdrim Krrashi
Aurora Mara
Qarku Durrës
PS 8 mandate
Milva Ekonomi
Alban Xhelili
Jurgis Çyrbja
Klodiana Spahiu
Ilir Ndraxhi
Rrahman Rraja
Lefter Koka
Edi Rama (Nëse pranon mandatin në Vlorë në Durrës futet Ana Dhamo)
PD 6 mandate
Edi Paloka
Agron Duka
Merita Bakiu
Oerd Bylykbashi
Ferdinant Xhaferaj
Andia Ulliri
Qarku Elbasan
PS 8 mandate
Evis Kushi
Klevis Xhoxhi
Besion Ajazi
Dasantila Tahiraj
Saimir Hasalla
Florenc Spaho
Luan Duzha
Taulant Balla
PD 6 mandate
Gazment Bardhi
Flutura Açka
Lefter Gështenja
Dashnor Sula
Eugen Isaj
Zheni Gjergji
Qarku Fier
PS 9 mandate
Erion Braçe
Petro Koçi
Lindita Buxheli
Baftjar Zeqaj
Antoneta Dhima
Bujar Çela
Ismet Beqiraj
Tatiana Piro
Gramoz Ruçi
LSI 1 mandat
Monika Kryemadhi (nëse pranon mandatin në Tiranë, futet Kejdi Mehmetaj)
PD 6 mandate
Enkelejd Alibeaj
Eralda Bano(Tase)
Saimir Korreshi
Luan Baçi
Nustret Avdulla
Ilda Dhori
Qarku Gjirokastër
PS 3 mandate
Mirela Kumbaro
Laert Duraj
Bledar Çuçi
PD 1 mandat
Tritan Shehu
Qarku Kukës
PS 1 mandat
Gerta Duraku
PD 2 mandate
Flamur Hoxha
Isuf Çelaj
Qarku Lezhë
PS 3 mandate
Lindita Nikolla
Eduard Ndreca
Shpresa Marnoj
PD 4 mandate
Mark Marku
Agron Gjekmarkaj
Lindita Metaliaj
Kastriot Piroli
Qarku Shkodër
PD 5 mandate
Helidon Bushati
Emilja Koliqi
Ramadan Likaj
Greta Bardeli
Zef Hila
PS 3 mandate
Edona Bilali
Paulin Sterkaj
Benet Beci
PSD 2 mandate
Gledis Çeliku
Meri Markiçi
LSI 1 mandat
Agron Çela
Qarku Vlorë
PS 8 mandate
Pranvera Resulaj
Anduel Tahiraj
Vullnet Sinaj
Anila Denaj
Niko Kuri
Ilir Metaj
Damian Gjiknuri
Edi Rama (nëse pranon mandatin në Durrës, këtu futet Teuta Ramaj)
PD 4 mandate
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Fation Veizaj
Arbi Agalliu
Qarku Tiranë
PD 15 mandate
Lulzim Basha
Jorida Tabaku
Alfred Rushaj
Albana Vokshi
Sali Berisha
Agron Shehaj
Fatmir Mediu
Grida Duma
Shpëtim Idrizi
Belind Këlliçi
Vangjel Dule
Mesila Doda
Dashamir Shehi
Flamur Noka
Orjola Pampuri
PS 18 mandate
Luljeta Bozo
Najada Çomo
Ervin Bushati
Ogerta Manastirliu
Arben Ahmetaj
Ulsi Manja
Etilda Gjonaj
Arben Pëllumbi
Elisa Spiropali
Belinda Balluku
Toni Gogu
Etjen Xhafaj
Ermonela Valikaj
Xhemal Qefalia
Fidel Ylli
Klotilda Bushka
Alqi Bllako
Eduard Shalsi
PSD 1 mandat
Gertjan Deda
LSI 2 mandate
Monika Kryemadhi (Nëse pranon mandatin në Fier, këtu futet Petrit Vasili)
Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta ne menyre te parakoheshme te banorit te fshatit Tragjas, Niko Alimerko.
Niko u nda nga jeta ne moshen 72 vjecare nga nje semundje e rende. Ai jetonte ne Itali me familjen e tij dhe la pas gruan dhe tre femije.
Per daten dhe oren e ceremonise se percjelljes per ne banesen e fundit do tju njoftojme ne moment te dyte per shkak se trupi i te ndjerit ndodhet aktualisht ne vendin fqinj (Itali).
I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot me një mesazh drejtuar qytetarëve.
Reagimi vjen pak momente pasi pritet shpallja e rezultatit të votimeve për zgjedhjet e 25 prillit të mbyllet në orët në vijim.
Kreu i shtetit thekson se në këto momente sipas tij “është tepër e rëndësishme, që ky proces të përmbyllet qetësisht dhe që çdo votë, nga Vermoshi në Konispol, të numërohet dhe të administrohet sipas ligjit”.
“Ndonëse dukej një sfidë e pamundur jam i lumtur, që 25 Prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit”, thekson Presidenti Meta.
Deklarata e plotë e Presidentit
Të dashur qytetarë të Republikës,
Më 25 Prill, ju e shprehët me votë vullnetin për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Kuvendin e Shqipërisë.
Në këto momente është tepër e rëndësishme, që ky proces të përmbyllet qetësisht dhe që çdo votë, nga Vermoshi në Konispol, të numërohet dhe të administrohet sipas ligjit.
Deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre duhet të dëshmojnë maturi dhe qetësi.
Sfida ime madhore, sidomos këto dy vitet e fundit, ka qenë që Sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe që Shqipëria të rikthehet në shinat e Kushtetutës, të parlamentarizmit dhe në normalitet politik.
Edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ja arrita, që 25 Prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa skena dh une dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës.
Ndonëse dukej një sfidë e pamundur jam i lumtur, që 25 Prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit.
Tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 Prillit.
Kur nisi fushata elektorale në Shqipëri, dy partitë kryesore dolën me këngën “himn” për secilën. Partia Socialiste zgjodhi këngën e reperit amerikan Pitbull, publikuar në maj të vitit 2020, “I Believe That We Will Win”, e përkthyer në shqip “Ne besojmë se do të fitojmë”.
Kurse demokratët zgjodhën hitin “Unstoppable” të këngëtares “Sia” që në shqip përkthehet “Të pandalshëm”. Më vonë, PS hoqi dorë nga Pitbull dhe e zëvendësoi atë me këngën e Aurela Gaçes, “Hape veten ti”, fituese e të parit edicion të festivalit “Kënga Magjike”.
E ndërsa Basha dukej në avantazh gjatë gjithë fushatës dhe i pandalshëm në bindjen se do të fitonte zgjedhjet, e diela e 25 prillit dhe ditët në vijim, treguan se i pandalshmi i vërtetë ishte Edi Rama.
Ndërsa kanë mbetur vetëm pak kuti votimi të panumëruara, kryeministri ka siguruar të paktën 73 mandate në Parlamentin me 140 deputetë, të mjaftueshme për të krijuar qeverinë e re.
Ndonëse demokratët kanë më shumë se 10 për qind rritje krahasuar me 2017, ndryshimet kushtetuese që kaloi Rama në Parlamentin e kontrolluar totalisht prej tij, e ndihmuan atë, që të marrë më shumë mandate, edhe pse ndarja e dy kampeve, PS dhe opozitë ka një diferencë prej rreth 1-2 për qind.
Me një parlament që do të vazhdojë të dominohet prej tij, me bashkitë thuajse të gjitha të kontrolluara prej tij, me ligjet dhe paketat ligjore tashmë të kaluara në Parlament, me një skemë zgjedhjeje të Presidentit të ri më 2022 edhe me shumicë të thjeshtë, Edi Rama tashmë është i pandalshëm. Ai ka siguruar një mandat katërvjeçar, i cili hap rrugën për vazhdimësi edhe më afatgjatë, pasi opozita tanimë duket e shteruar në planet e saj për fitore.
Një largim i mundshëm i Bashës nga drejtimi i demokratëve, do ta gjente forcën më të madhe të opozitës të papërgatitur për një drejtim të ri. Përgjatë këtyre tetë viteve, kjo parti ka investuar maksimalisht për kreun e saj dhe tani që ai ka hu mbur, PD gjendet përballë dilemës për kreun e ri. Edhe ky, është një argument që e forcon pozicionin e Ramës, si të pandalshmin e politikës shqiptare, sepse që të krijohet një lider i ri do të duhen vite që ai të bëhet faktor politik i gjysmës së shqiptarëve.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka dë shtuar bindshëm në risitë politike. Asnjë forcë e re nuk ka pasur dhe nuk po ka të ardhme në këtë vend. Fatke qësia është se edhe ato pak forca të reja politike në të vërtetë janë palo forca të vjetra, njerëz të rënë nga ofiqet e partisë kryesore të opozitës dhe të katapultuar në partiza të reja. Ndonëse disa kanë hedhur shumë pará, rezultati i tyre është i qartë, ato shërbyen vetëm për të minimizuar numrin e mandateve të Partisë Demokratike.
Sigurisht që politika është surprizë në çdo kohë dhe çdo gjë mund të ndryshojë, por për momentin është e qartë se askush nuk e ndal dot Ramën!/noa.al
Pika kufitare e Kapshticës ka njoftuar shtyrjen e hapjes së kufirit. Vendimi është marrë nga pala greke, që vjen si një shtyrje e masës, pasi prej muajsh kjo pikë kufitare nuk është funksionale.
Për shkak të masave anti Covid Greqia ka shtyrë lëvizjen me vendin tonë deri më 3 maj. Përmes një njoftimi të dërguar Drejtorisë së migracionit në Korçë, pala greke bën me dije se Kapshtica do të qëndrojë akoma e mbyllur dhe se do të lejohet vetëm dalja nga Greqia jo futja.
Sipas njoftimit mësohet se dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
“Autoritetet e Po licisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 03.05.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve”, thuhet në njoftimin e drejtorisë Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. /NOA.al
Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi me fitoren e Partisë Socialiste.
Kjo e fundit arriti të mbrojë 8 mandatet në këtë qark, ndërkohë që Partia Demokratike pësoi një rritje, ndryshe nga zgjedhjet e 2017.
PD arriti të marrë të paktën 4 mandate në këtë qark.
Por, për LSI nuk ishte ky rezultat.
Mësohet se kjo parti nuk arriti të sigurojë asnjë mandat.
Rasti i hyrjes së makinës në sheshin “Skenderbej” nga Arben Memaj ishte një moment i rre zikshëm, që i ngjante një su lmi te rrori. Por ajo që u mediatizua ishte heroizimi i 22-vjeçarit Klodian Elqeni që arriti të ndalonte shoferin duke i bërë një ndalesë spektakolare.
Pasditen e sotme, Klodiani ka qenë i ftuar në studion e “Rudinës” në Tv Klan, ku rrëfyer më gjatë rreth kësaj situate dhe përjetimin e tij në ato momente. Ai tregon se ishte duke ecur me dajën e tij dhe në ato momente vuri re një makinë të dë mtuar me një gomë të çarë. Në fillim, mendoi se shoferi ka h umbur kontrollin, por më pas vuri re se ai qëllimisht po te ntonte të sht ypte këmbësorët.
Kur shkoi para tendave, ai u ndal, e ndali shpejtësinë e madhe që kishte, iu vërsulën njerëz për ta nxjerrë nga makina, ndër ta ishte edhe po licia e shtetit, por agr esori tentoi që të largohej përsëri. i dha gaz makinës dhe nuk pranoi që t’u bindej qytetarëve dhe po licëve të shtetit. Kur i dha gaz, bëri disa rrotullime shumë të rre zikshme për të gjithë, sepse u mblodhën njerëz aty dhe u tremba, sepse kishte dhe fëmijë që luanin me biçikletë. Në momentin e parë, mendova që ky është një akt te rrorist, kur pashë që po licia nuk e neutralizoi dot me hapjen e derës dhe me disa go ditje që i bëri, të vetmen rrugë që pashë, ishte vetëm nga dritarja. Mora guximin për hir të qytetarëve që ndodheshin aty.
“Në momentin që ti mendove se ishte akt te rrorist nuk mendove për veten tënde apo jo, se ti rr ezikove jetën tënde në momentin që u hodhe aty…” – ndërhyri Rudina Magjistari, por Klodiani, siç tregoi, në atë moment nuk mendoi për vete.
Është e vërtetë që po rre zikoja jetën time, por ndërkohë po rre zikoheshin dhe shumë jetë të tjera. Unë kam qenë i fundit nga turma, kur u nisa vrap për të shkuar në shënjestër, dëgjova po licinë të thoshte mos u afroni se është i ar matosur. Unë nuk u ndala, u hodha në dritare edhe shyqyr e go dita dhe personi u shtri nga ana tjetër e sediljes.
Rudina Magjistari: Ke rrëshqitur në makinë në mënyrë spekatakolare, thashë si aktor dhe jo si një ngjarje reale.
Klodian Elqeni: Qëllimi im i vetëm ishte ta go disja fort me këmbë që ai të ngelte pa ndjenja sepse kisha fr ikën e ar mës. Pasi e go dita, kam bërë edhe disa lëvizje të tjera me shk elmë sepse po mendoja që nëse do nxirrte ar mën, mos më që llojë. Kam pasur ndihmën e qytetarëve përreth, pol icisë, e kanë hapur derën dhe e kanë tërhequr më pas dhe shyqyr shkoi gjithçka për mrekulli.