Orikuminews

A është penduar për Ramën? Flet ish kryeministri Nano: Kisha nevojë për një rebel mes socialistëve

Fatos Nano tha se nuk është penduar për futjen e Edi Ramës në politikë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se Rama është maturuar në detyrën e kryeministrit.

Pjesë nga intervista
Fevziu: Jeni penduar?

Nano: Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën e Ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën si kryetar bashkie, do ta gjykojmë edhe si kryetar opozite gjithashtu dhe si Kryeministër në dy mandate.

Fevziu: Si e gjykoni si kryeministër?
Nano: Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit, sepse detyra e Kryeministrit është e tillë, që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimarrjes në dobi të shumicës së njerëzve.

Fevziu: Ka shumë akuza që nuk zbaton ligjin, për korrupsion, për marrëdhnëien me oligarkët siç thuhet…

Nano: Rama ka një ekip që vërteton përputhjen me ligjin të vendimeve që merr, që nuk bëhet më i mirë sot. Edhe sikur Rama të marri urdhra nga ato të fillimit, që nuk e njihte ligjin etj, etj, nuk e lë ekipi ta bëjë.

Fevziu: Po akuza për korrupsion?

Nano: E kush nuk ka zhurmë, valë për akuza me korruspionin në Shqipëri?

Fevziu: Përse vendosët ta thërrisnit Ramën në qeveri në 1998 kur nuk njihej për karrierën politike dhe njihej si njeri problematik dhe polemist, a u penduat më pas për këtë?

Nano: Shumica e pjesëmarrësve të rinj në politikë nuk kishin përvojë politike. Kështu që nga kjo pikëpamje Rama nuk mund të stononte. E dyta unë kisha arritur të flas me Edin, gjatë dy viteve të mia në Paris kur takova Zhospenin, mars- prill 1998. U takuam natyrshëm.

Fevziu: Në atë kohë nuk kishit idenë për ta ftuar?

Nano: Aty e ftova. Kemi harxhuar një natë të gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit, sa u mbyllën lokalet. Dhe ai ishte i shoqëruar me gjermankën atëherë, partneren e tij dhe ajo i thoshte: Dëgjoje ka të drejtë. Unë e fotja ai hezitonte. Arsyeja ishte njerëzore. Unë kisha nevojë për një rebell në rrethin e socialistëve. Një njeri me ide novatore që të provokonte mendimin e ndenjur që trashëgova. Dhe isha i sinqertë në këtë ftesë.

Fatos Nano ka treguar gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion” se pavarësisht ftesës që i kishte bërë Edi Ramës në vitin 1998, për t’u përfshirë në PS, ai hezitonte.

Nano tha se Rama ka marr vendimin vetëm pas vdekjes së të atit, pikërisht në një kohë kur ish-Kryeministri ka qenë duke formuar qeverinë e prillit të vitit 1998.

Ministria e Kulturës, e cila vetëm pak minuta më parë i ishte premtuar Luan Ramës, tashmë ju dorëzua Edi Ramës.

Pjesë nga biseda në studio

Fevziu: Ai pse hezitonte?

Nano: Sepse nuk ishte shkëputur ende nga jeta e emigracionit, nga projektet aristike, shoqëria që kishte krijuar, nuk ishte gati me sa duket për t’ju afruar politikës tek e cila kishte pësuar zhgënjimet e para kur u krijua PD, apo jo?

Nuk formulonte argument kundër por ama voluntive e reagimit ishte negative. Me sa duket vdekja e Kristaqit solli një kapërcim në arsyetimin e tij.

Fevziu: Ja përsëritët ftesën?

Nano: Jo, erdhi direkt në zyrën time, pasi ishte varrosur Kristaqi. Për coincidence, kur unë po mbyllja qeverinë e prillit të ‘98. Për koiçidencë sapo nxora nga zyra Luan Ramën duke e emëruar si ministër të kulturës.

Rama që doli dhe unë që isha brenda nuk e dinim ça interesi kishte Rama që hyri dhe tha: Jam gati të hyj Ministër Kulture. Lajmërvoa sekretaren dhe i thashë: Kape Luanin, mos e lër të iki. E takova në paradhomë Luanin dhe i thashë: Do e lëmë për një herë tjetër. U ktheva brenda dhe i thashë: Dakord, Ministër Kulure./Opinion.al

A është penduar për Ramën? Flet ish kryeministri Nano: Kisha nevojë për një rebel mes socialistëve Read More »

Ngjela bën deklaratën e fortë: Pritet skandali ku do fu ndosen kryeministra e ministra shqiptarë

Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se çështja e për gjimeve të Ndragheta ku janë të përmendur edhe politikanë shqipatrë do të shkojë edhe më tej. Më tej Ngjela në analizën e tij ka shtuar edhe se ‘klasa politike e kor ruptuar, po kërkon hapësira politike lindore drejt Rusisë, Turqisë dhe Kinës sepse po rreket t’i shpëtojë he timit të kri meve që ka kryer’.

Ngjela ka paralajmëruar edhe zhvillime të rëndësishme ku shkruan: “ Po emrat e të korr uptuarëve të paskrupull të politikës së lartë në Shqipëri, kur do të fillojë t’i jepen mediatikisht shoqërisë shqiptare?
Ky proces sigurisht që do të fillojë me emrat e kryeministrave, ministrave dhe të bashkëpunëtorëve të tyre të korr uptuar, në 25 vjet korr upsion shqiptar tashmë i provuar”.

Postimi i Ngjelës

Tre janë aspektet politike që bashkohen për të dhënë mendimin aktual në politikën e pritshme në Shqipëri.
Hetimet në Itali kundrejt organizatës krim inale italiane Ndragheta, dhe lidhjet e saj me maf ien shqiptare dhe qarqet e larta të politikës shqiptare.

Krijimi i Byrosë Kombëtare të Het imit në këto ditë.

Thirrja e menjëhershme në pyetje nga BKH të kryeministrave, ministrave dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të kri mit shtetëror në Shqipëri.

l.

Nuk është thjesht një çështje e parëndësishme për Shqipërinë hetimi i oraganizatës italiane mafi oze Ndragheta dhe lidhjet e saj në Shqipëri. Nuk do kalojë aq lehtë kjo çështje, sepse, si ngaherë në Itali, në heti min e kri mit të organizuar, duhet të jetë e pranishme edhe ekspertiza e lartë amerikane. Kjo ka ndodhur ngaqë likudimi i këtij krimi të organizuar është interes perëndimor, sepse ai ka prezencë ndërkombëtare.

Sot Ndragheta është kudo në Perëndim, madje edhe në Amerikë.

Aktualisht Ndragheta, si organizatë kriminale, është më e fuqishmja në botë. Ajo e ka fondin e parasë që disponon mbi 50 miliard dollarë, shumë kjo së cilës nuk i afrohet dot asnjë organizatë tjetër krimi nale.

Nuk ka shumë që shërbimi sekret gjerman BND e radhiste mafi en shqiptrare në lidhje shumë të ngushta me Ndra gheta-n italiane. Por çështja mendoj se do të shkojë edhe më tej.

ll.

Ne duhet të pranojmë faktin që Shqipëria sot është brenda konceptit të interesit të ngushtë të politikës amerikane. Kurse, klasa politike e korruptuar, po kërkon hapësira politike lindore drejt Rusisë, Turqisë dhe Kinës. Sepse po rreket t’i shpëtojë heti mit të krim eve që ka kryer.

Po ta shohësh nën një prizëm realist, duhet të shprehësh mendimin se, duke qenë të rrez ikuar nga reforma an tikorrupsion, liderët e korruptuar të të dy partive të mëdha, dhe klientela e tyre mafi oze, po kërkojnë hapësira lindore për të dalë nga presioni kontrollues perëndimor i Uashingtonit dhe Berlinit.

Nën një prizëm logjik, kuptohet se kjo përpjekje është thjesht një përpjekje intetesi personal, por mundësia e daljes nga kontrolli është zero.

Në fakt, e gjithë historia e Shqipërisë ka qenë një aventurë personale liderësh të korru ptuar që kurrë nuk kanë pranuar të qëndrojnë brenda konceptit demokratik të kontrollit ligjor ant ikorrupsion.

Por tani, koha ka ndryshuar, dhe prandaj, duke e menduar hetimin e organizatës krim i nale italiane Ndra gheta, jo si një rast të shkëputur, por brenda luf tës anti korr upsion, që ka shpallur dhe po drejton politika amerikane në Shqipëri, konkludojmë se:

Për faktin që maf ia Shqiptare i ka rrënjët te Ndragheta, dhe politika amerikane po drejton reformën ant ikorrupsion në Tiranë, kuptohet se në këto hetime të përditshme është prezent edhe FBI.

Tani dihet si nocion an tikrim, se, kudo që ka krim të organizuar me përmasa të mëdha, ka edhe prezencë të F BI-së amerikane.

lll.

Si rrjedhim i këtij arsyetimi, na duhet të vëmë në dukje se, pikërisht për këtë lidhje që po spikat midis Ndra gheta-s dhe prezencës së saj në maf ien shqiptare, kuptohet se Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të fillojë punën në Shqiëri, sa më shpejt që të jetë e mundur.

BKH është institut juridik kushtetues i strukturuar me ligj të veçantë.

Risia e këtij institucioni është se, që në formulimin kushtetues të parashikimit të tij, ai është përcaktuar si një institucion që do të merret me hetimin e korrupsionit shtetëror dhe krim it të organizuar në Shqipëri.

Pikërisht për këtë, na duhet të vëmë në dukje se, ekspertiza amerikane që është marrë me ndërtimin juridik të këtij instituti, ka qenë e qartë se korr upsioni shtetëror nuk ka dot fuqi pa kri min e organizuar. Në fakt, ky është fenomen i njohur historik, në të gjithë historinë disa- shekullore të kri mit të organizuar.

Kjo tani është e vërtetë historike, por pikërisht për këtë, këtu rrjedh kjo pyetje: fakti që Ndr agheta është e vërtetuar që është prezent në Shqipëri, heti mi i saj, mos tregon që ka filluar het imi i cili pritet të sjellë provat në Shqipëri për lidhjet midis korr upsionit të lartë shtetëror dhe vetë Ndr agheta-s italo-shqiptare?

Natyrisht, kjo është e vërteta e kësaj kohe: prandaj edhe fillimi nga puna e Byrosë Kombëtate të Het imit kuptohet se është çështje ditësh.

Përfundimisht, për faktin se lu fta kundër Ndra gheta-s në Itali ka nisur me intensitet të madh, kuptohet përse BND gjermane ka folur hapur për lidhjet e Ndra gheta-s italiane me Shqipërinë. Dhe kjo, sepse në analet e shërbimeve ka rezultuar ndërveprimi midis korr upsionit të lartë shtetëror në Tiranë dhe pastr imit të parave që ka bërë dhe po bën Ndra gheta në Shqipëri.

Po emrat e të korru ptuarëve të paskrupull të politikës së lartë në Shqipëri, kur do të fillojë t’i jepen mediatikisht shoqërisë shqiptare?

Ky proces sigurisht që do të fillojë me emrat e kryeministrave, ministrave dhe të bashkëpunëtorëve të tyre të korruptuar, në 25 vjet korru psion shqiptar tashmë i provuar.

Ngjela bën deklaratën e fortë: Pritet skandali ku do fu ndosen kryeministra e ministra shqiptarë Read More »

100 të rinj braktisin LSI në Vlorë, anëtarësohen në PS/ Gjiknuri: Keni bërë zgjedhjen e duhur!

100 të rinj dhe të reja braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim duke ju bashkuar Partisë Socialiste të Vlorës. Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë.

Mirëseardhjen në familjen socialiste jua shprehu kryetari i PS-së së Vlorës Anduel Tahiraj.

“Me lejoni që të ju uroj mirëseardhjen në Partinë Socialiste dhe të gjithë seëbashku në 25 Prill të mbështesim drejtuesin tonë politik Damian Gjiknuri, të mbështesim Partinë Socialiste, të mbështesim Edi Ramën dhe mbi të gjitha të mbështesim Vlorën”, u shpreh Tahiraj.

Sekretari për kordinimin elektoral Shkëlqim Selami shprehu bindjen se të gjithë anëtarët e LSI do ti bashkohen gradualisht Partisë Socialiste si e vetmja alternativë zhvillimi për vendin dhe Vlorën në veçanti.
“Vijnë këtu sepse nuk e gjejnë veten atje dhe nuk kanë se si ta gjejnë veten atje. Një parti që është kthyer në çiflig, partia në ciflig nuk është interesi jonë. Interesi jonë është partia që mendon për të gjithë, partia që mendon për anëtarin e tij por edhe për atë që e ka votuar kundër. E vetmja alternativë është alternativa me Edi Ramën”, theksoi Selami.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri vlerësoi vendimin e të rinjve për të ju bashkuar rradhëve të Partisë Socialiste të Vlorës.

“E ardhmja juaj është me zhvillimin e Vlorës dhe me partinë që i ka bërë më shumë Vlorës. Ne nuk e kemi me propagandë, ne e kemi me vepra. Vlora po ndryshon përditë. Qyteti që të ketë të ardhme do të rinj që të jenë të angazhuar në politikë, të angazhuar në jetën sociale, të angazhuar në ndryshimet që po ndodhin në Vlorë. Prandaj, pjesëmarrja juaj duhet të jetë sa më e madhe dhe duhet të sillni sa më shumë shokë e shoqe”, tha Gjiknuri.

Ai insistoi se në rradhët e Partisë Socialiste nuk ka asnjë paragjykim për ata që duan ti bashkohen dhe kontribuojnë për këtë forcë politike dhe se dyert do të jenë të hapura.

“Keni bërë zgjedhjen e duhur pasi e thashë, ne nuk e kemi me fjalë. Ka shumë njerëz që thurin poezi në emër të Vlorës, ka shumë njerëz që e përmendin Vlorën por le të tregojnë me gisht se çfarë kanë bërë në të kaluarën për Vlorën. Njerëzit dinë të krahasojnë. Nuk mundet të besohet një njeri që të shet të ardhmen pa treguar se çka bërë në të kaluarën. Nuk besoj se asnjë forcë tjetër do mund ti vërë gishtin një gjëje themelore ndryshuese që ka bërë për Vlorën përveç Partisë Socialiste”, nënvizoi Gjiknuri.

100 të rinj braktisin LSI në Vlorë, anëtarësohen në PS/ Gjiknuri: Keni bërë zgjedhjen e duhur! Read More »

Njoftim per ndarje nga jeta te Mukadeze Demiri!

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË MUKADEZE DEMIRI (ZEKAJ).
Njoftohemi se sot është ndarë nga jeta në Tiranë, Mukadeze Demiri, bashkëshortja e kallaratasit, Bardhosh Mëno Demiri (ndarë nga jeta), bijë nga fisi Zekaj në Kuç të Vlorës.
Me këtë rast Kryesia e Shoqatës Kallarati u shpreh ngushë llimet më të thella e të sinqerta djalit e vajzës së saj për ndarjen nga jeta të nënës së tyre të shtrenjtë, si dhe fisit Demiri në Kallarat e Zekaj në Kuç për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Qoftë e paharruar emri dhe kujtimi i Saj!

Njoftim per ndarje nga jeta te Mukadeze Demiri! Read More »

Do votoni në zgjedhjet e 25 prillit? Ja ku mund të kontrolloni emrin tuaj në listën e zgjedhësve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka lajmëruar të gjithë qytetarët shqiptarë se ku mund të kontrollojnë emrin në listën e zgjedhësve për 25 prillin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi ka prezantuar një aplikacion, ku çdo qytetar mund të kontrollojë emrin e tij në listën e zgjedhësve.
Po ashtu, ai ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që u ka skaduar dokumenti i identifikimit, të aplikojnë për ta marrë atë sa më parë, ndryshe nuk mund të votojnë dot me 25 prill.

Qytetarët duhet të nxitojnë për të rinovuar këtë dokument në mënyrë që të jenë në gjendje për të votuar.

Për të kontrolluar emrin tënd në listën e zgjedhësve duhet të shkarkoni aplikacionin e KQZ.

Do votoni në zgjedhjet e 25 prillit? Ja ku mund të kontrolloni emrin tuaj në listën e zgjedhësve Read More »

Njoftim për ndarje nga jeta – Njoftojmë gjithë bashkëfshatarët, se si rezultat i CO VID-19…

NJOFTIM PËR NDA.RJE NGA JETA TË FATOS SINAN PETANI.
Njoftojmë gjithë bashkëfshatarët kallaratas, se si rezultat i CO VID-19, në datën 24 janar 2021 është ndarë parakohe nga jeta Fatos Sinan Petani, i datëlindjes 1955 me origjinë nga Kallarati e banues në Tiranë.
Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, i shpreh familjes dhe të afërmve ngush ëllimet më të thella e të sinqerta! Qoftë i paharruar emri dhe kujtimi i tij!
U pre.htë në Paqe!
Shoqata Kallarati

Njoftim për ndarje nga jeta – Njoftojmë gjithë bashkëfshatarët, se si rezultat i CO VID-19… Read More »

Rritje e rasteve të koronavirusit në vend, ja të dhënat për 24 orët e fundit

Vijon të paraqitet problematike situata e koronavirusit në Shqipëri.

Nga të dhënat e 24 orëve të fundit, janë raportuar 876 raste të reja, nga 3 mijë e 512 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë.

7 qytetarë e kanë hu mbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar./noa.al/

Rritje e rasteve të koronavirusit në vend, ja të dhënat për 24 orët e fundit Read More »