Orikuminews

Partia Socialiste ka nisur analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga Vlora/ Gjiknuri: Do të bëjmë riorganizim të strukturave

Partia Socialiste ka nisur analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga Vlora.
Drejtuesi politik i PS-së në këtë qark Damian Gjiknuri gjatë një takimi me strukturat është shprehur se pas çdo be teje elektorale ka vend për analizë dhe reflektim, ndërsa Kongresi do t’i hapë gjithashtu rrugë riorganizimit.
“Me ekipin drejtues të fushatës së Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës çelëm sot procesin e analizës mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit. Shpreha falenderimin tim për realizimin e objektivit, duke garantuar fitoren për herë të dytë të rekordit prej 8 mandatesh si dhe konfirmimin si qarku me mbështetjen më të madhe për PS.

Pas çdo be teje elektorale, në familjen tonë politike ka vend për analizë dhe reflektim në çdo njësi vendore të Qarkut, ndërsa Kongresi do ti hapë gjithashtu rrugë riorganizimit të strukturave.

Duke vlerësuar atë çka bëmë mirë dhe duke mësuar e reflektuar për ato që mund ti bënim edhe më mirë, do mund të jemi më të fuqishëm dhe të suksesshëm në be tejën e ardhshme për zgjedhjet e pushtetit lokal” shkruan Gjiknuri. PS në Vlorë mori 8 mandate, ndërsa PD 4 të tjerët PD.

Partia Socialiste ka nisur analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga Vlora/ Gjiknuri: Do të bëjmë riorganizim të strukturave Read More »

Tedi Blushi: ‘Asnjë koment dhe zero shqe tësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antili gjore të Kuvendit njëpartiak’

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta miratoi këtë të premte raportin përfundimtar me shkeljet e pretenduara nga ana e kreut të shtetit.

Raporti u lexua nga kryetari i këtij komisioni, Alket Hyseni, dhe në të thuhet se Presidenti Meta ka shkelur parimin kushtetues për të qenë përfaqësuesi i unitetit kombëtar.

“Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do i pr esë dorën, thirrje lu ftarake, vetëgj yqësie janë mesazhe të qarta drejt popullit.

Kjo n xitje dhune detyroi ambasadoren e SHBA të apelojë Presidentin Meta të ndalojë këtë fushatë. Në vend të ishte neutral, tregoi qartë anësi ndaj opozitës. Presidenti mori përsipër të japë leksione demokracie, që nuk gjendjen askund”, lexoi Hyseni.

Presidenca ka reaguar me anë të Këshilltarit të Presidentit, Tedi Blushi, i cili në rrjetet sociale tha se nuk ka asnjë shq etësim për vendimet nul të këtij komisioni.

“Asnjë koment dhe zero shqe tësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antili gjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dës hpërim të shmangë vëmendjen nga de bati publik për kri met e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tu torët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar”, shkruan zëdhënësi i kreut të shtetit.

Raporti pritet të kalojë në Parlament për votim ku duhen 94 vota, por do jetë Gjykata Kushtetuese institucioni që do thotë fjalën e fundit. /noa.al/

Tedi Blushi: ‘Asnjë koment dhe zero shqe tësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antili gjore të Kuvendit njëpartiak’ Read More »

Deputeti i PS: Ja me kë do të zëvendësohet Meta

Në një kohë kur mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Meta, kryetari i PS Tiranë Ervin Bushati dha sinjale të qarta se postin e presidentit ta marrë një grua. Në një intervistë për Vizion Plus, Bushati deklaroi se ka ardhur koha të vendoset një precedent për të përfaqësuar sipas tij denjësisht shqiptarët.

“Ne jemi të qartë dhe kemi një komision të dytë për të shkarkuar presidentin. Në këtë proces, Shqipëria është një Amerikë e vogël, po t´i referohemi “impeachment-it” atje. Duhet të vendosur një precedent, që ai që do jetë në krye të shtetit, që unë mendoj se duhet të jetë një femër, duhet të përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Presidenca ka qenë be nzina politike e këtyre zgjedhjeve”, tha Bushati.

Socialisti ritheksoi se fitorja e mandatit të tretë është dhe një fitore personale për të, pavarësisht se ai vetë nuk do të jetë në pjesë e parlamentit të ri. Sipas Bushatit, votat e pavlefshme penalizuan disi kampin e majtë në njësinë 8.

Deputeti i PS: Ja me kë do të zëvendësohet Meta Read More »

A do e pranojë ftesën e Ramës nëse merr drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Agron Shehaj

Kandidati për kryetar i PD, Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 ka zbuluar mesazhin që do i çojë Ramës në qoftë se fiton zgjedhjet në PD më 13 qershor.

Shehaj thotë se Shqipëria s’ka nevojë për bashkëqeverisje, dhe kjo s’ka për të ndodhur në asnjë mënyrë.

Madje ai thotë se integrimi i Shqipërisë bëhet edhe pa bashkëqeverisje, teksa garanton se PD me të në krye do të jetë një opozitë e fortë që nuk ka për të pranuar asnjë marrëveshje me mazhorancën aktuale.

PYETJA: Mund të na i shpjegoni partia më e madhe se kryetari?

AGRON SHEHAJ: Do e keni bërë gabim. E ka ndonjë kandidat tjetër. Nuk e kam thënë.

PYETJA: Cila është pika në platformë që do të jetë kryesorja?

AGRON SHEHAJ: 3 janë. E para është siç thashë përgjegjësia e liderit, kjo është shumë e rëndësishme. Ndikimi i lidershipit në fitore e h umbje është shumë i rëndësishëm. Edhe përgjegjësia, raporti i liderit me hu mbjen dhe fitoren është i rëndësishëm. Nëse lideri i PD hu mb zgjedhjet, jep dorëheqjen. Elementi i parë kjo.

Elementi i dytë është votimi dhe vota brenda PD. Lista e kandidatëve për deputet e PD duhet të vendoset nga anëtarët, me një anëtar një votë, jo me votë përjashtuese, por si votohet në përgjithësi, secili kandidatin e preferuar. Kush merr më shumë, përfaqëson shqiptarët në parlament.

E treta, përfshirja e anëtarëve me platformë elektronike, do ishte përfshirje më e shpejtë e anëtarësisë, duke futur dhe referendumin e brendshëm me vendimet e PD qofshin kombëtare e apo lokale. Këto janë tre elementet kryesore që do e forconin PD. PD bëhet e fortë nëse tërheq njerëzit më të mirë dhe më të aftë, këtë e kuptojnë nëpërmjet votës e garës, ne mund të bëjmë që PD të bëhet e fortë.

PYETJA: Shqipëria bëhet?

AGRON SHEHAJ: Jam absolutisht i indur. Duhet të bëjmë njëherë PD, pastaj Shqipërinë.

PYETJA: Cili do të jetë raporti me qeverinë Rama lll?

AGRON SHEHAJ: Raporti do të jetë një raport si mund të jetë opozitë e fortë ndaj qeverisë. Do thosha më shumë konkret me deno ncime që duhen çuar deri në fund, troç, me prova. Një opozitë e fortë që nuk pranon marrëveshje, bashkëqeverisje s’bëhet fjalë.

PYETJA: Ftesën e Ramës nëse pas 14 qershorit jeni kryetar i PD, çfarë mesazhi do i jepni?

AGRON SHEHAJ: Në asnjë mënyrë, Shqipëria nuk ka nevojë për bashkëqeverisje PD-PS. Integrimi bëhet dhe pa të. Absolutisht jo.

PYETJA: Po me LSI?

AGRON SHEHAJ: Sot po kandidoj si kryetar i PD. Duhet të forcojmë PD. Aq më shumë mundësi kemi të mundim Ramën, këtë mazhorancë. Raportet me aleatët do të kemi kohë.

PYETJA: Shantazhime në vendimet e Bashës nga Berisha?

AGRON SHEHAJ: Duhet të pyesni Bashën. S’mund të jem në dijeni për diçka të tillë. Pyetni Bashën.

PYETJA: Kandidatët e tjerë në garë, janë të fortë mjaftueshëm, janë zëra kritikë ndaj Bashës?

AGRON SHEHAJ: Kam respekt maksimal për gjithë kandidatët. Kjo është konsiderata që kam.

PYETJA: I keni dëgjuar platformat e tyre?

AGRON SHEHAJ: Nuk i kam ndjekur.

A do e pranojë ftesën e Ramës nëse merr drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Agron Shehaj Read More »

Kandidatja për kryetare të PD-së: ‘Edi Rama nuk është i pathy eshëm, por mund të thyhet me votë dhe me mjete demokratike të forta dhe konkrete’

Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi bën thirrje për bashkim pasi vetëm kështu ajo beson se Rama nuk mund ta përfundojë mandatin e fituar në 25 prill.

“Nëse hapet dhe bashkohet PD-ja mund të vijë në pushtet për 2-3 vite”.

“Edi Rama nuk është i pathy eshëm, por mund të thyhet me votë dhe me mjete demokratike të forta dhe konkrete”.

Edith Harxhi thotë se më parë PD-ja duhet të krijojë frymë.

Ajo beson se kështu Rama mund të largohet para vitit 2025.

Harxhi jep shembuj, me qeveri të tjera në Ballkan, kur nuk e kanë mbaruar një mandat të plotë.

“Kjo është gjëja më normale që ndodh në disa vende me ndërrim qeverish”, u shpreh Edith Harxhi.

Harxhi ishte e ftuar në Tempora, ku tha se ndryshimi duhet të vijë nga PD-ja./NOA.al

Kandidatja për kryetare të PD-së: ‘Edi Rama nuk është i pathy eshëm, por mund të thyhet me votë dhe me mjete demokratike të forta dhe konkrete’ Read More »

Lajmerim-Shoqërohet për në banesën e fundit Hamdi Beqiri.Ngushëllime familjes!

Ju njoftojme ndarjen nga jeta te Hamdi Beqiri ne moshen 90-vjecare. Hamdiu ishte banor i Lagjes 24 Maji ne qytetin e Vlores.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be ne daten 22 maj 2021, ora 15:00 ne vorrezat e qytetit te Vlores.

I shprehim ngushellimet tona familjareve dhe te afermve.

Lajmerim-Shoqërohet për në banesën e fundit Hamdi Beqiri.Ngushëllime familjes! Read More »

Shitet tokë truall në Fushë-Dukat!

SHITET TOKE/TRUALL NE DUKAT FUSHE. VLORE

Toka ndodhet mbi burimin e ujit alican, toka eshte e pasur me uje dhe ka disa peme shumevjecare te mbjellura. Shitet per arsye sepse tashme jetoj ne qytet dhe smund te kujdesem per token.

Te interesuarit te kontaktojne ne numrin 069 366 3495
Toka ka territor rreth 5000 meter katror, ka dhe 1 shtepi te rene brenda truallit.

CMIMI I DISKUTUESHEM.

Shitet tokë truall në Fushë-Dukat! Read More »