Orikuminews

Rama bën ndryshimin e radhës, ja lëvizja e re në qeveri

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga detyra i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati.

VENDIMI I PLOTE

LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Rama bën ndryshimin e radhës, ja lëvizja e re në qeveri Read More »

Lajmërim-Sot do të shoqërohet për në banesën e fundit Shice Hajrulla. Ngushëllime familjes.

Ju njoftojme ndarjen nga jeta te Shice Hajrulla nga qyteti i Vlores ne moshen 86 vjecare.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit behet sot ne date 29 Maj 2021 ne oren 11:00 ne vo rrezat e Vlores. Nisja behet nga shtepia ne lagjen “Isa Boletini”. 

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve.

Orikuminews

Lajmërim-Sot do të shoqërohet për në banesën e fundit Shice Hajrulla. Ngushëllime familjes. Read More »

Dukatasja i ‘Përvishet’ Blendi Fevziut -‘Kujdes nga ndonjë mizë kali se…”

“Nga nje aeroport ne tjetrin. Gabarone – Lubumbashi – Adis Abeba” – ka qene statusi me i fundit ne facebook i moderatorit te mirenjohur Blendi Fevziu, e shoqeruar kjo me nje foto kembe mbi kembe, e te hedhura mbi valixhet personale. Kaq ka mjaftuar per gazetaren e mirenjohur nga Dukati Laureta Petoshati per te bere nje reagim ndaj gazetarit Blendi Fevziu.

Nga Laureta Petoshati:

Për Blendi Fevziun e kam: Blendi i nderuar, botës i ke rënë aq shumë kryq e tërthor sa ke dalë shumë dhe jashtë orbite. Njerëzit u trembën shumë kur dhe lajmin se kishe shpëtuar paq nga krokodili. Unë nuk u tremba se e dija që krokodilët nuk i hanë të ngjajshmit e vet.

Kujdes nga ndonjë mizë kali se ti rri shumë afër kalorësve. Bëj dhe ndonjë bamirësi se ka shumë të varfër ky vend, por më të varfër janë ata që janë zbrazur nga ndjenjat. Have a nice trip Blendi!

Dukatasja i ‘Përvishet’ Blendi Fevziut -‘Kujdes nga ndonjë mizë kali se…” Read More »