Orikuminews

Njoftim – Nesër përcillet për në banesën e fundit Pashako Shuko Shakaj.

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË PASHAKO SHUKO SHAKAJ (KARABOLLAJ).
Kryesia e Shoqatës Kallarati njofton gjithë bashkëfshatarët e saj dhe jo vetëm, se sot në Berat u nda nga jeta Pashako Karabollaj, vajza e dëshmorit të Kallaratit, Shuko Karabollaj, motra e Sami e Hurma Karabollaj, nëna e Luanit, Bashkimit dhe Edlira Shakaj.
Varrimi bëhet nesër në Berat, më 22 maj 2021.
Pashakua lindi në Kallarat më 20 gusht 1936, në një familje me ndjenja të larta patriotike e liridashëse. Qysh e vogël së bashku me të vëllain Samiun dhe motrën Hurmanë u detyruan të rriten jetim me nënën e tyre Xhevon, pasi i ati, Shuko Karabollaj, ra Dëshmor i Atdheut në Luftën Nacionalçlirimtare.
Pashakua u martua me ushtarakun Xhezo Shakaj nga Vranishti, me të cilin lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan dy djemtë Bashkimin, Luanin dhe vajzën Edlirën. Ajo familjarisht jetoi gjithë jetën në Berat duke treguar vlerat më të larta si punëtore në tregti, por edhe si nënë dhe gjyshe shëmbullore.
Me këtë rast Kryesia e Shoqatës Kallarati, vlerëson me mirënjohje të thellë kontributin e saj ndaj ndaj shoqërisë e vendlindjes dhe i shpreh familjes, fëmijëve të saj Luanit dhe Edlirës, nipërve e mbesave, si dhe të afërmve të saj në Kallarat e Vranisht ngushëllimet më të thella e të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur e të shtrenjtë!
Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Saj! U prehtë në Paqe!

Njoftim – Nesër përcillet për në banesën e fundit Pashako Shuko Shakaj. Read More »

Lajmërim-Sot shoqërohet për në banesën e fundit 35-vjeçari Delon Troqe.Ngushellime familjes.

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta te Delon Troqe ne moshen 38 vjecare.
Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit behet sot ne date 22 Maj 2021 ora 13:00 ne varrezat e Vlores.

Nisja behet nga shtepia ne lagjen Pavaresia.

Ngushellime familjes dhe te afermve.

Lajmërim-Sot shoqërohet për në banesën e fundit 35-vjeçari Delon Troqe.Ngushellime familjes. Read More »

‘Defender Europe 21’, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një video ku shihen momente nga stërvitja “Defender Europe 21”, ku janë të përfshirë trupat e NATO-s dhe ato shqiptare.

Stërvitja në fjalë po kryhet në bazën e Bizës, mbrapa Malit të Dajtit, ndërkohë që Rama njofton se këto stërvitje do kryhen në të gjithë Shqipërinë.
““Defender Europe 21” Disa momente nga stërvitja më e madhe ushtarake në 3 dekadat e fundit në rajon, që po zhvillohet në disa baza të ndryshme në të gjithë Shqipërinë #defendereurope21”, shkruan Rama.

‘Defender Europe 21’, Rama publikon pamjet Read More »

Rama takim me Kurtin në Bruksel, cfarë u diskutua…

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar, Albin Kurti kanë zhvilluar takim në Bruksel.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Kurti shprehet se me Ramën ka pasur një takim miqësor e pa protokoll për të diskutuar mbi nevojën e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Më tej, Kurti thekson se vizita në Bruksel ishte një mundësi për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverisë e saj të dalë nga fitorja e 14 Shkurtit në diskutimet për rëndësinë që kanë për njëri tjetrin BE dhe Ballkani Perëndimor.

“Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona. Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj”, shkruan Albin Kurti.

Rama takim me Kurtin në Bruksel, cfarë u diskutua… Read More »

Njoftim – Mes dhimbjes së papërshkrueshme familja Baxho po përjeton ndarjen nga jeta të vajzës së tyre 22 vjeçare Evgjeni

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në qytetin e Delvinës, ku një 22 vjeçare ka humbur jetën ak sidentalisht.
Për këtë ngjarje Hari Imeri shkruan:
Mes dhimbjes së papërshkrueshme familja Baxho po përjeton ndarjen nga jeta të vajzës së tyre 22 vjeçare Evgjeni Baxho. Delvina humbi një vajzë jo vetëm të re në moshë por edhe të dashur për shoqërinë, të kulturuar për bashkëqytetarët dhe të mirëarsimuar.
Me lutjen drejtuar Zotit për lehtësim në dhimbjen e tyre të madhe, dëshiroj ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të vajzës të urtë Evgjeni Baxho.

Njoftim – Mes dhimbjes së papërshkrueshme familja Baxho po përjeton ndarjen nga jeta të vajzës së tyre 22 vjeçare Evgjeni Read More »