Orikuminews

Ivanka Trump viziton Shqipërinë, shoqërohej nga bashkëshorti i saj dhe Presidenti …

Eksperti i turizmit, Auron Tare, ka zbuluar se këtë verë Shqipërinë e ka vizituar vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

Në emisionin “Opinion”, Tare tha se Ivanka Trump ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private, ku ka qëndruar për 6 ditë.

Ivanka Trump shoqërohej nga Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif, presidenti i PSG-së.

Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
PJESE NGA BISEDA

Auron Tare: Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve.

Blendi Fevziu: Në fakt ata zbritën në Tiranë apo jo dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar.

Auron Tare: Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

Blendi Fevziu: Çfarë vizituan në brendësi të territorit?

Auron Tare: Të gjitha, i çova në Qeparo për punën George Tenet që ka një shtëpi dhe për fshatin, por edhe për t’i thënë që ai është shqiptar dhe jo grek siç kanë thënë.

Blendi Fevziu: I njohu njeri?

Auron Tare: Jo fare. Vizituan Sazanin, Porto Palermon, Qeparoin dhe në fund fare Butrintin. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit, një pjesë e malit po digjej atje, ishte koha e flakëve, fluturuam deri afër në kufi me Greqinë dhe u kthyem./Balkanweb

Ivanka Trump viziton Shqipërinë, shoqërohej nga bashkëshorti i saj dhe Presidenti … Read More »

Lajmërim – Ndahet nga jeta profesori nga Tragjasi. Ngushëllime familjes.

Me hidherim ju njoftojmë për ndarjen nga jeta te profesorit, historianit dhe studiuesit te palodhur nga Tragjasi, Halo Sinani.

U largua nga jeta nje figure e shquar, me shume kontribute , vecanerisht per te deshmuar historine e popullit te Tragjasit, rrenjet dhe vlerat e tij nder shekuj.

I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve.
@Orikuminews

Lajmërim – Ndahet nga jeta profesori nga Tragjasi. Ngushëllime familjes. Read More »

Berisha i p rerë: Basha do shkarkohet!

Një ndër deklaratat e forta të Berishës gjatë takimit në Fier ishte edhe shkarkimi i Bashës.

“Forumet do mblidhen. Lëri ato. Do të vendoset që çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që janë të forumeve, është i shkarkuar dhe funksioni i kalon nënkryetarit apo Sekretarit të Përgjithshëm.

Kjo është demokracia. Do të sanksionohet në statut. E more vendimin, por kryetar nuk je më. Do të thërrasim referendumin.

Do të kërkoj falje sepse mijëra prej jush kanë mbështetur Bashën sepse e ka mbështetur Sali Berisha. Ju garantoj që kam shqyrtuar çdo gjë që keni menduar ju për të, çdo të vërtetë që keni sjellë në zyrën time.

Iu përveshën të dy LSI-së, pasi Edi Rama i tha ‘Luli është çun i mirë’. Zbritën në nivelin më minimal në historinë e PD-së. Dolëm shtojcë e PS-së.

Del një ditë kryetari i opozitës, ish kryetari i opozitës, dhe thotë do të ndryshoj Kushtetutën. Po ku i ke votat t’i për ndryshimin e kushtetutës. Ti ke vetëm 44 vota. Si do e ndryshosh ti kushtetutën kur s’ke vota?”

Berisha i p rerë: Basha do shkarkohet! Read More »

Vuçiç kë rcënon Kosovën: Tërhiqni po licinë në kufi ose do marrim masa të a shpra

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic paralajmëroi Kosovën të ndryshojë vendimet e saj “të kë qija” siç i quajti ai, ose në të kundërt, shteti i vet do të marrë masa, por nuk specifikoi se për çfarë veprimesh bëhet fjalë.
“Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këq ija. Nëse jo, ne do të marrim masa”, tha ai pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, që u thirr për shkak të masës së reciprocitetit për targat.

Vuçiç shtoi se Beogradi do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Europian nëse marrëveshja e Brukselit është e li gjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. “Do të kërkojmë një përgjigje dhe heshtja e mundshme do të jetë një shenjë e qartë për ne se marrëveshja nuk ekziston dhe se ata nuk duan që ajo të pranohet”, tha kreu i shtetit serb.

Vuçiç shtoi se këtë mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore sesi duhet të jete një “zgjidhje kompromisi”. “Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është një kompromis, por një zgjidhje që do të poshtëronte Serbinë”, u shpreh ai.

Vuçiç kë rcënon Kosovën: Tërhiqni po licinë në kufi ose do marrim masa të a shpra Read More »

“Mund të arrestohen ish-presidentë dhe ish-kryeministra”/ Artan Hoxha plas b©mbën: SPAK më ka thirrur dhe mua…

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim të fortë sot teksa ishte i ftuar në ‘ABC live’. Hoxha tha se SPAK ka nën hetim dosje të bujshme.

Jo vetëm kaq, por Hoxha ka theksuar se me krijimin dhe funksionimin e BKH, SPAK do të ketë akoma më shumë goditje. Më tej Hoxha ka thënë se është thirrur vetë në SPAK për të dëshmuar për dosje që ka dijeni dhe beson se goditjet e SPAK do të jenë të një rangu të lartë.

I pyetur nëse do të ketë arrestime të politikanëve, Hoxha ka thënë se SPAK do i duhet kohë që të fusë në burg, ish-kryeministra, ish-presidentë apo ish-ministra.
“Shtatori ka qenë me shumë zhvillime politike. Me ngjarje të tjera, apo me përjashtimin e Berishës që thithi shumë vëmendje. Por, tashmë SPAK ka marrë dhe BKH. SPAK u bë për të goditur politikanët e lartë. Dhe për të goditur korrupsionin apo për të goditur lidhje shtet-politike – krim i organizuar duhet kohë. Do shohim rezultate. Nuk është e lehtë që të futen brenda ish –kryeministria, ish-presidente, ish-ministra.” tha Hoxha.

Gazetari ka theksuar se ka parë dosje në SPAK që synojnë të godasin politikanë të rangut të lartë.

“BKH sapo ka ardhur. Ka hetime dhe jam thirrur edhe unë për këtë gjë. Në pjesë që unë kam pasur dijeni kam ndihmuar. Dhe e di që ka hetime. Në hetimet që kam parë është hetim që synon të godasë shumë lartë. Por mund të arrestojë politikanë të rëndësishëm, ish-kryeministër dhe ish-ministra. Por edhe Berisha nuk është i përjashtuar nga kjo punë. Por edhe këta që janë në detyrë nuk janë të përjashtuar. Ambasadorja po mbulohet që të mbrojë dhe të dëshmojë se prokurorët janë në rrugën e duhur. Ka hetime, dhe frika është që më mirë të mos arrestohet një politikan pa prova, sesa e arreston dhe pastaj del i pafajshëm. Ambasada ka momente që e mbështet, se japin mbështetje financiare dhe me projekte, por nuk shkon dot me listë dhe tu thotë arrestoni këto persona.” tha mes të tjerash Hoxha.

“Mund të arrestohen ish-presidentë dhe ish-kryeministra”/ Artan Hoxha plas b©mbën: SPAK më ka thirrur dhe mua… Read More »

Shitet ndërtesë dhe tokë truall në Tragjas për 150.000 Euro

Shitet tokë truall në “Tragjas”, Vlorë”.

Ka një sipërfaqje totale trualli prej 300 m² nga të cilat 148 m² janë të zëna nga ndërtesë të së cilës i janë hedhur vetëm themelet. Trualli është i rrethuar me mur guri cilësor.

Objekti është strukturë moderne e ndërtimit me pllakë katllavani të zhytur dhe është projektuar për 5 kate. 700m përpara fshatit është edhe bypass-i.

Kjo pronë është një mundesi shumë e mirë investimi dhe është e përshtatshme për hotel, shtëpi pushimi, vilë etj. Shitet me një çmim pre 150 000 €/total.
Për më shumë informacione ose një vizitë në pronë na kontaktoni: +355 69 703 2247.

Shitet ndërtesë dhe tokë truall në Tragjas për 150.000 Euro Read More »

Shitet tokë në Radhimë me sipërfaqe 800 m2.

Radhimë, shitet tokë me sipërfaqe 800 m2.

Toka ndodhet në fshatin e Radhimës dhe falë pozicionit të saj dhe lartësisë gëzon pamje të panoramike nga deti.

Toka disponon dokumentacion të rregullt pronësie dhe përbën një mundësi shumë të mirë për zhvillim të objekteve akomoduese për turizëm.

Për informacione të mëtejshme ose vizitë në pronë na kontaktoni në 069 225 8711, në adresën [email protected] si dhe na vizitoni në zyrën tonë përballë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shitet tokë në Radhimë me sipërfaqe 800 m2. Read More »

Tragjas-Shitet tokë ndërtimi me sipërfaqe 20.000 m2.

Në Tragjas shitet tokë ndërtimi me sipërfaqe 20,000 m2.

Toka ndodhet në fshatin e Tragjasit dhe falë pozicionit të saj, ka akses në rrugën kryesore.

Toka disponon dokumentacion të rregullt pronësie dhe përbën një mundësi shumë të mirë për zhvillim të objekteve të shërbimit apo dhe akomoduese për turizëm.

Për informacione të mëtejshme ose vizitë në pronë na kontaktoni në 069 225 8711, në adresën [email protected] si dhe na vizitoni në zyrën tonë përballë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Tragjas-Shitet tokë ndërtimi me sipërfaqe 20.000 m2. Read More »