Pas lëvizjeve të Sali Berishës, duket se kryetarit të PD-së, i ka hyrë frika. Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka bërë sot lëvizjen urgjente. Mësohet se sot, Basha do të zhvillojë një takim me krerët e degëve lokale të PD-së në Kukës dhe Shkodër.
Bëhet me dije se takimi me ta do të zhvillohet në selinë blu. Basha ka zgjedhur që ti mbledhë veç e veç drejtuesit lokalë të PD-së, pas një mbledhje të madhe që bëri me ta dy ditë pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.
Kujtojmë se Basha përjashtoi papritur nga grupi parlamentar, ish-kryetarin e PD-së, Sali Berishën. Në fjalën e tij, Basha tha se ishte i detyruar të merrte këtë vendim për të shpëtuar Partinë Demokratike.JOQ
Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta te Nadire Agalliu ne moshen 85 vjecare. Nadire ishte banor i lagjes 15 Tetori te qytetit te Vlores..
Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit behet diten e Marte ne daten 21 Shtator 2021 ora 14:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.
I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!
Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen para kohe nga jeta te Saimir Isufi ne moshen 36 vjecare. Saimiri ishte banor i lagjes 29 Nentori te qytetit te Vlores..
Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be diten e Marte ne daten 21 Shtator 2021 ora 11:00 ne varrezat e qytetit te Vlores. I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!
Pas ak uzave të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, vjen një reagim nga drejtuesi i Ujësjellës Kanalizimeve, Shkëlqim Leskaj.
Ky i fundit në një sqarim për mediat theksoi se nuk ka asnjë ndërprerje të punës nga ana e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, ndërsa shton se po vijohet me ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Mes të tjerash Leskaj bëri me dije se do të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi.
Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskajn për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit. Ndërkohë që Leskaj iu është kundërvënë duke shtuar se akuza janë dashakeqe, ndërsa tha se nuk është nënshkruar asnjë nga tenderat e pretenduar.
REAGIMI Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp, kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me situatat e pasqyruara nga disa media dhe portale për disa mos marrëveshje të lindura gjatë një mbledhje të organizuar në zyrën e kreut të Shoqërisë, mes administratorit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zotit Shkëlqim Leskaj dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Zotit Dritan Leli.
Ju bëjmë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje të veprimtarisë së Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, duke vijuar realizimin normalisht të të gjitha detyrave në shërbim të qytetarëve dhe klientëve tanë, si familjarë ashtu edhe privatë. Drejtori Shkëlqim Leskaj është në krye të detyrës, duke ushtruar kompetencat e tij, në zbatim të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 për “Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”. Kreu i Shoqërisë, mëngjesin e kësaj të marte, datë 21.09.2021, zhvilloi normalisht mbledhjen e mëngjesit, duke ndarë edhe detyrat përkatëse për të gjithë Sektorët e Ndërmarrjes. Sqarojmë se: 1. Zoti Shkëlqim Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi. 2. Zoti Leskaj, vijon të jetë i rregjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë. 3. Nuk ka patur asnjë “grabitje” nga titullari sa i përketë vulave dhe librave të protokollëve sikundër pretendohet, ato qëndrojnë sipas legjislacionit në selinë e Shoqërisë. 4. Gjatë kësaj periudhe nga ana e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe administratorit të saj, nuk janë nënshkruar kontrata tenderuese për kontatorët matës së ujit (sahatët), klorinimin dhe uniformat e punonjësve. Gjatë një viti në krye të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zoti Shkëlqim Leskaj ka drejtuar me përkushtim të plotë në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve, duke qenë maksimalisht i angazhuar dhe i pranishëm kudo në terren, edhe jashtë orarit zyrtar, përfshire edhe orët e vona të natës, për tu dhënë zgjidhje efektive dhe në kohë sa më të shkurtër të gjitha problematikave të shfaqura në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve. Të gjitha akuzat e ngritura ditët e fundit në adresë të Zotit Leskaj, janë spekullime, me qëllim dashakeqës për të prishur imazhin e kreut të kësaj Shoqërie dhe për të përbaltur të gjithë aktivitetin dhe energjitë e harxhuara prej tij gjatë gjithë kësaj detyre që po e vazhdon me përkushtim të plotë. Faleminderit për bashkëpunimin e deritanishëm!
Policia e Kosovës njofton se një femër ka raportuar në Polici se dy vajzat e saj të mitura kanë dalë nga shtëpia më datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri.
“Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri”, thuhet në raport.
Ndërkohë, policia kosovare njofton se rasti është nën hetime./Balkanweb
K onflikt gjatë mbledhjes së drejtuesve të bashkisë dhe Ujësjellësit. Mësohet se sot, me kërkesë të kryetarit të Bashkisë ishte thirrur një mbledhje me drejtuesit e Ujësjellësit Vlorë.
Pas mbledhjes situata ka a gravuar, kur ish-kreu i ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj i cili ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë, nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Sipas burimeve, Leskaj nuk ka pranuar të iki nga detyra.
Në komisariatin e Vlorës ka shkuar edhe kryebashkiaku Dritan Leli për të sqaruar situatën. Burime nga policia bënë me dije se Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit.
Mësohet se Leskaj ka firmosur tre tendera edhe pse ka dhënë dorëheqjen më 6 gusht. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 400 mijë euro për sahatet e ujit, një tender për klorifikimin dhe një tjetër për uniformat.
Ndërkohë në institucion mungonin vula dhe librat e protokollit. Madje as punonjësja e protokollit nuk ka qenë në institucion./Balkanweb
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes që ndodhi pak ditë më parë në Qafë Kashar.
Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë bënë të mundur identifikimin dhe sh palljen në k ërkim të autorëve të dyshuar të n gjarjes, shtetasit: L. L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Burime policore bënë me dije për Noa.al se nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i a rmës së z jarrit.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./noa
“NUK HYRA SI H AJDUT, NUK DOLA SI H AJDUT! Në 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të v jedhësh ose jo, të lejosh të v jedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie.
Këto janë fjalët e postuara nga zv. Kryeministri Erion Braçe duke bërë të njohur se po ia lë pasardhësit zyrën së bashku me dhuratat apo librat e marra, duke kujtuar kështu se e ka zbatuar me kohë Kodin e Etikës së përmendur nga Rama në mbledhjen më të fundit me kabinetin e ri qeveritar.
Sot është gjithashtu tamam dita që të falënderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanën, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian; Kanë përballuar gjithçka, nga përgatitjet për mbledhjet e qeverisë tek çdo proces ligjor e jo vetëm në administatën publike, shërbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit të parasë së zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, përdorimin e parasë publike dhe rregullat e reja të prokurimit publik…”, shkruan Braçe.
Ai falendëron të gjithë, ndërsa harron Ramën, duke e kujtuar me një thumbim se detyrën e zv.kryeministrit nuk e kërkoi por ia kërkuan që ta merrte.
Postimi i plotë
Të premten që shkoi puna ime në #qeveri u mbyll; marrëdhenia e krijuar nga dëshira për ti sherbyer njerezve në atë nivel mbaroi;
Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua në limitet e rutinës që herë më ngjante me dezhurnin në gjimnaz dhe, herën tjetër me detyrimin për të respektuar një kod etike me mareredhënie brenda.
Një përvojë e çuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, që as e doja e as e kërkova-ma kërkuan, as e pranova si të tillë e as më pranoi.
Por e vlefshme patjetër; Nga jashtë nuk do ta kisha njohur kurrë deri në detaje. Madje edhe veten, vënë në provë kush e di sa herë nga dallimi mes asaj që vjen si dëshirë, strukturohet si mendim, arrin në veprim dhe tamam këtu bëhet i pamundur, madje edhe tjetërsohet, shoqëruar nga pamundësia për të folur, shpjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik.
Një gjë ja them kujtdo ama: Pata lirinë të kondërshtoj, të them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur çdo vendim në favor të së mirës publike, ashtu siç kam firmosur formalisht, sipas ligjit për shkak të kryesimit të mbledhjes, shoqëruar me mendimin tim kundërshtues në përputhje me parimet e bindjet e mia;
NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT! Në 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të vjedhësh ose jo, të lejosh të vjedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie.
SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!
Sot është gjithashtu tamam dita që të falënderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanën, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian;
Kanë përballuar gjithçka, nga përgatitjet për mbledhjet e qeverisë tek çdo proces ligjor e jo vetëm në administatën publike, shërbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit të parasë së zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, përdorimin e parasë publike dhe rregullat e reja të prokurimit publik…
Ju jam shumë mirënjohes për gjithë shërbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, të drejtë e të ndershëm!
Ndërkohe, dua të falenderoj drejtuesit e agjencive të përfshira në këto procese, Tanin për Fzhsh, Albanën per Dap, Lorinin për Adisa, Reiden per App..
SHUME FALEMINDERIT PER PUNEN, BASHKEPUNIMIN GJITHASHTU! Nje falenderim te posacem kam per dy njerez me te cilet ndava ditet por edhe punet, mendimet dhe kundershtimet, Valin dhe Engjellin!
Koleget e mi ministra per gjithe cfare ndame e beme bashkerisht! Ambasadoren Yuri Kim per nxitjen, mbeshtetjen, vleresimin; amabasadorin Luigi Soreca per bashkepunimin, koordinatorin e perherehem te Okb, drejtuesen e Undp, ambasadoret e Osce, ambasadoret e Italise, Gjermanise, Austrise, ambasadorin e Zvicres;
Ju jam shume mirenjohes per punen tuaj! Erionin, Martinin e Arjanin qe ishin cdo dite me mua! E di, ka plot njerez qe prisnin shume me teper nga une ne kete detyre; Nje pjese te drejta, nje pjese edhe per shkak te mendimit se nje titull i tille eshte pushtet, fuqi pa kufi, madje duke cenuar kufijte e ligjit apo dikujt-institucion, tjeter.
E MUNDA TUNDIMIN TE ISHTE KESHTU E TE ISHA I TILLE!
Edhe pse shpesh doja ta beja krejt ndryshe, ne menyren time! I kerkoj ndjese kujtdo qe u zhgenjye prej pritshmerive, por keto ishin mundesite. Ne duam gjithcka, edhe une, por ligji dhe interesat e gjera e te perhapura, vendosin kufij te drejte ne nje ane dhe te padrejte ne anen perballe!/noa