Orikuminews

Përjashtimi i Berishës/ Klevis Balliu: Basha po kërkon të fshijë kujtesën politike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço ka akuzuar liderin e PD Lulzim Basha se po kërkon të fshijë kujtesën politike. Ai tha se sot në Kryesi dhe në parlament janë persona që nuk njohën ndërkohë që demokratët që u dhunuan nga pushteti u larguan befas.

“Partitë politike nuk janë momentale. Çdo vendim që kjo parti merr futet në atë që quhet kujtesa politike. Nëse kujtesën politike kërkon ta fshijë ky kryetar është krimi më i madh që mund t’i bësh. Ne kemi pasur këto vite opozitë shumë të vështirë. Me protesta ku u janë hedhur gaz lotsjellësh grave dhe fëmijëve. Është një gjë të bësh opozitë pa imunitetin e deputetit dhe gjë tjetër të jesh deputet. Më kujtohet që kur jam arrestuar unë nuk shikoja të shkruara në mure datat e protestave të opozitës. Në ato dhoma kishin qenë të tjerë që protestonin me Bashën. Ne që u dhunuam, demokratët që u dhunuar befas zhduken dhe katapultohen njerëz që nuk njohën dhe sot kanë në kryesi. Ne kemi sekretarë që nuk ua njoh emrat. Është zonja Godole që nuk ka qenë asnjëherë në strukturë. Fshirja e kujtesës politike fshin meritokracinë. në parlament kemi deputetët që mbajtën mandatet kur ne i dogjëm”- tha Balliu.

Ai e ka konsideruar një tradhëti vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga Grupi Parlamentar i PD. Ai tha se ky vendim nuk është në kalibrin e Bashës

“Kur Fatos Nano kishte 3 vendime gjykate socialistët e ndershëm nuk e larguan, nuk i thanë ik. Vendimi i Bashës është tradhëti absolute. Kur ky vendim doli ishte Basha i cili tha se këto janë akuza të ngritura në bazë të shpifjeve. Ke marrë një vendin, por e ke marrë në përputhje me statutin? Jo!. Nuk mund të marrës asnjë vendim. Partia është në shesh, Basha nuk është aty. Partia nuk është kryetari dhe deputetët, por anëtarsia. Ky vendim nuk është në kalibrin e Bashës. Nëse Basha ka thënë që po kërkohet të mblidhet një kongres antiamerikan atëherë është një turp dhe duhet të kërkojë falje. Jam i shqetësuar dhe i mërzitur që Basha nuk po i kthehet natyrës së politikanit të tij perëndimor. Mënyra autoritare që po i merr vendimet nuk funksionon në PD. Nuk e kuptoj sulmin ndaj foltores së Berishës. Basha të na i tregojë se çfarë provash ka parë. Nuk mund të ketë Lulzim Basha alergji nga vota. Nuk i shkon figurës së tij. Nëse largojmë kujtesën politike dhe Berishën na mbeten humbjet. Rama do shkatërrimin e PD”- tha ai.

Lidhur me takimet e ish-kryeministrit Balliu tha se po i japin energji dhe frymëzim të ri opozitës. Ai tha se në këtë foltore duhet të vijë edhe kryedemokrati Basha.

“Takimi me strukturat e PD i jep një frymëzim dhe energji të re opozitës. Dhe në momentin e fundit të këtyre takimeve do të jetë koha për të dalë përballë me Ramën, një përballje e fortë dhe e ashpër ku do të fitojnë qytetarët. PD dhe lidershipi duhet të kuptojnë që kanë bërë gabim. Kryesia aktuale sot nuk e reflekton kujtesën politike dhe meritokracinë. Ne ndodhemi në një situatë kritike dhe në këtë foltore duhet të vijë çdo qytetar. Edhe vetë Basha mund të ishte pjesë e kësaj foltore”- tha ai.

Përjashtimi i Berishës/ Klevis Balliu: Basha po kërkon të fshijë kujtesën politike Read More »

“Mos më trego leshtë e kokës se të ngre në ajër”. Plas midis Mikelës dhe Adës në përputhen, ndërhyn Bruno

Mikela dhe Ada janë përfshirë në një debat të ashpër në studio. Gjithçka nisi nga fakti që Ada shkoi me libër në takimin me Brunon.

Gjatë debatit, vajzat gati patën përplasje fizike, por Bruno u ngrit në këmbë për t’i ndarë në mënyrë që debate të mos agravonte.

Mikela: Do ti mbushësh mendjen publikut se nuk jam kështu, që jam më shumë.

“Mos më trego leshtë e kokës se të ngre në ajër”. Plas midis Mikelës dhe Adës në përputhen, ndërhyn Bruno Read More »

Ekziston një qytet në botë ku gratë vendosin të bëjnë çtë duan. Qyteti njihet me emrin..

Ekziston një qytet në botë ku gratë vendosin të bëjnë çtë duan. Qyteti njihet me emrin Noiva do Cordeiro, në Brazil. Aty jetojnë vetëm gra.

Qyteti u themelua nga Maria Senorina de Lima në vitin 1981, e cila u dëbua më pas nga fshati për tradhti bashkëshortore.

Në këtë qytezë janë gratë ato që vendosin me rregullat e veta. Sot, vetëm 600 njerëz jetojnë në të, kryesisht gra dhe vetëm disa burra.

Ato e kanë rregulluar jetën siç duan dhe ndihen rehat në botën e tyre femërore. Ato besojnë se arritën të organizojnë një jetë shumë më të mirë sesa burrat në vendin e tyre.

Disa kanë burra dhe fëmijë, megjithatë, burrat mund t’i vizitojnë gratë e tyre në Noiva do Cordeira vetëm gjatë fundjavave, ashtu si djemtë që kanë mbushur 18-vjeç.

Ekziston një qytet në botë ku gratë vendosin të bëjnë çtë duan. Qyteti njihet me emrin.. Read More »

‘Shko moj hiq silikonin’ -Plas në Përputhen. Edi nuk përmbahet ndaj Adës

Edi dhe Ada kanë pasur debate të ashpra në studion e Për’puthen për shkak të deklaratave që bëri Edi në takimin me Alvisën.Gjithçka nisi nga fakti se Edi ka bllokuar Adën në rrjete sociale dhe më pas nisi të flasë rreth paraqitjes së saj duke e cilësuar si femër jo natyrale që “më mirë të bëhet burrë.”

Ada: Edi më duket super fake. Kur ke qenë me mua në takim… Edi: Njeriu që është fake, është mirë të kesh dicka origjinale tënde, por është e vështirë. Ada: Ti po bie në kundërshtim me veten tënde. Je shumë kalama. Edi: Të vjen inat se femra është origjinale? Buzët e bëra thua se je kushedi.
Edi: Kjo për mua nuk është femër, më mirë të bëhet burrë sesa kështu.
Ada: Kurse ti ngjan si femër, i kemi ndërruar rolet. Vë dhe ndonjë filtër e dil.
Edi: Pse flet palidhje? Pse e hap gojën kur vetëm m** nxjerr.

I ka thene Edi dhe biseda me tej eshte acaruar teksa Ada vazhdonte e quante kalama Edi i ja thene: shko moj hiq silikonin a cfare ke bere tjeter.E pra mesa duket situata mes tyre nuk eshte aspak e mire

‘Shko moj hiq silikonin’ -Plas në Përputhen. Edi nuk përmbahet ndaj Adës Read More »

Pesë ambasadorë i shkojnë në zyrë Albin Kurtit për targat. Ja përgjigja që morën

Pesë ambasadorët e fuqive të mëdha, përkatësisht SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë zhvilluar një takim me Kryeministrit Albin Kurti për situatën e krijuar nga vendimi i qeverisë së tij për të zbatuar reciprocitetin e targave me Serbinë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Qeveria e Kosovës, në këtë takim, Kurti nuk ka hequr dorë nga reciprociteti për tabelat e automjeteve, duke ua bërë me dije ambasadorëve se ky vendim mundëson trajtimin e barabartë të shteteve.

Sipas Kurtit, ose të dyja shtetet duhet t’i përdorin tabelat e përkohshme, ose asnjëra, që sipas tij bën që të dy shtetet të kenë të drejtë, ose asnjëra prej tyre. Në njoftim thuhet se vendimi për reciprocitet nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se prania e forcave speciale të Policisë, janë në veri të Kosovës për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare.

Njoftimi thotë se Albin Kurti ka rënë dakord me pesë ambasadorët për nevojën e shmangies së tensioneve të mëtejshme, ndërsa Kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk është Prishtina ajo që po nxit tensionet.

Pesë ambasadorë i shkojnë në zyrë Albin Kurtit për targat. Ja përgjigja që morën Read More »

Kush ishte Ymer Ali (Cekodhima), vullkani patriotik qe u dekorua me medaljen ‘Per veprimtari patriotike’

Ymer Radhima ne prag te shperberjes se perandorise turke, punoi e luftoi per nje Shqiperi te pavarur e perparimtare. Ai ishte mbeshtetes i Ismail Qemalit; nga qeveria e te cilit u ngarkua per organizimin e mbrojtjes se Llogorase prej pushtimit grek; gjat periudhes se shpalljes se pavaresise, Isa Bolutini ka banuar ne shtepine e tij ne Lagjen Muradie.

Ai u bashkua me luften e popullit te Vlores kunder Italise me 1920 dhe kunder intrigave per coptimin e Shqiperise si dhe kunder njerezve si Marka Gjoni, qe donte te luante rolin e agjentit jugosllav kunder pavaresise shqiptare. Ne keto vite ate e gjeje ne Vlore ne krye te kesaj lufte dhe si perkrahes i programit te Avni Rustemit, Ymeri ka dhene nje kontribut te shquar ne luften per clirim kombetar. Me 1921 ai ka qene ne krye te udheheqies se keshillit te Federates “Atdheu” ne Vlore, qe perbehej nga pese veta dhe qe kishte si kryetar patriotin Jani Minga; po kete vit ai ka qene kryetar i keshillit “Mbrojtja Kombetare”.

Se bashku me kryeredaktorin e Gazetes “Fjale e Lire” avokat Agjah Libohoven, Ymeri udhetoi me 17 Nentor 1921 me vaprin “LLOJD” Vlore-Shengjin e pastaj drejt Shkodres per t’u takuar me Avni Rustemin, ku prej nga te tre bashke udhetuan drejt Mirdites per t’u takuar e biseduar me Marka Gjonin si dhe per te protesuar ndaj veprimtarise se tij pro jugosllave ne dem te indipendences se Shqiperise. * Ymer Radhima merr pjese me nje grup bashkefshataresh ne festen qe u organizua ne Vlore me rastin e 1-vjetorit te Luftes se Vlores. Ne kete miting eshte perpiluar e derguar nje telegram Keshillit Kombetar te Qeverise ne Tirane, me anen e te cilit
47
kerkohej te beheshin zgjedhje te lira; te miratohej me ligj liria e votimit per te zgjedhur nje asamble kushtetuese, prej se ciles do te dilte qeveria. Ky telegram, qe nenshkruhet nga 80 burra ne emer te popullit te Vlores, u firmos edhe nga 5 (pese) burra nga Radhima qe ishin: Ymer Radhima, Xhafer Asllan Ramosaco, Avokat Mehmet Halil Lameborshi, Elmaz Ali Alikapo dhe Mulla Sali Xhafer Lameborshi. * * Ymer Radhima gjate gjithe jetes se tij ka qene nje figure e paster patriotike, ai ka qene vullkan patriotik dhe si i tille kujtohet me respekt nga gjithe radhimjotet. Ne kujtim te veprimtarise se tij, me 26 Nentor 1962 eshte dekoruar nga Kuvendi Popullor me medaljen “Per Veprimtari Patriotike”.

Kush ishte Ymer Ali (Cekodhima), vullkani patriotik qe u dekorua me medaljen ‘Per veprimtari patriotike’ Read More »

Donika në filmin “Skënderbeu”/ Përkujtohet aktorja Besa Imami në 7-vjetorin e vde.kjes

Aktorja e njohur e skenës shqiptare Besa Imami si sot më 21 shtator 2014 u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
mami lindi në Gjakovë, e pas vdekjes së të atit familja shpërngulet në Tiranë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe pse në moshë të re aktivizohet pranë strukturave të organizatës komuniste (Debatik).

Më vitin 1946, fillon karriera e saj si aktore, që nuk do të kishte shkëputje deri më 1988 falë edhe përkrahjes së Artistit të Popullit Pandi Stillo i cili e pikasi atë. Karriera e saj do të lente gjurmë me pjesëmarrjen në shumë role dhe karaktere të ndryshme si në teatër në veprat “Komploti i të dënuarve”, “Mbi gërmadha”, “Lulet e shegës”, “Cuca e maleve”, “Streha e të harruarve” dhe në kinematografi ku roli më i dashur për shikuesit shqiptar do të ishte ai i Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu”.
Imami do të lente gjurmë në karrierën artistike shqiptare dhe si vlerësim ajo do të nderohej me titullin “Artiste e Merituar”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri përkujton Besa Imamin duke publikuar dokumentet e mëposhtme, të cilat tregojnë se aktorja Besa Imami është përzgjedhur për të qenë pjesë e trupës së aktorëve në filmin “Skënderbeu”.

Donika në filmin “Skënderbeu”/ Përkujtohet aktorja Besa Imami në 7-vjetorin e vde.kjes Read More »