Orikuminews

Policia v ret 17-vjeçarin, u kishte drejtuar kalimtarëve p istoletë lodër

Policia në Florida që lloi për vde kje një adoleshent fundjavën që lamë pas, i cili i kishte drejtuar kalimtarëve ar mën, që më vonë rezultoi se në fakt bëhej fjalë për ar më lodër…

Sipas asaj që shkruan The Independent, oficerët shkuan në Tarpon Springs mbrëmjen e së shtunës pas raportimeve se një person që dukej se në dorë mbante një a rmë të ngjashme me AK-47, po ia drejtonte atë makinave që kalonin, në një prej rrugëve më të populluara.

Pasi i bënë thirrje që të ulte ar mën, dy oficerë e që lluan 12 herë 17-vjeçarin Alexander King. Ai humbi jetën më vonë gjatë asaj nate në spital.

Në një konferencë për gazetarët, kreu i departamentit të policisë atje tha se dy oficerët kishin që lluar në drejtim të adoleshentit nga frika për “jetën e tyre dhe të tjerëve. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë tek oficerët tanë dhe familjet e tyre, që do të duhet të përballen me pasojat e kësaj ngjarjeje”.

Si pamjet e regjistruara nga kamera e trupit të policëve, ashtu edhe në pamjet e kapura nga kalimtarë të rastit, tregojnë se King iu kthye oficerëve duke iu bërtitur: “Më qëlloni”.

Advertisements

Për ngjarjen autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa dy oficerët janë pezulluar nga detyra. 17-vjeçari që mbeti i vrarë kishte precedentë të shumtë penale në të shkuarën.

Në 2014-n, policia në Ohio qëlloi për vdekjen 12-vjeçarin Tamir Rice, i cili mbante në dorë një pistoletë lodër teksa po luante në një parking. Ngjarja i dha më shumë jetë lëvizjes “Black Lives Matter”.

SHQIPERIA IME

Policia v ret 17-vjeçarin, u kishte drejtuar kalimtarëve p istoletë lodër Read More »

Këmbimi Valutor për ditën e sotme, 21 Tetor 2021

Në kursin e Këmbimit Valutor sot vihet re një rritje e lehtë e Dollarit ndërkohë që Euroja, Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane nuk kanë pësuar ndryshime.

Më poshtë do të gjeni kursin e këmbimit valuator të përditësuar:

Dollari: Blihet 104 Shitet 104.8

Euro: Blihet 121.3 Shitet 121.8

Paundi Britanik : Blihet 143 Shitet 144.2

Franga Zviceriane: Blihet 112.6 Shitet 113.4
/SHQIPERIA IME

Këmbimi Valutor për ditën e sotme, 21 Tetor 2021 Read More »

Kandidati për gjyqtar tenton të pêrdhùnojë ish-të dashurën

“Stop” sjell sot rastin e një magjistrati, kandidat për gjyqtar, Elis Dine. Sipas informacioneve, Elisi është pranuar nga shkolla e Magjistraturës dhe KLGJ dhe aktualisht është duke përfunduar praktikën pranë Gjykatës, Dhoma Penale dhe pritet të dalë gjyqtar. Por e shkuara e Elisit është e errët dhe me probleme, pasi në vitin 2013 ai ka marrë peng një vajzë me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie.

Pasi raporti kishte përfunduar, Elisi e ka detyruar vajzën e re të hipte me forcë në makinën e tij, duke ushtruar dhunë ndaj saj. Më pas ai e ka çuar vajzën në pyllin e Semanit, ku donte ta zhvishte dhe përdhunonte, por fatmirësisht ai është parë nga fshatarët e zonës, të cilët njoftuan policinë dhe kjo e fundit arrestoi në flagrancë Elis Dinen.

“Stop” ka siguruar dëshminë e vajzës, e cila rrëfen me detaje ngjarjen.

“Isha duke ecur në trotuar duke shkuar për në shkollë, shikoj përpara meje Elisin me makinën e të atit të tij të cilën e ndalo para meje. Doli nga makina dhe më tha kam dy orë që të pres, futu në makinë, i thashë nuk futem por ai mu drejtua përsëri duke më bërtitur futu brenda që mos bëj ndonjë skandal që të të fus zvarrë në makinë.

U detyrova të futesha në makinë dhe fillova të qaja e frikësuar dhe ai më thoshte qaj tani si kurvë. Gjatë gjithë rrugës unë qaja, ai më godiste me grushta, më mori telefonin. Nga fshati Topojë deri në Seman më ka mbajtur për flokësh që të mos hidhesha nga makina. Mbëritëm në Seman dhe u fut me makinë në mes të pyllit. Ndaloi makinën dhe shkoi gjeti disa thupra dhe më tha dil nga makina se do të ta fus me thupër.

Advertisements

Dola nga makina dhe më tha, e shikon atë ndërtesën e braktisur? Ec drejt saj tani, do të të bëj foto dhe do të të zhvesh lakuriq. Duke ecur mes pyllit ktheu kokën mbrapa dhe shikon një makinë policie dhe erdhën drejt nesh, ku na shoqëruan në komisariat”, ishte një pjesë e dëshmisë së vajzës.

Kjo çështje u hetua asaj kohe nga prokurori i Fierit Enklid Gjini me dy akuza: përndjekje dhe heqja e paligjshme e lirisë së personit. Në dosje ishte raporti mjeko-ligjor dhe fotot e vajzës së dhunuar. Por prokurori Gjini e pushoi çështjen. Madje emisioni “Stop” ka mësuar se prokurori Enklid Gjini nuk i ka komunikuar vendimin e pushimit viktimës, vajzës e cila u dhunua në pyllin e Semanit.

Gazetari: Zoti Gjini pse e keni pushuar këtë çështje?

Enklid Gjini: Sepse është hetuar dhe është pushuar.

Gazetari: Nga njohuria ime juridike janë dy çështje që ndiqen kryesisht nga shteti.

Enklid Gjini: Jo kryesisht.

Gazetari: Po pse është pushuar, se vajza është dhunuar, është marrë në pyllin e Semanit?

Enklid Gjini: Është gjykuar, hetuar dhe është pushuar, janë regjistruar të gjitha provat.

Gaztari: Cilat prova?

Enklid Gjini: Merrni dosjet.

Gazetari: I kam marrë dosjet sepse ky zotëria ka dashur të përdhunojë këtë vajzë do bëhet gjyqtar dhe mosndëshkueshmëria sjell këtu ku jemi.

Emisioni “Stop” do të hedhë dritë mbi të tjera fakte ku ne do të kuptojmë në qoftë se kandidati për gjyqtar Elis Dine duhet apo jo të jetë pjesë e sistemit gjyqësor.

Veç pastërtisë së figurës, magjistrati ka probleme edhe me deklarimin e pasurisë./Tv Klan

SHQIPERIA IME

Kandidati për gjyqtar tenton të pêrdhùnojë ish-të dashurën Read More »

I këputi këmbët 29 vjeçarit, a rrestohet shoferi në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në qytet, ku një qytetar është përplasur dhe ka humbur të dyja gjymtyrët. Blutë e Sarandës njoftojnë se është arrestuar L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil. Ky i fundit, mbrëmjen e djeshme duke drejtuar në gjëndje të dehur ka aksidentuar qytetarin A. K.

Njoftimi i policisë:
Arrestohet shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur ka aksidentuar shtetasin A. K, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë./joq

I këputi këmbët 29 vjeçarit, a rrestohet shoferi në Sarandë Read More »

Atdheu dhe Andi”z*ihen” keq, ja arsyeja…

Atdhe Xharavina dhe Andi Artani prej kohësh i kanë dhënë fund miqësisë dhe nuk kanë munguar deklaratat për njëri-tjetrin në intervista e postime Instagrami.

Atdheu ka treguar se në momentin kur Andi dhe Jasmina u ndanë përfundimisht, Andi i kërkoi të mos publikonte më foto me Jasminën dhe ai e respektoi kërkesën e shokut. Nga ana tjetër, sipas Atdheut, Andi nuk bëri të njëjtën gjë në momentin që ai u nda nga Sara.

I ftuar te “Shqipëria Live”, Andi tha se Atdheu është kokëfortë, e ka kuptuar gabimin e tij dhe se po pret falje prej tij.

Pas këtyre deklaratave Atdheu bëri një postim në Instastory ku dukej qartë që i drejtohej Andit duke i thënë mos të presë kot falje prej tij.

“Jam mjaftueshëm i rritur dhe i vetdijshëm për gabimet që bëj në jetë dhe nuk kam pas kurrë turp të kërkoj falje për ato gabime, paske dal sot me deklaratë që do nga unë të them më fal po ska gjë do kalojnë dhe ca vite do rritesh dhe pak dhe do i kuptosh dhe do i shofësh gjërat ndryshe, por fal e ke edhe këtë herë si shumë herë tjera veç pse qënke mirënjohës se kam mendu që edhe këtë nuk e ke suksese në jetë, mos prit gjë nga unë për gabimet e tua se do plakesh nëse e pret atë ditë të vijë”, shkruan Atdheu./shqiperia ime

Atdheu dhe Andi”z*ihen” keq, ja arsyeja… Read More »

Bieta Sulo i ngatërroi emrin Stresit me Noizyn, ai bën reagimin e papritur

Stresi ishte i ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ku foli për fundin e armiqësisë me Noizyn dhe momentin kur të dy “ulën gjakrat”.

“Asgjë, thjesht ka shumë vite që i bëhesh bajat dhe njerëzve që keni 13 vjeç, su poqët. Kur rritesh, e mendon dhe vetë. Gjithmonë të vjen në kokë. Ja kemi lënë adoleshencës. Protesta ime e momentit është vetëm në studio”, u shpreh reperi.

Por në fund ajo që mori vëmendje ishte momenti kur Bieta e falenderoi reperin dhe i ngatërroi emrin me Noizy-n. Stresi këtë ngatërresë e mori me shumë sportivitet dhe bëri reagimin epik duke qeshur e duke i thënë se e kishte parandjerës.

“E prisja se e ke ngatërruar njëherë. E parandjej 3 sekonda para. E thashë që mbaje mend që do ma bëjë sepse në intervistën që ke bërë me Noizyn i ke thënë Stresi”, i tha reperi.
SHQIPERIA IME

Bieta Sulo i ngatërroi emrin Stresit me Noizyn, ai bën reagimin e papritur Read More »

Paloma pyet Arditin nëse është Gay/ Arditi: Hajde, do e provosh ti

Kanë kaluar disa ditë që kur nisi “BB Vip” dhe tashmë konkurrentët kanë nisur të jenë më të hapur me njëri-tjetrin si dhe të përfshihen në diskutime dhe debate të ndryshme mes tyre. Një debat i fortë u zhvillua gjatë ditës së sotme, ku protagonistë u bënë Arditi dhe Paloma. Gjithçka nisi pas pyetjes që Paloma i bëri Arditit, nëse i pëlqente më shumë shoqëria me meshkujt apo me femrat. Arditi duket se u nervozua dhe i kërkoi t’ia bënte pyetjen hapur.

“Nuk e kam për turp të të pyes a je Gay, Ardit, të të vijë turp nëse mendon këtë gjë”- tha Paloma.

“Po mirë pra më pyete një herë të thashë jo, a do ta provosh ti?”- u përgjigj Arditi.

“Po pse të djeg kaq shumë?”- iu kthye Paloma.
/joq

Paloma pyet Arditin nëse është Gay/ Arditi: Hajde, do e provosh ti Read More »

Spartak Koka: Në hotelin ku v diqën turistët rusë, ka humbur jetën dhe një turist tjetër dy muaj më parë

Vdekja e katër turistëve rusë në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës ka tronditur mbarë opinionin publik. Trupat e pajetë të tyre u gjetën nga recepsionistja e hotelit, e cila kishte nisur të dyshonte se ata s’po përgjigjshin dhe po vonoheshin më shumë seç duhej. Viktimat ishin familjarë me njëri-tjetrin.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe gazetari Spartak Koka, i cili bëri një deklaratë të fortë ku u shpreh se në të njëjtin hotel ku humbën jetën katër turistët rusë, në SPA-në e hotelit ka vdekur 2-3 muaj më parë një turist polak.

Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen një shtetas polak 55 vjeç. Në të njëjtin hotel, në të njëjtën SPA. Dhe po ju jap informacion. Shkaku i vdekjes i shtetasit polak është vendosur arrest kardiak. Dyshohet se është përdorur lëndë narkotike. Është dy tre muaj më parë. E kam të konfirmuar nga policia dhe prokuroria e Kavajës. Është vendosur mosfillim i çështjes. A është aksidentale ? Emrin nuk arrita dot ta marr sot./joq

Spartak Koka: Në hotelin ku v diqën turistët rusë, ka humbur jetën dhe një turist tjetër dy muaj më parë Read More »