Orikuminews

Kulla e Dervish Aliut në Dukat rrezikon te demtohet, banoret duhet te reagojne

Kulla e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës, një ndërtesë karakteristike rreth 200 vjeçare rrezikon shembjen. Banesa e shpallur Monument Kulture  është grabitur ndër vite, ndërkohë që sot vizitorët e vetëm të saj janë bagëtitë e zonës.

Një nga ndërtesat më të vjetëra me vlera historike, kulla e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës po shkatërrohet nga mosmirëmbajtja.

Kulla e shpallur Monument Kulture në vitin 1979,  ndonëse është restauruar disa herë, rrezikon shembjen.

 

Sipas banorve më të vjetër të Dukatit, vizitorët e vetëm në kullën 200 vjeçare janë bagëtitë që strehohen aty.

Dëmtimi i portës kryesore ka bërë që keqbërësit të grabisin objektet me vlerë.

Kulla e Dervish Aliut është ndërtuar në vitin 1847, si një fortesë për tu mbrojtur nga pushtuesit.

Pozicioni i vendosjes së saj është e tillë që të mund të kontrollojë të gjithë territorin.

Kulla e Dervish Aliut në Dukat rrezikon te demtohet, banoret duhet te reagojne Read More »

Kryetari I bashkise Z.Gezim Çapoj mori pjese ne takimin me teme “Albania, il Paese di Fronte”

Kryetari I bashkise z.Gezim Çapoj mori pjese ne takimin me teme “Albania, il Paese di Fronte” te organizuar me date 13 korrik ne komunen Tavernelle Val di Pesa, Itali.

Qellimi I te cilit ishte perforcimi I miqesise midis dy popujve dhe njohja e kulturave te perbashketa te te dy vendeve. Ne takim moren pjese edhe Kryetari I Keshillit te Qarkut Vlore z. Anesti Dhimojani, perfaqesuesi I qarkut te Beratit si dhe perfaqesues te konsullates shqiptare ne Milano.

Ne kete zone punojne dhe jetojne nje numer I konsiderueshem emigrantesh nga komuniteti I Bashkise Orikum te cilet jane bere pjese e ketij komuniteti. Takimi I sherbeu forcimit te urave te bashkepunimit midis dy vendeve dhe integrimit te komunitetit shqiptar ne Itali.

Kryetari I bashkise Z.Gezim Çapoj mori pjese ne takimin me teme “Albania, il Paese di Fronte” Read More »

Edviol Kulluri shprehet ndermjet vargjeve – ‘O Dukat o rrenjedale,ngrihu prape e mos u ndal’

 

DUKATIT Nga Edviol Kulluri

Qershori nëntëmbëdhjetë,
ç’i mblodhi “trimat me fletë”
……
Ngjarja u bë lajm i parë,
eventi s’kishte të sharë
O DUKAT O RRËNJËDALË
TË KANË LIDHUR NË DHËMBALLË!
U betuan lart me dorë
Vendit do t’i vëmë kurorë
Punoni djem të sinqertë
Për ne jeni pre e lehtë
O DUKAT O RRËNJËDALË
TË KANË LIDHUR CA ZAGARË!
Ju harxhoni pasurinë
Ne montojmë makinerinë
Ju veten sakrifikoni
Ne ju kthejmë tek tolloni
O DUKAT O RRËNJËDALË
TË DUKET GJARPRI SI NGJALË!
Luftoni o djem luftoni
Për ne terrenin pastroni
Kërkoni prona kërkoni
PS-në në pushtet ta çoni
O DUKAT O RRËNJËDALË
DIL SE KE DJEMTË NË MAL!
Arrogantë e diktatorë
i bënë djemtë me zor
ata që drejtuan lehtë
luftën në male të qetë
O DUKAT O RRËNJËDALË
SHKRINË FIS E KAPITAL!
Partisë Demokratike
Të djathtës tonë “historike”
Që përpiqet për karrige
Ju duk punë satirike
O DUKAT O RRËNJËDALË
SHPËRTHE SI DETI ME VALË!
Njëzeta dhe dyzet e treshi
Për liri armët t’i veshi
Qershori nëntëmbëdhjetë
Të bëri përsëri mbret
O DUKAT O RRËNJËDALË
VEPRO SHPEJT E JO NGADALË!
O burra në ende ka
Mos rrihni ujë në hava
Vlerat njihni vlerësoni
Të drejtët i respektoni
O DUKAT O RRËNJËDALË
NGRIHU PRAPË E MOS U NDAL!
SHQIPËRI MOJ NËNA JONË
JA MËNGJESI PO AGON!

Edviol Kulluri shprehet ndermjet vargjeve – ‘O Dukat o rrenjedale,ngrihu prape e mos u ndal’ Read More »

Zhvillohet aktivitet edukativo sportiv ndermjet shkollave ne Orikum

Bashkia Orikum, Gjimnazi “Hasan Mehilli” dhe “Hasan Pulo” ne daten , para kater ditesh ne 28 Maj, zhvilluan aktivitetin edukativo-sportiv “Te edukojme nepermjet sportit” .

Bashkia Orikum me bashkepunimin e drejtorive te shkollave te mesme dhe mesuesit e edukimit fizik, diten e marte, date 28/05/2013 organizoi aktivitetin edukativo-sportiv :“Te edukojme nepermjet sportit”. Ne kete aktivitet moren pjese nxenesit e dy gjimnazeve te bashkise Orikum, perkatesisht gjimnazi I Dukatit te Ri “Hasan Mehilli” dhe ai I Orikumit “Hasan Pulo”.

Fitues i ketij mini kampionati sportiv doli shkolla “Hasan Pulo”, e cila meritoi edhe kupen e aktivitetit. Pervec ndryshimit dhe gjallerimit te jetes edukativo-mesimore ne shkollat tona aktiviteti synonte ndergjegjesimin dhe sensibilizimin e brezit te ri per rendesine e ruajtjes se mjedisit nga ndotja dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.

Pervec fjalimeve sensibilizuese, te gjithe nxenesit pjesemarres ne aktivitet ishin pajisur me bluza me logot perkatese per kete qellim. Aktiviteti filloi me krosin sportiv tradicional te nxenesve te shkollave pergjate rruges kryesore te Orikumit dhe vazhdoi me pas me ndeshjen ne Voleyball per vajza, e cila pas nje konkurence te forte, perfundoi me nje rezultat te ngushte ne favor te nxenseve te shkolles “Hasan Pulo”.
Aktiviteti vijoi me ndeshjen e futbollit dhe u mbyll me ceremonine e shperndarjes se cmimeve motivuese per nxenesit fitues nga kryetari I Bashkise Z.Gezim Çapoj. Shkolles “Hasan Pulo”, ju dorezua edhe kupa e aktivitetit per te treja disiplinat sportive.

Ky aktivitet u realizua ne vazhden e aktiviteteve te tjera sportive dhe sensibilizuese te organizuara muajin e fundit ne gjithe territorin e Bashkise Orikum.

Zhvillohet aktivitet edukativo sportiv ndermjet shkollave ne Orikum Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com