Orikuminews

Ani “xhuxhi” rrëfen historinë e tij: Kam dashur shumë një vajzë, por …

“Të shumtë janë ata që më thërrasin Ani dixhej, Ani vogël, Ani xhuxhi, Ani gili-gili. Më thërrasin me emra të ndryshëm. “

Antonin Baha, nga Belshi është 38 vjeç, trupi i tij i vogël nuk e ka penguar atë të bëj në jetë normale. Prej 16 vitesh ai punon si kamarier dhe dixhej.
Ani vogël thotë se kur shkonte në gjimnaz pyetja që e mundonte më shumë ishte se përse ai nuk zgjatej si moshatarët. Ndërsa sot, trupi i vogël nuk e pengon atë të jetojë dhe ëndërroj si të gjithë ne.

Je ndjerë i bullizuar për shkak të trupit tënd?

Baha: Dikur po, ndërsa tani jo më. Më vlerësojnë për atë që jam.

Të bëjnë pyetje njerëzit, Ani përse je kaq i shkurtër?

Baha: Po dhe u them: kur ka qenë mamaja ime shtatzënë ka pas një sëmundje të rrallë, për këtë arsye unë jam i shkurtër.

Prindërit i ke të gjatë?

Baha: Në familjen time të gjithë janë të gjatë vetëm unë jam kështu.

Kur ishe në shkollë e kishe kompleks gjatësinë tende?

Baha: Po, e kam ndjerë shumë këtë pjesë sepse shihja njerëzit përse kat të gjatë këta dhe unë pse jam i shkurtër. Deri sa e kuptova që unë nuk do të rritesha kurrë. ”

Ani thotë se brenda trupit të tij të vogël, është njeriu me zemër të madhe, por që fatkeqësisht jo të gjithë e kanë vlerësuar atë.

Sa i gjatë je?

Baha: 130 cm.

Të dashur ke?

Jo.

Cila ka qenë lidhja jote më e gjatë?

Unë kam qënë i lidhur me një vajza që e kam dashur shumë për dy vjet. Ajo ka qenë pak më e gjatë se unë, por prindërit e saj na ndanë.

Mendon se fiziku do të jetë pengesë për të ardhmen?

Baha: Për një moment ka qenë. Tani jo më. Duhet të kuptojnë që jeta të ndahet me një njëri që të dashuron dhe respekton përgjithnjë.
/Fierisot

Ani “xhuxhi” rrëfen historinë e tij: Kam dashur shumë një vajzë, por … Read More »

A rrestimi i drejtorit të RTSH-së/ Gjergj Leka: N dyrësirë mbi n dyrësirat, e zunë haqet e Kosta Grillos që e pushoi nga puna legeni”

Këngëtari i njohur Gjergj Leka ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili u a rrestua një ditë më parë për afera k orruptive.

Me anë të një statusi në Facebook, Leka e quan atë një h ajdut dhe m askara.

Në fund, Leka thotë se ish-drejtorin e RTSH e zunë h akat e të ndjerit Kosta Grillo, të cilin e pushoi nga puna.

“Te dashur miq gjykatës, miq te muzikes e te se vërtetës…..Këtë ma skara haj dut, Thoma Gellci, mbajeni ne ka faz e hi dhjani sa me larg çelësin! Do t’ju jete mirënjohës arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! N dyrësirë mbi ndyrësirat. E zunë haqet e Kosta Grillos qe e pushoi nga puna legeni”, shkruan Gjergj Leka në Facebook.

A rrestimi i drejtorit të RTSH-së/ Gjergj Leka: N dyrësirë mbi n dyrësirat, e zunë haqet e Kosta Grillos që e pushoi nga puna legeni” Read More »

G rabitësi k ërcënon nga b urgu:“Do t’ju v arim në mes të Levanit”, d enoncimi i gruas nga Fieri që i v odhën 100 mln lekë

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Latifi lirohet? Është kjo pyetja që Floresha Kalemaj vijon t’i drejtojë gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Matilda Sholla, e tr embur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Për ‘BalkanWeb’, Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të f rikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë k ërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit. “Ata na kanë kër cënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na v arnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi v jedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla. Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dë mtuar.

Kujtojmë se 100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u gr abitën në L evan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dë nuan nga gjykata.

(BalkanWeb)

G rabitësi k ërcënon nga b urgu:“Do t’ju v arim në mes të Levanit”, d enoncimi i gruas nga Fieri që i v odhën 100 mln lekë Read More »

G rabitësi k ërcënon nga b urgu:“Do t’ju v arim në mes të Levanit”, denoncimi i gruas nga Fieri që i vodhën 100 mln lekë

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Latifi lirohet? Është kjo pyetja që Floresha Kalemaj vijon t’i drejtojë gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Matilda Sholla, e tr embur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Për ‘BalkanWeb’, Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të f rikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë k ërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit. “Ata na kanë kër cënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na v arnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi v jedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla. Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dë mtuar.

Kujtojmë se 100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u gr abitën në L evan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dë nuan nga gjykata.

(BalkanWeb)

G rabitësi k ërcënon nga b urgu:“Do t’ju v arim në mes të Levanit”, denoncimi i gruas nga Fieri që i vodhën 100 mln lekë Read More »

Ja sa do të kushtoj tuneli i Llogarasë

Ditën e djeshme është shpallur edhe fituesi i tenderit për ndërtimine e tunelit të Llogarasë, i cili do të ndërtohet nga dy kompani turke. Ky tunel pritet të përfundojë për një periudhë punimesh 36 mujore, ndërkohë që vlera e ofruar nga dy kompanitë turke është 17 036 526 000 lekë (të reja), ose rreth 140 milionë euro pa Tvsh.

Gjatësia e këtij tuneli pritet të jetë 5.9 km, ndërsa në hyrje dhe dalje të tij do të lidhet me dy ura, njëra 100 metër dhe tjetra 40 metër. Në tender kanë marrë pjesë 5 kompani, por fituese u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI” dhe ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI.

– INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll

– SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.

SHQIPERIA IME

Ja sa do të kushtoj tuneli i Llogarasë Read More »

I v ranë babanë në krye të detyrës, ja çfarë kërkon 21-vjeçari për të atin

Emisioni “Vetting” sjell rrëfimin e djalit të Genci Sinës , truproja i familjes së ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, i v rarë në krye të detyrës në vitin 2000.

Lusjos Sina tregon historinë se si mori vesh ngjarjen dhe vështirësitë më të cilat u përball familja e tij. 21-vjecari tregon se pavarësisht se babai i tij u v ra në krye të detyrës ai nuk e gëzon statusin e dëshmorit të atdheut për disa kleçka ligjore, pasi mamaja e tij nuk e ka bërë kërkesën brenda afateve ligjore.

Ai ka hapur një proces gjyqësorë, ku kërkon statusin e “Dëshmor” dhe na thotë se këtë nisëm nuk e ka ndërmarrë për para, por për dinjitetin e babait të tij.

Na tregon se me familjen e ish-prokurorit nuk kanë më marrëdhënie 18 vite pas ngjarjes. Lusjos në rrëfimin e tij na tregon se ai së bashku me disa fëmijë të tjerë të ngjashëm si ai kanë hapur një fondacion për të mbështetur familjet e policëve të renë në krye të detyrës. /abcnews.al/

I v ranë babanë në krye të detyrës, ja çfarë kërkon 21-vjeçari për të atin Read More »

Çani pyet Ramën: Kë do zgjidhje mes Berishës dhe Bashës? Rama jep përgjigjen e papritur

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Rama u pyet se kë do zgjidhte mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Pjesë nga intervista:

Çani: Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe?

Rama: Fatmirësisht nuk e kam këtë dilemë. Se kam këtë dilemë. Nuk është dilema ime.

Çani: Je dhe ti njeri që shikon. Berisha që del dhe flet hapur dhe luli që nuk bën asgjë

Rama: Ju mund të mos besoni, por nuk ndjek asnjërin dhe as tjetrin. Realisht. Marr në mëngjes raportin e mediave, se nuk kam qasje në mediat televizive shqipëtare, sepse për atë pak kohë që kam për të qenë në Shqipëri, nuk hap fare tv, sepse nuk i kam fare mediat shqiptare. Por të ndjek cirkun nuk e ndjek.

Çani: Mos thuaj të paktën që nuk po shikon Squad Game?

Rama: Jam shumë i dhënë pas filmit, por është gjeja e fundit që bëj përpara se të flej mes orës 1 deri në dy, dy e gjys.

Çani: Po la casa de papel e ke parë?

Rama: Jo se kam parë.

Çani: Breaking Bed?

Rama: Jo nuk e kam parë.
/joq

Çani pyet Ramën: Kë do zgjidhje mes Berishës dhe Bashës? Rama jep përgjigjen e papritur Read More »

Ja kush janë 8 deputetët që “tradhtuan” Bashën dhe iu bashkuan Sali Berishës

Pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së vetëm 1 ditë përpara seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, të shumtë ishin deputetët demokratë që nuk ranë dakort me vendimin e kryetarit të tyre.

Të parët që dolën kundër ishin Edi Paloka dhe Flamur Noka, të cilët kritikuan hapur Lulzim Bashën për vendimin e marrë pa dëgjuar vendimin e organeve më të larta të PD. Të dy deputetët para seancës së parë plenare epritën Berishën poshtë shtëpisë së tij, për ta shoqëruar në Kuvend, madje edhe aty u ulën pranë tij.

Deputeti i tretë që “tradhtoi” Bashën dhe iu bashkua Berishës ishte Tritan Shehu, i cili mori pjesë edhe në “Foltoren” e Gjirokastrës. Në Vlorë, “Foltores” iu bashkua Bujar Leskaj, i cili mban edhe postin e drejtuesit politik të këtij qarku.

Luan Baçi mblodhi përkrahësit demokratë në “Foltoren” e Fierit, duke shprehur hapur qëndrimin e tij pro Berishës, teksa u shpreh se edhe po të kthehej pas, sërish do kishte zgjedhur të mbështeste ish-kryeministrin.

Edmond Spaho doli hapur me një reagim në rrjetet sociale kundër Bashës, duke u shprehur se Pd ka nevojë për një lider që ta çojë drejt fitores, teksa më pas pati edhe përplasje në distancë me kolegun e tij Ervin Salianji.

Oerd Bylykbashi, të cilit Lulzim Basha i hoqi “Zgjedhoren” për t’ia kaluar nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, zgjodhi të mbështesë Berishën në “Foltoren” e Durrësit. I fundit që “la në baltë” Bashën për ish-kryeministrin Berisha është Luçiano Boçi, deputeti i Elbasanit që Basha e la jashtë listës së sigurt, por ia doli ta “thyente” listën e PD dhe të merrte mandatin e deputetit.

Kanë mbetur ende shumë qytete ku Berisha do të mbajë “Foltoren”, ndaj pritet që deputetë të tjerë t’i bashkohen ish-kryeministrit, që tashmë ka shprehur hapur dëshirën për t’u kthyer sërish në krye të PD-së.

/SHQIPERIA IME

Ja kush janë 8 deputetët që “tradhtuan” Bashën dhe iu bashkuan Sali Berishës Read More »