Orikuminews

Zbardhet dëshmia e guidës që shoqëroi turistët rusë

Në dosjen e Prokurorisë për vdekjen e turistëve rusë, të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhet edhe dëshmia e shoqërueses së guidës turistike, shtetases ukrainase, Maria Buchakchyiska.

Në dhëshminë e saj, shoqëruesja tregon të gjitha lëvizjet e turistëve, që nga pritja në aeroportin e Rinasit, vizita në Maqedoninë e Veriut dhe rikthimi te hoteli në Qerret, ku edhe u gjetën të vdekur nga punonjësit.

Dëshmia e plotë:

Shoqëruesja e guidës turistike shtetasja Maria Buchakchyiska ka shpjeguar si më poshtë;

Jam me detyrë “Guidë Turistike” e punësuar në kompaninë “IntoursAlbania” me seli në ETC Tiranë, ku kam 4 vite që punoj në Shqipëri për këtë kompani. Në datën 10.10.2021 rreth orës 22;00-23;00 kam pritur në aeroportin e Rinasit një grup turistësh rust ë cilët kishin prenotuar nëpërmjet kompanisë ku unë punoj si dhe partnerëve tjerë. Pas kontaktit të parë me 4 shtetasit e ndjerë, ata më thanë se do të merrnin një makinë me qera për të shkuar në zonën e Qerretit në Hotel “Gloria”, hotel të cilin e kishin zgjedhur vetë nga lista e hoteleve të propozuar.

Advertisements

Të nesërmen e datës 10.10.2021 deri më datë 15.10.2021 guida me turistë ka vazhduar normalisht në qytete dhe vende të ndryshme. Në datën 11.10.2021 më ka shkruar në WhatsApp shtetasi Nikita Belousov duke më pyetur a do këmi ekskursion në Maqedoni në datën 15.10.2021 dhe unë pasi e kam konfirmuar u kam thënë po. Në orët e para të mëngjesit data 15.10.2021 jemi nisur me mikrobuz nga Durrësu, kemi marrë turistë gjatë rrugës në Qerret, konkretisht në mikrobuz kanë qenë 8 turistë rus, unë dhe shoferi i cili quhet Ilirian.

Në Qerret në orën 07:00 kanë hipur në mikrobuz 4 personat e ndjerë që shpjeguam më sipër. Gjatë rrugës për në Maqedoni kemi ndaluar në një auto grill Restorant me emrin “Nogu” në zonën e Librazhdit. Turistët kanë knsumuar ushqime që kishin me vete si dhe kanë porositur edhe ushqime të ndryshme dhe jemi larguar në drejtim të Maqedonisë.

Ka vazhduar guiuda normalisht në vende dhe qytete të ndryshme të Maqedonisë, të gjithë turistët kanë qenë të kënaqur dhe nuk ka pasur probleme dhe incidente. Rreth orës 13:00 diçka e tillë, jemi ulur në një restorant me emrin “Tomato” në qytetin e Ohrit për të ngrënë drekë, unë kam qenë e ulur në tavolinë me guidën nga Maqedonia, ndërsa turistët përfshirë edhe 4 personat (viktimat) janë ulur në tavolina pranë nesh.

Pyetje: Ç’farë kanë konsumuar 4 shtetasit, viktimat e ngjarjes së datës 15.10.2021?

Përgjigje: Ata kanë porositur 3 peskavica dhe njëri prej tyre ka porositur peshk, ne këmi ngrënë thuajse të njëjtat ushqime, edhe unë vetë kam ngrënë peskavica, për të pirë një burrë ka porositur raki dhe çifti po ashtu kanë porositur nga një gotë raki.

Pyetje:Përgjatë kohës që jeni njohur me viktimat që iu shpejguam më sipër, gjatë kohës që keni qëndruar në shoqrinë e 4 personave për gjatë gjithë itinerarit të lëvizjes në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, a keni vënë re ndonjë shqetësim shëndetësor, apo ndonjë problem, ndonjë diçka që nuk shkonte me shëndetin e shtetasve: Sergei Burenkova, Natalia Burenkova, Ekaterina Burenkova, Nikita Burenkova?

Përgjigje:Personat për të cilët po pyesni, deklaroj se gjatë gjithë kohës që kam qëndruar me ta, nuk kanë pasur asnjë problem, kanë qenë të kënaqur, nuk kam pasur asnjë problem shëndetësor. Marrëdhënit midis tyre ishin shumë harmonike, dukeshin shumë të lidhur me njeri-tjetrin. Unë mësova se ato kishin lidhje familjarë më njëri-tjetrin. Dy femrat ishin nënë e vajzë mes akuptova dhe nga biseda me to. Sipas mbiemrave mësova se ishin familjarë me njëri-tjetrin.

Vazhdimisht i kam pyetur nëse kanë ndonjë problem, apo shqtësim dhe më kanë thënë se ishin të kënaqur, të lu mtur dhe nuk kishin asnjë problem po kënaqeshin. Ata katër personat (viktimat) kanë qenë të nismëtarët për të bërë ekskursionin në Maqedoni, kishin shumë dëshirë të bëhej ai ekskursion.

Pyetje: A keni vënë re që katër personat e ndjerë përdornin alkol ose ndonjë lëndë tjetër psikotrope?

Përgjigje: Absolutisht jo, ata ishin persona shumë inteligjent, shumë të rregullt, të kulturuar, nuk ishin persona q ëkishin varësi ndaj alkolit apo lëndëve të tjera dhe për këtë jam e sigur tpër aq kohë sa qëndrova me to.

Janë pyetur dhe janë marrë deklarime që tregojnë rrethanat e hetimit dhe 4 shtetasit rus, pjesë të guidës të cilët janë|:Olga Rybalko, Elena Mijhaylova, Iana Emelina, Aleksandër Mijhaylov.
Shtetasit e mësipërm kanë dhënë të njëjtat shpjegime, siç ka deklaruar shoqëruesja e guidës shtetasja Mariia Buchakchyiska.

/SHQIPERIA IME

Zbardhet dëshmia e guidës që shoqëroi turistët rusë Read More »

Infermierja a kuzohet se v rau 4 pacientë, ja d ënimi që mund të marrë

Një infermiere në Teksas është shpallur fajtore për vrasjen e katër pacientëve si pasojë e injektimi që ajo i bëri në trup.

William Daivs, 37-vjeçe u dënua për vrasje dhe tani mund të përballet me dënim me vdekje. BBC shkruan se infermierja akuzohet për vrasjen e 4 burrave, midis moshave 47 dhe 74 vjeç.

Raportohet se 4 personat e vrarë, ia kanë dalë të kalojnë me sukses operacionet dhe papritur gjendja e tyre u përkeqësua.

Kjo ishte dhe arsyeja se përse autoritetet dyshuan dhe hetimet implikuan pikërisht infermieren.

(BalkanWeb)

Infermierja a kuzohet se v rau 4 pacientë, ja d ënimi që mund të marrë Read More »

Ja kush janë 2 shqiptarët e a rrestuar, ishin kthyer në ‘t merrin’ e banorëve grekë duke i g rabitur dhe …

Policia greke ka bërë publike fotot dhe identitetin e dy shqiptarëve të arrestuar në gusht të këtij viti në Selanik.

Ata akuzohen për 11 grabitje me armë në dyqane dhe 1 grabitje në një banesë. Gjatë arrestimit atyre iu gjetën, një pistoletë TT dhe një thikë.

Ata dyshohet se kanë grabitur një sërë shtëpishë në Ano Poli, Toumpa, Kalamaria, Sykeon, Polikini dhe Evosmo. Mediat greke madje kanë publikuar dhe dy indenitetit dhe fotot e dy grabitësve.

Ato janë Rigels Upe, 22 vjeç nga Pogradeci dhe Kastriot Kryemadhi, 29-vjeç nga Përrenjasi.

(BalkanWeb)

Ja kush janë 2 shqiptarët e a rrestuar, ishin kthyer në ‘t merrin’ e banorëve grekë duke i g rabitur dhe … Read More »

Ju gjetën 60 mijë euro në shtëpi, ja se si justifikohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës

Prokuroria e Vlorës ka dyshime të forta se Klodian Troci, ish- shefi i Kadatrës në qytetin bregdetar, i arrestuar pak ditë më parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mund të ketë falsifikuar të tjera dosje të pronave në fshatrat Dhërmi dhe Himarë.

Për këtë shkak, institucioni i akuzës ka sekuestruar një sërë dosjesh voluminoze dhe po kryen hetime, përderisa dyshimet janë se ai në bashkëpunim me zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë, ka ndërhyrë në dokumente përmes falsifikimit.

Klodian Troci u prangos pak ditë pasi dha dorëheqjen nga detyra dhe gjatë kontrollit në shtëpi, atij iu gjet dhe sekuestrua një shumë prej 60 mijë eurosh. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, ish shefi I kadastrës deklaroi se paratë janë të vëllait që bën ndërtime, por prokuroria ka dyshime se ato janë para që rrjedhin nga burime të paligjshme.

Sipas dosjes së Prokurorisë, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodian Troçi, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumente arkivorë të pronësisë, si tapi tokash apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Troçi ka punuar për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës, ku më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika. Ky I fundit dyshohet se inskenoi vjedhjen e dy dosjeve të pronave në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, me qëllim që të fshihnin falsifikimin.

Pas arrestimit të tyre, prokuroria çoi në pranga edhe Trocin, pasi u zbulua se dokumentet e pronës ishin falsifikuar dhe nga afro 3 mijë metra që kishte në pronësi Spiro Duni sipërfaqja ishte thuajse trefishuar.

Gjika dhe Troci aktualisht ndodhen në burg, Kreshnik Mino po hetohet nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa Spiro Duni ndodhet në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.

(BalkanWeb)

Ju gjetën 60 mijë euro në shtëpi, ja se si justifikohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës Read More »

Zbardhet më në fund v dekja e turistëve rusë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” dosjen e Prokurorisë për vdekjen misterioze të katër turistëve rusë në hotelin “Gloria”, në Qerret të Kavajës.

DOSJA E PROKURORISË
Më datë 15.10 rreth orës 22.10 është marrë njoftimi se në Qerret, Golem Kavajë në Hotel Gloria Palace, në ambjentet e SPA-së janë gjendur 4 persona pa shenja jete. Në vendngjarje ka shkuar grupi I hetimor dhe nën drejtimin e prokurorit janë kryer veprimet e para hetimore ku rezultoi se shtetasit rus: Sergei Burenkov, 60 vjec, Natalia Burenkova, 58 vjece, Ekatetina Burenkova 31 vjece dhe Nikita Belousov, 37 vjec të akomoduar me pushime në hotel, që më datë 10 tetor 2021 janë gjendur pa shenja jete në ambjentet e SPA-së nga personeli i hotelit rreth orës 22.00 datë 15.10.2021. Nga kqyrja e jashtme e kufomave nuk u konstatuan shenja dhune. Keta shtetas në orën 10.07 datë 15.10.2021 kanë dalë nga pika kufitare e Qafe Thanës dhe janë kthyer në orën 17.07 datë 15.10.2021 nga pika kufitare Tushemisht. Rreth orës 20.00 janë kthyer në hotel ku dhe kanë prenotuar ambjentet e SPA-së. Kufomat janë trasportuar në morgun e QSU, Tiranë ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga verefikimet e kryera rezultojnë se viktimat janë në marrëdhënie të posacme mes tyre, dy prindër, vajza dhe dhëndërri i tyre.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se: Kufomat u gjetën në katin perdhe (kati 0) të godinës së hotelit ku në anën verioe të këtij kati ndodhet zona e pishinës së ngrohtë dhe SPA-së. Të vendosur në një ambjent me permasa 22.2 -8.4 m, në qendër të të cilit ndodhet pishina me përmasa 11.5 x 6.5 m me volum 60m3uji. Në skajin veri perëndimor të këtij ambjenti gjendet e vendosur, sauna e cila në momentin e kqyrjes rezulton në punë dhe në pultin e saj lexohet shënimi elektronik 19.14 dhe temperature 63 gradë celcius. Përreth perimetrit të pishinës gjenden të vendosura radhazi shezllone plastike me ngjyrë të bardhë.

Në cepin verilindor të pishinës pranë shezlongut të parë në radhë, përdhe gjendet e shtrirë në mënyrë të crregullt kufoma e një shtetasi mashkul i identifikuar më pas si ajo e shtetasit Sergei Burenkov. Në anën lindore të pishinës në mesin e gjatësisë së saj gjenden pranë njëri-tjetrit dy kufoma të tjera një mashkull dhe një femër e identifikuar si Natalia Burenkova dhe Nikita Belousov dhe këto dy kufoma të shtrira në gjendje të çrregullt. Në anën perëndimore të pishinës në shezllonin e mesit gjendet e shtrirë dhe pa asnjë jete në shezllon kufoma e shtetases Ekaterina Burenkova.

Nga kqyrja me sy të lirë tek asnjëra nga kufomat nuk u vërejtën dëmtime trupore. Nga ky ambjent u morën në cilësonë e provave materiale dy telefona cellular të viktimave dhe veshja të përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës u morën conform procedurave standarte për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik dy kampione uji, të ndarë një njëri-tjetri një për ekzaminim me volum 1000 ml dhe një për ruajtje volum 100 ml. Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur në dukje si klor që pëdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës, kampionët e klorit u morën të ndara në masën nga 100 ml seicila një prej analiza dhe tjetra për ruajtje. Gjithashtu nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat u morën për ekzanimime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetje të tyre me qëllim ekzanimimet.

Në funksion të veprimeve hetimore për këtë ngjarje ndër të tjera janë administruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku nga kqyrja paraprake e tyre rezulton se viktimat deri në momentin e futjes në ambjentet e SPA-së kanë qenë në gjendje të rregullt fizike.

(BalkanWeb)

Zbardhet më në fund v dekja e turistëve rusë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës Read More »

T ragjike/ Gjendet një burrë me kokë të prerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në jug të Francës, ku një burrë është gjetur me kokë të prerë në qytetin e Bolen. Sipas mediave të huaja, policia ka nisur hetimet për një të dyshuar, i cili konsiderohet i rrezikshëm dhe është i pajisur me thikë, ndërsa aktualisht ndodhet në arrati.

Sipas AFP, rasti nuk ka lidhje me një sulm terrorist. Ndërkohë, policia ka publikuar një fotografi të autorit në Facebook, duke u bërë thirrje banorëve të mos i afrohen atij nëse e shohin dhe të telefonojnë autoritetet.

/JOQ ALBANIA

T ragjike/ Gjendet një burrë me kokë të prerë Read More »

“Çarje b*the…” Iliri shpërthen pasi Semi e akuzon se e ka ngacmuar

Rrjeti ka shpërthyer në lajme pas një ngacmimi seksual që këngëtarja Semi Jaupaj ka adresuar publikisht kundrejt balerinit Ilir Shaqiri. Ajo ka deklaruar se ai i shkelte syrin pas disa gjesteve të caktuara dhe deklarata e saj nuk është marrë fare mirë nga Shaqiri. Ai e cilësoi atë si “të paedukatë” dhe “të papjekur”.

Pjesë nga debati

Ilir Shaqiri: Kush nuk jep respekt nuk mund të kërkoj, është femër. Nuk jemi shok, thjesht banorë të një shtëpie.

Semi Jaupaj: Ishte në formë shakaje, ky në shtëpi ka bërë lloj-lloj shakash dhe pak si seksuale.

Ilir Shaqiri: Çne? Çfarë gjërash? Se mendon ti që e kanë mendjen meshkujt te ty, nuk është ashtu.

Semi Jaupaj: Bëra shaka, kërkova falje, nuk e pranoi faljen, okej s’ka gjë.

Ilir Shaqiri: Ti je kalama, mendon se kam bërë shikime seksuale ndaj teje? Nuk ta fal, je shumë larg meje. Unë bëra 1 batutë që ty të dogji aq shumë.

Donald Veshaj: Unë e mora si shaka. Po mqs ky e mori kaq seriozisht po i kthehem dhe unë seriozisht. Ti Ilir me Semin e ke tepruar shumë. Kur ajo kërcente para pasqyrës po thoje: hë si është kjo, shihe si është kjo.

Ilir Shaqiri: Ti bën avokatin e Semit. A do reagoje për një femër tjetër kështu?

Donald Veshaj: Nuk e prisja këtë nga ty plako, mendoja se e kishte marrë me shaka. Kur ben shaka prit shaka.

Pas debatit Semi ishte një nga emrat që Iliri zgjodhi të nominonte për ta larguar nga shtëpia./joq

“Çarje b*the…” Iliri shpërthen pasi Semi e akuzon se e ka ngacmuar Read More »

Sh përthen gazi në restorant, 3 persona të v dekur dhe 30 të p lagosur

Të paktën tre persona u vr anë dhe mbi 30 të tjerë mbetën të plagosur, pas shpërthimit të gazit në një restorant në provincën Liaoning në Kinën Verilindore.

Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa personat të plagosur janë dërguar menjëherë në spital.

Sakaq autoritetet njoftojnë se kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
/Shqiperia ime

Sh përthen gazi në restorant, 3 persona të v dekur dhe 30 të p lagosur Read More »