Orikuminews

A do të ndryshojë ora apo jo? Ja ç’farë do të ndodh më 31 Tetor

Përfundimisht ora do të ndryshojë të Dielën, 31 Tetor 2021. Pra, ne duhet t’i kthejmë orët një orë mbrapa.

Të Dielën më 31 Tetor 2021, masa e kohës së verës përfundon, në përputhje me Direktivën 2000/84 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE -së të 19/01/2001, në lidhje me dispozitat për orën verore.

Edhe Shqipëria ka ndjekur këtë direktivë të BE për ndryshimin e orës 2 herë në vit.

Akrepat e orëve duhet të zhvendosen një orë mbrapa, pra nga ora 03:00 e mëngjesit në 02:00 të mëngjesit.

Komisioni Evropian kishte vendosur që ndryshimi i kohës të ndalet të Dielën e fundit të Marsit 2021 për vendet e Bashkimit Evropian, të cilat duan të mbajnë kohën e verës përgjithmonë, ndërsa për Shtetet Anëtare që duan kohën e dimrit, ndryshimi do të duhet të bëhet të dielën e fundit të tetorit 2021, pra këtë vit më 31 tetor.

Më 26 Mars 2019, Parlamenti Evropian miratoi qëndrimin mbi propozimin e Komisionit për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të kohës, duke mbështetur ndryshimet e fundit të orës deri në vitin 2021, kohë në të cilën secilit vend i kërkohet të zgjedhë nëse akrepat e orës do të qëndrojnë gjatë verës apo dimër.

Megjithatë, vendimi përfundimtar se kur propozimi i Komisionit do të hyjë në fuqi varet nga Këshilli i BE -së dhe Parlamenti Evropian. Këshilli i BE -së ende nuk e ka finalizuar qëndrimin e tij.

Duke folur për edicionin irlandez online të The Journal, eurodeputetja irlandeze Deirdre Clooney tha se “propozimi nuk po ecën përpara për momentin dhe ka ngecur”.

Clooney ka mbrojtur prej kohësh heqjen e ndryshimit të orës në BE dhe dëshiron që vendet të qëndrojnë në kohën e ditës gjatë gjithë vitit. “Nëse vendet zgjedhin orën e verës, ne do të kishim netë më të ndritshme gjatë gjithë vitit. Por në dimër, mëngjesi do të ishte më i errët se mëngjesi i dimrit që të gjithë e dimë”.

Clooney tha gjithashtu se “Parlamenti u pajtua me propozimin dhe ne votuam për të, por Shtetet Anëtare duhej të binin dakord. Kjo nuk ndodhi sepse disa vende nuk janë pajtuar me këtë dispozitë”.

SHQIPERIA IME

A do të ndryshojë ora apo jo? Ja ç’farë do të ndodh më 31 Tetor Read More »

Flet motra e Granitit të “Big Brother Vip”. Ja si e shikon ajo marrëdhënien e tij me Fifin

Menjëherë pasi hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Granit Cana tërhoqi vëmendjen e publikut, aq më tepër pas afrimitetit me këngëtaren e njohur Fifi.

Përmes një lidhje skype në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja Genta Cana tregoi sesi e sheh këtë marrëdhënie dhe lojën në përgjithësi të vëllait të saj.

“Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”, u shpreh si fillim ajo.

Ajo gjithashtu shtoi se më herët Graniti ka pasur disa lidhje, duke e konsideruar vëllain pak tip aventurier.

E ndërsa Bieta e pyeti sesi e sheh marrëdhëien e tij me Fifin aty brenda, Genta nuk ngurroi të jepte një përgjigje pozitive.

“E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë’”, tha duke qeshur ajo, ndërsa më tej theksoi se sheh seriozitet në marrëdhënien e tyre.

SHQIPERIA IME

Flet motra e Granitit të “Big Brother Vip”. Ja si e shikon ajo marrëdhënien e tij me Fifin Read More »

“S’hiqet mësuesja me një të rënë lapsi”. Ministrja e Arsimit reagon për sh errin tek gjimnazi “Çajupi”.

Evis Kushi, ministrja e Arsimit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur tek gjimnazi Çajupi dy ditë më parë, pasi dy mësuese u zunë duke përfshirë në s herr edhe familjarë të tyre. Ditën e sotme ajo ka deklaruar se “S’hiqet mësuesja menjë të rënë lapsi!”. Ngjarja mori përmasa të mëdha pasi disa prej familjarëve të mësueseve ishin të pajisur me a rmë zj arri dhe she rri de gjeneroi në sy të nxënësve të gjimnazit të cilët panë pë rleshjen me karrige.

Ajo hodhi poshtë a kuzat se nuk ka p atur reagim nga Ministria e Arsimit mbi ngjarjen. ”Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pez ullohen dhe më pas të shk arkohen. Respektojmë institucionet. Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime. Uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë. E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë”,-mësohet të ketë thënë ajo
/joq.

“S’hiqet mësuesja me një të rënë lapsi”. Ministrja e Arsimit reagon për sh errin tek gjimnazi “Çajupi”. Read More »

Lulit të “Përputhen” i del fati, merr propozim nga doktori gjinekolog

Luli është kthyer në një personazh shumë të dashur për publikun. Në një emision televiziv asaj i erdhi një mesazh propozimi nga një doktor, meqë nuk gjeti dashurinë në “Përputhen”.

“Dajana jam nga Tirana ku gjendet Luli paradite?”-tha doktori.

Luli: Paradite dal, psonis, bëj çik ecje.

Gazetarja: Është një doktor një burrë zotëri që ka kohë që të është vënë pas, meqë s’ka pasur përgjigje të paktën ku ndodhet paradite të dal si zotëri të pi një kafe.

Luli: Çfarë doktori është ky për dhëmbët apo nga ata që të viziton.

Gazetarja: Gjinekolog.

Luli e pranon doktorin për një kafe, por thotë se më parë duhet të dijë specializimin e tij.

/joq

Lulit të “Përputhen” i del fati, merr propozim nga doktori gjinekolog Read More »

“Çudira” nga Vlora/ H ajduti mori dosjet e Dhërmiut dhe u largua për 3 minuta, kamerat nuk filmuan asgjë

V jedhja e dokumenteve në zyrat e Qarkut Vlorë duket se ka qenë e mirëmenduar në çdo detaj pasi e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 3 minutash. Autori i cili ende nuk është identifikuar ka hyrë në ambientet e zyrave, ka marrë dosjet origjinale të zonës së Dhërmiut dhe kamerat si për “çudi” nuk kanë filmuar asgjë. Ndërkohë, ka nisur një hetim edhe ndaj punonjësve të këtyre zyrave të qarkut, pasi ka dyshime se autori ka patur ndihmë nga brenda pasi e ka ditur vendndodhjen e saktë të dosjeve.
Për t’u larguar nga ambientet e zyrave, autori ka përdorur një kënd tjetër daljeje dhe kështu ka shmangur kamerat. Përveç dosjeve të Dhërmiut, kanë humbur dosje të cilat Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk i ka marrë në dorëzim për ti regjistruar. Ndërkohë mësohet se gjatë kontrollit të policisë ka rezultuar se mungojnë 2 dosje AMT-je të pronave në bregdet, konkretisht në fshatin Dhërmi, Himarë. Këto prona kanë më shumë se një pronat dhe Agjencia e Kadastrës ende nuk i ka regjistruar, por tani me humbjen e dosjeve rr ezikohet tjetërsimi i pronës.
/joq

“Çudira” nga Vlora/ H ajduti mori dosjet e Dhërmiut dhe u largua për 3 minuta, kamerat nuk filmuan asgjë Read More »

Kapen “mat” Jasmina dhe Bearti

Ish konkurrentja e “Për’Puthen” Jasmina Kadriu e cila është komentuar gjatë në mediat rozë për lidhjen e saj me Andi Artanin, tashmë është fotografuar në një lokal në shoqërinë e Beart Rexhepit një tjetër ish-konkurrent i “Për’puthen”. Ende nuk dihet arsyeja se përse dyshja është fotografuar së bashku dhe përse dukeshin kaq të lumtur krahë njëri-tjetrit. Ndërkohë, fansat janë në pritje që njëri nga ata të reagojë rreth kësaj ngjarjeje.
/joq

Kapen “mat” Jasmina dhe Bearti Read More »

Vajza e ish-deputetes së PD tregon se çfarë i kënaq djemtë shqiptarë

Blogerja Ada Deda është bërë shumë e njohur për publikun shqiptar pasi etiketohej shpesh në rrjet si vajza se ksi e ish-deputetes së PD, Albina Deda.

Gjatë një interviste, modelja 22-vjeçare tregoi se në fillimet e karrierës e ka ndihmuar fakti që nëna e saj ishte e njohur, ndërsa tani është shkëputur nga emri i saj.

“Mendoj se gjithçka ka nisur në moshën 16-vjeçare kur të gjitha vajzat dëshirojnë të bëjnë foto të bukura dhe të bëhen modele.

Pavarësisht kësaj, e kam thënë dhe më parë, më ka ndihmuar shumë emri i mamit. Kështu që, hap pas hapi arrita këtu ku jam. Tani jam mësuar, nuk më ka shqetësuar aspak, as në fillime. Thjesht kam filluar të shkëputem nga emri i mamit, portalet tani fillojnë me emrin Ada Deda modelja”- tregoi Ada.

Modelja pranoi se përdor photoshop në foto që publikon në Instagram dhe tregoi se fotot me bikini janë më të pëlqyera nga ndjekësit e saj, sidomos nga djemtë.

“Foto me bikini ecin më shumë, jo vetëm ndiqen nga djemtë por edhe nga vajzat që të komentojnë për photoshop. Unë e përdor photoshop, e gjej diçka tek fotot për të ndryshuar”- tha Ada.

SHQIPERIA IME

Vajza e ish-deputetes së PD tregon se çfarë i kënaq djemtë shqiptarë Read More »

Zbardhet dëshmia e 22-vjeçari që iu bë atentat në makinë.”Parkova makinën, po shikoja celularin kur dikush u afrua dhe më q ëlloi”

Të tjera detaje dalin në dritë nga p lagosja e 22-vjeçarit Reidi Balla. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se 22-vjeçari gjatë natës iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të pl agosjes në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në deklarimin paraprak që dha pas ngjarjes, i riu mësohet të këtë thënë: “Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”.

Policia po punon me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna që do të çojnë në identifikimin e autorit.
Po ashtu po pyeten rrethi shoqëror dhe familjar i Reidi Ballës për të kuptuar nëse ka pasur ko nflikte.
Burime nga policia thonë se 22-vjeçari nuk ka precedentë të mëparshëm p enal.
(Balkanweb)

Zbardhet dëshmia e 22-vjeçari që iu bë atentat në makinë.”Parkova makinën, po shikoja celularin kur dikush u afrua dhe më q ëlloi” Read More »