Orikuminews

Njihuni me “Baken”, mjeshtrin nga Dukati që gdhendi “Kishën e Marmiroit”. Nga Zhaneta Fisti

Nga Zhaneta Fisti :

Mjeshtëria e lartë Bakes.

Esati lindi në Dukat të ri (Vlorë) në Gusht të 1953. Rrjedh nga një familje e thjeshtë.Babai i tij Isuf Sinan Fisti ishte nje nga pjesë marrësit e parë të luftës Nacional Çlirimtare Shqipëtare,ku me mbarimin e luftës i dhanë titullin Veteran i Luftes. Thjeshtësia mbizotëronte në familjen Fisti.

E ëma e Esatit ishte nga Hamitajt e Radhimes, një grua e rrallë dhe me fisnikëri. Esati është fëmija i parë i babë Isufit. U shkollua ne Dukat. Qysh në vegjëli arti ishte i ngjeshur me qënien e tij, ndaj me shtufë fillonte te ndertonte ndonje diçka të vogël që zgjuante kureshtjen e njerëzve që e rrethonin. Kur mbaroi klasën e tetë filloi të punonte në kooperativën e bashkuar të Dukatit.

Në mbas ditet e verës kur ditët ishin të gjata,mbas orarit të punës kthehej në shtëpi me dëshirën e pa reshtur për të dedikuar pjesen e ngelur të ditës e rifilluar një zanat tjetër,atë të pikturës ose të gdhendjes. Kjo gje i kishte bëre të mundur që shume veta që e njihnin Esatin te shikonin artin dhe krijimtarite e tij dhe të flisnin për këtë temë dhe tek puna.

Shumë vajza te reja në atë kohë ishin jo vetëm kurjoze,por dhe të interesuara të shikonin në krijimet e tij Esatin. Vizatimet e papara nga bukuria, origjinaliteti dhe mjeshtëria bënë të mundurën që shum vajza të grumbulloheshin çdo mbasdite të prisnin pikturat nga duart e arta te Esatit në mbulesa, jastëk,çentro etj që ti qëndisnin për nusëri.

Një nga traditat Dukatase kjo “vajza kur rritej vazhdonte të përgatiste pajën për martesë”,por të stolisura të gjitha nga duart e saj. Bakja,siç e thërrasin të vëllezërit Esatin, është një artist i papare në Dukat. Në këtë rast Bake Esati ishte shum në ndihmë vajzave Dukatase me pikturimin e luleve direkt në copën për tu qëndisur. Një faktor i veçantë ky që vetëm mjeshtra zotërojnë. Në të njëjtën kohë gdhentëte në dru luge e sende të tjera për tu varur në mure, ku i dhuronte tek miqtë, shokët o kolegët e punës.

Prirja e artit ose pasjoni sic mund ta quajme ndryshe, e shtynte gjithmon të krijonte diçka. Ndaj për herën e parë vazhdoi me një Shqiponjë që ështe dhe simboli i Flamurit Shqipëtar. E gdheni shpendin në mënyrë të përkryer,i dha ngjyrat e duhura,e duhet të jet dhe sot mbi çatine e shtëpis së tij. Por ka gdhendur zorkadhe, delfinë,kollona e harqe nëper shtepi,oxhakë të zbukuruar me gdhendje.

Veprën e Kishës së Shenjtë të Marmiroit është kjo e fundit që tani po përfundon. Edhe pse nuk ka studjuar pikturë apo arkitekturë, Bakja e ushtron këtë zanat me mjeshtëri shume të lartë. Ai është një burrë që kërkon të punoj për të ecur përpara me ekonomine në familjen e tij,dhe pse kjo është e vështirë në gjithë zonën e Dukatit,sepse njerëzit nuk janë të punësuar.

Esati me dëshirë përballon çdo punë, mjaft që të jete e pastër e të jap frut dhe dinjitet, atë që çdo burrë i ndershëm e kryetar famije kërkon në bote. Bakja punon në ndërtim, në bujqësi dhe blektor kur e kerkon puna. Koha e lirë e tij kalon duke u zbavitur e krijuar me vizatime, gdhendje në dru dhe në allçi, të cilat i punon tek shtëpia e tij.

Mjetet i ka të kufizuara, por përshtatet sepse dëshira që e shtyn për krijimtarin e tij është e madhe. Arti për Mjeshtrin është si i themi ne Vlonjatët një fjale të urtë(si buka e gojës). Në këtë veprën e fundit Esati ka përdorur allçine për bazën e pastaj gdhendja në të gjitha detajet. Zbukurimet i bën me gurë të zgjedhur me shum kujde nga vet Bakja për të gjitha veprat që ai krijon.

Një karakteristik shum e veçanta e mjeshtërit është ajo : – Shikimi,përqëndrimi dhe vizatimi në memorjen e tij të gjith veprës në detaje. Pra nuk përdor fotografi të objektit. Me këtë të fundit, e duke përfituar që lindur e rritur në Pollogunja një nga zonat Dukatase që dhe sot është e banuar nga një pjes e familjeve të trashëguara Pollogunjase.

Esatit i lindte dëshira të vinte e rivinte në këtë vend të rrallë që siç i themi ne Dukatasit(e kemi në bisht të këmbëve)Bakja shkonte për të vizituar këtë vepër arti që flet për kohët e kaluara dhe historin e rrënjët e popullit Dukatas. Për të cilën flitet që lashtësia e ndërtimit të kësaj Vepre të Besimtarëve të Krishtere ëshë e ndërtuar rreth viteve 1200 o dhe më para akoma.

Nga Zhaneta Fisti

Njihuni me “Baken”, mjeshtrin nga Dukati që gdhendi “Kishën e Marmiroit”. Nga Zhaneta Fisti Read More »

Shkrimi i 1877/ A kanë të njëjtën origjinë korsikanët dhe shqiptarët?

ga Aurenc Bebja*, Francë

Në librin e Charles de Susini “La Corse et les Corses, Opinions et Documents”, botuar në Paris në vitin 1906, gjejmë në faqen nr. 353 të tij, një shkrim, të shkurtër por mjaft interesant, me titullin ‘Corses et Albanais’, i cili krahason korsikanët dhe shqiptarët. Në fakt, ky shkrim është realizuar disa vite më parë, më saktësisht në 1877, nga doktori rumun, Miculu Georgiade Obedenaru, i cili hipotetizon se një pjesë e korsikanëve mund të jenë pikërisht me origjinë shqiptare.

Në Korsikë kanë emigruar Pellazgët Trakë apo Pellazgët Shqiptarë ?
Duke marrë parasysh karakteristikat e racave të Korsikës, pranojmë se nuk janë Pellazgët Trakë, industrialistë, artizanë, tregtarë, por Pellazgët shqiptarë, ushtarë, mercenarë, shpatarë e plaçkitës, që erdhën të jetonin në Kyrnos-in e lashtë. Në fakt, ne e dimë mjaft mirë se disa korsikanë janë të guximshëm, luftëtarë të patrembur, por edhe mizorë dhe hakmarrës; Shumë prej tyre janë të prirur në grabitje. Në qytete, profesioni i xhandarit, policit dhe rojes së burgjeve i përshtatet veçanërisht kësaj kategorie korsikane.

Nga ana tjetër, ne shohim shqiptarët të pushtuar nga dashuria për luftë dhe dominim, dhe ku mbështetja e fisit është parësore ; ata janë të gjithë kushërinj. Prandaj, ne besojmë se, duke pasur parasysh ngjashmërinë e tipareve funksionale dhe aftësive intelektuale mes shqiptarëve dhe disa kategorive të korsikanëve, do të gjejmë me siguri analogjinë më të madhe mes karakteristikave morfologjike dhe anatomike të të dyja popullsive, kur të kemi në dorë një numër të mjaftueshëm vëzhgimesh antropologjike të realizuara me mprehtësi. Ndoshta, me kalimin e kohës, do të vëzhgojmë tek disa korsikanë, karakteristika të tjera të ngjashme me shqiptarët.
Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-i-1877-a-kane-te-njejten-origjine-korsikanet-dhe-shqiptaret/

Shkrimi i 1877/ A kanë të njëjtën origjinë korsikanët dhe shqiptarët? Read More »

Dua te jetoj, pa ju jam e humbur. Alma Hasko Xhelili, dukatasja nuk “mposhtet”, ajo ka nje mesazh !

Alma Hasko Xhelili eshte nga Dukati. Ajo eshte e martuar me Andon Haskon nga Dukati dhe se bashku kane dy vajza te bukura si yje. Prej rreth pesembedhjete vitesh Alma lufton me nje semundje jo te lehte te cilen e ka mposhtur me forcen e saj dhe po vazhdon ta mposhte me dashurine e madhe qe ka per familjen, dy vajzat, bashkeshortin dhe gjithe te dashurit e saj.

Aktualisht Alma eshte duke u kuruar ne Tirane. Ajo falenderon Fondacionin “Era” qe e ka mbeshtetur dhe i eshte pergjigjur ne cdo rast urgjence dhe ne do rast nevoje qe Alma ka patur kohet e fundit. Ajo e falenderon ne menyre te vecante kete fondacion.

Me kurajon dhe forcen qe e karakterizon Alma ka nje mesazh per te gjithe – “Jetoni dhe shijoni familjet tuaja sepse vdekja si gjithmone eshte pas deres per secilin prej nesh”.

“Une prandaj po luftoj, te jetoj, te jetoj per familjen” – shprehet Alma.

Orikuminews dhe banoret e krahines tone e mbeshtesin Almen dhe i japin zemer qe ajo me forcen qe e karakterizon te sherohet dhe te kthehet sa me shpejt prane familjes se saj, prane dy bukurosheve dhe bashkeshortit i cili ka bere dhe po ben te pamunduren per Almen.

Ky eshte mesazhi qe Alma ka bere sot ne profilin e saj ne facebook:

Luftova si te gjithe,krijuam familjen tone. Plot caste te bukura por dhe jo te bukura. Momente te gezuara por dhe lote. Te gjitha familjet i kane keto. Jam rrezuar plot here por ti me ke ngritur perseri se bashkeshortet e mire kete bejne, behen bastun per njeri tjetrin dhe ti per mua je ber shum here. Ashtu i qete e i duruar me ke dhene kurajo kur une e humbisja. Se di nese ta kam shperblyer i shtrenjti im. Familja jone qe une e ti krijuam u perpoqem ta mbajme te pacenuar NGA bota. Femijet tane ATO dy yje qe u rriten mes dhimbjesh e ulerimash sepse zoti deshi te me jape kete semundje te mallkuar. Por ATO u rriten po rriten shpresoj ti shoh tek marrin rruget e tyre te jetes. Lutem ti jetoj Sepse prandaj luftova ……Jam larg jush sot dhe malli po me djeg, spo gjej dot me force te luftoj kete te mallkuar semundje qe me treti. Vec Dua te Jetoj te Jetoj ate cka krijova ta shijoj.
Dua te JEM me ju Ju jeni forca ime.PA ju jam e humbur.
JU JENI JETA IME.
DUA TJU JETOJ.
DUA TE JETOJ.
Alma Hasko Xhelili
2018

Dua te jetoj, pa ju jam e humbur. Alma Hasko Xhelili, dukatasja nuk “mposhtet”, ajo ka nje mesazh ! Read More »

Sot ne 16:00 luhet Oriku-Tepelena. A do bjere shi gjate ndeshjes ?

Sot ne oren 16:00 luhet ndeshja Oriku – Tepelena, ndshje e Kategorise se Dyte per grupin B ku Oriku mban vendin e dyte ne renditje pas Elbasanit qe kryeson.

Te dhenat sinoptike per diten e sotme parashikojne qe moti ne Orikum do jete vazhdimisht i vrenjtur por nuk do te kete reshje shiu.

Sic duket dhe nga tabela mundesia e reshjeve te shiut ne Orikum gjate dites se sotme eshte shume e ulet.

 

Sot ne 16:00 luhet Oriku-Tepelena. A do bjere shi gjate ndeshjes ? Read More »

“Guidatorët’ e vegjël zbarkojnë në “Orik”. Vjen Ministrja Kumbaro dhe deputetja Bello në aktivitetin madhështor që organizoi qendra e kurseve “My Center”.

ME “ MY CENTER”, NË ORIK

Qendra “ My Center” e gjuhëve të huaja, me nxënës nga qyteti i Vlorës e Orikumit, realizoi në mjediset e Orikut një aktivitet tepër mbreslënës, nën okelion “ Guidatori”.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë, në kuadër të 18 Prillit, Ditës Kombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike.

Nxënësit, në gjuhën angleze, deklamuan materiale të përgatitura enkas për këtë Projekt duke sjellë në vemëndje të dhëna historike dhe arkeologjike të Pasurive Kulturore por edhe fshatrave të zonës, rrugët për të shkuar por edhe ç’farë ofrojnë këto resurse kulturore e turistike.

Në Aktivitet u bashkua edhe Ministria e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, e cila përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi shumë aktivitetin si dhe u ndau Çertifikatën “ Mirënjohje”, akorduar nga Drkk Vlore.
Ministrja vizitoi Parkun e Orikut duke dhënë mjaft porosi e udhëzime për kujdesin ndaj kësaj pasurie por edhe për kujdesin e punën që duhet bërë për ti vendosur më mirë këto resurse në shërbim të vizitorëve, vendas e të huaj.
Ministrja Kumbaro shoqërohej nga Deputetja e Vlorës, Vilma Bello dhe stafi i Drkk, Vlorë.

Sejmen Gjokoli

“Guidatorët’ e vegjël zbarkojnë në “Orik”. Vjen Ministrja Kumbaro dhe deputetja Bello në aktivitetin madhështor që organizoi qendra e kurseve “My Center”. Read More »

Video relaksuese nga Lagja Maruk, Dukat. Kush ka deshire te vi te pi nje kafe, eshte relaksuese (Video nga Vasilijevski Hibraj)

Video relaksuese nga Lagja Maruk, Dukat. Kush ka deshire te vi te pi nje kafe, eshte relaksuese (Video nga Vasilijevski Hibraj) Read More »

Iku Xhelo Petoshati, burrë tradite nga Dukati. Tomorr Lelo dedikon disa vargje prekese.

Pak dite me pare u nda nga jeta Xhelo Petoshati nga Dukati. Mjeshtri Tomorr Lelo i dedikon disa vargje ketij burri me tradita.

Iku Xhelo Petoshati
për në portat parajsore.
Burr tradite nga Dukati
pushoi zemra bardhërore.

Shkoi të takoi të vëllan
Eqeremin goi mjalt.
Ëngjëjt në Akroqeranë
lanë pasë një mal me uratë.

La pasë emrin me vyrtyte
në qytetin bregdetar.
Vepra e tija rreze drite
për miq, shok dhe familiar.

Pasqyrë e tijë Laureta
kalëron dallgëve kujtime.
Qëmton nektarin si bleta
nëpër detin me vegime.

Shpirti i tij qoftë në xhehnet
Ëngjëllor në qiell ndrinë.
Ngushullime Lauret
familia LELO Smokthinë.

Iku Xhelo Petoshati, burrë tradite nga Dukati. Tomorr Lelo dedikon disa vargje prekese. Read More »