Nje artikull interesant eshte postuar ne orikuminews me autore Edlira Gjonaj. Artikulli eshte postuar me teme “Ka Mriz Zanash ne Veri por ka dhe Mriz Pishash në Dukat. Ushqimi “vendçe” më i mirë në botë, në Dukat! Nga Edlira Gjoni.”.
Nje prej banoreve te krahines ka komentuar duke shprehur mendimin e tij ne lidhje me kete teme duke theksuar se sipas tij cdo gje eshte e mire ne zonen tone por vera nuk eshte ne cilesine e duhur.
Cdo gje eshte e mire ne zonen tone por vera qe behet ne shqiperise eshte letyr nuk dime ne shqiptaret te bejme vere jam provuar po thuajse te gjitha verat qe tregetohen aty Jane uthull.
Jashtë kamerave shumë nga këta banorë shprehen kundër, por prononcimi i tyre përpara kamerave është me rrezik, pasi sipas tyre rrezikojnë vendin e punës, ose familjarët e tyre. Zona e Orikumit njihet si zonë turistike, dhe këta banorë që jetojnë këtu kanë mundur të bëjnë një banesë të dytë ku ta shfrytëzojnë sado pak në sezon, por taksimi i këtyre banesave është jo normale, pasi edhe çmimet e qerasë për sezon do të rriten, kjo do të thotë sipas banorëve, që edhe ata pak turist që do preferojnë të vinë në Orikum, duke parë çmimet e larta do të largohen ose në një vend tjetër ose jashtë shtetit, ku do të kërkojnë çmime më të ulëta si dhe shërbim më të mirë.
Spiro Gjika banor në Orikum shprehet se, nuk jam kundër taksës, por kjo taksë vendoset kur këtu në Orikum nuk mungon asgjë. Por Orikumi prej vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e energjisë elektrike , por më kryesorja është se në qoftë se në banesën time të dytë do të vendosej taksë, kjo banesë është e pa legalizuar , dhe shumë banesa në Orikum janë të pa legalizuara.
Adriatik Brahimaj, një tjetër banor, i cili ka disa banesa, shprehet kategorikisht kundër kësaj takes, pasi sezoni veror është vetëm 40 ditë dhe jot re katër muaj, kjo rrezikun që të mbyllen këto banesa dhe banorët të largohen jashtë shtetit për një jetë më të mirë.
Reforma ka sjelle rritje te nivelit te arketimeve, si dhe hapje te kontratave te reja, ndersa ata qe nuk kane mundesi financiare, kane lidhur akt-marrveshjet per pagesat me keste.
Jo vetem njerzit dhe vendet e krahines tone jane te mrekullueshme por edhe ushqimi qe gatuhet ne krahinen tone eshte fantastik. Kete e thekson me se mire Edlira Gjoni e cila me kontributin e saj te gjitheanshem i ben jehone krahines tone duke e promovuar dhe reklamuar jo vetem brenda vendit por deri edhe pertej oqeanit.
Nga Edlira Gjoni:
Me Mrizi i Pishave, rruga Dukat-Llogora dhe Klasën unike 1985!
Kur më merr malli, vjen në tre forma: Njerëzit e mi (motra, babi, gjyshja). Vendet e mia (shtëpia dhe miqtë e ngushtë) dhe Ushqimi që njoh.
Po, po, ushqimi. Dmth ushqimi im, vendçe, ushqimi më i mirë në botë, në Dukat! Ai që më kujton fëmijërinë, nënën, mamin, shoqërinë e vjetër, shtëpinë ku u rrita, zonën që ma bën zemrën mal. Ndaj mezi pres që kur të kthehem, të ha pak kulaç të ngrohtë të sapo dalë nga zjarri. Të mbrujtur nga duar të vërteta, jo nga makineri.
Ta shoqëroj me pak gjalpë të sapo-rrahur deleje. Aromë e shije që nuk di të të thotë: “Epo mjaft tani”! Se edhe po e le, në pjatë vjen yshmeri, me sasinë perfekte të kripës, djathit e vezës, pjekur ngadalë e në çdo petë në zjarr, jo në furrë.
Po ka edhe mish qengji e keci që është aq i njomë, sa duket sikur sapo e kanë marrë nga tufat në stanet maleve mbi lokal. E di si e bën arapashin ky mish? Më të shijshëm sesa mund ta shpjegojë ndonjë roman i tërë. Fakti që mielli i misrit bëhet në fushë e bluhet aty, i bën edhe më të parezistueshme kombinimet.
Po ca tule të pjekura në tel, me qepë vendi po i deshët, ose me piperka e perime që i bëjnë baçat plot?
Fitim Pulo ka dhene mendimin e tij ne lidhje me tre emrat e bashkekrahinoreve te cilet ai mendon se jane tre intelektualet, humane qe nuk kane qene kurre pjese e politikes apo qeverisjeve vendore por kane kontribuar me shume se cdo deputet apo pushtetar ne sherbim te mireqenies ne krahinen tone.
Komenti i plote nga Fitim Pulo:
Hasan Laba ,Luan Gjomemo,Lavdosh Ferruni,intelektuale, humane,qe s’kane qene pjese e politikes,qeverisjeve vendore a cfardo pushteti,kane kontribuar me shume se cdo deputet, pushtetar e pushtet vendore ne Tragjas e krahine ne sherbim te miresenies se komuniteteve dhe ekologjise.
Perfundimisht,duhet hequr dore nga ‘tradita’ e ‘dallimeve’ apo e ‘servilosjrve’per intéressa personale à familiare,qe s’jane as fisnike e as normale ne nje komunitet ( qe vuajti ,edhe ne te kaluaren ‘dallimesh’ ‘klasore’,sidomos ketyre dekadave te fundit nga shfaqje koruptive,servilosje ndaj shefave e miqve apo per ‘renie’gjoksi’.
Ne vitin 2012 grupi ODTR (Orikum Dukat Tragjas Radhime) vleresoi me certifikaten “Mirenjohja e ODTR” 10 prej anetareve te shumte te cilet kane demostruar vlera te larta shoqerore duke u bere nje shembull i mire per te gjithe banoret e krahines, nepermjet aktivizimit ne tematikat e diskutuara ne grupin ne facebook, shprehjen e mendimeve ne menyre te lire dhe te hapur duke ngritur zerin per kerkimin e se drejtes qytetare si dhe per kontributin e dhene ne fusha dhe aspekte te ndryshme qe kane lidhje te drejteperdrejte me zonen tone.
Redaksia e Orikuminews ne bashkepunim me grupin Orikum Dukat Tragjas Radhime do vazhdoje kete tradite duke perzgjedhur cdo vit dhe duke vleresuar me certifikaten “Mirenjohja e ODTR” 10 banoret e krahines te cilet do te jene aktiv ne portalin orikuminews dhe ne grupin ODTR duke demostruar vlera te larta shoqerore e duke u bere nje shembull i mire per te gjithe banoret e krahines, nepermjet aktivizimit ne tematikat e diskutuara,dhenies se opinioneve, ideve, shprehjes se mendimeve ne menyre te lire dhe te hapur duke ngritur zerin per kerkimin e se drejtes qytetare si dhe per kontributin qe do japin ne fusha dhe aspekte te ndryshme qe kane lidhje te drejteperdrejte me zonen tone.