Orikuminews

Kryemadhi: Ndërkombëtarët janë shkaktar për pengimin e procesit e për gjendjen e Shqipërisë, ja pse ka faj opozita

Monika Kryemadhi, lidreja e LSI-së në intervistën e saj për VOA-n, ka thënë se ndërkombëtarët janë gjithashtu shkaktar për gjendjen me të cilën Shqipëria po përballet sot.

Sipas saj, fakti që përfaqësuesit e politikave ndërmbëtare i kanë kaluar çështjet e Shqipërisë si pas u vënë re, e kanë përkeqësuar situatën, teksa ka fajsuar opozitën për faktin që nuk e ka ngritur më shumë zërin për problematikat.

Ndërkombëtarët janë pak shkaktar për gjendjen e Shqipërisë sot, sepse vendoja e një tick-u që u bë edhe kjo, edhe kjo në Shqipëri e ka përkeqësuar politikën. Sepse të gjitha kushtet e vendosura opozita ka një vit që i përsërit. Pse ndodh kjo? Opozita është gjithashtu fajtore, sepse ne mund ta kishim ngritur zërin më shumë, jo vetëm si problem diplomatik”, ka thënë Kryemadhi

Kryemadhi: Ndërkombëtarët janë shkaktar për pengimin e procesit e për gjendjen e Shqipërisë, ja pse ka faj opozita Read More »

Më lini të shlodhem pak . . . ! Nga Aishe Musta Alicka

Nga Aishe Musta Alicka

ME LINI TE SHLODHEM PAK

Kam ecur shume, jam lodhur
Kam bere rruge te gjate
Mbi gjemba e driza kam shkelur
Me qiellin mbi koke si sac
Si flutur pa krah kam ngelur
Me hijena jam ndeshur c’do nate
Nga ledhet e lajkat jam velur
Ju lutem, me lini te shlodhem pak
Jeta eshte lufte e tmerrshme thone
Pa tanke e topa, ushtare e ushtri

Pa kuaj e kalores, qe fryjne si veri
Eshte lufte me fatin, ulur ne prag
Ju lutem o njerez, me lini te shlodhem pak

Te shlodhem pak e te ngrihem prape
Ta shqyej naten e hijet e pista
Ta z’bres driten qe larte nga ylli
Ta zbardh agimin e arte te syri
Tua heq pudren maskave te ndyra
Tua nxij me katran fytyrat e nxira
Oh me lodhi kejo lufte e gjate
Me lini o njerez te shlodhem pak

Ku ta gjej pak qetesi shpirti im
Rete shtohen e shtyhen ne qiellin gri
Ne rruge enden gjysem kafka me sy mavi
Qenie te frikshme qe kerkojne fole
Te lutem o zot u lodha, dua te fle………………..

Aishe Musta Alickaj , Athine. 20.7.2017.

Më lini të shlodhem pak . . . ! Nga Aishe Musta Alicka Read More »

Dukatasja Edlira Gjoni mesazh të fortë Edi Ramës – “Zotëri, . . . vetëm pra e ke timonin ” !

Nga Edlira Gjoni :

Zotëri,

Opozita baltë mund të ketë hedhur. Nuk presim të na mbyshësh mendjen ti. Po drogën, malet me hashash, abuzimin në mes të natës e të ditës me pushtetin, shkeljet e ligjit me të dyja këmbët, arrogancën e të paaftëve që mban rreth vetes, Roshët, Tahirët, Xhafët, Ahmetajt, Doshët e kodoshët, i shohim vetë. Nuk kemi fare nevojë të na i tregojë opozita. Ti po, mund të kesh nevojë për të. Edhe dashuri, përderisa i jep 13 milionë euro për një pallat. Nga paratë tona!
Kurse për delirin tënd që më mirë se ju nuk paska, apo nuk duken në horizont: ku të të shfaqen? E sheh mjedisin që ke krijuar përreth? Megallomanë, arrogantë, narçizë, hajdutë me çizme e dashnorë kullash, që shesin sapunin për djathë. Kush të afrohet ty apo politikës në këto kushte? Ti do emisarë lepe-peqe!
Nuk paska të mirë e të aftë Shqipëria? Po ti i përzë. Ti dhe lulja e PD-së. Doni Roshët e Ballinjtë. Nuk ka vend për të rinjtë me sjellje, mend, formim, karakter e integritet ndryshe nga soji juaj.
Ti nuk i do më të mirët. PD jo e jo! Doni sojin tuaj! Doni ata që dalin në llogore të mbushin barkun e popullit me lugën bosh.
E ke popullatën pa punë o më i miri i të mirëve. Ke 30 e ca qytete të vogla të ngordhura. Super-ministri yt nuk ka çuar dot një kompani të vetme në Rrogozhinë, Milot, Pukë, Ksamil, Delvinë, Bilisht, Orikum, Laç, Rubik, Leskovik, Përmet a Këlcyrë. Me se jetojnë njerëzit atje? A ka ndonjë përgjigje ministri yt i rritjes ekonomike?
Qytete me këto përmasa në Serbi p.sh. janë ringjallur, se qeveria ka arritur të tërheqë kompani farmaceutike, prodhim pjesësh këmbimi, ambalazhim, transit, magazinim. Marrin familjarët nga 350 euro rrogë në muaj. Po dy veta 700 euro në muaj për një familje në Rubik janë jetë e dytë, o më i miri që si ti nuk ka!
Lere burgun t’a mirëpresë shpurën tënde të infektuar. Jepi fund mbrojtjes së atyre që janë zhytur deri në fyt. Mos i shkel vetë ti i pari ligjet me Fushën e me kullat. Pusho një herë me ato forma skandaloze betoni, se e bëre syrin e vendin për në psikiatri.
Leri justifikimet e teatrot me Lulin. Ke 6 vjet që as nuk ka mundur, as nuk ka pasur takat të të bëjë gjë. Vetëm pra e ke timonin.
Hap krahun e mos e mbaj më peng Shqipërinë.
Pushoje Ahmetajn nëse nuk sjell dot investime. Pushoje Xhafën nëse nuk pushojnë Toyotat e maunet me banane.
Pushoje Bushatin, nëse nuk arrin të bëjë diplomacinë si homologët.
Pusho dhe vetë, nëse je lodhur e nuk di t’i japësh drejtim.
Nuk zgjedh njeri Lulin jo. Nuk jemi gati për kasollen e ndryshkur të PD-së. Po edhe arrogancën tënde, mbaje për vete, Zotëri!
Vrimën në ujë do e bësh vrimë në rërë kur të futen në burg ata që ti sot mbon dhe kur të ngrihen 1.8 familjarët shqiptarë në mëngjes nga gjumi e të thonë “Po shkojmë në punë”.
Deri atëherë, vrima në ujë e në Facebook, bëj sa të duash, ti dhe komentuesit e tu me IQ 84!
Po Shqipëria do zgjidhje: Ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe punë për familjarët e të rinjtë!
Se na koritët krejt!

Dukatasja Edlira Gjoni mesazh të fortë Edi Ramës – “Zotëri, . . . vetëm pra e ke timonin ” ! Read More »

Lajm i mirë-Riparohet rruga e plazhit Orikum – Pashaliman, gati për pushuesit (Foto)!

Brenda nje periudhe shume te shkurter u be asfaltimi i plote i segmentit rrugor te plazhit Orikum – Postoblloku Pashaliman.

Segmenti rrugor përgjatë vijës së bregut nga Orikumi në Pashaliman po i nënshtrohet ndërhyrjes se shpejte për riparimin e shtresave asfaltike.

Lajmin u be  me dije ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri i cili siguroi gjithashtu se brenda këtij muaji kjo hapësirë do jetë e transformuar në funksion të pushuesve që do zgjedhin Orikumin për pushimet e verës.

Lajm i mirë-Riparohet rruga e plazhit Orikum – Pashaliman, gati për pushuesit (Foto)! Read More »

Oriku përherë një mrekulli ! Ja një tjetër arsye për të vizituar Parkun Arkeologjik të Orikut. Nga Sejmen Gjokoli

Nga Sejmen Gjokoli

“ORIKU”, PËRHERË NJË MREKULLI…

Tani edhe një arësye më shumë për ta vizituar Parkun Arkeologjik të Orikut.
Rruga që të çon në Park nga Orikumi, deri dje e shkatërruar, tani është reabilituar plotësisht dhe sikur të fton drejt Orikut në çdo orë të ditës e në çdo ditë të javës.

Oriku mbetet përherë atraktiv e një mrekulli antikiteti jo vetëm për shkak të historisë e vlerave arkeologjike por edhe pozicionit të rrallë gjeografik.

Vendosur si me dorë në pëqi të Karaborunit, rrethuar nga ujët e Jonit e Lagunës ngritur mbi rrënoja qytetërimi.
Më tutje, përkarshi, historia shqiptare e shekullit të XX, ashtu e heshtur përcjell jehona.

Oriku përherë një mrekulli ! Ja një tjetër arsye për të vizituar Parkun Arkeologjik të Orikut. Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Babai e mbante të lidhur prej tre ditësh, ulërimat e adoleshentit në Berat alarmojnë fqinjët

U desh më shumë se dy orë policisë së Beratit dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar dhe arrestuar 42-vjeçarin Miri Duro, i cili mbante peng prej 3 ditësh djalin e tij 17-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “30 vjetori” në qytetin e Beratit, ku 42-vjeçari i divorcuar, Miri Duro, jetonte së bashku me djalin adoleshent Albert Duro.

Pas divorcit ish-bashkëshortja është larguar në Itali, duke e lënë djalin në kujdestari të të atit.
Mirëpo 42-vjeçari për shkak të problemeve psikike ushtronte dhunë ndaj të birit, dhe prej 3 ditësh e mbante atë të lidhur dhe pa ushqim.

Kanë qenë të bërtiturat e 17-vjeçarit që kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve, të cilët kanë njoftuar policinë.

Pas marrjes së denoncimit, policia me ndihmën e zjarrfikësve ndërhynë në banesë dhe shpëtuan 17-vjeçarin, i cili u dërgua për kontroll në spital dhe ndodhet në gjendje të rënduar psikike.

Por 42-vjeçari Miri Duro sapo pa forcat zjarrfikëse të mbërrinin pranë banesës së tij, hipi në tarracën e shtëpisë duke refuzuar të zbresë, dhe gjatë gjithë kohës kërcënonte dhe godiste me mjete të forta forcat e policisë.

Pas dy orësh në tentativë për t’u arratisur, ai u prangos nga policia.

Babai e mbante të lidhur prej tre ditësh, ulërimat e adoleshentit në Berat alarmojnë fqinjët Read More »

Miu ha 16 mijë euro ! Nisin hetimet

Policia e Indisë njoftoi se një mi ishte futur në një bankomat përmes një vrime në pjesën e pasme dhe kishte filluar t’i hante paratë.

Deri në momentet kur u gjet, miu kishte ngrënë para në vlerë rreth 16 500 euro.

Mugdha Jyoti Mahanta, kapiten i policisë në qytetin Tinsuki, theksoi se kur përgjegjësit e shërbimit teknik kishin vajtur më 11 qershor të rregullonin bankomatin e prishur të Bankës Shtetërore të Indisë, brenda tij gjetën një mi të ngordhur dhe rreth 1,3 milionë rupi (rreth 16 500 euro) të grimcuara.

Miu ishte futur në bankomat përmes një vrime të vogël.

Banka theksoi se kishte kërkuar kryerjen e hetimeve.

Miu ha 16 mijë euro ! Nisin hetimet Read More »

Tragjasasi që u hoq padrejtësisht nga puna nuk ndalet. “Prezanton” ata që e pushuan-Shpresa e fundit Kryeministri!

Qysh ne Shkurt te vitit 2017 Zoti Arben Shytaj nga Tragjasi eshte larguar padrejtesisht nga puna ne te cilen punonte ne AKU. Ai ka ndjekur te gjitha rruget e mundshme ligjore duke bere ankesat e tij deri edhe te Ministri i linjes por nuk ka gjet zgjidhje per padrejtesine qe i eshte bere. Ai shprehet se ka ardhe momenti qe ti drejtohet kryeministrit.

Statusi i i plote i Arben Shytaj :

Besoj se e njihni dhimbjen dhe revolten qe te shkakton padrejtesia: Qysh ne tetor i kam shkruar ministrit te bujqesise, asnjehere nuk me thirri, edhe sot e cdo dite e pres, te ulem para tij dhe eksperteve qe ka.

Por ndoshta jo si ata qe me pushuan, po i prezantoj: shefja ing pyjesh dega mobileri, e cila beri propozimin, pergjegjese kryesore per inputet bujqesore ne shkalle vendi, 4 vjet pune asnjehere diskutuar problematika.

I dyti ish eprori direkt veteriner, prej 4 vitesh pergjegjes sektori i pikave te hyrjes beri kalimin nga shkelje e rende ne shkelje shume te rende, pse i thosha une me do qejfi thoshte ai.

I treti ,kryetari i komisionit te disiplines, mesues fiskulture, drejtor i inspektimit, u be noter i largimit kriminal nga puna,

Tjetri , drejtori i madh fare ing elektrik, nuk me priti asnjehere.

I fundit ministri inginier teknolgjie, i cili i quan spekulim problemet e renda.

Keta edhe sikur te mos kene lidhje interesash, jane komplet te paditur pasi jane jashte profili. Vazhdoj te mendoj se kontrabanda e pestcideve nuk ka mbeshtetje politike.
Shpresa e fundit kryeministri.

Tragjasasi që u hoq padrejtësisht nga puna nuk ndalet. “Prezanton” ata që e pushuan-Shpresa e fundit Kryeministri! Read More »