Mirë që jemi të dorëzuar e tē paaftë në arenën ndërkombëtare, po edhe pazaret i marrim vesh të fundit. Informohemi nga mediat “dashamirëse” fqinje, se tonat flenë gjumë.
Sipas tyre, duhet të shtrojmë tapet për një a dy mijë shqiptarët që e quajnë veten pakicë në Jug, ndërkohë që 400 mijë emigrantët tanë stigmatizohen rregullisht që nga viti 1990.
Sipas paktit që bisedohet, duhet të heqim dorë nga deti , por edhe nga toka, kudo ku ka varre të kujtdo skeleti të vërtetë a të rremë që fqinjët u kanë vënë syrin t’i quajnë greke.
Qershia mbi tortë është shqiptare: Vullnetarisht pranojmë të heqim dorë nga emri Çamëri!!!! Do e fshijmë fare nga këngët, tekstet, bisedat, historitë e të moshuarve.
Siç nuk do ketë më “ofendime” për Perandorinë Osmane që “nuk e ka pushtuar, por ndihmuar Shqipërinë”, do kemi edhe tekste të reja historie ku jo masakra e genocid çam që nuk do përmenden, po as termi Çamëri nuk do gjendet më askund.
Me të shkruar jo e jo, po as në gojë mos guxoni ta zini si fjalë, se mërzitet Greqia. E po u mërzit, përbën provokim diplomatik e incident ndërkombëtar.
Ja që po na shesin edhe identitetin, e jo më ca metra tokë brenda vetes për Teatrin.
Si ta kthejmë Rilindjen në shina, para se t’i nxjerrë themelin edhe Shqipërisë, edhe shqiptarisë?
Solidariteti i Dukatit me fshatin Sebep dhe detarin Haxhi Aliu
Nga Xhelo Petoshati
Fshati Sebep
Emrin e fshatit Sebep e kam dëgjuar qysh i vogël nga gjyshja ime Nxhiko Hasko, kur fliste për ndonjë hasmëri me vëllanë e saj, Isa Haskon. Kur i pyesja se ku binte ky Sebepi, dajua i babait tim Mulla Isai, më thoshte me të qeshur: ‘Matanë detit, ku ha pula gurë.’ Kur unë dola oficer më 1957, më emëruan në Sazan. Gjyshja ime, në atë kohë, ishte gjallë rreth 90 vjeç, më thotë: ‘Djalë për çfarë sebepi të çojnë në Sebep?’ Aty e mora vesh që Sebepi paskësh qenë në Sazan dhe pse kisha dëgjuar shumë biseda për këtë vend, madje edhe nga mësuesi Gaqo Kaporre, me të cilin ishim në një lagje në Thilpat të Dukatit. Kur ne fëmijët bënim ndonjë marrëzi të moshës, ai na qortonte duke na thënë: ‘Djemo, mos i hapni sebepe vetes, se ju, me këto që bëni do përfundoni në Sebep.’ Për fshatin Sebep, kur u ndodha në ishullin e Sazanit, më tregoi dhe nënkoloneli Feti Rugji me detyrë Komandant i ishullit në atë kohë. Ai ishte i mirinformuar për ishullin e Sazanit në përgjithësi dhe të fshatit Sebep në veçanti. Më tha që të mësoja diçka më shumë meqë isha me origjinë nga Dukati, pasi Sebepi kishte pasur shumë lidhje me Dukatin. Furnizimet me ushqimet blegtorale ai fshat i merrte nga Dukati, ndërsa dukatasit merrnin në këmbim kripën dhe mallrat që ata i blinin me anije nëpër tregjet e Europës, madje dhe më gjerë. Ajo, që unë munda të mësoj nga njerëzit e mi të asaj kohe, ishte vetëm një këngë që thotë kështu:
Ky vendbanim përmendet edhe nga kronikani turk Abu Ali Evrenozi, rreth vitit 1658, si dhe në kohën e zotërimit të Pashait të Janinës Ali Pashë Tepelena. Fshati Sebep në ishullin e Sazanit, në vitin 1780 zotëronte rreth 47 shtëpi, si dhe Kishën e Shën Kollit. Banorët e këtij fshati ishin detarë të zotë, ata kishin marrëdhënie tregtare me Brindisin, Venezia-n, Tristen, Dubrovnikun, Spanjën, Francën, Egjiptin, Maltën, Ulqinin, Prevezën, Himarën, Vlorën dhe Durrësin. Flota detare e Sebepit, në vitin 1802 përbëhej nga 34 anije. Për riparimin dhe ndërtimin e tyre, në Gjirin e Shën Kollit ishte ngritur dhe një kantier anijesh. Në fshatin Sebep, në kishën e Shën Kollit, në vitet 1765 – 1792 shërbente prifti Dhimitër Nota, ose siç dëshmohet në kronikat e kohës Papa Dhimitri, i cili kishte kryer shkollën fetare në Spanjë…Familja Nota në fshatin Sebep të Sazanit qysh në shek. XVII kishte pasur miqësi të ngushta me familjen Vlora, si dhe me mjaft të tjerë në Dukat, Kaninë, Vlorë, Fier dhe Berat…’
Pra, qartazi, Dukati renditet i pari, si më i afërt me Sebepin, fshat i cili u shkatërrua nga Ali Pashë Tepelena në vitin 1811 dhe banorët u shpërndanë pas një qëndrese që zgjati prej rreth një vit. Banorët e fshatit Sebep, që prodhonin vetëm kripë nga uji i detit, sepse ishin mjeshtra në këtë drejtim, kishin solidaritet me fshatarët e Dukatit dhe në rast mësymjeje nga piratët e huaj ndihmonin njëri –tjetrin. Kur shërbeja si ushtarak në Sazan shëtisja herë pas here nëpër ishull me komandant Feti Rugjin, por më shumë me komandantin e grupit bregdetar Adem Xhaka, me origjinë nga Tërbaҫi. Me Ademin, në anën e lindjes së ishullit shikonim për së largu, madje dhe me dylbi, malin e Shashicës dhe grykën e Dukatit.
Dukatasit, krahas tregtarëve dhe mjeshtrave të fshatit Sebep, kishin rënë në marrëveshje me detarin e famshëm ulqinakas Haxhi Aliu, i cili me pëlqimin e përbashkët të fshatarëve të Dukatit dhe Sebepit, strehonte anijen ku qëndronte dhe vetë në një shpellë të madhe në zonën e Karaburunit. Ai ishte me origjinë nga Ulqini.
Dr. Bahri Brisku me origjinë nga Ulqini, në librin e tij ‘Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare‘, në pjesën ‘Detarët dhe kusarët shqiptarë” për Haxhi Aliun shkruan kështu: ‘Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mediteran. Legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij. ‘Deti ishte shtëpia ime-thotë Haxhi Aliu. Pragu i kësaj shtëpie është toka. Dallgët e detit i kam jastëk për kokë, ato do t`jenë dhe guri i varrit tim’.
Pra, siç shikohet, Haxhi Aliu, ishte që në atë kohë legjendë e gjallë. Por ai nuk ishte pirat deti i rëndomtë. Ai ishte ushtarak, specialist i detarisë me gradën më të lartë, atë të admiralit që osmanët i thonin ‘vezir.’ Ai ishte i zoti edhe të ndërtonte anije me lëndë druri nga pyjet e Dukatit dhe kishte lidhje me familjen Vlora, e cila e kishte pajtuar për të mbrojtur Gjirin e Dukatit, Kanalin e Otrantos dhe Sebepin nga grabitjet e piratëve të huaj. Ish ushtaraku i lartë i Flotës Luftarake Detare dhe pedagog i Akademisë së Marinës, Seit Jonuzi, në studimin e tij ‘Tradita e detarisë në trevën e Vlorës’ të librit ‘ Konferenca shkencore – Vlora në rrjedhën e kohës faqe 294, na sqaron më mirë për këtë fakt. Ai thotë se: ‘Turqia në Adriatik nuk kishte flotë tjetër, përveç flotës shqiptare (nën flamurin turk), por prestigjin më të madh detarët shqiptarë e rifituan në gjysmën e parë të shek. XVIII.
Kështu për shembull, Haxhi Aliu, me të birin, të dy kapitenë në dy tartane, mbanin nën kontroll ngushticën e Otrantos për të mos lejuar anije të futeshin në Adriatik. Këta strehoheshin në një shpellë të madhe nëpërmjet Kepit të Gjuhëzës dhe Kepit të Gallovecit, në skajin veriperëndimor të Karaburunit. Kjo shpellë edhe sot e kësaj dite quhet Shpella e Haxhi Alisë. Në një përpjekje të rreptë me një ekspeditë angleze, që donte t’i hapte rrugën Anglisë për t’u futur në Adriatik, Haxhiu me gjithë të birin u vranë. Trupat e tyre u nxorën dhe u varrosën në ishullin e Sazanit.” Kjo tregon përkujdesjen dhe mirënjohjen e fshatit Sebep për këtë luftëtar të detit që i pat mbrojtur me vetëmohim. Për veprën e tij heroike nga detarët shqiptarë pas viteve 1950 është ngritur dhe një bust i tij në sheshin e molit të Sazanit. Atë e kam parë vetë kur kam shërbyer atje si ushtarak. Duke kujtuar detarin Haxhi Alia, dua të theksoj faktin se Dukati ka dhënë dhe ka marrë mbrojtje në rast rreziku duke bashkëpunuar me fshatin Sebep, me Haxhi Aliun dhe me familjen Vlora, pinjollët e së cilës në ato kohëra kanë qenë sanxhakbej të Vlorës.
Me fal ti Ba….
Qe tek ty sote.
Nuk derdha dote.
Dy pika lote.
Ne kraharor kam vec nje gure.
Eshte i rende e se mbaj dote.
Me fal ti Ba qe per ty s´qava.
Ti e di qe shume te dua.
Por zemra me eshte bere gure.
Dhe shpirti ska force per ta komanduar.
Fotografia permbi varre dicka kerkon te thote.
Po nusepashken mbi mermer
Ti e dergon nga poshte?
Mos vall ke ndonje lajm per ne?
Valle ENON e ke pare.
Te lutem me petale lulesh.
Ne mermer lajmin ta shkruash.
Sido te jete ai lajme.
I embel a i hidhur.
Te lutem vetem na e thuaj.
Se shpirti na eshte zhuritur.
Me fal o Ba qe ste vi dot.
Tek varri jot me shpeshe.
Por ti e di qe ky maraz
Pak nga pak po me vdese.
I lumtur ike nga kjo bote.
Femijet kishe prane.
Por kjo e shkreta nena jone.
Po vdes te shoh Evlat´ne.
Prandaj mos mbaj meri te lutem.
Tek varri dot ste vi.
Se sdi as vet ne do jem gjalle.
Po nuk solla Enon ne shtepi.
I PAHARRUAR KUJTIMI JOT .TI RRON NE ZEMREN DHE SHPIRTIN TIM.
Edhe pse orikuminews eshte nje portal lokal lajmesh dhe numri i ndjekesve rrjedhimisht eshte jo shume i larte, ajo qe ben diferencen krahasuar me portalet e tjera me te medha jane ndjekesit e orikuminews te cilet kryesisht jane banoret e kesaj krahine!
Ndjekesit e orikuminews dhe banoret e krahines se Dukatit ne teresi jane teper aktiv ne portal duke pelqyer dhe komentuar sipas opinionit te tyre te lire per temat aktuale dhe problemet qe shqetesojne krahinen tone. Kjo gje i ben banoret e krahines tone te vecante ku vihet re angazhimi, pergjegjshmeria, deshira per te ndryshuar gjerat, deshira per te dhene kontribut qofte edhe me nje mendim, opinion sugjerim apo keshille.
Tjeter fakt i rendesishem eshte edhe diferenca ne numer qe ka ndermjet komentuesve meshkuj dhe atyre ferma. Sipas statistikave te faqes zyrtare te orikumines ne facebook, numri i femrave te cilat jane aktive ne kete portal eshte shume here me i larte se numri i ndjekesve meshkuj.
Redaksia e orikuminews falenderon gjithe ndjekesit e saj per mbeshtetjen dhe aktivizimin e tyre ne portalin orikuminews. Ne ndjekim ne menyre te rregullt gjithe angazhimet e miqve te faqes sone dhe patjeter te gjitha keto do te merren ne konsiderate ne vleresimet dhe cmimet qe do jepen nga redaksia jone me rastin e festave te fundvitit.
Ju faleminderit banore te krahines dhe miq te orikuminews !
Asfaltimi i papritur dhe shume i shpejte i pjeses se rruges se plazhit te Orikumit, nga fundi i shetitores deri te postoblloku i bazes se Pashalimanit, ka nxitur shume debat midis banoreve te krahines dhe ndjekesve te portalit orikuminews.
Komente te shumta jane bere nga banoret dhe ndjekesit e portalit orikuminews por edhe ne grupe te ndryshme te zones.
Ja si shprehen disa prej komentuesve per kete ceshtje :
Miranda Jazoj :
Kjo rruge eshte nje tallje fundshpine….avashni kur ta mbarojne nje here..rruga zdo merita se kush u ndie…rruga duhej per te gjith ashtu si shume gjera te tjera qe Orikumit i mungojne e skan per tja dhene..i mungon dinjiteti …sepse qytetaret nuk jane te bashkuar per ta vene politiken ne interesat e veta..gjithsesi pare per kundruall behemi patriot e idealist..po do zoti Salvini i mbledh shqiptaret e i bie kètu e ateher do llafosemi…..e moret vesh faturat e ujit??? U rriten..Ok…po jo vetem per orikumin 330%rritje…me nje Orikum ku mungojne dritat e uji e infrastruktura…ku mushkonja eshte sa tre veta tè bère bashk…Ku çeshtja e tokave te reformes as qe zihet ne goje…ku ska nje jete kulturore ..ku njerzit harrojne hallet e tyrej duke u marre me te botes…hajde punoni e jetoni nè Orikum…e jo per pushime..dite te mbare miqte e mi tè gjithe…une jam pa parti…jam me partin e xhepit tim tè forcave te mia e te shtepis time…e cila nuk bèn para nese ne nuk bèhemi nje e te vème politiken nè sherbim tone
Eh moj e uruar…
Sa shume je perdorur
Ne duart e arta
Gjithnje e pa- lodhur
Qe nga ..carapet
Triko….e prokof( qilim)
Mbetet ne memorie
NUK ju johin sot.
NUK ju njeh koha
NUK ju njeh i riu
POR NUK harrojme neve,
Ngricen…e veriun.(era…)
Ju moj nenat tona
Sa shume kini tjerre
Shtrese e mbulese
Gjithnje per te tjere,
Ne fund te shtepise
Fillin- tirr..e hiq
Rreth- rreth oxhakut
Vatra plot me miq..
Te nesermen pa zbardhur
Ngjiteshit ne RAMJE
Shkarpat permbi shpine
Te palodhura fare.
Fillin e druges
Te tjerre…gjate nates.
E benit- shkule
E ngjyhenit ne frasher.( shkurre ngjyruese).
O artistet Nena
Pa shkolle
Pa diplome
Kini rritur neve
QE nuk ju harrojme.
Kini lene mprapa
Plot ..per NE kujtime
Si ne cdo DERE Dukatase
DHE kjo sixhadja ime
Partia Demokratike ka ironizuar kapjen e 3.4 milionë eurove në Durrës ditën e sotme në seancën e Kuvendit.
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka shkuar në Kuvend me një Toyota Yaris ndërsa ka dalë prej saj me disa canta me euro të imituara.
esditen e të dielës në dy makina “Toyota Yaris” u sekuestruan 3,4 milionë euro, e për Partinë Demokratike deputeti Taulant Balla ka një lidhje direkte me shumën e në fjalë.
Me futjen e çantave me “euro” në Kuvend, Salinji ka ironizuar duke lënë të kuptohet që paratë që kishin hyrë me mjetet “Toyota Yaris” në Shqipëri ishin të destinuara për anëtarë të Parlamentit.
Sot,Keshilli Bashkiak i Vlores ka miratuar rritje drastike te cmimit te ujit duke filluar nga 143% per qytetin e deri ne 313 % per Orikumin.
Askush nuk ka ditur asgje per kete qe do te ndodhte krejt ne fshehtesi nga skuthet e bashkise.
Me sa po duket eshte duke u projektuar ndonje PPP per miqte dhe u duhet lene me nje fature te kripur per qytetarin.
Jam shume kurioz te shoh reagimin e qytetareve duke shpresuar te mos pranojne cdo fature absurde qe u serviret.
Te paguash c’te kerkojne eshte skllaveri e une refuzoj te jetoj ne skllaveri.