Orikuminews

Problemi i ujrave të zeza në Orikum! Ja ç’farë pritet pas takimit me Konsulentet e Bankës Gjermane.(Video) !

Drejtori i Ujesjelles kanalizimeve Dorjan Xhelili zhvilloi kete te Marte ne zyren e tij nje takim me konsulente te Bankes Gjermane per zhvillim dhe perfaqesues te Fondit Shqiptar per Zhvillim.

Ne takim kishte dhe inxhinier dhe specialiste te ujesjelles kanalizimeve . Qellimi i takimit ishte diskutimi per vazhdimin e projektit te trajtimit te ujrave te zeza ne Njesine Administrative Orikum . 

Qe prej vitit 2015 ne Orikum eshte ndertuar Impianti i Trajtimit te ujrave te ndotura por nuk eshte vene ne funskionim. Perfaqesuesit e Bankes Gjermane per Zhvillim u njohen me situaten aktuale duke kerkuar te mesonin nga specialistet e Ndermarrjes se Ujesjelles Kanalizimeve cilat do te jene drejtimet kryesore qe ky investim te vendoset ne funksion te plote, cfare investimesh duhet te kryhen dhe ku duhet te konsistojne nderhyrjet qe investimi i kryer te kthehet ne dobi per komunitetin.

Ata ishin ne vecanti te interesuar per anen teknike te problematikes. Pas takimit ne zyre ata u zhvendosen ne Orikum ku u pa nga afer puna ne terren.

Ky eshte nje investim 15 milion dollare i cili akoma nuk eshte vene ne funksionim duke lene pa zgjidhje problemin e ujrave te zeza dhe te ndotura te cilat ndikojne negativisht te turizmi ne zonen tone.

 

Problemi i ujrave të zeza në Orikum! Ja ç’farë pritet pas takimit me Konsulentet e Bankës Gjermane.(Video) ! Read More »

Nis pastrimi i Gjirit të Vlorës nga minat e Luftës se Dytë Botërore.

Aktivitetet e përditshme të NATO-s, strukturat civile dhe ushtarake dhe programet e investimit për sigurinë,vijojne mobilizimin e tyre ne koherence te plote me autoritetet portuale.

E ankoruar te shtunen ne portin e Vlores anija”Odin Finder”,flamur Italian e cila mberriti nga Brindizi e angazhuar me studimin e fundit te detit dhe kerkimin e minave te luftes se Dyte Boterore ne gjirin e Vlores ne bashkepunim me floten detare ,nisi kete te merkure aksionin e kontrollit te detit, gjetjen dhe me pas shperthimin e kontrolluar te minave ne Gjirin e Vlores.

 

 

Nis pastrimi i Gjirit të Vlorës nga minat e Luftës se Dytë Botërore. Read More »

Nënë moj e shtrenjta nënë – Dedikimi për nënën e ndarë nga jeta nga Mirela Nezha.

Dedikim kushtuar nenes nga Mirela Nezha.

Nene moj e shtrenjta nene
sot 10 vjete qe na ke lene
kete boshllek qe na ke dhene
asnje nuk na i zevendeson moj nene

Ne jemi te deshperuar
babin shume na ke denuar
se jeton ne vetmi
tani qe eshte ne pleqeri

Kam shume per te te thene
se ti ishe e rralle moj nene
ti ishe nje nene e rralle
i vije gjithe botes verdalle

E qeshur ,e papertuar
c’ do njeri per ta ndihmuar
por zoti ta vleresoi
5 femije te dhuroi

Na rrite na edukove
na vjen keq qe s’na gezove
apo ndoshta atje ku je
ti je krenare per femijet qe ke

Sa te jemi dhe te rrojme
me shume mall do te kujtojme
dhe kur prane te te vijme
mbase do te gjejme qetesine !!

Nënë moj e shtrenjta nënë – Dedikimi për nënën e ndarë nga jeta nga Mirela Nezha. Read More »

Vajza nga Tragjasi tregon tmerrin në spitalin Italian.” Isha 8 muajshe shtatzënë…”

Nje vajze me origjine nga Tragjasi e cila aktualisht mban edhe shtetesine Italiane ka treguar ne orikuminews historine e saj ne lidhje me nje rast trajtimi shendetesor ne spitalin italian shteteror ku ajo eshte drejtuar per shkak te disa problemeve me frymemarrjen.

Para tre vitesh Enkelejda tregon se ishte tete muajshe shtatzene dhe bashkeshorti i saj e ka shoqeruar me urgjence ne Pronto Soccorso sepse ndihej shume keq dhe nuk mbushej me fryme.  Ajo tregon se si qante dhe bertiste sepse mushkrite e saj nuk mbusheshin me oksigjen por ajo qe ndodhi i tronditi akoma me shume Enkelejden dhe bashkeshortin e saj. Doktoresha nuk e ka vizituar sepse ishte e lodhur dhe kishte shume paciente.

Pas ankeses qe ka bere bashkeshorti ata jane detyruar te largohen nga spitali pa marre ndihmen mjekesore. Me pas cifti ka telefonuar policine dhe karabinieret me qellimin per te denoncuar kete veprim por pergjigja e tyre ndaj bashkeshortit te Emiljanes ka qene “Nese doni te shpetoni bashkeshorten drejtohuni ne nje spital privat dhe mos humbni kohe ne spitalin shteteror”.

Tregimi i plote i Emiljanes ne orikuminews:

Jam dakort…jetoj prej 20vjetesh ne itali..dhe une e kam konstatuar..para 3 vjetesh isha 8 muajshe shtatzane dhe burri me coi urgjent ne pronto soccorso sepse isha sh keq dhe sngopesha me fryme..qaja dhe ulerija sepse mushkrite e mija sngopeshin me oksigjen…Jam nenshtatase italjane…a é dine se cfare me beri doktoresha ????nuk me vizitoj se ishte e lodhur dhe kishte sh njerez kur burri u ankua italjan na nxorren nga pronto soccorso…u thame qe do merrnim polizine ne telef qeshi dhe na dha edhe nr qe ta merrnim…si perfundim i morrem ne telefon polici e karabinier dhe asnje nuk na erdhi…shkuam ne komanden e karabiniereve ti denonconim…qeshen dhe na thane se cdo gje ishte e kot…mos humbni kohe kot me denoncime Po shkoni te privati e shpetoni gruan

Vajza nga Tragjasi tregon tmerrin në spitalin Italian.” Isha 8 muajshe shtatzënë…” Read More »

Pse mendon moj Hallë? – Nga Zhaneta Braho. (Poetët e krahinës)

Nga Zhaneta Braho

Pse mendon moj Halle?
Po’ shkojme kete radhe,
Per here te pare
Nuk e gjen vellane
Nuk na pret ne shkalle
As …Vishua.matane!!
Eja Halle e vetme.
Te hyjme ne ode brenda
Radhitur …bijat
Kane ardhur te tera.
Ta kujtosh Aliun
Dhe datat e tjera
Maj….2002
Matane u mbyll dera!!
Te kujtojme te tretin,
Bej Hasan Mehille
Qe deshmor i pare
Ra per Lirine,
Ne daten 5 Maj
i kujton vendi yne!

Pse mendon moj Hallë? – Nga Zhaneta Braho. (Poetët e krahinës) Read More »

Paralajmërim për Banorët e Dukatit që banojnë te Rrëza e Kanalit dhe në lagjen Maruk !

Nje paralajmerim ka ardhur nga nje banor i krahines nepermjet nje statusi ne facebookun e tij. Paralajmerimi ben fjale per banoret e Lagjes Maruk dhe Rreza e kanalit. Sipas tij ne keto lagje qarkullojne njerez te dyshimte dhe te rrezikshem prej te cileve duhet patur kujdes.

Paralajmerimi i plote :

Mirmengjes banor te lagjes maruk dhe rreza e e kanalit.
Ju bej me dije se ne kete zon qarkullojn miete dhe persona te pa njojtur te pa deshirueshem dhe te rrezikshem.
Mos ju jepni afrimitet mos bini pre e mashtrimeve ne ne kete zon jan viedhur materiale me vler si rrieta teli kablla pompa etj.
Mos neglixhoni shkembeni telefonat me njeri tieterin.
Mos i lejoni te futen ne shtepi por as ne tritoret e pronave qendroni bashk dhe vigjelent mos neglixhoni.

Paralajmërim për Banorët e Dukatit që banojnë te Rrëza e Kanalit dhe në lagjen Maruk ! Read More »

Shpërthen banori i Tragjasit në Orikuminews-“Brenda Tragjasit thyen kokën, kalohet vetëm me tanks”.

Orikuminews eshte kthyer jo vetem ne nje prej portaleve me te ndjekura nga banoret e krahines por eshte bere gjithashtu edhe “Dritarja” ku dhjetera banore te krahines e me gjere diskutojne, shkembejne mendime me njeri tjetrin, japin ide opinione dhe sugjerime.

Ne nje prej artikujve te dites se sotme disa prej banoreve kane reaguar per shtrimin e rrugeve brenda fshatit Tragjas te cilat jane lene pas dore nga pushteti lokal.

Njeri prej tyre shprehet i indinjuar duke thene se “Eshte anakronike te flasesh per shtrime rrugesh ,po ske c’ben jemi para fakteve te pa kundertueshme !Brenda fshatit Tragjas mund te thyesh koken ,mund te kalohet vetem me tanks ,ose diagac !”

“Te na rroje partia xha Ramen popull shqiptare nuk ka respekt per vete kure vijne per fushat mblidhen si dele tek rrepet e izvorit si mumjet e egjiptit dhe e hane sapunin per djath mire tju behet” – ja kthen nje tjeter komentues.

Shpërthen banori i Tragjasit në Orikuminews-“Brenda Tragjasit thyen kokën, kalohet vetëm me tanks”. Read More »

Sevasteri shtron rrugën për në Teqe dhe në toka, Orikumi akoma pa shtruar rrugën e plazhit !

Kryetari i Bashkisë Z.Përparim Shametaj inspekton punimet e rrugës së Teqesë në fshatin Golimbas,Njësia Administrative Sevaster.
Tjetër investim i Bashkisë Selenicë nga të ardhurat e veta,ndërtimi i rrugës së Teqesë në Golimbas,rrugë me gjatësi 400 m gjatësi lineare dhe 3 m gjerësi.
Ky projekt përmban shtresë çakëll,beton dhe zgarë hekuri,vlera e të cilit shkon 5 milion lekë.
Ky investim do të bëjë të lehtë komunikimin e banorëve me pronat e tyre dhe Teqenë.
Gjithashtu kjo rrugë u shërben banorëve të lagjes “Canaliaj” për të shkuar tek tokat e tyre bujqësore.
Të tjera investime do të vazhdojnë nën kujdesin dhe inspektimin e vetë kryetarit të Bashkisë z.Përparim Shametaj edhe në fshatrat e tjera të kësaj Bashkie.

Nderkohe qe ne Njesine Administrative Orikum ende nuk eshte bere investim per shtrimin e rruges vijes bregdetare e cila ndihmon ne terheqjen e turisteve dhe zhvillimin e turizmit.

Sevasteri shtron rrugën për në Teqe dhe në toka, Orikumi akoma pa shtruar rrugën e plazhit ! Read More »