Orikuminews

Shpërthen Lirim Nezha, liston gjithë problemet e Orikumit dhe premtimet e pambajtuara te Dritan Lelit!

Lirim Nezha eshte Kryetari i Grupseksionit te Partise Demokratike Orikum. Ai thote se Orikumi eshte lene jashte vemendjes se Bashkise Vlore aq sa nuk perben me terheqje per turistet.

Kerkesat e tij lidhur me situaten e inftrastruktures,  ujit te pijshem, kanalizimeve dhe me gjere i beri gjithashtu me dije edhe gjate mbledhjes se fundit te Keshillit Bashkiak ku edhe ju be premtimi se shume shpejt do te realizohej nje takim me drejtuesit e Bashkise dhe disa banoreve te Orikumit qe me pas ketyre problemeve tu jepej zgjidhje.

Por ai thote se kjo nuk ka ndodhur ende ndersa kerkon qe Orikumit ti kushtohet vemendja e duhur sa ende nuk eshte vone.

Intervista Lirim K Nezha:

“Te njeten gje u perpoqem te benim ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak  disa dite me pare ku u perpoqem te evidentonim problemet dhe te sensibilizonim Keshillin Bashkiak per ti futur ato ne rendin e dites dhe per ti diskutuar. jane probleme qe rrjedhin nga neglizhenca totale qe vjen pas marrjes se pushtetit nga Partia Socialiste dhe Dritan leli.

Orikumi eshte lene puthuajse totalisht pas dore dhe eshte shnderruar nga nje qytet i mirefillte ne nje fshat ku te gjitha investimet e bera ne kohen e Partise Demokratike jane braktisur dhe po kthehen pothuaj ne indentitet,

Ne ne ate mbledhje te keshillit Bashkiak u perpoqem te thonim keto gjera, donim qe te kishim perballe kryetarin e Bashkise, ai e shmangu kete perballje pa arsyetim sigurisht. na u premtua qe do te na priste ne nje takim nje perfaqesi tonen qytetare dhe ka puthuaj dy jave dhe nuk na eshte mundesuar ky takim.

Me duhet te them se turizimi elitar, ai turizmi per te cilin ne po punojme te gjithe per Bashkine e Vlores nis matane Tunelit.Qe nga tuneli dhe deri ne Qafe te llogorase eshte pikerisht ajo qe mbulohet ne pjesen me te madhe nga NJ.A Orikum. Ne tre vitet qe ne kemi kaluar ne juridiskionin e Bashkise Vlore ne Orikum nuk eshte bere asnje investim. Ne jemi ndoshta taksapaguesit me te medhenj te Bashkise Vlore. Buxheti i Bashkise Orikum ka qen diku te 1 miliarde leke nderkohe qe sot na kthehen ne forme investimi vetem 8 milione leke per Klubin e Futbollit Oriku.

Do te thote qe nuk eshte bere asgje tjeter. Problemi themelor per te cilim duhet te flasim,pasi jane disa probleme, Orikumi me sakte nuk ka disa probleme por eshte i gjithi nje problem

Problemi i ujrave te ndotura eshte thelbesor. Eshte bere nje investim 11.5 milione leke nga banka Islamike i cili ka tre vjet qe ka perfunduar. Eshte nje impiant modern i perpunimit te ujrave te zeza i cili nuk po vihet ne pune pikerisht sepse nuk po behet asgje ne keto tre vite qe rrjeti i brendsshem te beje te mundur qe te grumbulloje keto mbetje per ti perpunuar qe te mos derdhen ne det dhe te mos ndotin.

Njekohesisht me impiantin eshte punuar edhe per ujesjellesin, qe do te thote eshte investuar nga i njetin investitor, eshte investuar per sistemin e ri te pompimit, per rezervuaret e medhenj megjithate Orikumi nuk ka uje. Do te thote jo se nuk ka uje fare por ka dy ore uje ne dite dhe turizmi nuk mund te behet me dy ore uje ne dite, nuk mund te behet me boliere dhe me pompa.

Pervec kesaj ne perballemi me probleme drastike te mungeses se energjise elektrike. Zona jone eshte nja gangrene ne kete pike. Ne jemi perballur me mungesa disa oreshe dhe deri disa diteshe te mungeses se energjise, edhe vete Orikumi pa harruar Dukati, Llogoraja, Radhima, Tragjasi si fshatra ngelen edhe shume me gjate pa drita.

Infrastruktura eshte shume e amortizuar. Orikumi eshte nje qytet pa ndricim. Ka nje shetitore qe eshte bere ne kohen e Partise Demokratike, nje pjese per hir te se vertetes eshte bere ne qeverisjen e partise Socialiste ne periudhen e fundit kur ne ishim Bashki dhe u be shume pune me ndricim me te gjitha. Tani nuk funksionon asgje. Te gjithe pocat jane te thyer. Eshte totalisht e braktisur.

Si pjese e te njejtit investim u ndertua dhe ujesjellesi dhe ngelet si detyrim i ujesjellesit qe vetem pajisja me matesa dhe nderpreja e lidhjeve te paligjshme mund te siguroje furnizim 245 ore me uje.

Nje shqetesim tjeter i banoreve te Radhimes, atyre qe kane hotele dhe restorante eshte qe u kalon tubi me uje prane lokaleve dhe uje nuk kane. Rruga e bregdetit te Orikumit qe te con te Postoblloku e me pas duhet te aksesosh Orikun e vjeter eshte pothuaj se jashte pune dhe vec kesaj eshte edhe nje rruge tjeter e premtuar nga Kryetari i Bashkise e premtuar ne cdo vit ne cdo buxhet, esht edhe Kisha 300 vjecare e marmiroit.

Dukati i vjeter ka patur probleme shume te mprehta gjate veres se kaluar me ujin e pijshem. Nuk eshte bere asgje qe kete vit mos te perballen me te njejta probleme qytetaret. Nderkohe qe ka dhe nje monument shume te rendesishem aty qe  ne bashkepunim institutin e Monumenteve duhet restauruar jane Kullat e Dervish Aliut”

Shpërthen Lirim Nezha, liston gjithë problemet e Orikumit dhe premtimet e pambajtuara te Dritan Lelit! Read More »

Nesër në Orikum protestë paqësore te Ura e Izvorit. Detajet e protestës…!

Diten e Diele ne date 13 Maj 2018 ne oren 10:00 ne Orikum do te organizohet nje proteste paqesore tek Ura e Izvorit me objekt mungesen e dritave, mungesen e ujit dhe te infrastruktures ne prag te sezonit turistik.

Sipas informacioneve te mbledhura nga orikuminews protesta organizohet nga banoret e krahines te mbeshtetur nga Partia Demokratike Dega Orikum dhe opozita.

 

Nesër në Orikum protestë paqësore te Ura e Izvorit. Detajet e protestës…! Read More »

Lirim Nezha :Tentova të ngrija zërin për problemet e zonës por ajo qe më habiti nuk ishte aspak indiferenca e panelit por …!

Nga Lirim K Nezha :

ME MIRE HESHTNI KUR NUK KINI GJE PER TE THENE !

Para pak nisi i lajmeruar dhe perfundoi ne menyre te befte nje takim i Ministrit te Energjitikes Gjikenuri,Kryetarit te Bashkise Leli, Prefektit te Vlores Mamaj dhe shume zyrtare te tjere, nje hordhi e tere qe kishin ardhur gjasme te jepnin llogari perpara popullit.

Sigurisht qe nuk ishim njoftuar per kete sepse per ta do te ishin te mjaftueshem militantet e PS-se dhe punonjesit e administrates.Per ta ata jane populli te cileve mund t’u flasesh sa te kesh qejf dhe askush te mos te te kundershtoje.Vetem me nje auditor te tille mund te behet nja takim “llogaridhenieje” ku nuk mund te thuash asgje qe ke bere,por mund te brockullisesh sa te duash per ato qe do te besh ne te ardhmen.Shkurt,ai takim nuk ishte aspak llogaridhenes,por nje nisje e fushates se ardhshme elektorale.

Pra as ministri e aq me pak kryetari i bashkise nuk kishin cfare pune te bere te prezantonin ne kete zone te braktisur,pa drita,pa uje,pa infrastrukture,pa ndricim rrugor.

Tentova disa here te merrja mikrofonin per te thene te gjitha keto,por regjia ishte e mire studiuar,si ne te gjitha takimet propogandistike te tyre.Fjalen e moren vetem disa qe kishin pak ose aspak per te thene sepse ishin thjesht fasade e gjoja bashkebisedimit.

E ngrita zerin,fola edhe pa mikrofon,por ajo qe me habiti nuk ishte aspak indiferenca e panelit,ate e prisja,por reagimi agresiv i auditorit kunder fjaleve te mia. Duhej te heshtja dhe te behesha pjese e maskarades?!
U prisha skenarin dhe regjine!

Lirim Nezha :Tentova të ngrija zërin për problemet e zonës por ajo qe më habiti nuk ishte aspak indiferenca e panelit por …! Read More »

Revoltohen banorët e Orikumit – “Kryqëzojnë” Dritan Lelin dhe Damian Gjiknurin!

Banorët e Orikumit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj ministrit Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut Dritan Leli ne nje takim te organizuar per llogaridhenien qytetare. Banoret kane shperthyer duke ngrit zerin per padrejtesite qe po i behen krahines tone e cila eshte lene ne harrese dhe pa investime vitet e fundit. 

Ata kanë shprehur gjithashtu pakënaqësitë në lidhje me mungesën infrastrukturës në vigjilje të sezonit turistik.

Kjo video amatore eshte publikuar edhe ne faqen e ish kryeministrit Sali Berisha i cili shprehet :

Hajdutëve me pushtet nuk do kush t’u shohë surratin!-

Ja çfarë i bëjnë qytetarët e Orikumit në ndëgjesë famozit Damjan Gjiknuri dhe Dritzi Lelit.

Nderim për qytetaret e Orikumit për qëndrimin e tyre të guximshëm e dinjitoz!”, shkruan Berisha.

Revoltohen banorët e Orikumit – “Kryqëzojnë” Dritan Lelin dhe Damian Gjiknurin! Read More »

Te Dielën në 13 Maj Orikumi do mbushet plot! Luhet ndeshja e vitit !

Futemi ne javen e fundit te kampionatit ne Kategorine e Dyte duke bere nje analize te saj. Si rralle here ky kampionat ka gare deri ne javen e fundit.
Ne Elbasan , ekipi vendas pret Maliqin pa objektiva dhe mjafton qe Elbasani te marre nje barazim dhe siguron vendin e pare. Nuk besojme se Elbasani do gaboje ne kete ndeshje sepse si gjithmone ka mbeshtetjen e te gjitheve.
Ne Orikum , Oriku dhe Albpetroli luajne sezonin me njera tjetren. Barazimi i buzeqesh Orikut qe siguron vendin e dyte ndersa Patosit i duhet vetem fitorja qe te shpetoje gjithe sezonin dhe investimet qe ka bere lart e poshte, te shpetoje gjithe ato penallti te mara ne pothuajse cdo ndeshje. Pritet nje ndeshje e bukur dhe e luftuar, te shpresojme qe mos ndikohet nga faktore te jashtem...
Persa i perket fundit te tabeles , mjafton nje fitore e Gramozit kunder Permetit dhe gjithcka zgjidhet duke bere qe Domozdova e 1001 halleve me mister Kariqin te renditet e fundit dhe te bjere nga katg.
Nje super duel pritet edhe ne Delvine aty ku trajneri-lojtar kerkon me patjeter te shpallet golshenuesi me i mire i sezonit. PRiten te pakten 4 gola nga ana e tij, megjithese FSHF kete titull keshtu sic shkoi duhet ta anulloje fare.
Nje ndeshje interesante luhet ne Kelcyre aty ku Saranda dhe vendasit kane ” inate” te vjetra. Pritet nje fitore e Kelcyres.
Domozdova luan me syte nga Erseka,duke shpresuar ne nje rezultat pozitiv te Permetit per ti shpetuar renies por ka pak gjasa qe kjo te ndodhe.

Kategoria e Dyte

Rezultatet e Javes 25
Butrinti.6-0 Domosdova
Alpetroli.2-0 Këlcyra
Maliqi 2-3 Gramozi
Memaliaj 0-1Elbasani
Skrapari 7-5 Delvina
Tepelena 2-1 Devolli
Përmeti 1-3 ORIKU

Renditja aktuale :

RENDITJA Pas jave 25të
1)ELBASANI 65Pike
Klub Futboll Oriku 63Pikë
3)Alpetroli 62
4)Devolli 38
5)Delvina35
6)Butrinti 35
7)Maliqi 34
8)Këlcya 29
9)Skrapari 29
10)Tepelena 28
11)Memaliaj 25
Përmeti 24
Gramozi 21
Domosdova 19

Java 26 (Java e Fundit)

13 Maj ora 17:00

ORIKU -ALPETROLI
Devolli-Memaliaj
Elbasani -Maliqi
Gramozi-Permeti
Kelcyra -Butrinti
Domosdova-Skrapari
Delvina- Tepelena

Te Dielën në 13 Maj Orikumi do mbushet plot! Luhet ndeshja e vitit ! Read More »

Banori i Tragjasit komenton në orikuminews: “Ka qenë një budallallek mos planifikimi i…”

Mos venia ne ne funksion e impiantit te ujrave te zeza per Njesine Administrative Orikum eshte bere nje nga temat me te diskutuara se fundmi. Per kete projekt jane shpenzuar mbi 15 milione dollare por ky investim akoma nuk eshte vene ne funksion.

Ja komenti i nje banori te fshatit Tragjas ne orikuminews per kete problem : 

Ky projekt e ka fillimin vite me pare, eshte shembulli me I keq sesi zvarriten projektet te bera keq qe ne fillim, te zbatuara keq, afera korruptive te bera para 2013. Qeveria aktuale Po Ben perpjekje per te korigjuar dicka, ne dijenine time duhen edhe 10 milion € qe te perfndoje. Mos planifikimi I kanalizimeve te ujrave te zeta te tragjasit ka qene nje budallallek, si mund te marresh uje te pishem per zonen pa mbrojtur nga ndotja? Per kete ne I jemi drejtuar qeverise me nje letter e shpresojme te merret ne konsiderate.

Banori i Tragjasit komenton në orikuminews: “Ka qenë një budallallek mos planifikimi i…” Read More »

Lajmërim për banorët e Orikumit dhe fshatrave Dukat Tragjas Radhimë !

Ky lajmerim vjen nga Futboll Klub Oriku.

LAJMERIM:

Diten e diel, date 13/05/2018, ora 17:00, ne stadiumin e Orikut, luhet ndeshja Oriku – Albpetroli, ndeshje e fundit ne kalendarin e Kategorise se Dyte, per kete sezon futbollistik.
Duke qene nje ndeshje e nje rendesie te vecante, nje hap larg Play-Off, ftojme te gjithe sportdashesit dhe tifozet e skuadres sone te vijne e te mbeshtesin cunat e Orikut, qe i gjithe stadiumi te jete lojtari i 12-te.
SUKSESE CUNA !!!

Futboll Klub Ortiku

Lajmërim për banorët e Orikumit dhe fshatrave Dukat Tragjas Radhimë ! Read More »

Banoret ferma të krahinës së Dukatit sfidojne meshkujt, më aktivet në portalin orikuminews .

Rreth njje vit e gjysem nga krijimi i portalit orikuminews, numri i ndjekesve te ketij portali lajmesh lokal dhe i banoreve te krahines qe informohen nga ky portal eshte ne rritje me ritme te paparashikuara. Jo vetem pjesa derrrmuese e banoreve te krahines brenda dhe jashte Shqiperise por edhe shume banore te fshatrave te Vlores dhe vete qytetit te Vlores e ndjekin rregullish portalin orikuminews duke shfletuar informacionet e publikuara ne kohe reale.

Se fundmi ky portal eshte bere shume dinamik per faktin se ndjekesit dhe lexuesit e tij, ku shumica e tyre jane banore te Orikumit dhe fshatrave Dukat, Tragjas e Radhime, jane shume aktiv me komentet, opinionet, diskutimet dhe sugjerimet e tyre. 

Por e vecanta eshte se sipas statistikave te faqes, numri i femrave qe komentojne ne artikujt e portalit orikuminews eshte me i madh se numri i ndjekesve meshkujt. Shume banore te krahines dhe ndjekese te rregullta te orikuminews jane aktive ne kete portal dhe japin lirshem mendimin e tyre per temat e aktualitetit dhe problemet e trajtuara te cilat kryesisht kane lidhje me Njesine Administrative Orikum.

Nese ben nje krahasim me portalet e tjera ky eshte nje fakt shume interesant i cili ka nje domethenie te madhe. Banoret femra te kesaj krahine kane demostuar qysh heret qe jane te emancipuara. Ato jane te vetedijshme se kane rolin e gjithanshëm të tyre në jetën sociale, publike e familjare dhe shoqerore. Ato e dine se fjala e tyre ka peshen e saj ne zgjidhjen e problemeve me te cilat zona jone perballet sot ndaj dhe aktivizimi i tyre me komente, opinione, mendime, sugjerime dhe ide eshte ne rritje.

Orikuminews falenderon gjithe ndjekesit dhe i inkurajon te bashkepunojne per ngritjen e zerit percjelljen e cdo informacioni dhe zgjidhjen e problemeve qe shqetesojne zonen tone.

Banoret ferma të krahinës së Dukatit sfidojne meshkujt, më aktivet në portalin orikuminews . Read More »