Orikuminews

Ja si nisi dita në shkollën 9-vjeçare Dukat Fshat me rastin e Ditës Botërore të aktivitetit fizik! I pranishëm këngetari Fatosh Likoj!

10 Maji, Dita Botërore e aktivitetit fizik “Bëhu aktiv-Mbro shëndetin tënd” nisi me informimin e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare Dukat Fshat.

10 Maj  -Kjo ditё njihet si dita me moton “ Bёhu Aktiv – Mbro Shёndetin tёnd”.

Dita e Botërore e Promovimit tё Aktivitetit Fizik i referohet aktivitetit fizik tё moderuar deri nё intensiv tё çfarёdo lloji, qё çdo njeri mund ta realizojё kudo me qёllim pёrmirёsimin e shёndetit.

Sic e shihni ne foto ne kete aktivitet ka qene i pranishem edhe kengetari i mirenjohur i kenges polifonike Fatosh Likoj.

 

Një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë në mbarë botën është aktiviteti fizik i pamjaftueshëm.  Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm shton rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet jo të transmetueshme siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti. Po ashtu aktiviteti fizik kontribuon në parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme.

Globalisht, 1 në 4 të rritur nuk është aktiv sa duhet.

Më shumë se 80% e adoleshentëve në botë nuk janë fizikisht aktivë sa duhet.

Shtetet anëtare të OBSH-së kanë rënë dakord të zvogëlojnë aktivitetin fizik të pamjaftueshëm me 10% deri në vitin 2025.

Sipas OBSH-së, aktivitet fizik quhet çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt që kërkon shpenzime të energjisë, përfshirë këtu aktivitetet e ndërmarra gjatë punës, lojës, kryerjes së punëve shtëpiake, udhëtimit dhe angazhimit në aktivitete krijuese.

ipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) fëmijët dhe adoleshentët e moshës 5 – 17 vjeç duhet të kryejnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik të moderuar në intensiv në ditë, të përfshihen në aktivitete që forcojnë muskujt dhe kockat, të paktën 3 herë në javë, të rriturit e moshës 18 -64 vjeç duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës. Ndërsa të rriturit e moshës 65 vjeç e lart duhet të kryejnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës.

Për të patur më shumë përfitime në shëndet, të moshuarit duhet të rrisin aktivitetin fizik me intensitet të moderuar në 300 minuta në javë.

Të moshuarit me lëvizshmëri të ulët duhet të kryejnë aktivitet fizik 3 ose më shumë ditë të javës për të rritur ekuilibrin dhe për të parandaluar rrëzimet.

Intensiteti i formave të ndryshme të aktivitetit fizik ndryshon në varësi të njerëzve. Për të qenë i dobishëm për shëndetin, të gjitha aktivitetet duhet të kryhen në periudha kohore të paktën prej10 minutash.

Aktiviteti fizik i rregullt përmirëson gjendjen e muskujve dhe frymëmarrjen, përmirëson dhe forcon eshtrat, zvogëlon rrezikun e hipertensionit, të sëmundjeve koronare të zemrës, diabetin, disa lloje kanceri (duke përfshirë kancerin e gjirit dhe kancerin e zorrës së trashë) dhe depresionin.

Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë globale. /e.malaj/ /a.g/

Ja si nisi dita në shkollën 9-vjeçare Dukat Fshat me rastin e Ditës Botërore të aktivitetit fizik! I pranishëm këngetari Fatosh Likoj! Read More »

Super-projekti i rrugës Orikum-Himarë. Publikohet video-projekti 3D !

Video projekti i rruges dhe tunelit Orikum – Himare :

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka prezantuar projektin për ndërtimin e rurgës Orikum-Himarë. Siç mund ta shihni dhe në video, është një super-projekt për këtë rrugë mjaft të rëndësishme, që lidh një sërë zonash në jug. Gjithashtu, ministri Gjiknuri foli dhe për Aeroportin e Vlorës, duke premtuar se brenda disa muajsh do të nisë ndërtimi i këtij aeroporti.

Gjiknuri i bëri këto deklarata gjatë turit për llogaridhënien publike të qeverisë në Bashkinë Vlorë, ku zhvilloi dëgjesa publike së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi.

Gjatë takimit me qytetarë në Teatrin Petro Marko, ministri Gjiknuri u ndal te projektet në infrastrukturë, ndërsa prezantoi edhe planin për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Himarë si pjesë e paketës “1 miliard për rindërtim”.

“Vlora ka perspektivë zhvillimi nëse ka investime të këtij karakteri që unë po ju them. Ne jemi duke punuar për ti dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, bashkia ka sjellë një projekt për trajtimin e ujërave të zeza. Shumë shpejt do të lidhet kontrata për lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorës dhe do pasohet me kontratën e tretë për të lidhur Selenicën me pjesën Levan-Tepelenë por dhe Qeparoin me pjesën e Kuçit”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh optimist që këtë sezon turistik Vlora do të mirëpresë më shumë vizitorë.

“Ajo që kemi bërë gjatë gjithë këtyre kohëve është përgatitja për sezonin turistik. Janë disa arritje në këtë fushë dhe pot ë krahasohet me numrin e turistëve gjithnjë e më tepër shtohet numri. Sot në darkë mbërrin charteri i parë nga Finlanda. Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Duhet që këtë vit sezoni turistik të jetë i mirëmenaxhuar”, nënvizoi Klosi.

Ndërkaq, në takimin me banorë të Novoselës, ministri Gjiknuri foli edhe për aeroportin e Vlorës si një vepër e cila do të nxisë ekonominë dhe punësimin në zonë.

“Po avancojmë edhe me Aeroportin e Vlorës që siç ju e dini do të ndërtohet në Akërni. Shpresoj që për disa muaj ne ta përfundojmë edhe kontratën dhe pastaj ne të fillojmë procesin e lejeve dhe ndërtimin e aeroportit. Ky investim do të sjellë shumë zhvillim dhe jo vetëm punësim për njerëzit këtu pasi do të ketë shumë shërbime. Do të ketë edhe një rrugë të re që të ketë një lidhje më të mirë të aeroportit me autostradën”, u shpreh Gjiknuri.

Në Njësinë Administrative të Orikumit, Gjiknuri ju përgjigj interesimit të qytetarëve për çështjet që kishin të bënin me investimet në energjetike dhe në infrastrukturë.

“Mbaruam linjën 110 kilovolt, mbaruam dhe nënstacionin. Po shikojmë për disa fonde edhe nga OSHEE që brenda një viti ky problem të zgjidhet për gjithë zonën tuaj. Siç zgjidhëm atë të madhen ku janë 3 milion euro të investuara, po bëjmë edhe një projekt për pjesën e Shëtitores, pra pjesa e Radhimës përfshirë dhe rrugën e re drejt Llogarasë”, theksoi Gjiknuri.

Super-projekti i rrugës Orikum-Himarë. Publikohet video-projekti 3D ! Read More »

Deklaratë bombë nga Kryetari i Shoqatës “Tragjasi” për protestën e së Dielës-Dukati dhe Tragjasi ka shumë burra të mencur, largoni…

I pyetur nga orikuminews ne lidhje me qendrimin qe ka Shoqata Atdhetare Kulturore Tragjasi per protesten qe do te zhvillohet neser ne date 13 Maj 2018 e organizuar nga banoret e krahines dhe e mbeshtetur nga Partia Demokratike Orikum dhe opozita, Kryetari i Shoqates “Tragjasi” Zoti Zace Sejdi ka konfirmuar se “Shoqata Kulturore Atdhetare Tragjasi eshte nje shoqate jo politike . Ajo mbeshtet cdo protest qe behet per rritjen e mireqenejes dhe te ekonomise te popullit por distancohet nga cdo protest qe behet per karriget partive politike”.

Me tej ne nje koment ne orikuminews ai i ka ashpersuar qendrimin duke theksuar se ” Tragjasi dhe Dukati ka shume burra dhe gra te zgjuar te ditur,te formuar qe japin mendje botes dhe nuk kane mbetur te udhehiqet nga ai qe thote 7.7 jane 42 largoni militantet dhe protesta do kete besushmeri”.

 

Deklaratë bombë nga Kryetari i Shoqatës “Tragjasi” për protestën e së Dielës-Dukati dhe Tragjasi ka shumë burra të mencur, largoni… Read More »

Drjetoresha e Q.SH Orikum mbush moshën e pensionit. Dr Enrik Haxhiraj emërohet drejtori i ri i Qendrës.

Sot ne Qendren Shendetesore Orikum eshte zhvilluar nje mbledhje me drejtorin e D.Sh.P Zotin Myzafer Islamaj dhe personelin mjekesor te kesaj Qendre Shendetesore.

Midis te tjerash qellimi i kesaj mbledhje ka qene edhe prezantimi ie Doktor Enrik Haxhiraj si drejtor i Qendres Shendetesore Orikum.

Kjo eshte vetem nje levizje e brendshme midis mjekeve meqenese doktoresha e cila ka qene deri tani ne detyre ka mbushur moshen e pensionit. Por pamvaresisht kesaj ajo si nje doktoreshe e respektuar dhe me shume eksperience do vazhdoje te jape kontributin e saj si mjeke ne Qendren Shendetesore Orikum.

Pune te mbare dhe shume suksese ne detyren e tij te re Doktor Enrikut.

Drjetoresha e Q.SH Orikum mbush moshën e pensionit. Dr Enrik Haxhiraj emërohet drejtori i ri i Qendrës. Read More »

Flet Edviol Kulluri-Jam Pro protestës në Orikum por shoqata “Dukati” është “shoqatëfasada AntiDukati ! PD është partifasada Pseudodemokratike!

Opinion nga Ediviol Kulluri ne lidhje me protesten e do zhvillohet neser ne date 13 Maj 2018 ne Uren e Izvorit ne Orikum:

Nga Edviol Kulluri:

Se pari Partifasada Pseudodemokratike nuk ka surrat e moral per te protestuar kunder dickaje te cilen e ben vete rregullisht sa here qe eshte ne pushtet. Sepse edhe gomari e di qe anetaret e kesaj partifasade protestojne jo se u intereson Krahina, por sepse duan te grumbullojne kapital politik per te ndenjurat e tyre para partise dhe per partine e tyre para popullit. Nuk kane qellime te sinqerta pro krahinore ndaj te rrine urte e te mos na cajne derrasat duke bere sikur ju eshte keputur shpirti per Krahinen se na kane bere gjyqin kur ne zgjodhem Krahinen para partise.

Se dyti nuk flas dot per Tragjasin se nuk kam informacion te mjaftueshem, por e ashtuquajtura shoqata “Dukati” eshte ne fakt shoqatëfasada AntiDukati dhe eshte ne sherbim te Klikes ndaj nuk ka sy e surrat te beje asnje proteste vec protestave qe i sherbejne per tu bere vegel e Klikes 27 vjecare.

Se treti protesta eshte shume me vend dhe cdo bashkekrahinor duhet te dale e te protestoje per te drejtat e tij dhe te Krahines jo vetem sot por gjithmone, duke perfshire ketu edhe mbeshtetesit e partise ne pushtet, sepse duhet kuptuar qe partite duhet te jene ne sherbim te individit dhe te shoqerise e kur ato nuk e kryejne funksionin e tyre, protesta kunder tyre duhet te vije si fillim nga vete perkrahesit e asaj partie e me pas nga i gjithe komuniteti. Boll më me servilizëm pro partisë vetëm per te ruajtur ca interesa mikroegoiste personale.

Flet Edviol Kulluri-Jam Pro protestës në Orikum por shoqata “Dukati” është “shoqatëfasada AntiDukati ! PD është partifasada Pseudodemokratike! Read More »

Punuan për bazamentin e bustit të heroinës Zonja Curre. Njeri prej tyre nuk jeton. Ja emrat e dy tragjasasve që bënë bazamentin!

Sipas njerit prej punetoreve qe kane bere bazamentin e bustit Zotit Agim Xhuveli, ky bust eshte vendosur ne vitin 1969 me rastin e 25 vjetorit te renies se heroines Zonja Curre.
Gjithsej kane qene dy punetore te cilet kane bere themelet dhe bazamentin e bustit Agim Xhuveli dhe Abaz Gjoni i cili nuk jeton me.
Pas perfundimit te bazamentin,  busti eshte sjelle i gatshem dhe eshte vendosur ne lulishten tek Rrepet e fshatit.

Punuan për bazamentin e bustit të heroinës Zonja Curre. Njeri prej tyre nuk jeton. Ja emrat e dy tragjasasve që bënë bazamentin! Read More »

“Nënës”-Fjala nënë peshon rëndë, është e artë, e argjendë ! Nga Zhaneta Braho(Poetet e krahines)

Poezi nga Zhaneta Braho :

Nenes !!!

Fjala nene
Peshon rende
Eshte e arte
Eshte e argjende.
Forca qe te mban ne kembe
Qe ndricon si drite, si hene
Qe i mban lidhur te tere!

Vlera qe s’nderron ne shekuj
Gjithnje dashuri pa reshtur
Dhe kur iken nuk ka vdekur
Brenda teje gialle ka mbetur

Une jam hieja
Ajo eshte drita
Ti largon frikat te gjitha

Une jam…faji..
Jam fjale ashpra
Ajo buzeqeshja
Ajo….Sacra!!!

Nena eshte njelloj ne bote
Ngjyra e saj, cilado qofte
Me shikimin qe te qesh,
Me zemren e saj qe flet
Pa pushuar dite e bere
Te jep uje Dhe ne Deserte
Te jep fryme, ste le te vdec
Preferon..te ikij vet
Femijet ti shoh te qete

Ti heq dhembjet e dyshimet
U kerkon vetem gezime
Ajo eshte per ty mburoja
Ajo behet he jorgani
Behet zjarr e ty te ngroh
Kur fryn e te grin acarri

( Nenes time)

Kur ndaloja e te shihja
Ne syte e tu fotografoja
Nje liqen shume te kalter
Ku Brenda tij une lundroja

Nene!!!

Ne syte e tu ka gjithnje drite
Ne zemren tende jeton shpresa
Ti behesh1000 here gli
Qe femijeve ,tu cel jeta
Krahet e tu s” u lodhen kurre
Dhe osé nje tufe femije kishin mbajtur
E ” qete Dhe kur ishin semure
Dhe pse ishe zemer _ plasur!!!
Bukuria e Nenes
Rrezaton ne bote
Dhe artisti me i madh
Ngjyrat e shpirtit
S” ja gjen dot
Sa here kam nevoje
O dicka per te thene
Une hap zemren time
Dhe te gjej Aty o nene
AQ sa ke munguar,
AQ shume me ke dhene

“Nënës”-Fjala nënë peshon rëndë, është e artë, e argjendë ! Nga Zhaneta Braho(Poetet e krahines) Read More »

Bashkia Vlorë mbledh nga Orikumi 1 miliard lekë por u kthen banorëve vetëm 8 milione leke ! Zbardhen premtimet e pambajtura nga D.Leli !

Nga Lirim Nezha :

Dy javë më parë,qytetarë të Orikumit dhe fshatrave përrreth,të mbështetur nga strukturat e Partisë Demokratike dhe Forumi Rinor i saj,shkuam në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të protestuar rreth problemeve të panumërta me të cilat përballet Orikumi dhe rrethinat,pra e gjithë Njësia Administrative që përfshin ish Bashkinë Orikum.

Në mënyrë edhe pak të zhurmshme tentuam të ngremë shqetesimet tona dhe duhet thënë se Këshilli Bashkiak u detyrua t’i merrte në konsideratë dhe t’i fuste në rendin e ditës.Në atë mbledhje u vu re mungesa e qëllimshme e Kryetarit të Bashkisë Dritan Leli ,i cili,edhe pse ndodhej në Vlorë,i informuar për reagimin qytetar,zgjodhi ta shmangte përballjen e drejtëpërdrejtë.

Gjithsesi “na u dha e drejta” që një përfaqësi e jona do të pritej në zyrë nga kryetari Leli.Po bëhen dy javë dhe takimi me ne dhe përballja me shqetësimet tona nuk është në axhendën e kryetarit.Sepse qytetarët janë të fundit në axhendën e tij snobe.Kjo bie erë paburrëri,burracakeri.

Gjithsesi unë u përpoqa që,përmes televizionit “6+1 Vlora” t’ja bëj present edhe qytetarëve,por edhe kryetarit problemet që e shqetësojnë komunitetin e Orikumit dhe fshatrave rreth tij,Dukatin,Tragjasin,Radhimën dhe gjithë bizneset që operojnë në turizëm që nga hotelet e restorantet buzë detit e deri lart në Llogara.

Duhet thënë se turizmi elitar nis nga dalja e tunelit te Ujit te Ftohtë deri në Qafën e Llogarasë dhe pjesa më e madhe e këtij territori i përket njësisë administrative Orikum,ku është për të ardhur keq që packa se taksat që paguajnë zënë shuma të konsiderueshme,(mjafton të kujtojmë që buxheti i ish bashkisë ka qënë rreth 1 miliardë lekë),shuma që i kthehet në investime është zero lekë.

Është vetëm një shumë simbolike e investuar për klubun Oriku dhe kaq.Sigurisht që ata djem duhen mbështetur,madje edhe më shumë se kaq sepse janë krenaria e qytetit,por ka nevojë për shumë më shumë se kaq.Ka nevojë që taksat e qytetarëve të kthehen mbrapsht në formën e investimeve.E kjo përgjatë tre viteve të qeverisjes socialiste të bashkisë Vlorë,nuk ka ndodhur.

Qytetarët e Orikumit dhe të rrethinave nuk janë në axhendën e kryebashkiakut .Dritan Leli mjaftohet me kamerat që e ndjekin përgjatë lungomares,i gëzohet si fëmijë shpikjes perverse të stolave inteligjentë,por na duhet t’i kujtojmë se Vlora nuk fillon dhe mbaron në lungomare,është shumë më e madhe se aq.
Ujërat e ndotura derdhen në det edhe pse prej tre vitesh ka përfunduar një investim gjigand për këtë qëllim që është rrjeti kryesor dhe impianti modern i grumbullimit dhe përpunimit të ujërave të zeza,një investim I Bankës Islamike prej 11.5 milionë euro.Një investim që po amortizohet ende pa u vënë në punë sepse rrjeti I brendshëm ende nuk ka filluar dhe me sa duket është me pak shance për të filluar.Thuhet se Fondi shqiptar i Zhvillimit ka marrë përsipër financimin e pjesshëm të projektit,por për këtë duhet që Bashkia të planifikojë në buxhet së paku 10%-shin e fondit të investimit ,atë që quhet buxheti i pjesëmarrjes qytetare,që puna të nisë.Pra edhe këtë investim të domosdoshëm është bashkia që e pengon,që nuk i hap rrugë.

Si pjesë e të njëjtit investim u ndërtua edhe rrjeti kryesor i ujësjellësit,depozitat si dhe stacioni i pompave për Orikumin,Dukatin e ri dhe Radhimën.Por asgjë deri tash për atë që ngelet thembra e Akilit,rrjetin e brendshëm .Është ai që do të mundësojë ujë pa ndërprerje.Është vendosja e matësave si një detyrim i Ndërmarrjes së Ujësjellësit ndaj qytetarëve,prerja e lidhjeve të paligjshme dhe ndërhyrja me investime në rrjet që do të mundësojnë heqjen e pompave dhe bolierëve që janë shëmti për qytetin dhe pasiguri për qytetarin.Me dy orë ujë në ditë nuk mund të ketë turizëm.Janë qindra familje që e kanë burimin kryesor të jetesës dhënien me qera të banesave përgjatë sezonit,por nuk marrin asnjë shërbim që të justifikojë taksat dhe tarifat që paguajnë.
Hotelet ,baret dhe restorantet e bregdetit të radhimës nuk kanë ujë edhe pse tubat e ujit u kalojnë shumë pranë dhe kjo vjen gjithashtu nga neglizhenca totale e personave përgjegjës, nga mungesa e investimit për rrjetin e brendshëm.

Ndërkohë edhe plantacionet me agrume të cilat janë edhe një dekor i mrekullueshëm për turistët rrezikojnë të thahen sepse kanali i ujit që vjen nga burimet e Izvorit prej vitesh është marrë në mbikqyrje nga bashkia,por në të nuk është kryer asnjë investim për pastrimin dhe funksionimin e tij.

Plazhet që jepen me qera nga bashkia kanë gjithnjë e më shume cmim më të lartë e shtrirje kohore përtej përdorimit të tyre,por megjithatë asgjë nga këto lekë nuk u kthehet atyre si shërbim.Nuk ndjejnë dorën e ngrohtë të bashkisë,por vetëm kërbacin e taksidarëve.

Është premtuar në fushatë elektorale landfilli i mbetjeve urbane,por mbetjet deri tash hidhen në breg të lumit dhe cdo mbrëmje në verë aroma është e padurueshme ndërkohë që një pjesë e tyre gjatë dimrit,me nisjen e stinës së shirave, shkojnë përmes ujit në det.

Energjia elektike është një tjetër mungesë permanente.Orikumi është bërë proverbial për mungesat e gjata dhe të herëpashershme të energjisë.Askush nuk mban përgjegjësi për ndërprerjet me orë,por edhe me ditë të tëra të energjisë elektrike,ndërkohë që një muaj të mos paguhet fatura të ndërpresin energjinë.Pa harruar të përmendim mbifaturimet aq herë sa shteti ndihet në nevojë për lekë.Ne nuk mund të jetojmë me propogandë qeveritare për investime të mëdha.Sa kohë këto investime nuk shoqërohen me investime serioze në rrjetin e brendshëm tregon se pushteti eshte I interesuar me shume per fasadat dhe punet propagandistike se sa per zgjidhjen konkrete te problemeve të qytetarëve.

Ndarja administrative e ka lënë Orikumin krejt pas dore.Të gjitha investimet e bëra gjatë qeverisjes së PD-së në këtë qytet,nën drejtimin e kryetarit më të suksesshëm të këtyre 25 viteve,z.Kanan Braho, janë drejt degradimit sepse nuk mirëmbahen.Mjaft të shohim të gjitha rrugët kryesore të cilat kanë patur një ndricim perfekt,kryesor dhe ndricim trotuaresh.Duke filuar me bulevardin kryesor e deri tek shëtitorja që lidh qëndrën e qytetit me bregun e detit.Sot përballesh me poca të thyer e të shtrembëruar gjithandej dhe me llampa që nuk ndizen.Shëtitorja që të con buzë detit është thuajse pa ndricim dhe nuk është vënë dorë për të rreguluar dicka.

Orikumi është ndoshta i vetmi qytet pa një lulishte apo një kënd lojërash për fëmijë.Edhe investimi që u krye përpara qëndrës administrative disa vite më parë po shkon dëm sepse asgjë nuk funksionon,as disa lodra fëmijësh që u vendosën,as një shatërvan që u ndez vetëm në inagurimin e tij,as ndricimi i sheshit.

Premtimet elektorale të fushatës janë të shumta,po aq të shumta sa janë mos realizimet e tyre.

Është premtuar ristrukturimi i shkollës 9 vjecare “Balil Pelari”,por ende nuk janë gjetur koha dhe fondet për këtë qëllim.Duhet falenderuar kompania turke që operon në Pashaliman e cila me kontributet e veta ka ndërhyrë për të rikonstruktuar deri diku kopshtin dhe shkollën e mesme “Hasan Pulo”.

Gjithashtu në qëndrën shëndetesore Orikum dhe në ato të fshatrave nuk është bërë asnjë ndërhyrje për të rregulluar situatën alarmante në të cilën ndodhen.
Është premtuar rruga e Tragjasit,nga qëndra deri tek rezervat e shtetit,rrugë që të con edhe në fshatin e vjetër te Tragjasit që është një destinacion i rëndësishëm turistik për shkak të historiës dhe arkitekturës.Kjo rrugë e ka projektin të gatshëm prej vitesh,por…

Kalaja e Gjon Bocarit,sërish në fshatin Tragjas është e pa aksesueshme për shkak të mungesës së një rruge që do të bënte të mundur të ishte e vizitueshme për turistët që në këtë zonë nuk kanë interes vetëm për detin.Me që jemi tek destinacionet turistike të zonës duhet të përmendim qytetin antic të Orikut.Për të shkuar atje,përvec një rruge skandaloze bregut të detit duhet të përballesh edhe me pengesat administrative sepse është ende brenda një zone ushtarake.Një problem ky realisht I mbartur prej vitesh ,i premtuar edhe nga kryeministri Rama,e që nuk po gjen zgjidhje.

Karaburuni dhe plazhet e tij janë mollë e ndaluar për qytetarët pikërisht prej postbllokut.Ato mund te arrihen vetem me rruge detare qe ka nje kosto te larte dhe te pa perballueshme per kedo.
Është premtuar rruga e bregdetit të Orikumit si dhe rruga që të con tek një tjetër destinacion turisti,kisha 1300 vjecare e Marmiroit.Një premtim i ngelur në letër.

Kullat e Dervish Aliut janë një tjetër destinacion për turistët,por ato janë duke u shëmbur sepse nuk ka asnjë investim për to.Ketu ndoshta do të duhej një bashkëpunim më i mirë mes bashkisë dhe institutit të monumenteve.Është premtuar në vazhdimësi rikonstruksioni i Shkollës së Kuqe në Dukat Fshat,por ai monument i rëndësishëm i historisë kulturore të Dukatit është duke u shëmbur.

Dukati i Vjetër është përballur verën e shkuar me mungesën e ujit,një problem që do të ndihet edhe këtë vit sepse ende nuk është bërë asgjë për ta zgjidhur apo për ta lehtësuar si problem.Gjithashtu eshte premtuar ristrukturimi i sheshit kryesor te fshatit,por edhe ky premtim eshte harruar ose eshte lene per te qene nje premtim i gatshem per fushaten e ardhshme.

Pas gjithë këtyre premtimeve të pambajtura që përmenda e që nuk janë të gjitha,a mundet dikush të më thotë për cfarë i ka vlejtur Dritan Lelit ky mandat i marrë nga qytetarët,përpos vidiove dhe selfieve në Lungomare?!

Lirmm Nezha

Orikum Maj 2018

Bashkia Vlorë mbledh nga Orikumi 1 miliard lekë por u kthen banorëve vetëm 8 milione leke ! Zbardhen premtimet e pambajtura nga D.Leli ! Read More »